11-Raporti kohor – hapsinor, ose
Teoria e absolutizmit analitik
(ndryshe: teoria e unitetit të materies)
Artikulli i botuar më 17 shtator 2006 në faqet e Gazetës Shqiptare, mbi identitetin europian të shqiptarëve, shtroi si kërkesë argumentimin e dy problemeve shoqërore:
1-Si argumentohet, brënda kuadrit filozofik, madhësia minore e shpejtësisë së dritës dhe cilat janë madhësitë e tjera të shpejtësive që njeh njeriu.
2-Si argumentohet lidhja e fesë me politikën e identitetin dhe pse pikërisht vetëm tek raca e bardhë.
Meqënëse materiali historik i lidhjes së ideve fetare me jetën intelektuale të njeriut dhe Selisë së Shenjtë me politikat europiane të mesjetës ishte tepër i gjatë për faqet e një gazete ne vendosëm të fillojmë me argumentimin e parë jo vetëm si rradhë, por kryesisht për nevojën tjetërsuese që ka shkenca e sotme shqiptare të cilës i mungon një shqisë. Bile duhet pranuar se është shqisa më kryesore e të qënurit progresiv dhe pikërisht i mungon shqisa e oponencës.
Është pranuar me gjysëm zëri se materia është në unitet, por se cila është lidhja e këtij uniteti me nevojat e racës njerëzore të Tokë është pak e vështirë të argumentohet me njohuritë që shpalos sot njeriu. Fridrih Hegel ju afrua më afër se të gjithë të tjerët këtij uniteti duke zbuluar dialektikën me të tre ligjet e saj (fakti që këtyre tre ligjeve i shtuan në mënyrë arbitrare dhe dy të tjera tregon se sa pak e kanë kuptuar këtë filozof farisejtë e botës së sotme), por duke e kufizuar vetëm tek bota e njeriut dhe pikërisht tek ndërgjegjja e tij. Në të vërtetë ideja e Hegelit kishte diçka brënda absolutes ideore përderisa pranohej që njeriut është shkalla më e lartë e materies (me fjalën materie kuptohej ambenti që rrethonte njeriun) dhe duke qënë se shkalla më e lartë dispononte këtë dialektikë, nënkuptohej se të gjitha format e tjera të ekzistencës e mbartnin këtë trinom ligjesh. Karl Marksi pranonte unitetin e materies, por pa dhënë ndonjë zgjidhje mbi varësinë apo lidhjen e formave të sajë. Ai u kufizua tek bota e njeriut, por argumentoi se dialektika hegeliane ishte thelbi i jetës së materies dhe jo vetëm i botës njerëzore. Tentoi ta kundërshtojë mësuesin e tij me raportin materie – ndërgjegje duke e konsideruar këtë raport si problemin më kyç të filozofisë. Albert Ajnshtajni tentoi të vërteto jë këtë unitet duke ju afruar më tepër konkretes me afrimin drejt elementëve më të parë të lëndës me dy teoritë që e bënë të famshëm në fillim të shekullit të XX-të edhe pse askush nuk e kuptoi. Ndërgjegjësimi i botës shkencore për saktësinë e teorisë së tij mbi bazën e dy postulateve çoi në lindjen e një zhurme pa bereqet pasi asnjeri nuk ishte i aftë ta kundërshtonte me argumenta zgjidhës. Kaluan 100 vjet, u festua përvjetori shekullor i referatit “Mbi elektrodinamikën e trupave në lëvizje” dhe asnjeri nuk e përmëndi ndryshimin e bërë mbi postulatin e dritës duke i hequr karakterin hipotetik të konstantes së saj (në të vërtetë në Shqipëri doli një guximtar dhe e rivendosi përsëri pa marrë parasysh pasojat në personalitetin e tij shkencor). Në fakt në këtë pikë duhet të qëndrojë shkaku fillestar i lindjes së krishterimit filozofik, çka do të thotë se ky postulat pikë për pikë sipas ideve të Ajnshtajnit duhet të formojë një kontradiksion me doktrinën