167- Ne Shqiperi politika e arsimimit komunist kriminal (1945-1991) dhe politika e arsimimit te demokracise se pretenduar (1992-2024) jane e njejta gje
Arsimimi i qellimshem negativ i nje populli nuk eshte gje tjeter vecse orvajtje per ta tjetersuar ose per ta zhdukur ate nga Historia. Kjo te pakten ne Shqiperi ka plot 80 vjet qe vazhdon here ne menyre te maskuar e here fare hapur. Rasti qe do ju tregoj eshte pikerisht varianti i fundit ku fare hapur kerkohet te mohohet roli historik i personazheve parashqiptare qe lane gjurme ne Historine e Europes.
Nje dite ne listen e mesazheve u cfaq nje material qe me drejtohej mua, i shkruar nga profesori i Fakultetit te Mjeksesi Pirro Prifti, si me poshte me te gjitha gabimet ortografike dhe gjuhesore (ne perputhje te plote me ate qe me eshte derguar ne boksin e mesazheve [foto 1] pa pretenduar ne eshte i sakte apo i kamufluar, i profesor Priftit apo e ndonje tjetri te fshehur pas emrit te tij):
BUDALALLEQET E GENC HOTIT NUK MUND TE SHTREMBEROJNE HISTORINE VETEM SE DIKUSH KERKON QE FAMILJA KADTRIOTI TE JETE KATOLIKE.
Genci Hoti ben mire te lexoje historine. Arberia dhe Epiri i atehershem ishin ne Perandorine e Bizantit dhe per pasoje te ritit lindor. Kete e vertetojne:
1. Arbereshet jane unite pra jane te ritit lindor por te varur nga Papa sepse shkuan ne Itali.
2. Familja Kastrioti ishte orthodokse sepse Gjon babai- Reposh dhe Kostandini jane varrosur ne Pirgun Arbanas – Manastiri orthodoks Hilandar , mali Atos
3. Stema e familjes Kastrioti dhe flamuri i kastrioteve jane te njejta me stemen e Bizantit.
4. Deri ne vitin 1053 arberit dhe epirotet ishin vetem kristiane pra as katolike dhe as orthodokse, pas vitit 1053 u ndane ne dy rite orthodokse dhe katolike. Shkodra, durresi lezha ishin me dy ritet e dy kashat kurse fshati ishte totalisht orthodoks me ritin e Bizantit sipas ndarjes apo linjes se Teodosit.
5. Katolicizmi i vertete hyri ne Arberine e veriut pas vitit 1620 pasi Programi FIDE i Vatikanit dergoi misionaret franceskane , jezuite e dominikane ne Arberi per te katolicizuar Arberine dhe Ballkanin. Ne rrenojat e ish kishave orthodokse u ndettuan kishat katolike si p.sh ajo Shen a Ndoit ku dikur rrinte ne shpelle Shen Vlashi qe iu pre koka ne Shen Vllash Durres. Kisha e Decanit qe eshte foto ishte kishe orthodokse arberore qe u be serbe depse arberit e atyre viteve u afruan kishes serbe per te ruajtur pronat dhe fene por humben gjuhen. Prandaj i nderua Hoti, je komplet injorant dhe ate fjalen antishqiptar mbaje per vete sepse e verteta nuk mohohet .
Fut
Pirro
foto 1
————————————————————————————————————————–
Kater ishin aresyet qe me detyruar t’i pergjigjem profesor Pirro Priftit:
Se pari si e kishte ulur vehten profesori i Fakultetit te Mjeksise te merrej me nje budalla dhe injorant! Nuk po them se si kishte mundesi qe nje profesor universitetesh te perdorte nje gjuhe harbutesh te denje per nje bote mashtruesish, hajdutesh dhe kriminelesh!
Se dyti i gjithe materiali i paraqitur nga profesor Pirro Prifti eshte fillim e fund i sajuar nga shkolla komuniste e Historise dhe kjo ishte aresyeja me kryesore perse profesori i Fakultetit te Mjeksesi e meritonte nje pergjigje pike per pike sipas permbajtjes te pretenduara prej tij dhe te denje per titujt shkencore qe dispononte.
Se treti profesor Prifti me sygjeron te lexoj historine pa i treguar lexuesit se eshte autor i nje kompleksi prej 7 vellimesh me titull Kombi Shqiptar, univers historik dhe fetar te ndare ne dy grupe prej 4 dhe 3 vellimesh duke marre ne mbrojtje te gjithe produktit historik komunist te shkruar pas vitit 1945, te shpikur totalisht dhe pa u mbeshtetur ne asnje dokument origjinal te para 45-ses (foto 2,3,4,5).
foto 2
foto 3
foto 4
foto 5
Se katerti, a e kupton profesor Prifti se me kete kapacitet intelektual qe paraqet ne keto rreshta na tregon se cfare perfaqeson teresia e profesoreve shqiptare ne drejtim te produktit te vet njerezor? A e kupton profesor Prifti se na ka dhene ne dore armen qe na con ne zbulimin e aresyes perse jane paisur me tituj shkencore fshataret e epokes komuniste?
Fillimisht profesori duhet sqaruar se cfare perfaqeson Shkenca qe perdoret nga Njerezimi. Sot, dhe ndoshta prej me shume se 2600 vjetesh, Shkenca ndahet ne dy grupime te medha: Shkenca te Natyres dhe ne Shkenca Shoqerore. N.q.s. te parat kane sherbyer per rritjen e mireqenies se Njerezimit, te dytat kane sherbyer per te fshehur krimet e Politikes kundra Njerezimit, te pakten ne Shqiperi kjo eshte tipikisht keshtu dhe profesori yne ka kurajon civile te marre ne mbrojtje keta kriminele te padeklaruar.
Dhe kur shohim se profesor Pirro Prifti kalon nga pozicioni i mjekut ne ate te pseudo-historianit duhet te merret me mend se ai po kryen nje rol te caktuar nga politika aktuale qe sundon ne Shqiperi. Ky eshte thelbi i arsimit te detyrueshem ne Shqiperi pas 1945, por qe vazhdon akoma dhe sot ne menyren me te sforcuar te mundeshme.
Duke lene menjeane ofendimet ne adresen time, po analizojme pretendimet e profesor Priftit ne fushen e historise se Institucioneve Fetare, dhe jetes se Gjergj Kastriotit, qe kane bashkejetuar me popullatat parashqiptare, te pakten qe nga shekulli i X Pas Krishtit.
