Artikuj

45- Familja dhe gruaja shqiptare 16.05.2010

Posted by Genc Hoti

Loading

45- Familja dhe Gruaja shqiptare

Pa dyshim që përbëjnë qelizën kryesore të racës njerëzore në Tokë dhe impaktin dallues të botës njerëzore nga bota e kafshëve, por që shqiptarët e sotëm e kanë të ndryshëm nga bota e civilizuar për rrethana natyrore e shoqërore.

Në literaturën komuniste shqiptare të epokës së diktaturës familja dhe gruaja shqiptare të para vitit 1945 janë paraqitur si sinonime të së keqës shoqërore që kishte pllakosur mbi popullin shqiptar dhe që vetëm partia nëna ishte ajo që e kishte shpëtuar si familjen ashtu dhe gruan shqiptare nga skllavëria e kanuneve dhe ligjeve antishoqërore të rendeve të kaluara. Kam rast t’i argumentoj lexuesit të vërtetën e trajtimit të Familjes dhe Gruas shqiptare nga ana e Nënës Sonë Natyrë (që përbën ligjin e zhvillimit të racës njerëzore në Tokë) dhe nga ana e rendit komunist përgjatë të gjithë kohës së ekzistencës së diktaturës me qëllim për të argumentuar se ku veproi më me forcë diktatura dhe cili qe qëllimi i saj, pse pikërisht mbi familjen dhe mbi gruan shqiptare. Cili është kundërveprimi që duhet të realizojë sot politika për të rivendosur ekuilibrin midis familjeve shqiptare dhe në brëndësi të saj? Mos vallë ky duhet të jetë veprimi parësor i politikës së sotme?

Nuk do të kishte asnjë vlerë hapësira konstatuese e këtij karakteri në qoftë se nuk do të tregoja panelin filozofik, historik, gjëndjen e familjes shqiptare përgjatë shekullit  të XX-të, mungesën e pabarazisë sociale midis burrit dhe gruas në familjen shqiptare për të arrirë në goditjen që komunizmi enverist realizoi mbi këtë qelizë dhe figurë të shoqërisë shqiptare.

Shqiptarëve të fundshekullit të XX-të as që u ka vajtur mëndja ndonjëherë të lidhin atë që mësonin nëpër shkolla me praktikat e jetës së tyre sociale, me të kaluarën historike, për të arrirë në përfundime fitimprurëse për vazhdimësinë e jetës së tyre. Ata asnjëherë nuk e patën kuptuar se ishin ndryshe nga bota që i rrethonte edhe pse kjo botë kishte ndikuar domosdoshmërisht mbi ta duke i ndryshuar drejt progresit europian. Qeliza më e thjeshtë dhe më e parë qe tregon se shqiptarët janë ndryshe nga bota është shkalla e zhvillimit të familjes ku elementët e saj nuk njohin atë shkallë diferencimi që karakterizon të gjitha familjet europiane anë e kënd kontinentit. Që kjo e ka një shpjegim as mos të dyshohet, por kjo e fundit lind nga mashtrimi gjysëm shekullor i aplikuar mbi shoqërinë shqiptare përgjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX-të ku shqiptarët për herë të parë  dalluan se ishin transformuar në qënie të ndryshme nga e kaluara e tyre historike  kur në korrik të 1990 u ndeshën me Europën e civilizuar nga veprimi i historisë mbi të. Çfarë kishte ndodhur me familjen shqiptare? Kjo sot e kërkon një përgjigje larg mashtrimeve mediatike që aplikohen në Shqipëri përgjatë 20 viteve të të vetëquajturit tranzicion.

Panelin filozofik të familjes shqiptarët e njohin nëpërmjet studimit të Frederik Engelsit: Origjina e Familjes, pronës private dhe e shtetit që është një përgjithësim perfekt, por nga i cili shqiptarëre nuk kanë mësuar pothuajse asgjë edhe pse ka qenë një ndër tekstet kryesore të mendimit filozofik marksist në shkollat tona te mesme e të larta. Ka një devizë për problemin e familjes të dhënë nga etnologu amerikan Lewis Henri Morgan (1818-1881) në librin e tij: “Shoqëria e lashtë, ose kërkime mbi vijat e përparimit të njerëzimit nga egërsia te qytetërimi nëpërmjet barbarisë” (të shfrytëzuar nga Engelsi për ndërtimin e dinamikës së familjes në historinë e njerëzimit) sipas të cilit: “Familja është një element aktiv; ajo nuk qëndron kurrë në një vënd, por shkon nga një formë më e ulët në një formë më të lartë. Përkundrazi, sistemet e afërta, janë pasivë; vetëm pas intervalesh të gjata kohore ato rregjistrojnë përparimin e bërë gjatë kësaj kohe nga familja dhe pësojnë ndryshime rrënjësore vetëm atëhere, kur familja është ndryshuar rrënjësisht” (vepër e cituar nga Engelsi tek Origjina e familjes…. f. 42). Edhe vetëm ky deduksion do të ishte i aftë të na zbërthente atë që ka ndodhur mbi popullin shqiptar jo vetëm në sajë të zhvillimit historik të tij në këto 2500 vitet e fundit, por edhe vetëm në 45 vitet e diktaturës enveriste. Por një analizë, sipas kontinumit kohor-hapsinor tregon se të ashtëquajturit sisteme (unë i konsideroj qeliza) që sillen si të afërta me familjen nuk janë pasivë, por ato më së paku janë të njëkohëshëm dhe ndihmojnë zhvillimin e familjes duke qënë të padukshëm në pamje të parë. Paralelizmat e këtyre qelizave në planin kohor argumentojnë shkallën e zhvillimit të familjes edhe në funksion të relacioneve universale mbi çbazë ajo çfaqet në histori ku mos përputhja në planin kohor tregon se zhvillimi i familjes është pjesor dhe me imponim historik (e them kete fjalë për të mos kapërcyer ndikimin e politikës mbi familjen pasi rasti shqiptar i përmbledh të dyja)

Është e nevojshme të përcaktohen format e familjes në funksion të. shkallëve të zhvillimit të rendeve shoqërore për të përcaktuar shkallën e zhvillimit të shoqërisë shqiptare në shekullin e XX-të dhe cili ka qënë raporti real e pjestarëve të familjes midis tyre. Në parim format e familjes janë, sipas punimit te Engelsit:

1-Familja e një gjaku – forma e parë e familjes për mua përbën formën e trashëguar nga bota e kafshëve dhe e pa gjëndur ndonjëherë në trojet shqiptare (në këtë pikë qëndron e gjithë dinamika e fshehtë e marrëdhënieve seksuale midis njerëzve; në këtë pikë çdo gjë është e trashëguar nga bota e kafshëve). Po të bëjmë raportin midis ideve fetare të banorëve të këtyre trevave dhe formës së familjes është i mjaftueshëm ky mohim, me kushtin e vetem te pranojme ekzistencen e formes se pare fetare perpara ndarjes se punes dhe mohimin e familjes se nje gjaku ne kohen kur lindin idete e para fetare.

2-Familja punaluane – kjo përbën të panjohurën në shoqërinë parailire për sa kohë që ne i njohim ata. Ndërsa përsa i përket sistemit ekonomiko-shoqëror mbetet vetëm të tregohet raporti me ndarjen e punës. Unë pretendoj, duke u mbështetur në rastet e organizimit të saj, se kjo formë e familjes është produkt i ndarjes së punës në fazën e saj më të parë. Është e nevojshme të saktësohet raporti i formës së familjes, jo për të përcaktuar të ardhmen, por, kryesisht, për të përcaktuar rrugën varësore të familjes nga rendi shoqëror ose faza e tij. Kjo mbetet një detyrë për të ardhmen, pasi nuk e gjej ne asnje punim jo vetem te Engelsit, por edhe te etnologove dhe etnografeve shqiptare.

