168 – Ku ka GABUAR Njerezimi? Por tani shqiptaret?
Nje permbledhje e Historise Teorike te Njerezimit tregon se edhe ne kete fushe eshte ecur ne gjurmat e darwinizmit me mbeshtetjen e postulatit aristetolian, mbi shkaku e ngjarjes, duke e ngaterruar kaq keq Historine praktike te Njerezimit sa bolsheviket perfituan duke pershtatur tjetersimin e marksizmit me elementet e leninizmit, duke sjelle ne skenen politike tragjedine e shek. te XX-te me dy luftrat imperialiste te zhvillimit kapitalist te fshehura me shume mjeshteri mbas faktorit zanafillor te komunizmit bolshevik. Se pari dua te sqaroj lexuesin se komunizmi bolshevik nuk eshte nje rend shoqeror i ri dhe i ndryshem nga rendi i kapitalit, por ai realisht eshte nje forme e maskuar e kapitalizmit shteteror me prone shteterore. Pra, ne qofte se deri me sot ne na kane mesuar se kapitalizmi eshte nje rend me prone private te liberalizuar, rendi socialist (sipas komunizmit boshevik) eshte nje forme e kapitalizmit me prone shteterore, qe leninizmi e konsideronte teorikisht si formen me te larte kapitaliste nen emrin imperializem, qe ne realitet ishte vete rendi bolshevik. Shpjegimet teorike ne kete drejtim jane krejtesisht formale pa asnje baze historike dhe sajesa per te fshehur thelbin e asaj qe ndodhi ne Rusine e Careve Gjigande. Me fjale te tjera bolshevizmi eshte forma me kriminale e organizimit shteteror me mbeshtetjen e GABIMIT mijeravjecar te Njerezimit; dmth revolucioni bolshevik eshte nje veprim instiktiv per efekt te mungeses se ndergjegjes sociale te nje popullate.
Kjo eshte pika qe lidh GABIMIN e Njerezimit me Politiken dhe Historine e Kombit Rus pergjate shekullit te XX-te. Nuk e ve ne dyshim qe ajo qe ndodhi mesnaten e 25 Tetorit 1917 nuk ka asnje lidhje jo vetem me teorine politike, por me asnje teori ekzistuese apo te mevonshme te Njerezimit. Por eshte me vlera te zbulohet GABIMI i Njerezimit dhe lidhja me Historine e tij pergjate shekullit te XX-te ku lufta, si vazhdim i politikes me mjetet e dhunes, korri afro 120 milion jete njerezish te pafajshem. Te pakten ajo qe ndodhi ne periudhat 1914-1918 ≈ 1939-1945 duhet te sherbeje per te zbuluar shpikesin e luftes dhe aplikatoret historike te saj. Fakti i pranimit te permbajtjes se luftes, si vazhdim i politikes me mjete te tjera (Klauzevic), eshte ne te njejten kohe dhe fakti i zbulimit te shpikesit dhe aplikatorit te Luftes. Por cfare ndodh sot ne te gjithe Globin? I eshte hapur nje lufte teorike Fese, kur vete Feja eshte krijuesja e Politikes me sens te GABUAR dhe kjo perben aktin me te pare te konstatimit te GABIMIT ne Racen Njerezore ne Toke. Loja qe luhet sot ne formen e “grindjes” midis Institucioneve Fetare dhe Institucioneve Politike, ku keto te fundit e akuzojne Fene me argumenta teper larg historise se perjetuar nga Njerezimit, e nxjerr Fene te pafajshme kundrejt krimeve te perbindeshme qe ka realizuar Politika per mbi 2500 vjet pa pushim dhe gjitheshka mbulohet me ane te te ashtequajturit ateizem shkencor. Pra ateizmi eshte shpikur per te mbuluar GABIMIN ne Racen Njerezore dhe krimin e Politikes, sidomos krimin e perbindshem te politikes komuniste.