Perpara se te analizojme pretendimet e profesor Priftit duhet sqaruar nje problem sinjifikativ per historine e mevonshem te shqiptareve. Paraardhesit e shqiptareve, te pretenduar si mesjetare per ta, nuk kane jetuar asnje dite pas 1204 nen drejtimin politik bizantin, por kane qene nen sundimin e Perandorise Latine te Lindjes (1204-1208) dhe, me vone, nen sundimin Bullgar deri ne fund te shek. XIV, prej nga e muaren Otomanet; por te gjithe te ashtequajturit feudale shqiptare nuk jane gje tjeter vecse mbeturinat e Kryqezates se Katert te organizuar nga shtetet mesjetare europiane, sidomos Spanje (nga rrjedhin Kastriotet), France (nga rrjedhin Muzakajt), Angli, Gjermani (nga rrjedhin Dukagjinet). Ka te dhena mbi sundimin e Latineve ne Konstandinopoje me 1204 ne librin e Nikolae Iorga, Bizant pas Bizantit, Tirane 2009, f. 207 – foto 6, 7, 8.
foto 6
foto 7
foto 8
Por ka edhe nje percaktim shtese mbi mungesen e sundimit bizantin ne trojet e sotme shqipfolese per periudhen 842 – 1018 Pas Kri.. Behet fjale per sundimin bullgar mbi krahinen e Korces nder ato vite (sipas Ilia V. Ballaurit, ne Mesjeta bullgaro-bizantine (v. 800-1080) ne krahinen e Korces, Korce 2018, f. 14-15 – foto 9, 10, 11).
foto 9
foto 10
foto 11
Ne vazhdim, sipas profesor Priftit:
1-Arbereshet jane unite pra jane te ritit lindor por te varur nga Papa sepse shkuan ne Itali.
Historiografia komuniste shqiptare ka nje vecori: e fillon punen e saj pikerisht atje ku i intereson asaj dhe perfshin vetem ato ngjarje qe ajo ka menduar se i sherbejne politikes kriminale te aplikuar ne Shqiperi pas 1945-ses. Te njejten metode ndjek edhe profesor Prifti pa ditur ne asnje permase se cfare perfaqesojne Idete dhe Institucionet Fetare ne historine e Njerezimit dhe cfare ka ndodhur konkretisht me popullatat qe kane jetuar ketu ku sot jetojne popullatat shqipfolese.
Problemi i te qenurit unit, riti lindor, te varur prej Papes sepse arbereshet paskan shkuar ne Itali eshte jashtezakonisht me ndryshe dhe i bashkeshoqeruar me nje histori te larmishme duke pasur nje lidhje indirekte formale me Krishterimin, por institucionale me Qendren e Katolicizmit ne Rome deri me 1767.
Po e sqaroj profesorin e “gjitheditur”!
Behet fjale per Primatin e Ohrit (Peshkopaten e Ohrit, Patriarkanen e Ohrit) nje strukture e Krishtere dhe Orthodokse Fetaro-Politike qe varej qe nga shek. X deri ne shek. XVIII – 1767 (saktesisht nga Selia e Shenjte e Romes) pa pasur asnje lidhje me popullaten vendase pagane, por zevendesimi i herepas-hershem i popullatave beri zhdukjen e Paganizmit Fetar dhe zevendesimin me Krishterimin Fetar dhe Institucional pa kaluar ne Politeizmin Fetar, ngjarje kjo teper e rendesishme dhe e lidhur me ligjshmerine Natyrore qe sundon Njerezimin (ky eshte problemi me kryesor i gjenezes historike te shqiptareve te sotem qe te Marret e Madheshtise Shqiptare e anashkalojne nga padija, ku edhe profesor Prifti nuk ben perjashtim). Papati u vuri nje Kardinal Orthodokseve te Ritit Latin, pa te drejte zgjedhje ne krye te Kishes Katolike, dhe keshtu vazhdon edhe sot. Per Peshkopaten e Ohrit Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Vell. 3, Tirane 2009, shkruan ne dy raste per Peshkopaten e Ohrit jashte cdo saktesie dhe pergjegjesie intelektuale (f. 1874 – foto 11/1, shkruar nga Fauzi Skenderi; dhe f. 1962-1963 – foto 11/2, shkruar nga Petraq Pepo dhe Koli Xoxi):
foto 11/1
“Ne shek. X u krijua kryepeshkopata e Ohrit, nga e cila vareshin edhe peshkopatat e Shqiperise Jugore e Juglindore, duke u shkeputur nga Patriarkana e Stambollit deri ne v. 1767, kur Kryepeshkopata e Ohrit u suprimua. Ohri ka qene dhe selia e Arkipeshkvise katolike deri me 1656, kur u shperngul ne Shkup.” (f. 1874).
foto 11/2
“PATRIKANA E OHRIT. Forme organizimi e kishes ortodokse me nje patrik ne krye, e cila e kishte qendren ne Oher. Pati nen juridiksionin e vet 6 mitropoli, midis te tjerash ato te Pelagonise-Manastirit, Korce-Elbasanit, Beratit dhe Durresit. E lidhur me popullsine vendase, perkrahu levizjen clirimtare ne ato krahina dhe ra ne konflikt me Patrikanen e Stambollit (shih), e cila punonte per helenizmin e ortodokseve te Gadishullit Ballkanik (shih). Konflikti ishte shkaktuar nga kontradikta midis klerit vendas te Maqedonise, Shqiperise e Bullgarise me klerin grek te Fanarit, i cili kishte fituar prej sulltaneve privilegjin per te shfrytezuar popullsine vendase. Nen juridiksionin e P. se O. Ishte edhe Voskopoja, madje nje nga patriket me energjike te saj Joasafi ishte vete voskopojar. Ne kohen e P. se O. Zhvilloi veprimtarine Akademia e Re e Voskopojes (shih), ne te cilen megjithese gjuhe mesimore ishte greqishtja, levizja mendore mbeti jashte ndikimit te Patrikanes se Stambollit dhe u zhvillua nen ndikimin e kultures se iluminizmit europian. Nen akuzen se kishte lidhje te fshehta me Romen dhe Austrine, me kembenguljen e Patriarkanes se Stambollit, Porta e mbylli P. e O. me 1767” (f. 1962-1963).