3-Familja me çifte – e cila duhet të ketë qënë e pranishme në shoqërinë ilire. Vetëm se këtu duhet të ketë një veçori të madhe që imponon shpejtësia e vogël e zhvillimit shoqëror. Për këtë formë të familjes ekziston një deduksion, sipas të cilit: “Familja me çifte, e cila në vetvete është ende shumë e dobët dhe shumë e paqëndrueshme që të shkaktojë nevojën për një ekonomi shtëpiake më vehte ose vetëm dëshirën për një ekonomi të tillë, nuk e zhduk aspak ekonominë shtëpiake të trashëguar nga periudha e mëparshme. Por ekonomi shtëpiake komuniste do të thotë sundim i grave në shtëpi, ashtu si njohja pa përjashtim e nënës, meqënëse nuk ka mundësi të njihet me siguri ati, do të thotë respekt të madh kundrejt grave, dmth kundrejt nënave” (F. Engels, Origjina e familjes, pronës private dhe e shtetit, f. 70).

Dy gjëra kanë rëndësi për ne: Së pari : familja me çifte është pjesë përbërëse e organizimit komunar të prodhimit, por, meqënëse akoma nuk është pranuar diferencimi hapsinor i komunës së mirëfilltë nga gjysëm shteti komunar, ngelet për tu saktësuar raporti midis fazës së zhvillimit komunar të prodhimit me këtë formë të familjes. Së dyti : edhe forma e familjes njeh sundimin e gruas në shtëpi, por, përderisa ekziston nocioni sundim, të jemi të sigurtë që komunë primitive të mirëfilltë nuk kemi. Nga ana tjetër pozita e gruas në shoqëri nuk ka asnjë ndikim mbi ndarjen e punës midis sekseve, gjë që tregon se tjetër hapsirë zhvillimi ka familja dhe tjetër ajo e shoqërisë, ku bashkëjetimi i tyre fillimisht duhet konsideruar rastësor; ndoshta vetëm një përmbysje e zhvillimit të sotëm shoqëror mund të na çojë në vërtetimin praktik të unitetit të kategorisë rastësi-domosdoshmëri me këtë problem. E themi këtë sepse është kostatuar me kohë që “popujt ku gratë duhet të punojnë shumë më tepër se sa u takon sipas pikëpamjeve tona, shpesh herë ushqejnë kundrejt grave shumë më tepër respekt të vërtetë se sa europianët tanë. Dama e epokës së qytetërimit, e rrethuar nga një respekt për sy e faqe dhe që nuk bën asnjë punë të vërtetë, ka një pozitë shumë më të ulët se gruaja e epokës së barbarisë, që bënte një punë të rëndë; ajo konsiderohej nga populli i vet me të vërtetë si damë (lady,frowa,Frau =zonjë) dhe ishte me të vërtetë e tillë nga karakteri i pozitës së vet”(nënvizimi i autorit, po aty, f. 71-72). Këtu marrin rëndësi edhe hapësirat subjektive të çfaqura nën petkun e respektit, të cilat në komunën e mirëfilltë nuk duhen konsideruar të qëna.

Dhe, së fundi, kemi mbërritur në pikën më të nevojshme të shkencës së albanologjisë: raportin midis formës së familjes dhe skllavërisë jo në kuptimin hapsinor se sa në atë kohor. Domethënë tani duam të nxjerrim kohëlindjen e skllavërisë në funksion të formës së familjes. Kjo gjë duhet të jetë zbuluar me kohë, por domethënia e saj duhet të jetë vënë në pah nga F.Engelsi tek “Origjina e familjes, pronës private dhe e shtetit”. Por duhet pranuar se zbulimi i saj është paraqitur me ngjyra konfliktuale klasore duke sjellë një pështjellim në mendimin filozofik botëror edhe pse të gjitha format e familjes së parapara kanë lindur dhe janë zhvilluar përpara lindjes së klasave shoqërore që përsëri nuk duhet të jetë pa domethënie.

Kjo domethënie nuk është e lidhur aspak me pasojat që sjell skllavëria, por në shkaqet që çojnë në lindjen dhe forcimin e saj – gjë që ne e pamë hollësisht tek pjesa e dytë (Lufta dhe Njerëzimi, veper e pabotuar). Duke  paraparë problemin të lidhur me pronën, autori i “Origjina e familjes…….” saktëson faktin se prona private e kopeve të kafshëve shtëpiake ka lindur më përpara se të lindëte institucioni i skllavërisë, por në brëndësi të familjes me çifte (79), e cila në atë kohë karakterizohej nga kryetari i familjes të cilin “Ne nuk duhet ta përfytyrojmë atë si një pronar në kuptimin e sotëm të fjalës. S’ka dyshim gjithashtu se në pragun e historisë së dokumentuar ne kudo gjejmë kope që janë një pronë e veçantë e kryetarit të familjeve, ashtu siç gjejmë edhe vepra artistike të kohës së barbarisë orendi metalike, sende luksi dhe, më së fundi, bagëti njerëzore – skllevër” (po aty, f. 79).

Duke marrë për bazë raportin midis dinamikës së brëndëshme dhe asaj të jashtme arrihet në konkluzionin se tendenca për shkatërimin e familjes komunare nuk është më e hershme se tendenca e skllavërimit shoqëror të njeriut, meqënëse pak më sipër kemi pranuar lindjen e skllavërisë vetëm si akt material pa arritur akoma në shfrytëzimin e punës së tyre. Kjo gjë nuk na pengon aspak të themi se kjo formë e familjes është karakteristikë vetëm për organizimin gjysëm shtetëror të komunës, ku prania e skllavit është e padiskutueshme në planin hapsinor, por që çon domosdoshmërisht në ndarjen e komunës primitive në dy hapësira cilësore të përcaktuara nga ndarja e punës. Është një pikë ku mendimi filozofik mbi këtë temë duhet revizionuar totalisht pasi problemi është trajtuar në mënyrë shumë skematike pa asnjë përfitim konkret.

Në këtë formë të familjes ka mbizotëruar gjithmonë, si një parim për ekzistencën e saj, e drejta amtare; dhe me këtë përcaktohen edhe kufijtë e zhvillimit të mirëfilltë të organizimit gjysëm shtetëror të komunës, disheza e së cilës çfaqet, përveç ideve fetare politeiste, me heqjen e së drejtës amtare si akt juridik të organizimit dhe zëvëndësimin me të drejtën atërore. “Përmbysja e së drejtës amtare ka qënë disfata e madhe historike botërore e seksit femëror. Burri mori në dorë frenat e sundimit edhe në shtëpi dhe gruaja e humbi pozitën e vet të respektuar, u kthye në shërbetore, në skllave të epsheve të tij, u bë një vegël e thjeshtë për të pjellë. Kjo pozitë e poshtëruar e gruas, që shfaqet lakuriq sidomos tek grekët e epokës heroike dhe – ca më tepër – te grekët e epokës klasike, gradualisht është zbukuruar në mënyrë hipokrite dhe vënde-vënde është paraqitur në një formë më të butë, por kurrë nuk është zhdukur”(nënvizimi i autorit, po aty, f. 83). Jo rastësisht ne e kemi stërzgjatur këtë arësyetim të Engelsit. Hapësira e poshtërimit të gruas është më e madhe se vetë shteti klasor dhe nuk ka lidhje me të. Kjo nuk është kuptuar akoma dhe vlen për të gjitha lëvizjet politike të femrës në botë që kërkojnë liri shoqërore dhe të drejta më të mëdha. Nga pikepamja e kontinumit kohor-hapsinor liria e gruas jo vetëm që nuk ka lidhje me shtetin, por, mbi të gjitha, ajo mund të realizohet vetëm pasi të jetë realizuar kapërcimi i shtetit klasor. Pikërisht këtu qëndron e fshehta e një të ardhme të madhe dhe jo tek lëvizjet feministe që fshehin një ndarje të re klasore brënda seksit femëror.