e krishterimit. Sot vëmë re se pikërisht këtu qëndron sekreti i dështimit të asaj teorie dhe pamundësisë së saj për të shpjeguar unitetin e katër forcave të bashkëveprimit ndërlëndor sipas lidhjeve filozofike e matematikore. Por një thellim mbi postulatin që bën fjalë për karakterin unifikues të ligjeve elektrodinamike në çdo sistem inercial referimi tregon se teoria e relativitetit, në të dy përmasat e saj, është kontradiktore me vetveten. Ndryshimi i natyrës në vazhdën e kohës duhet t’i bënte ligjet elektrodinamike të paafta të zbatoheshin për të gjitha kohërat dhe në të gjitha sistemet, dhe pikërisht këtu qëndron kontradikta. Kush është ajo forcë natyrore që i detyron ligjet elektrodinamike të jetë të barabartë në të gjithë kohërat dhe në të gjithë sistemet inerciale të referimit? Pra kemi arritur në pikën që kërkohet të shpjegohet uniteti i materies jashtë relativitetit analitik pasi ekziston një forcë madhore që i detyron ligjet elektrodinamike t’i nënshtrohen konstantes absolute (në fakt këto ligje kanë karakter të përkohëshëm dhe nuk mund të shërbejnë për të shpjeguar unitetin e materies, ato kanë vlera vetëm për një fragment hapsinor të materies, siç është lënda). Pranimi i karakterit konstant të dritës i jepte lëndës përjetshmëri kohore dhe këtu qëndron përmbysja e një teorie me tendenca zgjidhëse.
Zgjidhja e unitetit të materies do të ishte e vlefshme për të gjitha specifikat e saj, por sidomos për botën njerëzore. Ne në këtë artikull nuk kemi ndërmënd të zbërthejmë të gjithë teorinë, por u kufizuam vetëm tek shpejtësia, pasi kjo e fundit kishte vlera për sistemet ekonomiko – shoqërore. Megjithëatë jemi të detyruar të zgjerohemi pak pasi lexuesi në artikullin mbi identitetin europian nuk mund të kuptonte dot lidhjen midis konstantes absolute dhe shpejtësisë së lëvizjes. Problemi është i vjetër sa njeriu dhe është i lidhur me të gjithë dinamikën e tij milionavjeçare në disa pika të globit.
Pranimi i raportit kohor – hapsinor një madhësi konstante, të barabartë me një, nuk është dhe fort i vështirë të argumentohet dhe pranohet. Vështirësia qëndron në pranimin e pasojave ligjore të kësaj konstanteje dhe sidomos në pranimin e raporteve të elementëve të absolutizmit analitik me shpejtësinë. Nuk mund të pranojmë shpejtësinë si shkaktare të ndryshimit të kohëekzistencës së trupave materiale përderisa pranohet koha dhe hapësira si të vetmet forma të ekzistencës. Dmth nuk është shpejtësia që paracakton kohëekzistencën, por është koha e lindjes ajo që duhet të paracaktojë shpejtësinë e lëvizjes dhe këtu qëndron themeli i botëkuptimit dhe problemit kryesor në filozofi.
Jemi mësuar të themi njëkohëshmëri, por ka ardhur koha të themi kohë paralele; nocion i përdorur që në kohën e Plutarkut, për ta njëhsuar me paralelizmat hapsinore të përdorura rëndom. Duke lidhur paralelizmat kohorë dhe hapsinorë me raportin kostant të kohës me hapësirën arrijmë në disa përfundime të reja për shkencën, ku më kryesoret veçojmë:
1-Koha e lindjes së ngjarjes me shpejtësinë e zhvillimit të saj janë në raporte të zhdrejta. Nuk është shpejtësia ajo që përcakton kohën, por është koha e lindjes ajo që përcakton shpejtësinë. Dhe ky ligj rrëzon përfundimin e Ajnshtajnit mbi ndryshimin e kohës në tejzgjatje me realizimin e shpejtësive të mëdha.