Ne nje fare menyre, kjo qe shkruhet ne enciklopedine tone, perputhet plotesisht me historine e Kishes Orthodokse te Ukrahines nga pikepamja kohore (foto 11/3, 11/4, 11/5), duke na vertetuar ndikimin e popullatave sllave mbi popullatat e mevonshme shqip-folese.
foto 11/3
foto 11/4
foto 11/5
Ne kete rast nuk ka rendesi qenia Orthodokse e popullates, por me ke eshte relatuar ajo pergjate kohes kur merret ne analize dhe si eshte transformuar, sepse para nje shekulli Orthodokset e Shqiperise (1918) jane konsideruar SHKJE qe te gjithe duke ja mohuar karakterin autokton (per kete shih Lorenzo Viezzolli – Shqypnija, Njoftime Gjeografike shtetistike-administrore, f. 149 , – foto 11/6, 11/7, 11/8, 11/9).
foto 11/6
foto 11/7
foto 11/8
foto 11/9
Ne kete menyre, te pakten Ilia V. Ballauri, na ka dhene nje material mbi lidhjen e Voskopojes Orthodokse me Venetikun Katolik dhe jo me Patriarkanen Ekumenike Orthodokse te Konstandinopolit (Paralele – Venetiku dhe Voskopoja, Korce 2013, f. 43 – foto 12, 13, 14) dhe ky eshte thelbi i zhvillimit te gjithe popullates shqipfolese, te pakten pas shek. te X.
foto 12
foto 13
foto 14
Por edhe Matteo Mandala ne studimin “Marredheniet e Patriarkanes se Ohrit me Siciline dhe komunitetet arbereshe (shek. XVI-XVIII)” ne Konferencen shkencore nderkombetare mbi 250 vjetorin e lulezimit te Voskopojes (13 Nentor 2017), permbledhur nga Akademia e Shkencave te Shqiperise, Tirane 2018 – foto 15, 16, 17.
foto 15
foto 16
foto 17
Por vizita ne Oher, per kete problem, hapi nje telash te vogel te lidhur me kohen se kur ishte themeluar Primati i Ohrit. Ne foto 21 jepet data e formimit te Bazilikes se Shen Sofise (shek. XI) qe konsiderohet si me e vjetra ne Peshkopaten e Ohrit, duke na ndryshuar daten e formimit te Saj me nje shekull.
Dy ishin objektet me kryesore Fetare ne qytetin e Ohrit dhe rrethinat, nga 365 objekte Fetare ne total qe kishte qyteti: Bazilika e Shen Sofise poshte Kalase Mesjetare (foto 18-29) dhe Manastiri e Shen Naumit ne afersi te kufirit me Shqiperine (foto 30-55) prej nga me lehtesi shihej qyteti i Pogradecit, fshatrat para dhe pas tij, si dhe Guri i Kamjes (foto 56-59).
BAZILIKA E SHEN SOFISE ne Oher
foto 18
foto 19
foto 20
foto 21
foto 22
foto 23
foto 24
foto 25
foto 26
foto 27
foto 28
foto 29
MANASTIRI I SHEN NAUMIT ne afersi te Ohrit
foto 30
foto 31
foto 32
foto 33
foto 34
foto 35
foto 36
foto 37
foto 38
foto 39
foto 40
foto 41
foto 42
foto 43
foto 44
foto 45
foto 46
foto 47
foto 48
foto 49
foto 50
foto 51
foto 52
foto 53
foto 54
foto 55
POGRADECI dhe rrethinat e tij te vrojtuara nga MANASTIRI I SHEN NAUMIT
foto 56
foto 57
foto 58
foto 59
E po te thellohemi pak me shume mbi kete problem ne literaturen rumune do te dallojme edhe nje gje tjeter: ardhjen e Vlleheve ne disa menyra ne mes te shqipfolesve pikerisht pas shek. te X. Ekziston nje teresi botimesh mbi kete teme ku dallojme botimin rumanisht te vitit 2016, nga autoret Iulia Wisosenschi, Emil Tircomnicu, Cătălin Alexa, “Lecturi vizuale” etnologice la aromănii din Albania – Sarande şi Gjirokaster. Memorie, traditie, patrimoniu, Bucureşti, ku ne f. 5 jepet harta e shperndarjes se Vlleheve ne territorin e shtetit shqiptar (foto 59/1, 59/2, 59/3). Kjo harte nuk tregon ardhjen historike te Vlleheve, por shtritshmerine e sotme te tyre. Pikerisht kete fakt ka fshehur historiografia komuniste pergjate gjithe jetes se vet duke perfshire edhe te sotmen.
foto 59/1
foto 59/2
foto 59/3
Dhe kjo eshte aresyeja kryesore perse parashqiptaret u bene UNITE te varur nga Roma dhe jo nga Konstandinopoli. Cfare lidhje kane parashqiptaret me Italine ne qenien e tyre UNITE te ritit Latin, sipas profesor Priftit? Profesori manipulator nuk ka se si ta dije se kur flasim mbi prejardhjen e arberesheve nga pikapamja Fetare thuhet se jane Orthodoks te ritit Latin dhe kur flasim mbi qendrimin e tyre ne Kalabri thuhet se jane Orthodoks te ritit Bizantin.
Te gjitha keto na tregojne se Riti Unit i Orthodoksise ne Ballkan nuk ka asnje lidhje me shkuarjen e Arberesheve ne Itali pas 1478, por me ardhjen e Bullgareve dhe Vlleheve ne mes te popullates arbereshe ne shekujt XI-XIV dhe, sidomos, pas 1453, ne disa rruge dhe forma duke luajtur nje rol determinues ne formimin e etnosit te mevonshem shqiptar nga cdo pikepamje.
2 – Familja Kastrioti ishte orthodokse sepse Gjon babai- Reposh dhe Kostandini jane varrosur ne Pirgun Arbanas – Manastiri orthodoks Hilandar, mali Atos.
I gjithe ky pasazh eshte fillim e fund i genjeshter jo vetem per faktin se ne Manastirin Othodoks te Hilandarit, ne Malin Atos, eshte varrosur vetem Reposhi, si Murg i atij Manastiri, por dhe qenia Orthodokse e familjes Kastrioti eshte jashtezakonisht me ndryshe dhe jo vetem kaq.
Te dhenat mbi kete problem jane kryesisht nga dy burime kryesore:
1-Marin Barleti, Histori e jetes dhe e veprave te Skenderbeut, me perkthim sipas origjinalit latinisht nga Stefan J. Prifti, Tirane 1964 (foto 60, 61).
foto 60
foto 61
2-Fan S. Noli, Historia e Skenderbeut (Gjerq Kastriotit), Mbretit te Shqiperise 1412-1468, Boston 1921 – foto 62, 63; dhe Historia e Skenderbeut, Kryezotit te Arberise (1405-1468), Tirane 1962 – foto 64, 65.
foto 62
foto 63
foto 64
foto 65
Por ekzistonin dhe punime para kohes se Barletit, pas tij dhe me vone, e shume me vone, si krijime letrare dhe studime te mirefillta si me poshte (renditja sipas kohes te botimit me te pare):
Dhimiter Frangu, Veprat e famshme e te lavdishme dhe ndermarjet fitimtare kunder turqve te zotit Don Gjergj Kastriotit i quajtur Skanderbeg Princ i Epirit, eshte botuar pergjate periudhes 1480 deri 1679 pa emrin e autorit. Tirane 2005.
Bernardino De Bindoni, Commentario de le cose de Turchi et del S. Georgio Scanderbeg Principe di Epyrro, Venezia 1544. Botimi shqip TURDIU 2018.
Murgu Anonim Rus, Rrefim per Skenderbeun, Princin shqiptar, fundi i shek, XVI-dhjetevjeteshi i pare i shek. XVII, botimi shqip Tirane 2015
Frang Bardhi, Skenderbeu, 1633, botimi shqip 1999.