Ne kete kontekst konstatues dy permasor eshte me vlere te zbulohet fillesa e GABIMIT ne Racen Njerezore dhe elementet konkrete qe marrin pjese ne kete GABIM. Procesi domino e ka nje fillim praktik dhe kjo nuk eshte e veshtire te zbulohet, por ajo pikesepari e ka nje mburoje artificiale te krijuar nga ekonomistet britanike pergjate shekujve XVII-XIX. Fjala behet per procesin e NDARJES SE PUNES, qe kondiderohet si fillesa e te gjithe struktures sociale te Njerezimit te sotem. Nuk bej fjale se cfare ka realizuar Ndarja e Punes, por kerkoj te gjej se cfare ka ndodhur ne Shoqerine Njerezore para Ndarjes se Punes dhe cfare ka ndryshuar pas kesaj ndarje. Ne kete kuader gjehet shenimi: “Ndarja e pare e punes ka qene midis burrit dhe gruas per te prodhuar femije” (F.Engels, Origjina e familjes, e prones private dhe e shtetit, Tirane 1970, f. 96) pa treguar ne asnje rast se cili eshte pozicioni i gruas dhe i burrit perpara kesaj ndarje (foto 1, 2, 3).
foto 1
foto 2
foto 3
Pra historia e Njerezimit eshte pranuar te merret ne konsiderate pas Ndarjes se Punes dhe jo me perpara, ndersa problemet shoqerore me teper jane marre me mend se sa jane argumentuar. Perfundimi i mesiperm i Engelsit eshte nje shembell i kesaj mendjemarrje pasi eshte e paargumentuar duke na fshehur aktin me te pare te ndarjes se punes. Perpara pretendimit te mesiperm engelsian ekziston nje akt tjeter i ndarjes se punes qe ka percaktuar te gjithe veprimet e mevonshme te Njerezimit deri ne ndarjen e punes mendore nga puna fizike (shkaku u perkohshem i lindjes se klasave shoqerore)
Dy probleme madhore i jane fshehur Njerezimit nga zhvillimi i ketij te fundit prej Zanafilles deri ne Ndarjen e Punes: Roli i Gjinise Femerore dhe i Institucioneve Fetare ne Histori e tij. Kjo eshte pika qe perputh GABIMIN ne Mendimin Shkencor te Natyres me GABIMIN ne Mendimin Shkencor te Shkencave Shoqerore.
Nuk eshte e mjaftueshme te thuhet: “Permbysja e se drejtes amtare ka qene disfate e madhe historike boterore e seksit femeror. Burri mori ne dore frenat e sundimit edhe ne shtepi dhe gruaja e humbi poziten e vet te respektuar” (F.Engels, Origjina e familjes, e prones private dhe e shtetit, Tirane 1970, f. 83), sepse nuk kemi asnje rresht te shkruar se cfare ka bere gjinia femerore perpara se te humbiste te drejten amtare ne familje. Ose nuk eshte e mjaftueshme te pranohet se monogamia ka qene forma e pare e familjes, ne baze te se ciles qendronin jo kushte natyrale, por kushte ekonomike, pikerisht fitorja e prones private mbi pronen e meparshme te perbashket, qe ishte zhvilluar vetiu (po aty, f. 95), kur nuk tregohet pozicioni i gruas ne kete zhvillim te vetvetishem.
Domethene GABIMI i Races Njerezore ne Toke fillon me heshtjen ndaj pjeses me te madhe te Historise se saj, duke filluar nga Zanafilla deri ne Ndarjen e Punes. Por kjo gje ka cuar edhe ne fshehjen e vete Procesit Zanafillor te Njerezimit, rolit te Ideve Fetare ne kete proces dhe, sidomos, bashkerendimit historik te Gjinise Femerore me kete Proces dhe me kete Rol. A e dine valle studiuesit e shkencave shoqerore, te pakten ne Shqiperi, se Zanafilla e Njerezimit, Lindja e Ideve Fetare dhe Gjinia Femerore perbejne trekendeshin absolut shkakesor te ekzistences se Races Njerezore ne Toke, pasi ne te kunderten nuk do te kishim zhvillim te antropomorfit drejt Njeriut; cka do te thote se faza e Njeriut nuk do te arrihej kurre (kjo nuk e perjashton ekzistencen e jetes ne planete te tjera pikerisht pa jete sociale)?