Nuk do të kishte asnjë përfitim albanologjia nga këto përcaktime në qoftë se nuk do të tregonim hopin kalimtar të familjes me çifte në familjen monogame që mbizotëron sot në botë, sepse në të  kundërtën relativizmi mund të konsiderohej kampion.

Po të pyesësh ndonjë albanolog për formën e familjes së sotme shqiptare ai do të përgjegjej shpejt e shpejt: familje monogame. Pikërisht pse nuk është krejt ashtu unë u detyrova të ndalem më hollësisht dhe të vë në dukje zbulimin e Morganit dhe saktësimin e Engelsit mbi hopin kalimtar që ndan familjen me grupe nga familja monogame, sipas të cilit: “Rezultati i parë i pushtetit të vetëm të burrave” – shkruan Engelsi – “që u vendos në këtë mënyrë, shfaqet në formën e ndërmjetme të familjes patriarkale, që lindi tani. Karakteristika kryesore e saj nuk është poligamia, për të cilën do të flasim më poshtë, por organizimi i një numuri të caktuar personash të lirë dhe jo të lirë, në një familje që i nënshtrohet pushtetit atëror të kryetarit të familjes. Te semitët ky kryetar familjeje rron në poligami, njerëzit jo të lirë kanë gra dhe fëmijë, dhe qëllimi i gjithë këtij organizimi është që të ruajë kopetë brënda një territori të caktuar” (po aty, f. 83-84)

Është kjo formë, e fundit, që ka mbizotëruar në fillim të erës romake çka tregon se shteti i mirëfilltë klasor formohet edhe nga kjo qelizë shoqërore. Por tani na mbetet të bëjmë një paralelizëm relativist: në çfarë gjëndjeje ndodhej familja shqiptare përpara se të shpallej lufta kundër patriarkalitetit dhe “zakoneve prapanike”, të cilat edhe në qoftë se janë jehona të një organizimi shoqëror të caktuar kanë atë domethënie të madhe që na shërben ne të gjithëve për të përcaktuar të ardhmen. Që familja patriarkale ka ekzistuar deri vonë në Shqipëri nuk e besojmë të kundërshtohet nga kërkush; më saktë akoma gjurmët e saja janë prezent dhe janë “ruajtur deri më sot me një freski të rrallë” dhe ajo “paraqet një interes të madh për shkencën në përgjithësi” (Mark Krasniqi, Gjurme e Gjurmime, f. 192).

Pa u zgjatur në deduksionet filozofike të etnografëve tanë ne konkludojmë se gjëndja hapsinore e familjes patriarkale në Kosovë është shumë më e mëvonshme në kohë se ajo për të cilën bën fjalë Morgani dhe shumë më e ndryshme në hapësirë nga ajo që bën fjalë Engelsi, sepse ajo nuk e njeh futjen e njeriut të lirë në brëndësinë e saj. Nga këto unë nxjerr përfundimin se familja patriarkale e shqiptarëve në Kosovë është pjesë e organizimit shtetëror të shoqërisë vëndase të tjetërsuar nga bota e relacioneve universale dhe aspak e atij gjysëm shtetëror autokton që ka humbur përfundimisht jo vetëm origjinalitetin, por dhe përmasën induktive mbi popullin e vet. Pra këtu kemi kontradiktën midis përfundimit që na dha bota e ideve fetare dhe ajo e familjes. Prandaj për këtë është e nevojshme për të analizuar organizimin e familjes iliroepirote dhe hapësirën e saj duke filluar nga fillimi i botës së saj deri tek ajo shqiptare për të parë se ku fillon hopi cilësor që ndan familjen me çifte nga familja monogame, ku tek shqiptarët ky hop duhet të përmbledhë edhe rastësitë që imponon bota e relëacioneve që me sa kam kuptuar përbën të gjithë thelbin e zhvillimit të shoqërisë shqiptare me të mirat dhe të këqijat që imponon paradoksi i kohës mbi popujt.

4-Familja monogame: e cila “lind nga familja me çifte, siç e shpjeguam më sipër, në periudhën midis shkallës së mesme dhe shkallës së lartë të barbarisë; fitorja e sajë përfundimtare është një nga shënjat e para të fillimit të epokës së qytetërimit” (F.Engelsi, Origjina e familjes…..f. 90). Këtu nocioni qytetërim mos të merret i lidhur me ekzistencën e qytetit modern dhe as atij të hershëm skllavopronar, sepse familja patriarkale shqiptare njeh shtritshmërinë e saj edhe në qytet ku dhe shkatërrohet – gjë që nuk përbën një rastësi, por një fakt të lidhur me mbijetimin e saj për efekt të shpejtësisë së vogël të zhvillimit. Më hollësisht për këtë shih “Llojet e familjeve të mëdha shqiptare” tek “Gjurmë e gjurmime” të Mark Krasniqit (f. 202-211).

Analiza filozofike e familjes duhet të na shërbejë për të përcaktuar rrugën historike nëpër të cilën ka ecur familja shqiptare nëpër shekuj dhe nga kush është ndikuar domosdoshmërisht për të arritur në përfundimin konglomerat të saj.

Ndersa panelin historik te familjes shqiptaret e njohin nepermjet nje materiali shume permasor ku studiuesit e epokes se diktatures kane bere nje pune sa shëmbëllore aq dhe antimaterialiste duke ne dhene nje material te pasur faktik dhe historik, por pa  ja kuptuar rrjedhimin qe dilte nga analizat qe benin. Keto te fundit perbenin nje kontradiksion te thelle me botekuptimin marksist mbi ndertimin e shoqerise pa klasa pasi e nxirrnin kete te fundit ne nje stad paraklasor çka do te thoshte qe zbatimi i saj pikë për pikë do t’i detyronte shqiptaret te rifuteshin edhe nje here ne ate pozicion te imponuar nga Nena jone Natyre para 2500 vjetëve, por te ndryshuar ne avance nga bota e madhe e relacioneve universale. Duhet pranuar që dinamika e familjes shqiptare përgjatë rendit të diktaturës e ka pësuar tjetërsimin e përparimit natyror të saj sipas imponimeve të botës së relacioneve.

Por qëllimi i ynë nuk është vetëm kaq; ne na duhet për argument prania e formës së familjes tek shqiptarët e shekullit tonë për të vërtetuar masën e shpejtësisë së zhvillimit shoqëror prej nga ku mund të kalojmë tek ilirët.

Gazeta “Kombi” me numër 80, e datës 17 mars 1908, me një artikull të F.S.Nolit, vinte në dukje një fakt interesant që lidhej pikërisht me një nga format evolutive të familjes. Sipas kësaj gazete kundërshtimi ndaj ndryshimit të fesë, që sjell derdhjen e gjakut, mund të realizohet nga fakti “që muslimanët shqiptarë kanë mbajtur një nderim për fenë kristiane, kremtojnë ditën e Shën Gjergjit në Krujë dhe pashkët në disa vise të tjera me vezë të kuqe, fshijnë e ndezin qirinjtë nër kishërat e shkretuara, ruajtin monogaminë”(nënvizimi i yni, F. S. Noli, Vepra 2, f. 146 ).