2-Dy ngjarje, në kohë paralele, pa lidhje midis tyre, por me shkak hapsinor të njëjtë(psh rendi shoqëror), japin produkte të afërta me shpejtësi zhvillimi të përafërta, në pamje të parë të njëjta.
3-Dy ngjarje, në kohë të diferencuara, qoftë dhe milionavjeçare, por me shkak të njëjtë(psh rendi shoqëror), japin produkte të afërta me shpejtësi zhvillimi krejt të ndryshme dhe rrjedhimisht kohëekzistenca e tyre do të jetë e ndryshme.
4-Në natyrë dy ngjarje pikë për pikë të barabarta nuk ka, por kur ato ndodhin në kohë paralele për shkaqe të njëjta (psh formimi i elementëve kimikë në natyrë) janë të ngjashme dhe kur i nënshtrohet botës së relacioneve formojnë një unitet. Uniteti nuk mund të jetë absolut, nga pikëpamja hapsinore, kur ngjarjet ndodhin në skaje hapsinore, por ai nënkuptohet i tillë vetëm në sajë të kohës duke formuar një unitet të tjetërsueshëm sipas të njëjtave ligjeve në vazhdën e kohës(kjo ka vlera sidomos për botën e njeriut). Kryesorja e unitetit të dy ngjarjeve paralele është e lidhur me shpjegimin se çfarë është rryma elektrike, pasi deri më tani është pranuar se ajo (rryma elektrike) është lëvizje e drejtuar e elektroneve që lind si rezultat i bashkëveprimit me fushat magnetike. Ka ardhur koha të ndryshohet ky përfytyrim pasi format më të ulta energjitike nuk mund të krijojnë forma më të larta energjitike pas formimit të lëndës. Dmth është e pamundur që kuantet manjetikë të vënë në lëvizje elektronet; kjo do të thotë se rryma elektrike është një shprehje tjetër e energjisë përtej elektronit.
5-Dy ngjarje të ndodhura në kohë të ndryshme, por me bazë hapsinore të përafërt, japin përfundime të përafërta (kjo ka vlera për botën e njeriut).
6-Dy hapësira, me ndryshueshmëri sasiore midis tyre, me kohë të tejskajshme kohore në lindjen e tyre, nuk mund të relatohen dot në mënyrë të barasvlefshme. Në këtë rast vihet re proçesi i paradoksit të kohës, por me përfundime të kundërta nga ato të relativitetit analitik, pasi në sajë të lëvizjes nuk kemi vetëm ndryshim të kohëekzistencës, por, mbi të gjitha, kemi tjetërsim të zhvillimit hapsinor dhe kjo nuk është kuptuar nga Ajnshtajni. Akoma më tej, nuk është kuptuar rezultantja kohore e ngjarjes. Është e pamundur që dikush të fitojë në kohë dhe kërkush të mos humbasë, dmth kur në një ngjarje koha përshpejtohet, në një tjetër koha ngadalësohet në sajë të botës së relacioneve, pasi është shpejtësia që përcakton dinamikën e ecurisë së kohës. Edhe në këtë pikë teoria e Ajshtajnit lë mjaft për të dëshiruar.
7-Dy ngjarje, me prejardhje të ndryshme hapsinore, nuk mund të jenë kurrë të barabarta, bile as të përafërta.
8-Një ngjarje e ndodhur në një kohë nuk mund të përsëritet kurrë në një kohë tjetër. Kjo ka vlera sidomos për botën e njeriut pasi atje ku pranohet ekzistenca e një revolucioni me dhunë për përmbysjen e rendit shoqëror, nuk mund të pranohet i njëjti proçes për ndërrimin e një rendi tjetër; pra një ngjarje ndodh vetëm një herë në të njëjtën hapësirë (teoria e Marksit për këtë problem ka nevojë të ndryshohet në thelbin e vet).