Cfare ka ndodhur nga Zanafilla e Njeriut deri ne procesin e Ndarjes se Punes dhe cili ka qene pozicioni i Gjinise Femerore midis ketyre dy ekstremeve? Cfare lidhje ka Gjinia Femerore dhe vete proceset e mesiperme me Idete dhe Institucionet Fetare? Perse ekziston ne menyre shkakesore trinomi Gjinia Femerore-Institucionet Fetare-Ndarja e Punes dhe si eshte trasheguar ne brezat e mevonshem ky trinom? Tipikisht ky trinom eshte detyre e Shkencave Shoqerore per ta zgjidhur, por asnjeri nuk e ka vene ujin ne zjarr per te zbardhur faktoret me kryesore te lindjes se Njeriut ne Toke; dhe me sa kuptoj kjo eshte bere e qellimshme, pasi ne te kunderten do te kerkohej zbulimi i rolit te Gjinise Femerore dhe Institucioneve Fetare ne Historine e Njerezimit. Fakti eshte qe historia teorike e Njerezimit fillon me shtetin duke ja pershtatur te gjithe ngjarjet e ndodhura kesaj strukture edhe pse ajo nuk ka qene dhe nuk eshte absolute ne lidhjen njeri-shtet per pjesen me te madhe te Njerezimit sipas analizas zanafillore te vete shtetit.
Zanafilla e vete shtetit ka nje parameter natyror qe nuk eshte vene ne dukje asnjehere: procesi i lindjes se shtetit nuk shtrihet ne KOHE ne menyre te barasvlefshme per te gjithe popujt, jo vetem ne Raca te ndryshme, por dhe brenda nje Race. Pikerisht kjo pabarazi eshte e afte te coje ne perfundimin se jo vetem Racat, por dhe popujt brenda nje Race kane lindur ne KOHERA dhe HAPESIRA gjeografike te ndryshme per te njejtin shkak zanafillor, te lidhur me ate qe konsiderohet si shperthim i madh fillestar (Big Bangu). Kjo pikepamja ja heq mundesine monogjenezes biologjike te aplikohet ne Toke, si nje shkak praktik i lindjes se strukturave dhe gjalleseva biologjike, qofte dhe vetem per aresyen e mosperseritjes se dukurive ligjore ne Toke per KOHERA te ndryshme.
Barazia formale e procesit dhe shtritshmeria me dhune ne te gjithe popujt brenda nje Race ka cuar ne aplikimin e krimit si nje dukuri te pashmangshme politike dhe kjo nuk eshte konsideruar si nje GABIM social, por si nje dukuri e domosdoshme brenda politikes. Koha ka ardhur e tille sa sot kerkohet lidhja shkakesore midis zhvillimit autokton dhe zhvillimit imponues politik me PASOJEN e procesit. Por qe te gjitha keto jane te lidhura domosdoshmerisht me procesin zanafillor te Njeriut si bartes i tyre dhe pikerisht kjo nuk eshte zbuluar akoma per efekt te atij GABIMI njerezor te aplikuar nga mendimi filozofik helen. Ne kete pike teoria marksiste perforcoi teorine e dhunes dhe e lidhi si trashegimi me boten biologjike ne gjurmet e darvinizmit teorik duke e kerkuar zgjidhjen sipas nje praktike pikesore rastesore pa percaktuar ne asnje rast se si kishte arritur ai popull ne kete pike. Pergjithesimi i kesaj rastesie (Komuna e Parisit – 1887) deri tek diktatura e proletariatit pa dyshim qe duhet konsideruar si nje shaka e politikes per te deformuar qellimin historik te saj dhe per te fshehur krimet qe kishte kryer per mbi 2800 vjet.