Nuk paraqet shumë rëndësi lufta midis përkrahësve të njërës apo tjetrës fe, por fakti që ata, dmth muslimanët, ruanin monogaminë. Po pjesa tjetër e popullatës çfarë forme familjeje kishte dhe a e ruante ajo monogaminë? Ne e pamë, në kuadrin e kritikës së ndikimit të moralit boshevik mbi popullin shqiptar, se forma e familjes shqiptare ishte në fshat ajo patriarkale, e cila nga ana e sajë edhe mund të quhet jo produkt i shtetit klasor, por jehonë e organizimit gjysëm shtetëror të komunës ( shih këtë qelizë tek artikulli: “Morali bolshevik dhe ndikimi i tij mbi shqiptarët”, albanovaonline.com, www.hotig.info).

Ndërsa familja ilire kishte atë formë, ku sundonte gruaja, sa nuk mund të thuhet për të se ishte produkt i shtetit në mënyrë të padyshimtë për faktin e vetëm se kjo formë familjeje është familja komunare. Kështu që zbërthimi i formës së familjes ilire deri tek forma shqiptare e familjes është në përputhje të plotë me ecurinë klasike të familjes (F. Engelsi, Origjina e familjes, pronës private dhe e shtetit, f. 71-72) vetëm me kusht që të mohohet ekzistenca e shtetit tek ilirët epirotë.

Por e gjithë kjo ndodh brënda kuadrit të ndarjes së punës duke treguar, në këtë mënyrë, se qoftë feja, qoftë juridiksioni, qoftë prona private, qoftë skllavëria, qoftë edhe familja, janë në një unitet absolut dhe është e pamundur të pranojmë veçimin e njërës nga tjetra përsa i përket zhvillimit përkatës.

Domethënë edhe familja është e aftë të vërtetojë unitetin e trinomit shqiptar-arbër-ilir me të vëtmin ndryshim se tani është më e qartë shtritshmëria kohore e kësaj dinamike, duke na treguar jo vetëm shpejtësinë e vogël të zhvillimit shoqëror, por edhe hopin kalimtar që ndan komunën e mirëfilltë primitive nga shteti klasor, që tek trinomi ilir-arbër-shqiptar është gati sa vetë trinomi, duke përjashtuar, ndoshta në një masë tepër të vogël (masa qytetare), elementin e fundit. Pamvaresisht kritikave, të cilat nuk kam ndërmënd t’i anashkaloj, gjendja hapsinore e familjes shqiptare dhe parashqiptare sipas studiuesve shqiptare dhe te huaj, pergjate 2500 vjeteve eshte:

Mund të shtonim diçka për familjen pellazgjike edhe pse nuk kemi asnjë të dhënë, por duke përdorur raportin absolut, tek ata duhet të ketë ekzistuar mirëfilli forma më e parë e familjes, që sipas Engelsit (F. Engelsi, Origjina e familjes, pronës private dhe e shtetit, f. 52-53)  ka qënë familja e një gjaku ku sundonin marrëdhëniet e pakufizuara seksuale, dmth poligamia për burrin dhe poliandria për gruan (fëlligështia në gjak). Por tek pellazgët duhet të ketë ekzistuar edhe forma punaluane e familjes, formë e cila përjashtonte marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve (hapi i parë) dhe ato midis motrës dhe vëllait të një barku (hapi i dytë). Kjo formë e familjes duhet të ketë ekzistuar në kohën e lindjes së kultit të natyrës deri në ndarjen e punës dhe duhet të ketë qënë njëri nga shkaqet kryesore biologjike të përshpejtimit shoqëror të pellazgëve në ilirë. Vërtetimi i saj duhet të bëhet nga prania e gjinisë tek ilirët dhe forma me çifte e familjes ilire në fazën më të parë të tyre deri në një kohë më të gjatë përfshirë edhe pushtimin romak të Ilirisë epirote. Me formën e fundit të familjes (ajo monogame) fillon epoka e qytetërimit, prandaj prania e saj tek pellazgët nuk duhet konsideruar e qënë, pamvarësisht nga bota e relacioneve me fiset parahelene kur u dyndën në kontinent pas luftës së Trojës, mbi çbazë ata mësuan ndarjen e punës, por jo kultin e natyrës të cilin e kishin produkt  origjinal të tyre.

Boshllëqet që na krijoi mungesa e analizës së pronës na i plotëson në një farë mënyre, edhe të plotë, gjëndjen e familjes ilire. Në kuadrin e analizës të zhvillimit të shoqërisë njerëzore në parim (studimi: Poligjenezë apo Monogjenezë dhe mbi këtë parim natyror gjeneza e popullit më të vjetër të racës së bardhë, vepër e pabotuar), në përputhje me përgjithësimin e ideve të hedhura nga Engelsi, arrij në konkluzionin se forma e familjes ilire duhet të ketë qënë ajo me çifte gjë që përputhej plotësisht me organizimin shoqëror pasi është produkt i tij ndaç në formë e ndaç në përmbajtje. Por familja me çifte do të thotë sundim i gruas në familje, ku kjo nga ana e vet tregon organizimin komunar primitiv të prodhimit dhe mohimin e shtetit tek ilirët epirotë.

Gjëndja kohoro-hapësinore e familjes ilire dhe epirote sipas studiuesve shqiptare ka qënë kjo:

Liburnët kishin matriarkat në shek VI-V para Krishtit (Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp I, f. 148); por liburnët gjënden në veriperëndimin më skajor të Ilirisë duke na dhënë një material mjaft këmbëngulës në drejtim të organizimit liburnian, për të cilët nuk kishim asnjë të dhënë dhe relacionet me parahelenët në atë kohë duhet të mungonin tërësisht, por nuk duhet përjashtur bota e relacioneve me etruskët, ndikimi i të cilëve mbi popullatën ilire është shumë gjurmëlënëse deri në atë masë sa ngatërrohen me karakter birërire.

Në Epir gruaja njeh të drejtën e pronësisë dhe të kryetarit të familjes (Gjerak Karaiskaj, Butrinti dhe fortifikimet e tij, f. 25), çka do të thotë se ajo ishte sundimtare e familjes prej nga mund të dalë organizimi shoqëror në atë krahinë ku pretendohet se ka pasur shtet. Le të na gjejnë vetëm një rast të tillë në botë dhe ne do të themi mallkuar qoftë materializmi. Por problemi historik i epirotëve fsheh një ndër ato enigma për albanologjinë që do të çonte në zbulimin jo vetëm të autoktonisë absolute të tyre, por dhe të rrugës historike të ilirëve me botën e madhe të relacioneve që ndryshon kryekëput nga ajo e helenëve dhe parahelenëve.

Ndërsa romakët kur erdhën në Iliri e gjetën pozitën e gruas shumë më lart se tek ata, pra jo të nënshtruar ndaj burrit (Zef Mirdita, Studime dardane, f. 76). Kjo vihet re sidomos në Apolloni ku “Nga paraqitja e saj në pikturat e vazove apo relievet, si dhe nga tekstet e mbishkrimeve, kuptojmë se gruaja në Apolloni nderohej më shumë se në Greqinë klasike, ku ishte bërë skllave e burrit” (N. Ceka, Apollonia e Ilirisë, f. 149).

Kjo tregon se shteti në Apolloni ishte një imponim nga jashtë, se sa një zhvillim autokton i pavarur i ilirëve. Por autori nuk e di, dhe nuk ka se si ta dijë, sepse i mungon informacioni mbi dialektikën e shtetit, që skllavërimi i gruas i hapi rrugën formimit të shtetit dhe aspak më ndryshe siç mundohet të na mbushë mëndjen autori duke i paraqitur apoloniatët më humanë se grekët, -shkurt përralla.

