104-Pse genjejne shqiptaret kur e dine qe genjeshtra i ka kembet e shkurtera?
FB ka nje karakteristike te cuditshme, pervec nje pafundesi vecorish: diskutantet vendosin emra te panjohur dhe fillojne e mbarojne me nje pafundesi genjeshtrash nga me diletantet edhe pse e dine mire qe do te kundershtohen. Si kunderpergjigje perdorin ofendimet duke e konsideruar problemin e hedhur per diskutim te zgjidhur perfundimisht.
Keshtu nje dite prej ditesh, ne kuadrin e diskutimeve alla shqiptarce, dikush kishte shkruar:
“A di ndonje personalitet,kryeminister apo president te ndonje shteti pervec Leninit qe denoncoi Traktatin e fshehte te Londres,qe e fshinte nga faqja e dheut Shtetin shqiptar qe shpalli Pavaresine vetem nje vit me pare?”. Por diskutanti nuk kishte vene asnje referim se ku e kishte marre kete informacion, le pastaj per te diskutuar mbi saktesine e tij.
Ne fakt keto fjale i kane vene ne gojen e Avni Rustemit, kur Asambleja Kushtetuese ishte mbledhur me 4 shkurt 1924, dhe kerkoi te mbaheshin 5 minuta zi per Leninin (Lefter Dilo, Avni Rustemi, Tirane 1978, f. 141).
Por, qofte diskutantit ne fb, e qofte Lefter Dilos, nuk i ka vajtur mendja se dikush, ndonjehere, mund te zoteroje bisedimet e Kuvendit Kushtetues (botuar nga Shtypshkronja “Nikaj”, Tirane, me 1924), apo 40 veprat e V.I.Leninit, dhe do te bente ballafaqimin me to. Atehere si eshte e verteta, qofte ne Kuvendin Kushtetues, e qofte ne veprat e Leninit per kete problem?
Ballafaqimi me bisedimet ne Kuvendin Kushtetues tregon se qofte diskutanti ne fb, e qofte Lefter Dilo, nuk kane shkruar te verteten e asaj qe eshte biseduar ate dite te hene, me 4. Fruer 1924, ora 3 m.dr..
-Se pari diskutanti ne fb shkruan sikur fjala behet per Traktatin e fshehte te Londres me 1913, perderisa pranon se ngjarja ka ndodhur nje vit pas shpalljes se shtetit shqiptar. Kjo eshte absolutisht e pasakte pasi ne 29 korrik 1913 eshte mbajtur Konferenca e Ambasadoreve ne Londer dhe me 10 prill 1914, ne Vlore, u vendos mbi Kushtetuten ne Shqiperi, ku shteti i shqiptareve u pranua (me hollesisht per kete shih artikullin: “Komente mbi nje dokument dy permasor”, publikuar ne albanovaonline.info dhe www.genchoti.com) duke mos pasur asnje traktat te fshehte.
-Se dyti edhe pretendimi i Lefter Dilos, sikur propozimin e beri Avni Rustemi per te mbajtur 5 minuta zi dhe u ngrit nje parlament i tere per te nderuar kujtimin e Leninit, nuk eshte i sakte; dmth propozimin nuk e ka bere Avni Rustemi dhe nuk eshte propozuar per 5 minuta zi. E verteta eshte krejt ndryshe dhe ka kete permbajtje (Bisedimet e Kuvendit Kushtetues, Vieti i I, Tirane 1924, Nr. 5, Mbledhja e VII, f. 78):
“Z. REUF FICO: Z. Kryetar! Pa hy ne bisedimin e rendit te dites, dua te bej nje proponim. Me hidherim muarme vesht se ish-kryetari i Shteteve te Bashkuara t’Amerikes W.Wilson-i vdiqe. Duke marre parasyshe sherbimet e mbedha qe i ka bere Shqiperise, proponoj te behen 5 minuta pushim si shenje hidherimi edhe t’i hiqet nje telegram ngushellimi familjes se ndyerit.
Pranohet.
Bahen 5 minuta pushim dhe pas 5 minutash mbledhja mbeshtjellet prape.