Duke u rikthyer tek Historia e Njerezimit nga ZANAFILLA deri ne procesin e NDARJES SE PUNES dhe duke e konsideruar procesin e zhvillimit shoqeror formalisht te barasvlefshem ne te gjithe popujt e Njerezimit, te pakten si PARIM i trasheguar nga bota antropomorfe (i cili edhe ne kete rast paraqitet i deferencuar ne hapsiren e aplikimit duke kerkuar nje shpjegim tjeter teorik nga ai i perdorur rendom deri me sot), konstatojme ekzistencen e rolit te Gjinise Femerore me permasa determinuese deri ne ate pike sa te gjithe zhvillimin social ne agimet me te para te Njerezimit t’ja dedikojme kesaj gjinie. Por kryesorja e asaj qe ka kryer kjo gjini ne Historine e Njerezimit eshte perceptimi psikologjik i ZOTIT. Ne te njejten mase qe Njeriu nuk e njeh ZOTIN, ne te njejten mase Njeriu nuk e di se si ka arritur ta perceptoje ZOTIN Gjinia Femerore dhe kjo eshte aresyeja perse filozofia materialiste pranon ekuacionin: ZOTI = Shoqeri Njerezore nga pikepamja zanafillore, vetem se tani ekuacioni eshte bere me konkret pasi tani kemi nje element me te saktesuar tipikisht duke e bere te papranueshem ekuacionin: Njeriu krijon ZOTIN. Qe te mund t’i pergjigjesh saktesisht raportit ZOTI apo Njeriu pikesepari duhen percaktuar elementet zanafillor te gjithseicilit, por mbi te gjitha i elementit KOHE. Kjo eshte pika e dyte e perceptimit GABIM ne mendimin filozofik boteror, pasi akoma Shkenca e Njeriut nuk ka arritur te ndaje Kohen e Natyres nga Koha e Shoqerise Njerezore e per rrjedhoje nuk ka se si te percaktoje raportin kohor midis ZOTIT dhe Njeriut.
Perceptimi i ZOTIT nga ana e Gjinise Femerore, si akt pronesie, con ne perfundimin qe kjo gjini eshte dhe krijuesja me e pare e Institucionit te Priftit, pra e institucioneve fetare ne Historine e Njerezimit. Por pranimi i kesaj teze tregon se vete Bibla dhe Kurani jane shkruar shume-shume me vone se vendosja e sundimit te gjinise mashkullore ne procesin e zhvillimit social te Njerezimit (per baze merret koha e krijimit te gjinive ku, sipas Bibles dhe Kuranit, ZOTI ne fillim krijoi burrin dhe pastaj gruan) duke e bere te pamundur krahasimin e autoresise se tyre; dmth ZOTI apo Njeriu (ne kete pike te vetequajturit ateiste e tregojne fare hapur karakterin e tyre antinjerezor).
Vazhdimi i ekuacionit, nga pikepamja e percaktimit te pjesmarresve ne te, tregon se jane institucionet fetare ato qe krijojne te parat konceptin e prones te kishes politeiste (te pakten nder popujt europiane kjo eshte keshtu tipikisht: helenet, latinet), mbi c’baze krijohet dhe prona e grupit (prona fisnore). Momenti i grabitjes te forces sociale qe dispononte gjinia femerore te IMPONUAR nga Nena jone NATYRE duhet te filloje me rolin e drejtimit te institucionit fetar, dmth kalimi nga priftereshat ne prifterinjte perben dhe aktin me te pare te suprimimit te gjinise mashkullore mbi ate femerore; te gjithe te tjerat qe vine pas ketij veprimi (familja, prona fisnore, e drejta zakonore e pashkruar, etj, etj.) jane rrjedhoje e grabitjes se institucionit fetar nga ana e gjinise mashkullore. Por i gjithe ky proces ka ndodhur shume-shume perpara se te lindete shkrimi e per pasoje nuk eshte i dokumentuar. E vetmja pike ku kapemi per te bere kete percaktim eshte tek popullata shqipfolese, tek te cilet ekziston sundimi i burrit ne familje dhe besimi fetar pagan ne nivelin e Kulteve antropologjike dhe kozmike. Per rrjedhoje pozicioni komandues i Gjinise Femerore merr fund qe ne momentin kur Gjinia Mashkullore merr komanden e Institucioneve Fetare Pagane.
Por te gjitha keto kapercime filozofike, diku me pasoja serioze ekonomike e diku me pasoja morale, jane te lidhura me nje nder GABIMET me te medha te Njerezimit, krahas harreses mbi rolin e Gjinise Femerore dhe te Institucioneve Fetare ne Histori: Paaftesine per te shpjeguar autoresine-shkakun-dinamiken e lindjes se Ideve Fetare ne Historine e Njerezimit. Prej kesaj paaftesie rrjedhin me radhe gabimet e nje pas njeshme mbi percaktimin e lindjes se luftes, politikes, ideologjise, etj, qe e kane zanafillen pas ndarjes se punes dhe produkteve te kesaj ndarjeje. Por deri me sot askerkush nuk i ka dhene dot pergjigje autoresise se ndarjes se punes ne menyre konkrete dhe gjitheshka eshte tjetersuar nga realiteti material (institucioni fetar) ne iluzionin per te shpjeguar anen subjektive te kerkeses per rritjen e mireqenies (Frederik Engels). Ne kete pike materializmi i shek. te XIX-XX rezulton jo konkret dhe imagjinar. E thene pak me ndryshe, materializmi dialektik i shek. te XIX-XX rezulton jo praktik dhe i pazbatueshem, duke mos marre per baze spekullimin e bere nga shkolla bolshevike ne adrese te marksizmit.