Atëhere, nga e gjithë kjo e dhënë mbi familjen iliriane, si mund të pranojmë ne një organizim shoqëror përveç se atij komunar? Ja pra ajo që nuk del për të tërë territorin ilir nga prona, na del nga familja e cila qoftë në veriperëndim, qoftë në qëndër, qoftë në jug dhe qoftë në skajin afër jugor, paraqitet në unitet të plotë me rendin komunar duke na treguar jo vetëm shtritshmërinë e ilirëve, por dhe tjetërsimin historik të tyre. Çdo gjë tjetër është e pavlefshme nga ana teorike..

Bile familja ilire na ndihmon për të vënë dallimet cilësore përkatëse në Apolloninë e Ilirisë (në fakt duhet thënë Apollonia e Epirit). Fakti që gruaja në Apolloni nderohej më shumë se në Greqi tregon se vetë Apollonia nuk është greke aspak, por rezultat i botës së relacioneve të popullatës epirote me atë helene, ndërsa gjëndja reale e gruas në Apolloni duhet të tregojë masën e ndryshimit të familjes ilire, në sajë të përshpejtimit shoqëror që ka marrë shoqëria apolloniane, në familje epirote.

Karakteristikë e familjes iliro-arbëreshe ka qënë martesa brënda fisit ku të dhëna të imta nuk kemi. Vetëm se dihet që “Martesa brënda fisit nën  shkallën e shtatë sipas akteve të konsilit të Tivarit të vitit 1199 në Shqipërinë e Veriut në popullsinë katolike duket se ka vazhduar. Ndalohet nga kisha në këtë vit. (Burime të zgjedhura II, shek X-XV), f. 61” (Dokumenta të periudhës bizantine për historinë e Shqipërisë (shek VII-XV), f. 59). Ky fakt tregon përsëri dy gjëra interesante dhe të reja për veshët e albanologëve modernë: pari, paraardhësit e arbërve, dmth ilirët-epirotë, nuk e kanë pasur formën e familjes sipas formës që imponon shteti dhe, dyti, në qoftë se familja arbërore deri në fund të shekullit të XII-të ka pasur atë formë, atëhere ne i kemi të gjitha mundësitë të argumentojmë largësinë që ndan shoqërinë arbërore nga shteti klasor. Sipas kësaj hapësire shoqëria autoktone ndodhej pikërisht në fazën përfundimtare (shek. XII) të organizimit gjysëm shtetëror të bashkësisë komunare. Por me qënë se martesa brënda fisit nën shkallën e shtatë është ndaluar nga kisha, atëhere ne arrijmë në përfundimin se hopi i menjëhershëm që ndan gjysëm shtetin komunar nga organizimi shtetëror është përshpejtuar në planin kohor, aq më tepër kur e gjithë shoqëria arbërore ndodhej nën juridiksionin bizantin dhe ndikimi i Kishës mbi popullatën vëndase është domosdoshmërisht i lidhur me të sotmen. Sido që të jetë puna format e familjes, në Arbëri kanë qënë vetëm dy: familja patriarkale dhe familja monogame. Kjo e fundit nuk mund të quhet determinuese në shoqërinë arbërore, prandaj ne e muarëm me tepër rezervë praninë e sajë në funksion të zhvillimit autokton të arbërve.

Bashkimi i këtyre interpretimeve me raportin kohor-hapsinor të zhvillimit të familjes së djeshme iliro-epirote dhe të zhvillimit të sotëm shqiptar na çon në këtë përfundim:

Sot në vëndin tonë, të paktën deri në fund të dhjetëvjeçarit të shtatë, familja patriarkale anonte shumë më tepër nga monogamia se sa nga forma klasike e saj. Bile ajo duhet konsideruar familje monogame sipas llojit që imponon hapsira shqiptare përpara shkurtit të 1969-ës, kur u propogandua asgjësimi i familjes patriatkale.

Duke parë raportin midis skllavërimit të gruas dhe skllavit shoqëror, të fituar me anë luftës, ne fillojmë me analizën e familjes iliro-epirote meqënëse gjurmët e lirisë femërore janë kaq të dukshme sa ne do të thonim që organizimi i familjes na tregon prejardhjen e shqiptarëve dhe ka vlera absolute të po kësaj madhësie që përcaktuam nga bota e ideve fetare.

Ne pretendojmë se ky problem, ai i organizimit të familjes, qysh në planin filozofik është shtruar gabim jo vetëm sipas këndvështrimit kohor-hapsinor, por edhe atij relativ, çka ka rendesi per te sotmen e mijevjecarit te ri. Po të pranojmë vetëm idenë se “Zhvillimi i idesë për lirinë individuale është në kundërshtim me interesat e familjes së madhe, sepse kjo, me bashkësinë e vet, përjashton individin si të tillë dhe interesat individuale, sidomos përsa i përket së drejtës së pronës” (Mark Krasniqi, Gjurme e Gjurmime, f. 239) nuk bëjmë asnjë gabim teorik, flasim gjithmonë sipas teorisë së absolutizmit; por po t’i shtojmë kësaj ideje faktin se “Ndër popujt europianë një bashkësi e tillë familjare ka pasur jetë të gjatë më tepër ndër sllavët e jugut dhe ndër shqiptarët. Tek këta të fundit ajo mbahet edhe sot në përpjestime të gjëra, megjithëse në vitet e fundit, pas luftës së dytë botërore ka filluar të shkatërrohet shpejt” (po aty, f. 135), nuk bëjmë gjë tjetër veçse mohojmë thënien e parë në planin hapësinor. Në analiza të këtij karakteri për dy hapësira të barabarta (relativisht) për kohëra të njëjta nuk mund të kemi konkluzione të barabarta, kur dhe më i paafti historian e di se në shekullin, ta supozojmë VIII pa. Kr., sllavët nuk njiheshin (flasim për sllavët e jugut). Pra ne rikthehemi tek faktori ecuri kohe që për raportin e dy popujve, që na jep autori, nuk është e barasvlefshme edhe pse kemi dy qeliza (familje) me sens hapsinor të njëjtë. Në këtë rast autori, pa dashje, ose pohon shpejtësi të barabarta zhvillimi, ose e mohon këtë parametër determinues për historinë moderne.

Nga e tërë analiza teorike, e autorit të mësipërm, dy gjëra kanë rëndësi për ne: raporti midis individit dhe masës, si dhe raporti midis shqiptarëve dhe sllavëve të jugut.

E parë me syrin e sotëm kërkesa e individit mund të përbëjë një ide mbi lirinë, por e parë me syrin e dialektikës së zhvillimit të njerëzimit (komunat – popujt – kombet) në funksion të relacioneve universale fraza: “zhvillim i idesë për lirinë individuale” është fund e krye idealiste, dmth antihistorike. Liri kundrejt kujt? Qeliza e prodhuesit kapitalist, ose jo, nuk është në favor të individit edhe pse ky përmban në vëtvete embrione qelizore të tilla të mëvonshme gjatë zhvillimit shoqëror. Proçesi i kalimit nga e drejta zakonore e pronësisë kolektive në atë të pronës private individuale është një proçes tepër i gjatë dhe i mbarsur  me qeliza të tjera paralele, mangësia e të cilave e nxjerr problemin mjaft të thjeshtë, por të pazgjidhur në planin hapsinor, sidomos per shqiptaret te cilet ne shekullin e XX-te vazhdonin te kishin formen fisnore te pronesise. Në këtë rast realizohet një pëputhje artificiale të dy qelizave me tjetërsim kohor dhe të paditur.