Giuseppe Crispi, Skenderbeu, kujtese historike, Palermo 1853. Botimi shqip Tirane 2009.
Grigor Parlichev Stavridhi, Epopeja e Skenderbeut, doreshkrim i vitit 1862, Tirane 2021.
Antonio Xonkada, Skenderbeu, Milano 1874; Tirane 1967
Binard Bilota, Shpata e Skanderbekut nde Dibret Poshte, doreshkrim 1874-1890, Tirane 1967.
Zef Jubani, Historia e jetes dhe e veprave te Gjergj Kastrioti Skenderbeu, 1878.
Carlo Padiglione, Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe pasardhesit e tij, Napoli 1879, botimi shqip Tirane 2003.
Jeronim De Rada, Skanderbeu i Pafan, 1884.
Naim Frasheri, Histori e Skenderbeut, 1898.
Feliçe Kuniberti, Shqiperia dhe Princi Skanderbeg, Torino 1898. Me suplementin: Papas Francesko Keta – Skiro, Rreth disa dokumentave gjeneologjike mbi KASTRIOTET, botimi shqip REKLAMA 2018 (ne origjinal eshte 2108).
Maly Ksiaze, Orlat Orly, Dy tregime polake per Skenderbeun, Lwow-Varszawa MCMXXI, Tirane 2018.
Papas Francesko Keta – Skiro, I Castriota Principi D’Albania. Nell’Ordine sovrano e militare di Malta (Origine della Famiglia Castriota), Valleta 1929.
Cuk Simoni, Skenderbeu, heroi i Shqiperise (shkruar ne gjuhen esperanto), Shkoder 1929; botimi shqip Tirane 2010.
Revista Historike e Europes Juglindore (Botim tremujor i drejtuar nga N. Jorga), Viti i X-te, Nr. 4-6, Prill-qershor 1933, Marredheniet midis Hungarise dhe Skenderbeut. Ky material eshte marre nga biblioteka e mikut te shtepise sone Kole Lukes.
Zhan Bomart, Skenderbeu – novele, Paris 1935; Tirane 1967.
At Marin Sirdani, Per cfare fajsohet Skenderbeu, Hylli i Drites 1935-1936, “GEER” 2001.
Athanas Gegaj O.F.M., Shqiperia dhe Invazioni turk rreth shekullit XV, Louvain 1937. Botuar shqip nen titullin ARBERIA dhe Gjergj Kastrioti Skenderbe 1405-1468, Tirane 1995.
Alessandro Cutolo, Skenderbeu, ISPI 1940; TOENA, Tirane 2018.
Te pakten keto botime gjenden ne biblioteken time te trasheguara nga paraardhesit e mi familjare dhe te pasuruar nga une.
Shume me vone u botuan nje sere studimesh te plota mbi Gjergj Kastriotin dhe epoken e Heroit nga studiues shqiptare dhe te huaj si me poshte (renditja rastesore):
At Giuseppe Valentini, Skenderbeu dhe Papati 1442 – 1467, PLEJAD 2013.
Kristo Frasheri, Skenderbeu jeta dhe vepra, Tirane 2002.
Kristo Frasheri, Skenderbeu i shperfytyruar nga nje historian zviceran dhe disa analiste shqiptare, Tirane 2009.
Kristo Frasheri, Korpusi prej 9 vellimesh (2-10) mbi Skenderbeun dhe Lufta shqiptaro-osmane ne shek. 15 (burime dokumentare), Tirane 2018.
Aurel Plasari, Skenderbeu, nje histori politike, Tirane 2010.
Kasem Biçoku, Skenderbeu dhe Shqiperia ne kohen e tij, Tirane 2005.
Kasem Biçoku, Per Skenderbeun, Tirane 2005.
Kasem Biçoku, Bibliografia e Skenderbeut perballe shpifjeve, Tirane 2005.
Oliver Jean Shmit, Skenderbeu, Tirane 2008.
Petrika Thengjilli, SKENDERBEU, arritje, mangesi, pikepamje te ndryshme, Prishtine 2012.
Virgjil Kule, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, kryqtari i fundit, Tirane 2011.
Gennaro Francione, Skenderbeu nje heto modern, Rome e Lecce, 2003
A.K.Brackob, Skenderbeu. Histori e Gjergj Kastriotit dhe e rezistences shqiptare kunder ekspensionit islamik ne Europeen e shekullit te pesembedhjete, Histria Books 2017, Aiis 2018.
Qamil Alushi-Mexhit Demiri, Skenderbeu nga Marin Barleti tek O. Schmitt, Tirane 2009.
Drejtoria Politike e Ushtrise Popullore, Fjalime dhe letra te Skenderbeut, Tirane 1967.
Besnik S. Kêbej, Origjina dibrane e Skenderbeut, Tirane 2010.
Dhosi Liperi, Mitologjia Skenderiane, Skenderbeu legjendar, Tirane 2014.
Sabri Godo, Skenderbeu, Tirane 1975.
A.Sh.R.P.S.Sh., Instituti i Historise, Studime per epoken e Skenderbeut, ne tre vellime Tirane 1989.
U.Sh. i Tiranes, Instituti i Folklorit, Tregime dhe kenge popullore per Skenderbeun, Tirane 1967.
Vladimir Prifti, Historia e Skenderbeut, Tirane 2015.
Universiteti i Tiranes, Fakulteti i Historise dhe Filologjise, Departamenti i Historise, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu ne historine e shqiptareve, Tirane 2009.
Liljana Verdho, Skenderbeu ne shtypin e levizjes kombetare (1880-1912), Tirane-Prishtine 2008.
Ramiz Fiçori, Gjenealogjia e Kastrioteve ne Mat, Tirane 2014.
Universiteti shteteror i Tiranes-Instituti i Historise dhe i gjuhesise, Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe Lufta shqiptaro-turke e shekullit XV; Tirane 1967.
Ylli Polovina, Pasardhesit e Skenderbeut, si u mbajten fshehur, pa vit botimi, por pas 2013.
Biblioteka Franceskane At Gjergj Fishta, Kolana e shkrimtareve Franceskane, Gjergj Kastrioti “Athleta Christi” (Perzjedhje studimesh te Klerikeve Katolike, Shkoder 2018.
Akademia e Shkencave e Shqiperise – Instituti i Historise, Skenderbeu dhe Europa, Tirane 2006.
Abas Ermenji, Vendi qe ze Skenderbeu ne historine e Shqiperise, 1968. Botimi i dyte me 1996 nga Çabej Panico-Galarina 1996.
Sander Lleshi, “Skenderbeu” ose misioni i pamundur i Schmitt-it, Onufri 2009.
Ardian Ndreca, Kur “Skenderbeu” nuk asht historia e Skenderbeut, Onufri 2008.