Te gjitha keto procese si zor qe te ekzistojne nder popujt europiane ne menyre autoktone dhe te virgjer, as ne menyre zhvillimi drejtevizor tek nje popullate e vetme, pasi momenti kur njihen nga politika romak ato popullata e kishin kaluar fazen pagane ne zhvillimin e Ideve Fetare dhe kishin shpikur politeizmin specifik te tyre. Dmth jo vetem nga pikepamja doreshkrimore, por as si informacione legjendash ato nuk duhet te kene ekzistuar bindshem. Kam bindjen se zbulimi i tyre, dmth i sundimit te Gjininise Femerore ne jeten sociale dhe ekzistenca udheheqese e Institucioneve Fetare ne shoqerite e popujve europiane nga ana e tyre, nuk duhet te kete qene ndonje deshire kombengulese e studiuesve europiane per ta zbuluar, e per rrjedhoje ato kane mbetur te fshehta dhe jane tjetersuar deri ne nivelin e pranimit familjar, duke u konsideruar si rend gjinor (te pakten tek “Origjina e Familjes..” e Frederik Engels ne e gjejme kete te fundit tipikisht keshtu, atje ku flet per gjinite e grekeve, kelteve, gjermaneve, skocezeve, Tirane 1970).
Por ky GABIM social ka brenda nje formule po aq sociale sa vete ekzistenca e Njeriut ne Toke: Politika ka grabitur punen krijuese te Institucioneve Fetare dhe sot Njerezimi ndodhet perpara faktit te udheheqjes se jetes sociale ne Globin Tokesor nga grabitesit e punes se tjetrit (kjo veper, realisht penale, nuk vihet ne dukje ne asnje rast dhe pergjithesimi i saj konsiderohet sot si veprim politik i ligjshem).
Ne menyre te permbledhur GABIMI teorik i Races Njerezore ne Toke konsiston ne faktin e mos dijes te permasave te termit Histori e Njerezimit. Shume vete, sidomos intelektuale, deklarojne plot pompozitet qenien e tyre historiane pa ditur ne asnje permase se cfare eshte HISTORIA e Njerezimit ne nje kohe qe zoterojne dijet se cfare eshte historia e fizikes, e kimise apo e biologjise. Pa percaktueshmeria teorike e qenies historian ka krijuar mundesine e manipulimit te saj me permasa kaq permbysese sa Njerezimi i sotem akoma nuk ka mesuar nga pervoja e Historise se perjetuar, edhe pse kjo dukuri eshte konstatuar prej gati dy shekujsh me pare (Hegeli).
Ekzistenca e nje zhvillimi ne menyre te diferencuar midis racave dhe brenda nje race per efekt te kohelindjes zanafillore te tyre, por relacioni midis tyre, sidomos midis te zhvilluarve te racave te ndryshme pa u zhdukur diferencimi brenda nje race, tregon se problem i racor eshte parakaluar dhe Njerezimi ndodhet perpara detyres Natyrore per te zhdukur diferencimin social midis popujve jashte dallimeve racore. Pa u konstatuar fakti shkakesor i ketij diferencimi nuk mund te kalohet ne eleminimin e tij dhe, pa dyshim, GABIMI i Races Njerezore ne kete pike duket teper bindshem.
Por ja vlen te thuhet qe jeta ne Toke, qe do te perjetohet nga Njerezimi ne te ardhemn, ne baze te Raportit Kohor-Hapsinor, mund te parashikohet me nje saktesi shume me te madhe se materializmi dialektik i shekullit te XIX-XX, me kush qe te ndreqet GABIMI teorik qe shoqeron studimet dhe punimet e derisotme ne brendesi te Shkencave Shoqerore.
Pas gjithe kesaj analize, tani problemi shtrohet: Po shqiptaret ku kane gabuar?