Ndërsa nga pikëpamja e përcaktimit hapsinor, gjëndja e familjes iliroepirote është me të vërtetë interesante jo për gjë, por interpretimi materialist i kësaj hapësire hedh poshtë shumë pretendime të gabuara mbi ndërtimin e kësaj shoqërie. Sidomos kjo vihet re në raportin midis familjes së organizuar sipas matriarkalitetit dhe skllavërisë shoqërore. Ky raport është tepër i paqartë dhe nuk ka asnjë domethënie konkluzive. Kështu psh autori i artikullit “Gërmime në varrezën tumulare ilire të Krumës” duke u mbështetur në përcaktimet hapsinore të historianëve të lashtësisë (premisë e gabuar) konkludon në një formë kaq të çuditshme sa ne do të thonim se ai nuk ja ka haberin materializmit historik. Në këtë artikull, përveç të tjerave, ky autor shkruan: “Në burimet e shkruara antike, tek Skylaksi, gjeograf dhe historian grek i shekullit VI-V para e. Sonë, thuhet se “burrat i nënshtrohen pushtetit të grave” megjithëse po aty flitet për skllavëri në shoqërinë e liburnëve. Ja pra në kohën kur shoqëria ilire, në përgjithësi kishte pësuar ndryshime të mëdha në diferencimin klasor e megjithëatë gjurmët e matriarkalitetit janë ruajtur” (Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp. I, f.148).

Matriarkaliteti nuk është e thënë aspak se është në brëndësi të komunës primitive. Sundimi i gruas mbi burrin duhet të jetë një akt i lidhur mbas ndarjes së punës, përderisa kemi sundim. Kështu që kemi të bëjmë me dy akte paralele jashtë komunës së mirëfilltë. Këto duhet të shërbejnë si një argument për të vërtetuar fazën e gjysëm shtetit komunar (organizimi fisnor duhet të jetë një fazë më e mëvonshme se matriarkaliteti). Sa për skllevërit nuk është për tu habitur aspak përderisa burrat i nënshtroheshin grave, skllavëria njihej me kohë. Por përfundimisht ne themi se ato qeliza nuk përbëjnë në asnjë mënyrë hopin që ndan gjysëm shtetin nga shteti skllavopronar. E themi këtë përderisa midis familjes me çifte dhe familjes monogame ekziston forma kalimtare e familjes patriarkale e cila tek ilirët duhet të mungojë meqënëse ajo gjëndet në formë shuarje tek shqiptarët mbas 2 500 vjetësh kur dimë më së miri faktorët përshpejtues që kanë vepruar mbi popullin shqiptar nga pushtuesit e huaj, sidomos ata osmanllinj.

I njëjti përfundim arrihet edhe kur lexojmë punimin “Butrinti dhe fortifikimet e tij”. Sipas autorit “Një tjetër veçori është pozita e veçantë e femrës, e cila në ndryshim nga ajo në Greqinë klasike të qyteteve, ka të drejtë të plotë pronësie dhe jetersimi dhe mund të luajë edhe rolin e kryetarit të familjes. Dhe veçoria e tretë është se shoqëria në Epir është e organizuar në grupe etnish në vënd të organizimit në polise (qytet-shtet) që është karakteristikë për Greqinë Qëndrore dhe Jugore, ndërsa e para ngjan me ato të territorit ilir fqinjë” (Gjerak Karaiskaj, Butrinti dhe fortifikimet e tij, f. 25)

A e di vallë ky autor se kjo veçori është false nga ana hapsinore? Le të thellohet sipas planit kohor për shoqërinë helene dhe unë pretendoj se ai do të gjejë edhe këtë veçori tek helenet, veçse shumë më përpara vitit 1 200 pa.Kr. Nga ana tjetër, në qoftë se këto veçori që na jep autori për ato fise janë të sakta, atëhere arrihet në disa konkluzione krejt të reja dhe të ndryshme nga ato që jep ai.

Së pari-pozita e gruas është e tillë që mohon praninë jo vetëm të shtetit, por edhe largësinë e madhe që gjysëm shteti ilir (flasim për fiset) ka me shtetin  e mirëfilltë skllavopronar. Kjo gjë bie në sy edhe me mungesën e politeizmit ilir.

Së dyti-veçoria e tretë e shoqërisë në Epir tregon ndryshimin që ajo ka me shoqërinë helene, por raporti hapsinor midis tyre tregon se ilirët janë shumë-shumë më prapa se helenët; prej ku del se shpejtësia e zhvillimit shoqëror është edhe më e avashtë se e këtyre të fundit dhe rrjedhimisht, sipas planit kohor, ilirët janë shume më të vjetër se helenet në këto troje (mbështetemi tek poligjeneza).

Duke u afruar në kohë, pra në relacionet me romakët, kemi të njëjtën hapësirë. Thuhet se nuk “është për tu habitur pse një romak, duke ditur dobësinë dhe shëndetligësinë e grave romake, ka qënë i mahnitur jo vetëm me një pozitë të tillë të gruas ilire, por edhe me qëndrueshmërinë e vitalitetin e saj: ato janë “matras familolios” në kuptim të “zonjës së shtëpisë” e cila pozitë është e strukturave të lira sociale blegtorale” (nënvizimi i autorit, Zef Mirdita, Studime dardane, f. 76).

Raporti i gruas me burrin përcakton edhe gjëndjen e komunës gjysëm shtetërore. Një grua, e tillë sipas autorit, tregon se komuna e çthurrur akoma nuk ishte bërë shtet. Le të na krahasojë këtë të vërtetë autori me analizën e Engelsit tek “Origjina e familjes…. f. 71-72 dhe pastaj të na nxjerrë konkluzionin përfundimtar,. Ne jemi të bindur se ai pas kësaj ose nuk do të flasë fare ose do të mbështetet tek konkluzioni se familja matriarkate është një qelizë shoqërore jashtë shtetit skllavopronar.

Po ta shohim problemin në mesjetën arbërore domethënia është dyfish më e rëndësishme sepse në kërë rast del jo vetëm gjëndja reale e familjes arbërore, por edhe shkaku aktiv që çon në ndryshimin e saj. “Me depërtimin e marrëdhënieve feudale në viset malore, pozita e krerëve të malësorëve u bë përsëri e trashëgueshme. Gruaja e humbi prapë të drejtën e saj mbi pronën familjare” gjejmë të shkruar në kumtesën: “Mbi kanunin e Skëndërbeut” (Konferenca kombëtare e studimeve etnografike, f. 149).

Tani ky autor ka me të vërtetë të drejtë sipas gjëndjes reale, veçse kjo e drejtë është kundra tij. Të thuash se filan qelizë bëhet përsëri e “tillë” apo filan seks e humb prap, apo e fiton të drejtën, do të thotë se ecuria nuk është bërë aspak sipas vetëzhvillimit shoqëror, por si rezultat i dyndjeve politike të romakëve dhe turqve më vonë. Le të na e thotë këtë autori më zë të lartë dhe menjëherë ai do të konsiderohet nga shokët, ashtu siç është pa e thënë, antimaterialist në histori.

Përfundimisht ne themi se qeliza e familjes nuk ka shërbyer aspak për të përcaktuar etnogjenezën e popullit shqiptar, por ajo shumë-shumë ka shërbyer vetëm si një ilustrim hapsinor pa asnjë domethënie konkrete. Për mendimin tim kjo përbën një të metë të madhe për historianët tanë të cilët duke e parë gjëndjen reale të femiljes iliroepirote dhe lidhjet që ekzistojnë me formën e familjes arbërore dhe shqiptare, e kanë fshehur, dashje pa dashje, të vërtetën e padiskutueshme mbi prejardhjen autoktone absolute të popullit tonë dhe nga rrjedhin shqiptarët në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Pikërisht këtu qëndron i gjithë mashtrimi i realizuar me anë të historisë për të 45 vitet e sundimit komunist.