Mr. Murat Ajvazi, Skenderbeu ne historiografine zvicerane, Prishtine 2018.
Grup autoresh te rrethit te Krujes, Kruja e Skenderbeut, Tirane 1967.
Gennaro Francione, Skenderbeu nje hero modern (hero multimedial), Tirane 2006.
Xhafer Martini, Optika e Schmitt-it per Skenderbeun, Tirane 2009.
Universiteti shteteror i Tiranes-Instituti i Historise dhe i gjuhesise, Lufta Shqiptaro-Turke ne shekullin XV (burime osmane), Tirane 1968.
Pëllumb Xhufi, Nga Paleologet te Muzakajt; Berati dhe Vlora ne shek. XII-XV, Tirane 2009.
Muzeu Historik Kombetar, Numer special mbi Gjergj Kastriotin Skenderbeun, Studime muzeologjike, Tirane 2018.
Muzeu Historik Kombetar, Armet e Skenderbeut ne Shqiperi, Tirane 2014.
Nga ky material prej 80 vellimesh mora ne konsiderate per kete teme, per te sqaruar profesor Priftin, vetem tre autore: Njeri i shkolles Europiane dhe dy te tjeret te shkolles komuniste te Historise: Cuk Simonin mbi konvertimin fetar te parashqiptareve (foto 66, 67, 68); Kristo Frasherin mbi permaset e relacioneve te Skenderbeut ne fushen politike (foto 69, 70, 71) dhe Petrika Thëngjillin mbi perkatesine fetare te Kastrioteve (foto 72, 73, 74). Vetem se ne kete rast profesor Prifti duhet te zgjeroje ofendimet e tij edhe ne adresen e shkolles komuniste dhe jo te ndaloje vetem tek une, ku padyshim te perfshije sidomos vetveten ku si gjarpri kerkon te fshehe kembet.
Sipas studiuesit Cuk Simoni, te shkruar ne gjuhen esperanto (per dijeni te lexuesve eshte babai i muzikologut Gjon Simoni, linguistit-perkthyes shume gjuhesh Zef Simonit dhe ishviolines se pare te Orkestres se Radiotelevizorit Shqiptar per mbi 20 vjet Cin Simonit), ne kreun e pare “Gjendja e Shqiperise para shfaqjes se Skenderbeut”, f. 15-16 (foto 68) shkruhet:
“Per te mos pasur asnje lloj lidhje me serbet, Balsha I dhe bijte e tij, qe ishin orthodoks, u bene katolike dhe atyre u shkuan pas shume nga vartesit e vet. Gjergj I Balsha, me ndihmen e vellezerve dhe te disa princave shqiptare, e mbaroi punen e nisur nga Balsha plak: ai pushtoi Krujen, Durresin, Beratin, Vloren, Kaninen, Gjirokastren dhe Kosturin, zgjeroi ne lindje shtetin e vet, deri ne Maqedoni, mberriti ne veri Dalmacine, ne jug Selanikun dhe ishte i pari dhe i fundit mbret shqiptar, qe kishte nje shtet me kufijte e thena me siper”.
foto 66
foto 67
foto 68
Kjo e dhene hedh poshte te gjitha pretendimet e profesor Priftit mbi konvertimin e katolikeve te orthodoks dhe lidhjen e tyre me serbet, por dhe kufijte e shtrirjes se katolikeve ne ate kohe.
Ne librin e tij kritik mbi Skenderbeun e shperfytyruar, Kristo Frasheri ka shkruar (f. 185 – foto 71):
foto 69
foto 70
foto 71
“E verteta eshte se Skenderbeu ka lidhur aleance vetem me tre shtete katolike – me Mbreterine e Napolit, me Mbreterine e Hungarise dhe me Republiken e Venedikut, pa qene nevoja te permendet miqesia teper e ngushte me papatin e Romes. Edhe nese Skenderbeu do te kishte lidhur aleance me shtetet ortodokse te Ballkanit, sic thote H. Feraj, kjo do te vertetonte tezen e historiografise shqiptare se Kapedani shqiptar bente politike shteterore dhe jo fetare”.
Edhe kjo e dhene hedh poshte mendimin manipulator te profesor Priftit mbi qenien e Gjergj Kastriotit orthodoks, te pakten pas 1443.
Ndersa Petrika Thengjilli ne librin mbi Skenderbeun (f. 563 – foto 74) shkruan per ceshtjen fetere te Gjon Kastriotit, babait te Skenderbeut:
“Duke komentuar dhuraten per manastirin e Hilandarit, A. Gegaj shkruan se ky veprim zgjoi kureshtjen e historianeve: Gjoni –thoshin ata, -ishte katolik, djemte ishin kthyer ne musliman dhe babai i tyre ia dhuronte dy fshatrat nje manastiri ortodoks. Autori e vlereson si nje veprim oportunist3469. Noli ne versionin e dyte mendon se ne ceshtjen e fese Gjon Kastrioti ishte shqiptar i kulluar. Ai nuk ishte ithtar fanatik i ndonje feje, por e nderonte ate sipas politikes se dites. Ai ishte katolik roman, si aleat i Venedikut, ortodoks grek, si aleat i Stefan Llazarevicit te Serbise prej 1419 deri me 1425, musliman, si aleat i Muratit II, prej 1430-1438, perseri katolik roman me 1438, si aleat dhe qytetar nderi i Venedikut dhe i Raguzes dhe vdiq si i krishtere i mire 14433470”.
foto 72
foto 73
foto 74
I gjithe ky pasazh i Petrika Thengjillit jo vetem qe hedh poshte pretendimet e profesor Priftit mbi qenien fetare te Gjon Kastriotit, por, ne vazhdim, Petrika Thengjilli na tregon se vetem Reposhi eshte varrosur me nderim te madh ne manastirin e shenjte te Hilandarit ne Greqi3472 (po aty).
Nqs do te benim nje permbledhje mbi kete problem do te kishim:
Pal Kastrioti – Gjon Kastrioti me femijet ortodoks; Reposhi u vesh Prift dhe varrosur ne Manastirin e Hilandarit pas vdekjes; Stanishi i martuar me nje osmaneshe me te cilin beri nje djale (Hamzain) u kthye ne Islamik, Kostandini i vrare (helmatisur nga osmanet) dhe Gjergji. Vete Gjoni dhe femijet deri me 1426 duhen konsideruar Orthodoks sipas dokumenti te vitit 1426 mbi dhurimin e te ardhurave te fshatrave Sinje e Poshtme dhe Trebisht Manastirit te Hilandarit. Pas 1430 Kastriotet u kthyen ne Islamike ku vete Gjergji mori emrin shtese Skenderbeu. Deri ne vitin 1438 Kastriotet mbeten me kete forme fetare, por pas ketij viti nuk mund te kete me emertim te tyre Orthodoks apo Islamik. Gjergj Kastrioti u kthye perfundimisht ne Katolik, proces i cili eshte pasqyruar edhe ne tabelen ketu poshte, te marre nga interneti (foto 75).