Krenaria e pa justifikuar e nje populli nuk e lejon shtrimin e problemit sipas ketij kendveshtrimi edhe pse eshte populli me i pa zhvilluar ne Racen e Bardhe
Se pari ata nuk jane udhehequr asnjehere nga vetvetja, e per rrjedhoje kane kopjuar popujt europiane. Bashkeveprimi i kopjes me gjendjen e tyre sociale autoktone i ka detyruar gjithmone te thone PO, e per rrjedhoje kane qene gjithmone te kenaqur me gjendjen sociale. Por dhe shqiptaret, pas 1945, rane ne gabimin qe kishte bere Njerezimi prej me shume se 2700 vjetesh: harruan elementet sociale zanafillore te tyre. Dmth shqiptaret e sotem nuk dine se kush u beri gjuhen, alfabetin, mendimin letrar, muziken, astronomine dhe vete shtetin. Por te gjitha keto jane dedikojne jo vetem njerezve qe nuk kane luajtur asnje rol konkret, por realisht keto figura te konsideruara si historike, jane realisht figurat me antishqiptare qe kane luajtur nje rol teper negativ ne zhvillimin social te tyre.
Por, mbi te gjitha, shqiptaret e sotem nuk dine se cfare u kane bere popujve te Ballkanit paraardhesit e tyre biologjike pergjate viteve 1550-1850. Qenia e tyre si xhandare te popujve ballkanike eshte mbuluar me shume marifet nga historiografia shekullore shteterore shqiptare deri ne ate mase sa ne fund te viteve ’90 te shekullit te XX-te shqiptaret e deformuar nga rendi pseudokomunist shpiken Klubin e te Marreve te Madheshtise Shqiptare dhe tentuan te paraqiten perpara Kultures Europiane si themeluesit e qyteterimit boteror edhe pse ishin popullata me e pa zhvilluar e kontinentin europian. Ne kete rast roli i shkrimtarit Kadare eshte sinjifikativ ne ate qe ka prodhuar me fantazine e tij (Nje dosje per Homeri-1982, Identiteti europian i shqiptareve-2006) duke e degdisur identitetin historik te shqiptareve drejt te panjohures se perjetshme.
Ne vend qe te mbeshteteshin tek ndihma europiane 400 vjecare te dhene nga ana e Kishes se Shenjte Katolike, si instrumenti europian i kesaj ndihme, pabesia intelektuale shqiptare, llumi i Kombit Shqiptar, shpiku teorine e superioritetit kulturor dhe kerkojne te paraqiten si themelues te kultures sociale europiane, kur ne realitet jane themeluesit biologjike te kesaj race nga ana kohore, duke pasur mbi vete ligje krejt te tjera sociale dhe te ndryshem nga popujt europiane. Pikerisht ne kete pike tek shqiptaret eshte reflektuar GABIMI i kryer nga popujt e kulturuar te Europes dhe ky GABIM eshte kthyer sot kundra shqiptareve pa u ditur ne asnje permase nga ana e tyre. Dmth GABIMI kryesor i shqiptareve te sotem eshte padija e imponuar nga rendi pseudokomunist.
Nga pikepamja dialektike sot per shqiptaret shtrohen pyetjet: nga e kane prejardhjen biologjiko-historike dhe ate shoqerore? Cila eshte rruga e tyre sociale ne vazhdimin historik te zhvillimit te Races Njerezore ne Toke? Jane dy probleme qe e kane nje lidhje jo vetem shkencore, por mbi te gjitha shkakesore qe e ka percaktuar gjenden e tyre sociale, por qe shqiptaret nuk e dine ne asnje permase per FAJ te edukimit politik shkollor, jo vetem shqiptar.
E keqja e shqiptareve te sotem eshte se kerkojne t’i zgjidhin problemet e tyre sociale jashte kontekstit hapsinor te ketyre pyetjeve dhe ta fillojne jeten iluzore nga nje pike e cila teorikisht i perket te ardhmes, por, ne sajte te deformimeve qe kane pesuar pergjate 3000 vjeve te fundit e kane te pamundur te arrijne jo vetem trenin e tyre autokton, por asnje nga popujt qe kane ndikuar mbi ta domosdoshmerisht. Ne menyre natyrore Kombi Shqiptar nuk mund te arrije ne asnje pike ku kane arritur popujt europiane pa u shkrire me ta ne menyre socialo-biologjike, dmth ne menyre te domosdoshme. Eshte absolutisht e pamundur qe shqiptaret te behen si europianet me parimet qe ndjekin politikanet e sotem te te gjitha ngjyrave. Sot po ndodh perseritja pike per pike e rruges qe kane ndjekur popujt europiane, te pakten ne keto 400 vitet e fundit, duke harruar se e kaluara para 400 vjetesh nuk ka asnje perputhje, qofte dhe formale, me asnje popull europian. Atehere, cfare mbetet te bejme?