Ndërsa e parë në raport me qelizat e tjera shoqërore dhe sidomos me shtetin, familja është ajo që na tregon fazën e organizimit shoqëror të popullit tonë sot-dje dhe atëhere kur ai nuk njihej. Rruga retrospektive e ndjekur në këtë rast na tregon raportin real midis gruas dhe burrit në familjen shqiptare që për mua përbën gjënë më kryesore në familjen shqiptare krejt të ndryshme nga  bota e civilizuar europiane.

Bashkimi i analizës filozofike dhe historike të familjes shqiptare dhe parashqiptare më çon në përfundimin se forma e saj autoktone është e ndryshuar nga bota e relacioneve duke krijuar një dualitet optik, nga e cila ka përfituar politika kur vendosi të godasë familjen shqiptare në emër të progresit shoqëror të tyre. Patriarkaliteti familjar dhe familja monogame përbëjnë këtë dualitet, por dhe kontradiktën e ardhëshme në zhvillimin e shoqërisë shqiptare kur ajo u gjënd e vetme përpara historisë pa tutelën mbrojtëse otomane.

Në qoftë se do të bënim një përmbledhje të panelit filozofik me atë historik dhe gjëndjen e familjes shqiptare përgjatë shekullit të XX-të do të arrinim në përfundimin sinjifikativ se: pabarazia dhe padrejtësia sociale midis gruas dhe burrit në familjen  shqiptare nuk ekziston. Kontradiksioniet e çfaqura në brëndësi të familjes së tyre janë rezultate të karakterit individual të shqiptarëve dhe aspak thelbi i familjes shqiptare siç janë munduar të na e imponojnë prej gjysëm shekulli në kokat tona. E kundërta e kësaj ka qenë propoganda antishqiptare e komunizmit enverist për të përgatitur terrenin e goditjes dhe shkatërrimit të familjes shqiptare mbi çbazë u realizuar montimi i diktaturës në Shqipëri.

Duke vazhduar anatominë e shoqërisë shqiptare në funksion të gjenezës së saj me anë të qelizave materiale, kemi arritur tek familja shqiptare dhe format e saja. Përgjithësisht të dhënat për këtë problem mungojnë duke e vështirësuar zgjidhjen e tij, por falë një punimi mbi familjen socialiste shqiptare e kemi mjaft të lehtë ta analizojmë atë në mënyrë retrospektive meqënëse ka të dhëna (të sotme) mjaft kuptimplotë dhe të lidhura me epokën arbërore, por qe jane shfrytezuar nga ideologet e diktatures per te tjerrur nje qenie inekzistente dhe per te pergatitur permbysjen e thelbit te familjes shqiptare sipas nje interesi politik, qe gjithsesi nuk i ka sherbyer popullit shqiptar ne asnje aspekt.

Raporti kohor-hapësinor për zgjidhjen e këtij problemi mbështetet në kategorinë shkak-pasojë ku shpejtësia e daljes në skenë e pasojës duhet të jetë mjaft kuptimplotë. Ne kundershtim me idete e Morganit dhe te perkrahura nga Engelsi diktatori shqiptar hodhi idene sikur “Është e njohur fakti se familja mbetet relativisht më prapa zhvillimit të përgjithshëm të shoqërisë” (Enver Hoxha, Vepra 47, f. 234); çka do të nenekuptonte se ajo mbetej gjithmonë pasojë e rendit shoqëror, perfundim ky krejtesisht antimaterialist dhe antihistorik.  Kjo ishte e domosdoshme per te denuar te gjitha rendet shoqerore te parakaluara nga shoqeria shqiptare ne menyre qe t’i hapej rruge madheshtise se genjeshtert  te  figures se diktatorit sikur ai ishte shpetimtari i popullit shqiptar edhe pse e dinte mirefilli se ishte shkaterruesi historik i kombit shqiptar. Përcaktimi i “relatives” duhet të bëhet nga shpejtësia e zhvillimit shoqëror gjë që përbën një nga rrjedhimet kryesore të teorisë së absolutizmit analitik. Kjo gjë lejon të analizohet me saktësi retrospektiva e familjes shqiptare meqënëse pretendimi i ndryshimit të rendit shoqëror akoma nuk i ka kapur 45 vjetët. Nje konglomerat genjeshtrash do te mbulonte popullin shqiptar pergjate viteve te diktatures dhe ai nuk do ta kuptonte kurre se qeliza me e shenjte qe kishte realizuar mbijetimin mijeravjecar te tij po permbysej nga diktatori ne emer te tij. Analiza e metejshme e permbajtjes se formes se familjes shqiptare pergjate shekullit te XX-te te realizuar nga diktatori tregon menyren se si eshte permbysur nje realitet dhe se si eshte shpikur nje krim.

Hapësira e familjes shqiptare gjatë këtij 45 vjeçari ka njohur ndryshime të mëdha, por ajo nuk i ka penguar format e familjes të bashkëjetojnë pranë njëra-tjetrës. Pikërisht këto forma na interesojnë të nxjerrim sot duke i lidhur me atë të së kaluarës kur dihet më së miri lufta midis së resë dhe të vjetrës. Ne realitet kjo luftë ka qene midis dinamikes autoktone te familjes shqiptare dhe asaj qe kerkonte te realizonte Enver Hoxha ne emer te komunizmit antifamiljar. Kjo do te bënte që të dilte në shesh njëra formë e familjes shqiptare (forma autoktone dhe e sterlashte e sa), që tek popujt e Europës së qytetëruar është në kujtesën historike, qe duke u kontraktuar artificialisht me formen e re qe bashkejetonte ne harmoni prej mbi 1000 vjetesh sherbeu si argument justifikues per shkaterrimin e saj. Shqiptaret asnjehere nuk e kuptuan thelbin e goditjes enveriste, por e pranuan kokeulur transformimin e familjes se tyre ne nje fole te Sigurimit te Shtetit. Vini re se si eshte realizuar fillimisht ky proces ne fushen e propogandes e paraqitur si lufte klasash. Në kuadrin e kësaj lufte është vënë në dukje se “kaq rrënjë të thella kanë lëshuar tek ne patriarkalizmi e mbeturinat fisnore, sa akoma edhe sot gjënden njerëz që përpiqen të pengojnë martesat midis të rinjve e të rejave brënda fshatit (këtu në të vërtetë qëndron tendenca kundër martesave të afërta në gjak, por që autori nuk i ka kuptuar dot duke i ndryshuar permbajtjen me dashje, GH)” (Enver Hoxha, Vepra 43, f. 498).

Me këtë ne nxjerrim njërën formë të familjes, e cila është familja patriarkale, që në prag të çlirimit ishte “një tip mbizotërues në qytet e në fshat” (Zana Alia, Familja socialiste dhe struktura e saj, f. 17), por qe tregon se si eshte ndryshuar realiteti historik i familjes shqiptare dhe kush qene ata qe e realizuan ate. Puna është të nxirren përmasat e kësaj familjeje, në formë, në vitet 1944-1967 dhe dinamika drejt së djeshmes para 1944-ës si dhe çfarë përfaqëson kjo formë familjeje, sot praktikisht e zhdukur në vëndin tonë një herë e mirë. Nga ana tjetër, saktësia kërkon të nxirret raporti hapësinor i saj me familjen patriarkale që Engelsi përshkruan tek origjina e saj dhe që,sipas tij, është forma kalimtare nga poligamia në monogami.