Princ i Principatës së Kastriotit | |
Mbretërimi | 28 Nëntor 1443 – 17 Janar 1468 |
Paraardhës | Gjon Kastrioti |
Pasardhës | Gjon Kastrioti II |
Bashkëshorte | Donika Kastrioti |
Fëmijë | Gjon Kastrioti II |
Shtëpia | Kastriotët |
I ati | Gjon Kastrioti |
E ëma | Vojsava Tribalda |
U lind | 1405 Principata e Kastriotit |
Vdiq | 17 janar 1468 Lezha, Republika e Venedikut |
Varrimi | Kisha e Shën Nikollës, Lezhë |
Besimi | Ortodoks (pas lindjes–~1423) Mysliman (1423–1443) Katolik (1443–1468) |
foto 75
Por ka edhe nje menyre tjeter per te percaktuar perkatesine Fetare te Gjergj Kastriotit, pasi eshte nje nga dy “feudalet” (nder thojza pasi nuk perputhet me shkallen e zhvillimit social te popullates) parashqiptare qe kane ndertuar nje Kanun, qe ka emrin e tij dhe qe fatmiresisht eshte mbledhur dhe kodifikuar nga Dom Frano Illia (1918-1997): Kanuni i Skenderbeut, Milot 1993 (foto 76, 77). Ne kete Kanun qe ne hyrje (f. 13), Art. 1, jepet shtrirja e veprimit te tij ne krahinat: Kruje, Mat, Diber, Valm (Elbasan) prej lumenjve Mat-Fand ne veri e deri poshte lumit Shkumbin (Librazhd) ne jug, dhe prej Detit Adriatik ne perendim e deri ne kufijte ma lindore te Dibres e te Ohrit ne lindje (foto 78). Por Kanuni i Skenderbeut ka nje kapitull, qe nuk e kane Kanunet e Lumes, Lures, Dibres, Bendes, Laberise (e ka vetem Kanuni i Lek Dukagjinit edhe sipas varianteve Malci e Madhe, Puke dhe Mirdite): Kapitulli i shtate – KISHA (foto 79). Cka do te thote se krahinat ku shtrihej Kanuni i Skenderbeut, ne kohen e Gjergj Kastriotit, te kishin Besimin Fetar te Krishtere Katolike dhe jo te Krishtere te ritit Orthodokso-Unit. Pas 1478 nuk mund te behet me fjale per vendas te Krishtere, Katolike apo Orthodoks te ritit Latin, pasi keta vendas u larguan larg vendit te tyre duke u depozituar ne Gadishullin Apenin nga jugu ne veri dhe Siçili, ne Zare apo ne Peleponez.
foto 76
foto 77
foto 78
foto 79
3 – Stema e familjes Kastrioti dhe flamuri i Kastrioteve jane te njejta me stemen e Bizantit.
Shqiponja dy krenore nuk eshte bizantine, por eshte e romakeve, te pakten qe nga shek. i pare Para Kri. (epoka e Jul Qezarit) ku ne cdo legjion dhe kahorte te ushtrise romake flamuri perkates kishte shqiponjen dy krenore ku ne njeren koke ishte numri i legjionit (500 luftetare te ndare ne pese kahorta) dhe ne tjetrin numri i kahortes (100 luftetare). Te gjithe shtetet feudale te Europes e kane huazuar nga Perandoria Romake dhe jo nga Bizanti; keshtu qe barazia e stemes se familjes Kastrioti e ka zanafillen nga Kryqezata e Katert, kur feudalet europiane u dynden kundra Konstandonopojes, me flamujt e tyre, duke e pushtuar ate pa pasur nevoje ta kene huazuar ate. Te pakten ne kete drejtim, profesor Prifti e ka pasur te pamundur te lexoje historine e Kryqezatave dhe te mesoje prej tyre te verteten e flamurit me shqiponje dykrenore. Nqs vepra 12 vellimshme e Karl Grimberg mbi Historine e Njerezimit (e perkthyer shqip) nuk e ka bindur profesor Priftin mbi teresine e Kryqezatave dhe flamuret e tyre, ekziston nje botim prej 33 vellimesh, botim italisht me perkthim nga anglishtja, ku ne grupin Storia del Mondo Medievale (prej 7 vellimesh), vell. IV – La riforma della Chiesa e la lotta fra Papi e Imperatore (printed in Italy 1979), vell. V – Il triunfo del Papato e lo sviluppo comunale (printed in Italy 1980), vell. VI – Declino dell’impero e del Papato e svilupo degli stati nazionali (printed in Italy 1980), jepen te dhenat me te plota mbi keto kryqezata dhe nga cfare karakterizoheshin ato (foto 79/1, 79/2, 79/3, 79/4).
foto 79/1
foto 79/2
foto 79/3
foto 79/4
4 – Deri ne vitin 1053 arberit dhe epirotet ishin vetem kristiane pra as katolike dhe as orthodokse, pas vitit 1053 u ndane ne dy rite orthodokse dhe katolike. Shkodra, Durresi, Lezha ishin me dy ritet e dy kishave, kurse fshati ishte totalisht orthodoks me ritin e Bizantit sipas ndarjes apo linjes se Teodosit.
I tere ky pasazh eshte fillim e fund nje shpikje e profesor Priftit, qe i ka kopjuar pa ditur pothuajse asgje mbi qenien fetare te popullates parashqiptare, por ai eshte i qellimshem ne keto deklarime per te fshehur krijuesit e Gjuhes Shqipe dhe Kombin Shqiptar.
Se pari ndarja e Kishes se Krishtere ne Katolike dhe Orthodoks nuk ka ndodhur ne vitin 1053, por ne vitin 1054 dhe Pape ka qene francezi Leoni i IX (1049-1054). Por profesor Prifti nuk e di qe ne kete proces Kishen Bizantine nuk e ka pyetur kush, pasi konflikti ka qene midis Kishes se Avinjonit dhe Kishes se Romes ku triumfues doli Kisha e Romes. Jane Papet gjermane dhe franceze 1045-1061 Ata qe pergatiten terrenin per kete ndarje historike, qe prishi unitetin e Races se Bardhe nga pikepamja fetare, jane si me poshte:
158 145 Benedikti IX italian 1045 (per te dyten here)
159 146 Grigori VI roman 1045-1046
160 147 Klementi II sakson 1046-1047
161 148 Benedikti IX italian 1047-1048 (per te trete here)
162 149 Damasi II gjerman 1048
163 150 Leoni IX francez 1049-1054
164 151 Viktori II gjerman 1055-1057
165 152 Etjeni IX francez 1057-1058
166 — Benedikti X (antipape) roman 1058-1060
167 153 Nikola II francez 1059-1061
168 — Honoriusi II (antipape) italian 1061-1072
169 154 Aleksandri II roman 1061-1073
(ky material i marre nga 12 burime dhe 8 enciklopedi; eshte azhornuar, se fundmi, me ANNUARIO PONTIFICIO PER L’ANNO 2001, botuar nga CITTA DEL VATICANO LIBRERIA EDITRICE VATICANA 2001, f. 14* – foto 79/5, 79/6, 79/7).