Zbulimi i GABIMIT te Races Njerezore perben kushtin me te pare te politikes shqiptare per te treguar se si nuk duhet zhvilluar nje popull ne menyre te ndergjegjshme, dmth sipas politikes. Politika e sotme shqiptare po i detyron shqiptaret te ndertojne klasat shoqerore, sipas parimeve te ndodhura ne brendesi te shoqerise europiane me pronen private, kushtetuten shteterore, parlamentin e dale nga zgjedhjet politike, familjen qytetare, etj; kur para nje shekulli dispononin pronen fisnore, te drejten zakonore te pashkruar, odat kuvendore, familjen patriarkale dhe, mbi te gjitha, bashkerendimin e Besimit Pagan me Monoteizmat europiane-aziatik. Shqiptaret e sotem nuk e kuptojne ne asnje permase se shpejtesia e zhvillimin autokton te tyre nuk perputhet ne asnje rast me cfaredo lloj organizmi social qe imponojne relacionet me popujt europiane. Ne kete rast duhen gjetur elementet perbashkues te gjendjes sociale te shqiptareve me ato te politikave imponuese europiane, qe gjithsesi te jete puna po nuk u mbeshteten ne zgjidhjen e problemeve sipas shpejtesise se zhvillimit social e humbasin pozitivitetin e hiperbolizuar.
Nuk po i japim asnje rendesi menyres historike te zhvillimit shoqeror te shqiptareve perpara vitit 1912 edhe pse pas ikjes se Heroit Kombetar nga arena historike mbi ta vepruan dy vektore vendimtar ne zhvillimin social (Perandoria Otomane, Selia e Shenjte), qe lane gjurma te diferencuara ne kete zhvillim. Po marrim per baze fillimisht vetem periudhen 1912-1944 duke e ndare periudhen shteterore shqiptare ne tre segmente kohore (1945-1991 dhe 1992-2018).
Duhet theksuar se zhvillimi i shoqerise shqiptare nuk eshte bere sipas parimeve ligjore qe impononte zhvillimi autokton i saj, por per baze u muaren parimet shteterore kapitaliste sipas imponimit politik te Vendimit të Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 29 korrik 1913 dhe Statutit te Shqipërisë i përpunuar nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit (1914) edhe pse bota intelektuale e shoqerise me te zhvilluar te Njerezimit nuk i kishte percaktuar akoma permasat e zhvillimit kohor-hapsinor te saj sipas nje zhvillimi jashte GABIMIT historik te shoqerise (teoria e Karl Marksit pikerisht kete GABIM tentoi te zgjidhe, por qe ne realitet e coi kete GABIM ne vlera me te larta).
Por kjo nuk pengon per te zbuluar ndryshimet cilesore midis tre etapave, ku GABIMI i Races Njerezore eshte i pranishem ne te treja shume i qarte, por qe ne popullaten shqipfolese eshte me e dukshme se ne cdo popullate tjeter te kontintentit.
Thelbi i problemit eshte mosperputhja e shkalles se zhvillimit social te shqiptareve me shkallen e imponimit politik nga ana e relatoreve historike (konkretisht pyetja ne kete rast shtrohet: a mundet t’i imponohet nje popullate te pazhvilluar nje rend shoqeror me i perparuar se ekzistenca autoktone?). Nga ky kendveshtrim rezulton qe shqiptaret te jene popullata me karakteristike e kontinentit qe jeton krejtesisht jashte realitetit autokton qe imponon zanafilla historike e tyre, por qe ka nje pasoje me permasa shume shkaterrimtare te cilat jo vetem qe nuk vihen ne dukje, por perdoren rendom nga politika si progres shoqeror i shqiptareve. Pikerisht kjo e fundit perben dallimin cilesor midis tre etapave te mesiperme duke u perdorur ne vazhdim vetem per nje qellim: krijon vlera monetare per te jetuar nga ana e perdoruesve; dmth ka karakter te theksuar biologjik dhe jo shoqeror.