Këtu duhet hapur një parantezë në lidhje me unitetin që format e familjes kanë me qënien shoqërore, sepse historikisht gjysëm shteti komunar edhe pse ka pasur në brëndësi të vet formën poligame dhe pastaj patriarkale, është karakterizuar rastësisht nga një paralelizëm i këtyre formave me atë monogame, ku kjo e fundit është karakteristikë për qytetërimin dhe shtetin. Të dhënat për këtë i kemi marrë nga Odiseja e Homerit atje ku bie në sy besnikëria e Penelopës ndaj Odisesë dhe anasjelltas. Kjo gjë na vërteton, në mënyrën e vet, se qënia shoqërore sipas formës komunare gjysëm shtetërore përmban këto forma familjeje, kurse forma shtetërore e qënies nuk e ka të domosdoshme këtë mpleksje formash familjesh. Në këtë pikë shkenca albanologjike ka boshllëqe të mëdha dhe të kundërta me  hapësirat  analitike të filozofisë materialiste në përgjithësi dhe të asaj marksiste në veçanti për të cilën ajo për 45 vjet pretendoi se e kishte udhëheqësen e vet metodike.

Duke u rikthyer tek familja patriarkale shqiptare, që të përfitosh prej saj, del e nevojshme të përcaktohet gjëndja hapësinore në vazhdimësinë e kohës.

Familja patriarkale shqiptare, para çlirimit (1944), nuk ka qënë në përputhje të plotë me hapësirën patriarkale engelsiane, dmth ajo ka qënë poligame për burrin dhe monogame për gruan, kur kjo e fundit duhet te ishte poliandre. Të dhënat për këtë i kemi marrë nga fjala e Enver Hoxhës mbajtur në kongresin e 4-rt të BGSh-së (13 tetor 1955) ku sipas tij: “burri e ndante gruan për të vetmen arësye se nuk i lindëte djalë, po vetëm vajza. Shumë herë nuk e ndante, por martohej edhe nja dy-tri herë të tjera, në mos më shumë dhe kështu e kthente shtëpinë në një harem skllavërie” (Enver Hoxha, Vepra 13, f. 58). Nuk është vështirë të kuptohet se kjo formë familjeje nuk është  ajo që analizon Engelsi, por duhet shtuar se ajo nuk ka qënë e ligjëruar dhe ekzistenca e saj duhet t’i dedikohet relacioneve rastesore te popullit shqiptar. Kodi civil qysh më 1929 njihte vetëm martesën civile, pra monogaminë, por që praktikisht edhe nuk zbatohej. Burrat e asaj kohe ligjërisht kanë mbajtur vetëm një grua, por ama nga ana tjetër ishin të martuar disa herë. Ky fenomen ka qënë prezent edhe pas çlirimit në një shumicë të madhe krahinash. Kështu banori i fshatit Sakat, të rrethit të Pukës, shtetasi S.H. kishte dy gra (1988) njërën prej të cilave e kishte divorcuar (por e mbante në shtëpi si kryezonjë të saj) duke u martuar për së dyti me të mbesën e së parës dhe me të cilën kishte 27 vjet diferencë dhe tetë (8) fëmijë. Ndërsa në gjinar të Elbasanit rasti ishte dhe më flagrant dhe shumë më afër patriarkalitetit. Banori në fjalë ishte me dy gra dhe nën presionin e fshtatit më 1968 e ndau njërën grua duke ja dhënë të birit. Këto gjëndje familjesh kanë qënë prezent edhe në fshatrat e Dibrës deri rreth viteve 70 të shekullit tonë. Kur ne qytet monogamia familjare ishte e konsoliduar deri ne ekstrem. Pikerisht kjo e fundit eshte mbajtur e pa deklaruar edhe pse perbente thelbin e familjes qytetare shqiptare. Kanë ekzistuar në qytetet e Shkodrës, Korçës, Durrësit, Elbasanit, Gjirokastrës dhe Vlorës (nuk po e përmënd Kosovën pasi këtë e ka bërë Mark Krasniqi në punimin e tij Gjurmë e Gjurmime) një bashkësi familjesh monogame cilësia e të cilave do të linte me gojë hapur edhe familjet e këtij lloji në popujt më të civilizuar të Globit; mund të përmënd thjeshtë familjen Marubi në Shkodër dhe familjen Dilo në Gjirokastër të cilat i dhanë Shqipërisë fytyrën e civilizimit europian.

Krahas familjes patriarkale në Shqipëri, gjatë gjithë periudhës që përmblidhet në këtë hark kohor (shekulli XVII – XX), ka ekzistuar bindëshëm, dhe në qytet predominuese, familja monogame, gjurmët e së cilës në shtresën drejtuese të arbërve ka qënë tepër prezente. Analiza e saj nuk ja vlen të bëhet pasi prania e saj në qëndrat qytetare shqiptare ka qënë e padiskutueshme dhe që përbënte ajkën e popullatës vëndase.

Kështu në qoftë se do të bënim përmbledhjen e të dy formave të familjes, duke u nisur nga e sotmja, studiuesit duhet të arrijnë në përfundimin se familja patriarkale gjatë gjithë jetës, në periudhën e mësipërme, është, nga pikëpamja sasiore, në pakësim kur ajo monogame sa vjen e suprimon të parën. Por duhet pranuar se legjislacioni civil e ka kodifikuar familjen monogame në Shqipëri vetëm në shekullin e XX-të, çka do të thotë, sipas kësaj hapësire, se shteti shqiptar e sheh veten për herë të parë në këmbë plotësisht vetëm në këtë shekull me gjithë karakteristikat e shtetit klasor. Pra forma e familjes na jep të drejtë të përcaktojmë qënien shoqërore të shqiptarëve edhe nën sundimin otoman. Nga ana tjetër dinamika e sajë lidhet, si prejardhje, me një botë patriarkale, familja e së cilës ka qënë sunduese, -gjë që do të thotë se bota arbërore është paraardhëse e asaj shqiptare.

Duke i përmbledhur të gjitha këto që thamë deri më tani e shoh të arësyeshme të theksoj se gjëndja monogame e familjeve të zhvilluara shqiptare përbënte halën në sy të komunistëve të Enver Hoshës të cilët kishin një prejardhje të dyshimtë familjare dhe rrjedhimisht defektin shoqëror të tyre. Pikërisht goditja e këtyre familjeve ka qenë akti më i parë i veprimtarisë antishqiptare të komunizmit në Shqipërinë e pasluftës. Nuk dua të përmënd emra dhe të kujtoj të kaluarën e dhimshme, por Shkodra, Gjirokastra, Korça, Elbasani dhe Vlora kanë se çfarë t’i tregojnë brezave të ardhëshëm për këtë krim antishqiptar të realizuar në Shqipërinë e asaj kohe ku u muarën në qafë familjet më të mira shqiptare, dmth qelizën e veprimit historik të popullit tonë. Pa asnjë lloj dyshimi ky ka qënë krimi më i përbindshëm që është realizuar mbi popullin shqiptar krahas asgjësimit të Klerit Katolik Shqiptar, bariut dhe mbrojtësit të vetëm të familjes monogame shqiptare. Ja përse komunizmi enverist përbën antishqiptarizmin më të theksuar në historinë e popullit shqiptar për të gjitha kohërat e ekzistencës së tij.

Por edhe e sotmja e ka një domethënie të lidhur me familjen kur flasim për progres të shoqërisë shqiptare. Historia nuk ka zë, ajo nuk flet kurrë në mënyrë të drejtëpërdrejtë, ajo është memece; por historia ka një veçori: ajo e sheh veten gjithmonë në pasqyrë dhe ajo që shihet më qartë është familja. Shqiptarët duhet të mos e harrojnë kurrë këtë pasi përpara tyre shtrohen detyrat që Nëna Jonë Natyrë na ka caktuar për të ardhmen dhe që përbëjnë thelbin historik të familjes shqiptare. Familja dhe vetëm familja është ajo që vë shënjën e barazisë midis shqiptarëve dhe popujve të tjerë europianë.

Tiranë, 16.05.2010

Related Post