foto 79/5
foto 79/6
foto 79/7
Se dyti profesor Prifti pretendon se popullata arberore dhe epirote eshte ndare ne dy ritet sipas Kishave perkatese pa sqaruar se nga e kishin prejardhjen popullatat me besim Katolik dhe ato me besim Orthodoks dhe cfare lidhje kishin me popullatat e pastajme – pas vitit 1478. Bej fjale per popullaten e Drishtit, Shkodres, Korces, Beratit, Durresit te cilat kishin Statutet Qytetare qe nga shek. VIII, X, XIII, XIV. Ne parim te gjitha qytetet e kohes, ketu ka sot banojne shqiptaret, prej shek. XI deri ne shek XV kane qene nen drejtimin e Institucioneve Fetare qofshin Katolike (Drishti, Shkodra, Lezha, Durresi) e qofshin Orthodokse (Berati, Korca), por te varura kryekeput nga Roma. Ndikimi e Patriarkanes Ikumenike te Konstandinopojes mbi popullaten parashqiptare eshte pothuajse zero jo per faj apo merite te populles. Ndersa fshati parashqiptar dhe shqiptar per te gjithe periudhen kohore nga shek. X deri ne shek. XX sundohej nga Paganizmi Fetar. Te gjitha Kishat qe jane ndertuar ne territorin ku sot jetojne shqiptaret, flasim per fshatrat, jane tendencat e ndikimit te politikave te sundimtareve mbi ta pa ja arritur qellimit ne asnje rast, pasi ne fund te shek. te XX shqiptaret me kushtetute e kane 14 marsin (festa Pagane e Veres) feste zyrtare.
Se treti, profesor Prifti ka mesuar nje gje gabim: Vija e Teodosit nuk ka asnje lidhje me popullaten shqipfolese, por kjo e fundit ka lidhje me nje vije tjeter dyfishe (lumi Mat-Fan ne linjen perendim-lindje dhe lumi Drini i Zi ne linjen jug-veri) ku kemi ndarjen e dy lloj popullatash qe ndertojne sot Kombin Shqiptar: 1-popullate teresisht emigratore ne Jug te vijes Mat-Fan dhe Perendim te Drinit te Zi, ku perfshihen: Otomanet – Vllehet – Egjyptianet – Hebrejt – Maqedonasit – Goranet – Gollobordasit –Oparaket – Goraret – Greket te pa lidhur me popullaten vendase, duke perjashtuar banoret e Lumit te Vlores; 2-popullate emigratore (kryesisht Otomane, Vlleh, Egjyptiane, Sllav) te perzier me popullate relativisht vendase te zbritur nga Veriu, kryesisht nga Kosova-Kroacia-Serbia. Kjo eshte aresyeja perse ne 8000 km2 kemi 9 lloje Kanunesh (Kanuni i Lek Dukagjinit, Kanuni i Skenderbeut, Kanuni i Lures, Kanuni i Maleve, Kanuni i Lumes, Kanuni i Dibres, Kanuni i Bendes, Kanuni Pukes (nje variant i Kanunit te Lek Dukagjinit), Kanuni i Mirdites (nje variant i Kanunit te Lek Dukagjinit), kur ne Jug-Perendim te popullates shqipfolese kemi vetem nje lloj Kanuni: Kanunin e Laberise. Dmth Kanunet nuk jane vetem drejtuesit juridike te aktivitetit te popullates, por ato jane, kryesisht, rregullatoret e bashkejeteses se popullatave emigratore me ato vendase.
Vija Mat-Fan e perjashton ndarjen e popullates shqipfolese thjeshte ne gege dhe toske sipas dialektit te gjuhes shqipe, por i komplikon keto dialekte shume me teper ne llojshmerine e tyre. Te pakten Lef Nosi na e ka dhene nje mesim te tille ne nje nga 13 numrat e revistes se tij: “Dokumenta Historike per t’i sherbye histories tone kombetare”, Elbasan 1924 (foto 79/8, 79/9).
foto 79/8
foto 79/9
5 – Katolicizmi i vertete hyri ne Arberine e veriut pas vitit 1620 pasi Programi FIDE i Vatikanit dergoi misionaret franceskane, jezuite e dominikane ne Arberi per te katolicizuar Arberine dhe Ballkanin. Ne rrenojat e ish kishave orthodokse u ndettuan kishat katolike si p.sh ajo Shen a Ndoit ku dikur rrinte ne shpelle Shen Vlashi qe iu pre koka ne Shen Vllash Durres. Kisha e Decanit qe eshte foto ishte kishe orthodokse arberore qe u be serbe depse arberit e atyre viteve u afruan kishes serbe per te ruajtur pronat dhe fene por humben gjuhen.
Per te pranuar kete qe pretendon profesor Prifti duhet vertetuar me se pari qe Kishat ne territorin ku banojne popullatat shqipfolese jane te ndertuara pas vitit 1054 dhe perpara vitit 1620. Por cfare na thote Historia e Krishterimit nder parashqiptare dhe shqiptare mbi keto ndertime? Kam pasur fatin e jashtezakonshem ta shetis Shqiperine nga Veriu deri ne Jug dhe nga Lindja deri ne Perendim fshat me fshat dhe shtepi me shtepi duke fotografuar jo vetem Kishat ekzistuese, por edhe themelet e tyre dhe kam zbuluar se nuk behet fjale per objektet fetare dhe transformimet e tyre, por per nderrimin dhe zevendesimin e popullatave qe kane banuar ne ato fshatra. Te pakten dy fshatra (Kercishti i Maqellares – foto 80 dhe Lubonja e Vithkuqit – foto 81) e kane kete karakteristike tipikisht keshtu brenda nje periudhe prej 200-250 vjetesh.
a
b
c
d
e
f
g
h
i
j
k
l
m
n
o
p
foto 80 (a,b,c,d,e,f,g,h,i,j,k,l,m,n,o,p) Kishe Orthodokse Serbe (1778) ne fshatin Kercisht-Maqellare-Diber, prifterinjte jane te popullates Vllehe te zevendesuar sot me popullate me prejardhje Osmane. Nuk dihet se cfare popullate ka qene para se te vinin serbet. E sigurte eshte qe popullata ne Kercisht brenda 300 vjeteve eshte nderruar kater here (foto te dt. 01 maj 2021).
a-Kisha Ortodokse e Shen Gjergjit
Ҫuditerisht perdoret sot nga banoret e fshatit edhe pse jane te
besimit Bektashinj.
b-Themelet e Kishes Ortodokse te Shen Thomait
.
c-Kisha Ortodokse e Shen Merise, Lubonje (arkitekture Vllahe)
d-Teqeja e Baba Reshatit, Lubonje (foto e dt. 19.05.2019)
foto 81 (a,b,c,d) Objektet Fetare ne Lubonje ne gjendjen e sotme.
