Artikuj

105- Mbi figuren e Fan Nolit pergjate Revolucionit te Qershorit 1924

Posted by Genc Hoti

Loading

105-Mbi figuren e Fan Nolit pergjate Revolucionit te Qershorit 1924

(termi grusht shteti qenka shpikur per te mbuluar rolin real te TRADHETARIT)

Qe Historia e shqiptareve ka momente te cuditshme nuk eshte ndonje hata e madhe, por qe ta permbysesh kete moment deri ne ndryshim te permbajtjes dhe ta paraqesesh nga te zeze ne te bardhe me shenja deshperimi, dhe kete masaker Historike t’ja serviresh Kombit tend, nuk quhet me hata, por KRIM kunder Kombit.

Fjala behet behet per ngjarjet e qershorit 1924, te cilin historiografia komuniste e ka konsideruar si revolucion demokratiko-borgjez, por pa treguar ne asnje rast forcat politike qe muaren pushtetin, menyren se si e muaren, menyren se si e mbajten dhe menyren se si u terhoqen me turp nga kjo ndermarje.

Jane e te pafundme studimet historike per kete teme, por ne menyre absolute asnje autor nuk ka thene as germen A te asaj ngjarje. Te pakten tre autore, dy prej te cileve me emer te madh, paten marre persiper analizen formale te asaj ngjarje pa treguar pjesmarresit e udheheqjes se revolucionit dhe cfare perfaqesonin ato:

Arben Puto, Demokracia e rrethuar, Tirane 1990

Nasho Jorgaqi, Udhetim me Fan Nolin, Tirane 1994

Nasho Jorgaqi, Hire letrare, shpalime historike, Tirane 2012

Avni Spahiu, Noli, jeta ne Amerike, Tirane 2007

Keta studiues, pervec venies ne pah te nivelit te larte kulturor te Fan Nolit, arriten ne perfundimet e meposhtme tipikisht per temen e Revolucionit te Qershorit:

-Noli u be kryeminister sipas lutjeve te miqve te tij

-Revolucioni i Qershorit konsiderohet si nje revolte tipike e Popullit Shqiptar kunder tiraneve

-Revolucioni i Qershorit ka qene nje revolucion demokratik, qe konsiderohet si progres ne zhvillimet politike shqiptare. (tipikisht keto perfundime jane marre nga studimi i Avni Spahiu-t, Noli, jeta ne Amerike, Tirane 2007, duke i krahasuar me autoret e tjere (f. 46), por duhet pranuar se keto perfundime jane marre nga vepra e Nolit, Autobiografia, f. 137 duke u konsideruar si burim i vetem nga te gjithe studiuesit e kesaj teme).

Por nje ballafaqim me shtypin e kohes i pergenjeshtron te gjitha keto perfundime jo vetem si te pasakta, por te sajuar nga fillimi deri ne fund.

Se pari, nuk eshte e vertete qe Noli e pranoi detyren e kryeministrit pas lutjeve te miqve, pasi ai per kete detyre erdhi ne Shqiperi me 1921 duke kryer dy veprime politike te jashteligjshme, per te cilat eshte folur ne Parlamentin Shqiptar ne janar 1925 ku eshte deklaruar se “Fan Noli ishte shkaktari i revolucionit e Kryeminister i Qeverise illegale” (per kete shih Bisedime Parlamentare 1925, 1, Tirane 2012, f. 9).

Se dyti ngjarjet e qershorit 1924 nuk kane qene “nje lufte e popullit kunder tiraneve”. Ndoshta keshtu i interesonte Nolit per te justifikuar deshtimin perpara te tijeve. Por ballafaqimi me shtypin e kohes tregon se qershori 1924 ka qene shume-shume me teper se nje grusht-shteti duke mos pasur asnje lidhje me popullin shqiptar. Beteja e qershorit 1924 ka qene nje perplasje midis klases intelektuale qytetare te formuar ne Universitetet me me ze te Botes, me te cilen u bashkua edhe Kleri Katolik, dhe klases te pronareve te tokave. Levizja deshtoi jo sepse erdhi Ahmet Zogu “ne krye te nje ushtrie mercenare te bjelloruseve, te organizuar dhe pajisur nga Jugosllavia”, sic pretendohet ne shume studime – shpikja kjo e bere nga KONARE qe drejtohej nga Noli, por sepse u TRADHETUA pikerisht nga Fan S. Noli. Pikerisht kjo i eshte fshehur Kombit Shqiptar duke e paraqitur ngjarjen midis pretendimeve te autoreve tane: nen idete e Fan Nolit apo grushtit te shtetit. Ekziston nje material i mrekullueshem analitik, si shprehje e revoltes ndaj tradhetarit nga ana e te tradhetuarve shkruar nga Dom Lazer Shantoja me 24 Mars 1928 dhe te botuar ne Ora e Shqypnis, Wien: Ulja gryken se e pagove mushken!… drejtuar Fan Nolit pagan nga Shantoja jezuit! (per kete shih Lazer Shantoja, Vepra, Shkoder 2005, f. 385-388); ku tregohet se Noli mori persiper udheheqjen e levizjes, se bashku me Omer Nishanin, Lazar Fundon, Kostandin Boshnjaku, Nush Bushatit; por qe i braktisi pa u afruar aspak falanga e Ahmet Zogut me 3000 luftetare me Operacionin e Veriut ne Shkallen e Tujanit ku rreth 2000 manifestues e priten Ahmet Zogun me entuziazem te shfrenuar ne afersi te Varreve te Bamit (i gjej te gjitha keto ne shtojcen e fletores “Liria” me pronar Av. Dr. Vasil K. Dilo, e merkure, dt 24.12.1924 dhe e premte 26.12.2012). Dmth rezulton qe Revolucioni i Qershorit filloi nen drejtimin e Fan S. Nolit dhe deshtoi nga braktisja e udheheqesit te saj.

Se treti, nuk eshte e vertete se qeveria e Nolit ka qene qeveri demokratike, perkundrazi, ka qene pararoja kohore e diktatures komuniste dhe vendosja e terrorit politik ndaj kundershtareve politike (nuk ka ne menyre absolute asnje akt demokratik pergjate periudhes se dyte 6 mujore te vitit 1924). Te pakten kete e gjej sipas nje dokumenti origjinal te dates 1 shtator 1924 ku pranohet se ne Tirane ne ate kohe mbreteronte shtetrrethimi (foto poshte) dhe mbylleshin gazetat opozitare.

Per te mbuluar te gjithe ate pacavure qe mban emrin Revolucion i Qershorit u shpiken te thena e te pa thena mbi figuren e Fan Nolit dhe shqiptaret vazhdojne ta ngrene lart figuren e tij edhe pse ajo eshte e njollosur me emrin e TRADHETARIT politik me te pare dhe te madh te shqiptareve.