Krahasimi i tre etapava historike midis tyre tregon se ka ndryshim cilesor vetem midis etapes se pare me te dyten dhe te treten. Ky ndryshim kosiston me percaktimin e raportit: pagesa e punes produktive me pagesen e punes jo produktive, prej nga rrjedhin te gjithe organizimet sociale qe ndertojne dhe shoqerojne shtetin domosdoshmerisht per disa dhe e rastesishme per disa te tjere (kjo kategori filozofike nuk e ka shoqeruar teorine e shtetit ne asnje permase edhe pse bie ne sy ne popujt e pa zhvilluar me shume se cdo dukuri tjeter). Ky raport eshte i afte jo vetem te vere dallimet midis tre etapave te mesiperme, por mbi te gjitha percakton se kush etape ka qene me pozitive ne raport me te tjerat, pergjate jetes shekullore te shtetit te shqiptareve jashte simpative apo antipative politike.
Raporti i mesiperm ka ne themel dy elemente: punen dhe pagen. Pikerisht keto dy elemente nuk jane te barabarte ne te tre etapat historike shteterore shqiptare, duke vene dallimin cilesor midis tyre.Edhe pse forma e pare shteterore shqiptare perbehej kryesisht nga njerez te arsimuar dhe jetuar nen drejtimin politik otoman, ajo u pajtua me imponimin politik europian te shprehur ne Vendimin e Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 29 korrik 1913 dhe Statutin e Shqipërisë te përpunuar nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit (1914) te cilet ne asnje rast nuk favorizuan segmente te caktuara ne klasen politike shqiptare te kohes. Ne kete menyre njerezit qe punonin ne aparatin shteteror merrnin pagen sipas punes qe benin dhe ne asnje rast nuk ka pasur paga te lidhur me inproduktivitetin apo pasionet e individeve. Kjo duket te pakten nga Statuti i Shtetit të shqiptarëve, e thënë ndryshe kushtetuta e parë e shqiptarëve, përbëhej nga 17 kapituj dhe 216 nene, te firmosur nga gjashte Fuqite e Medha dhe Mehdi Frasheri ne Vlore me 10 prill 1914, të ndarë si më poshtë (te marre nga libri i Amedea Giannini, L’Albania dall’ indipedendenza all’unione con L’Italia, 1913-1939, botimi i katert, Varese 1940, f. 197-230 – foto 4, 5, 6):
I – Shqipëria dhe territori i saj me 6 nene
II – Sovrani me 15 nene
III – Popullsia me 18 nene
IV – Legjislativi me 32 nene
V – Organet e Qeverisë me 23 nene
VI – Administrata Lokale me 46 nene
VII – Financat me 3 nene
VIII – Punimet Publike me 5 nene
IX – Forcat e Armatosura me 10 nene
X – Drejtësia me 11 nene
XI – Kulti me 8 nene
XII – Instruksionet Publike me 5 nene
XIII – Prona Themelore me 12 nene
XIV – Bujqësia, Tregtia dhe Industria me 14 nene
XV – Postat, Telegrafet dhe Telefonat me 2 nene
XVI – Lidhjet e Jashtme me 2 nene
XVII – Ankimimet Administrative me 4 nene
foto 4
foto 5
foto 6
Ne asnje nga 216 nenet nuk behet fjale per paga te lidhura me inproduktivitetin social, si sporti, piktura, teatri, letersia, muzika dhe veprimtarite e tjera kulturore apo fetare. Kjo gje e ka shoqeruar pergjithesisht te gjithe shtetin e shqiptareve pergjate periudhes 1912-1944 dhe perben dallimin cilesor me dy etapat historike te mevonshme (1945-1991, 1992-2018), pergjate te cilave u krijua klasa e intelektualeve me sfond kulturor e shkencor, por pa pasur asnje lidhje qofte me kulturen shqiptare e qofte me shkencen universale te Njeriut. Kjo eshte pika cilesore qe ndan epoken 1912-1944 nga te dy epokat e mevonshme, por dhe pika ku eshte e ndertuar e gjithe struktura grabitese ne dem te Popullit Shqiptar.
Tirane me 2018