Brenda 250-300 vjeteve popullata e Lubonje eshte nderruar tre here pa e ditur ne asnje rast popullaten e kohes se Kastriotit.
Por kemi dhe rastin kur Kisha Orthodokse eshte paralelizuar me Xhami dhe Teqe (foto 82), sic eshte rasti ne Rustan te Delvines, apo Kisha Orthodokse transformuar ne Xhami, sic eshte rasti ne Lenie te Graboves te Gramshit.
a
b
c
d
dh
e
f
g
h
i
j
k
l
m
foto 82 (a, b, c, d, dh, e, f, g, h, i, j, k, l, m) – Kisha komplekse Gjinoaleks ne fshatin Rusan-Divjake-Sarande qe permban trinomin monoteist: Kishe Ortodokse, Xhami dhe Teqe, ku fillimisht ka qene Kishe Ortodokse Vllehe (foto te dt. 19.03.2020). Rruga drejt fshatit Rusan kalon nga fshati Vllahat (a).
Keshtu qe Institucionet Fetare, ne rastin shqiptar, nuk percaktojne formen fetare ne funksion te historise se Besimit, por historine e nderrimit te popullatave ne nje zone te caktuar. Pikerisht kete problem historiografia komuniste e ka fshehur me paramendim. Kjo do te thote qe profesor Prifti nuk eshte i afte jo vetem t’i shpjegoje format fetare qe kane disponuar parashqiptaret, por as t’i kuptoje dot ato. Ne kete rast po e ndihmoj, pak si perciptas, me ato qe disponoj une.
Gjurma me e pare, qe di une, e influences se Katolicizmit mbi popullaten katolike parashqiptare mban daten 1199 ku ne Koncilin e Tivarit u vendos te ndalohej martesa brenda brezit te shtate. Pastaj vjen Formula e Pagezimit e Arqipeshkvit te Durresit dhe sekretarit te jashtem te Skenderbeut, Imzot Pal Engjelli (1462) qe eshte Katolik Roman dhe jo Orthodoks Bizantin. Por ne dy libra mbi kete teme jepet nje informacion me i thelle mbi kohen se kur kane vepruar misionet shetitese te Franceskajvet neper Shqypni duke hedhur poshte pretendimet e profesor Priftit te vepruara pas 1620:
– At Marian Prelaj OFM, Misioni shetites i Franceskajvet neper Shqiperi (gjate shtate shekujvet, prej vjetit 1240 deri mne vjetin 1967), Botimet Franceskane Shkoder 2019 – foto 82/1, 82/2.
foto 82/1
foto 82/2
– Atë Donat Kurti, Provinca Franceskane Shqiptare (e riperterime ne vj. 1906), Botimet Franceskane Shkoder 2003 – foto 82/3, 82/4, ku ne f. 15 jepet shenimi ne Kishen e Sh’Llezhdrit, qe lexohet edhe sot viti MCCXL mbi kthimin e Shen Franceskut (foto 82/5).
foto 82/3
foto 82/4
foto 82/5
Ky informacion hedh poshte jo vetem kohen e profesor Priftit, por dhe shtritshmerine e Katolicizmit institucional pertej trojeve te sotme shteterore shqioptare.
Ne vazhdim vijne plejada e krijuesve Katolike te Gjuhes Shqipe dhe Mendimit Letrar Shqiptar me formin perpara vitit spekulativ te profesor Priftit (1620), ku permend (e gjitha kjo sipas punes se Prof. Dr. Kole Ashta, Leksiku historik i gjuhes shqipe, vell. 1,2,3, Shkoder 1996, Tirane 1998, Shkoder 2000:
– Dhimiter Frangu (1443-1525)
– Marin Barleti (1450/60-1512/13)
– Gjon Buzuku (1499-1577/78)
– Pjeter Budi (1566-1622)
– Pjeter Mazreku (1584-1634/5)
– Frang Bardhi (1606-1643)
Pra nuk eshte e vertete qe Kishat Katolike parashqiptare jane ndertuar pas vitit 1620, por ato kane qene te pranishme dhe te trashegueshme perpara ndarjes te vitit 1054. Pra edhe ne kete pike profesor Prifti genjen fare hapur per qellimet e veta kriminale te trasheguara nga epoka komuniste.
Te pakten profesor Prifti duhet te kishte lexuar dhe cituar dy Vepra te Shenjterise se Tij Anastasi, Kryepiskop i Tiranes, Durresit dhe i gjithe Shqiperise, “Ringritja e Kishes Orthodokse Autoqefale te Shqiperise (1991-2012)”, Botim i dyte i plotesuar me dokumenta, Tirane 2013, Botim i trete 2015, f. 9-10 (foto 83,84,85,86) si dhe “Ne Shqiperi, Kryq dhe Ngjallje”, Tirane 2017 (foto 87,88) qe i ka keto probleme jo vetem absolutisht te sakte, por dhe kaq ndryshe nga pretendimi i profesor Priftit sa te krijohet pershtypja se qellimi i profesorit te mjeksise nuk ka qene goditja e personit tim, por vazhdimi i mashtrimit te Kombit Shqiptar me metoda te tjera, te panjohura nga epoka komuniste.
foto 83
foto 84
foto 85
foto 86
foto 87
foto 88
Se fundmi profesor Prifti duhet sqaruar se cfare do te thote antishqiptar, ku kemi keto te dhena: Ata qe fshehin prejardhjen etnike dhe reklamohen si shqiptare, kur nje etni e tille nuk ekziston, jane pikerisht antishqiptare; dhe profesor Pirro Prifti rezulton te jete i tille.
Por profesor Prifti na ka dhene nje material te cmuar mbi aresyet perse merren titujt shkencore te Shqiperine komuniste dhe postkomuniste: vetem per te grabitur shtesat ekonomike ne rroge dhe pension ne menyre “ligjore”.
Pergjigjen na e jep censusi i vitit 2023 ku numri i popullates me etni te percaktuar na rezultoi teper i vogel. Kjo do te thote se shumica absolute e shqiptareve jane ne thelb antishqiptare, sepse e kane fshehur prejardhjen etnike te tyre dhe paraqiten si shqiptare; edhe pse me 1703 eshte pranuar se te gjithe etnite qe bashkejetojne dhe flasin shqip formojne Kombin Shqiptar (Papa Albani – Klementi XI).
Tirane-Oher-Struge, shtator-tetor-nentor 2024