Z.JASHAR EREBARA: Para se te hyme ne bisedim, proponoj te bahen 5 minuta pushim edhe per Leninin, se ne qofte se Wilson-i do te flitete per te miren e Shqipnis, ma teper do te flitete Lenini per nje Shqipni te madhe.
(Ilaritet).
Z.AVNI RUSTEMI: Me vjen shume keq Z. Kryetar, qe kur permendet emeri i Leninit, ndigjohen qeshje nga ane e disa perfaqesuesve te kombit. Nuk dua qi Shqiperia te jete bolshevike, sepse gjendja dhe pozita e saj nuk e don, por per principet e larta njerezore duhet qe me nje respekt te zihet ne goje emeri i tij. / E dini fare mire Zoterinj, se qysh ay mproj principet e larta te njerezis e se kje i pari qi donencoi traktatin e meceft te 1915 qe ishte per copetimin e Shqiperise. E dinja qe proponimi i bere prej Z. Erebares nuk do te pranohej, por neve me gjithe ate e kemi per detyre te proponojme qe te behen 5 minuta pushim si shenj hidherimi per vdekjen e tij.”
Ne vazhdim parlamenti beri 5 minuta pushim jo sipas propozimit te Jashar Erebares, por sipas idese te Eqrem Vlores per nderin e kaq mij shpirtrave qe therri me duart e tij… dhe te Ali Kelcyres per Vani Cico Kosturin te cilit i kane vdeke te vrare i biri nga ana e grekeve dhe i nipi nga ushtria turke.
-Se treti, nuk ekziston asnje traktat mbi copetimin e Shqiperise ne vitin 1915, pasi ekzistenca e Shqiperise ishte pranuar me 29 korrik 1913 ne Londer dhe me 10 prill 1914, ne Vlore, ishte firmosur Statuti i Shqiperise ne bashkepunim me Komisionin Internacional te Kontrollit. I gjej te dy keto dokumenta ne librin e Amedeo Giannini: L’Albania dall’indipedenza all”unione con l’Italia (1913-1939), bot. 4, 1939, kur botimi i pare mban daten 1922, ku nuk ka asnje fjale per traktate te tjera dhe te fshehta ne dem te Shqiperise.
-Se katerti, diskutanti as qe e ka vrare mendjen se ku mund t’i gjeje keto pretendime te Leninit dhe sa te sakta jane. Per ta ndihmuar po i them se ekziston nje botim qe zberthen tregueshem veprat e Leninit (bot. i vitit 1971) dhe qe ka artikullin: traktatet e fshehta te shteteve kapitaliste (f. 693) ku tregohen veprat dhe faqet e tyre ku Lenini ka folur per keto traktate me kete inventar, por qe nuk ka asnje lloj donencimi, pasi kane qene te botuara fare hapur (normalisht Avni Rustemi ka fantazuar ne kete drejtim):
Vepra 15 – f. 208.
Vepra 21 – f. 281.
Vepra 23 – f.110, 148-149, 191, 211-212, 226, 247, 249, 252, 353, 388, 411, 431, 449-450.
Vepra 24 – f. 188, 273-274, 406, 413-415, 416-417, 421, 451-455.
Vepra 25 – f. 24, 30, 123.
Vepra 26 – f.278, 442
Vepra 27 – f. 23, 555-556.
Vepra 28 – f. 54, 75, 88, 150, 160-161
Vepra 30 – f. 512, 569
Vepra 31 – f. 147-148, 245-246.
Perfundimisht shtrohet problemi: perse genjejne shqiptaret, kur e dijne se genjeshtra i ka kembet e shkurtera?
E pare ne funksion te individit mund te arrihet me lehtesi ne perfundimin se kemi te bejme me dembele, me te paafte, me te keqarsimuar. Por e pare ne funksion te politikes, sepse politikane e kane shpikur, rezulton se kemi te bejme me nje perqasje te problemit krejt tjeter per tjeter. Intelektuali dhe politikani shqiptar genjejne vetem per nje qellim: te krijojne histori per te justifikuar veprimet e veta dhe fillesa e ka burimin me vete themelimin e shtetit shqiptar me 1912.