9-Në raportet kohore të ngjarjes kush lind i pari vdes i fundit pasi disponon shpejtësi më të vogël zhvillimi. Nga pikëpamja hapsinore ai që lind i pari merr pjesë domosdoshmërisht në të gjitha ngjarjet e mëvonshme, mjafton të jetë pjesë e hapësirës.
10-Kur relatohen dy popuj me shpejtësi të ndryshme zhvillimi në parim popullata me shpejtësi më të vogël zhvillimi nuk ndikon domosdoshmërisht në popullatën me shpejtësi më të madhe, kur e kundërta është prezent me përmasa determinuese. Kjo bie në sy dukshëm kur relatohen dy popuj me shpejtësi ekstreme, psh popullata arbërore me atë osmane në shekujt XV-XVIII.
Përfundimet e raportit kohor – hapsinor shtohen në qoftë se vihet në diskutim raporti i kësaj teorie me atë të relativitetit analitik apo me teoritë klasike. Por gjithsesi të jetë puna më e rëndësishmja në përfundimet e teorisë së absolutizmit analitik është përfytyrimi i ri që ne kërkojmë t’i japim lëvizjes dhe shpejtësisë së saj.
Pasi kemi bërë lidhjen e shpejtësisë me kohëlindjen dhe varësinë e të parës nga e dyta, kemi arritur në momentin më kritik të teorisë së absolutizmit analitik: interpretimi i ri i lëvizjes. Jemi të detyruar ta vëmë në dukje këtë dukuri të natyrës pasi lindja e teorisë së relativitetit e merr lëvizjen në natyrë të pa specifikuar në llojin e sajë duke e paraqitur atë relative vetëm në vlerën sasiore pa vënë dallimin cilësor të formave të lëvizjes. Në këtë mënyrë lind nevoja e një interpretimi të ri të pasojës së lëvizjes, që është shpejtësia e sajë.
Në qoftë se pranojmë se kemi pesë forma lëvizje të natyrës lëndore (formën e lëvizjes që çon në lindjen dhe vdekjen e lëndës nuk e kemi marrë pasasysh), të cilat ndikojnë domosdoshmërisht në formimin e gjithseicilës, duhet të pranojmë dhe shpejtësira përkatëse të cilat duhet të kenë hapsira vepruese përkatëse dhe ndikim kufitar në këto hapsira dhe në hapësirat cilësore me të cilat ato dikur kanë pasur raporte birërie. Pikërisht kjo nuk është kuptuar deri më sot duke krijuar një imazh të rremë të dinamikës së natyrës që rrethon botën e njeriut.
Siç e pamë edhe më lart (Bazat e absolutizmit analitik është një teori e përfunduar, vetëm se ajo pret dritën e botimit), është pranuar se shpejtësia e dritës është një shpejtësi limit dhe atë nuk mund ta kalojë asnjë strukturë lëndore në natyrë në sensin maksimal. Ka ardhur koha të themi se ky konkluzion është një spekullim në shkencën e fizikës. Duke u mbështetur në bazat e absolutizmit analitik (ajo që është krijuar e para ka shpejtësinë më të vogël se ajo që është krijuar pas sajë), rezulton se drita ka shpejtësinë më të vogël të natyrës lëndore (në kuadrin e lëvizjes fizike në natyrë) dhe këtë shpejtësi asnjë struktur lëndore nuk mund të realizojë, në të kundërtën ajo nuk ekziston më. Ky përfundim teorik tani për tani, në të vërtetë është realiteti objektiv i natyrës lëndore.
Lëvizja mekanike duhet pranuar se nuk ka madhësi shpejtësie dhe nuk ka asnjë rëndësi praktike vlera e sajë, pasi atë njeriu nuk ka për ta mësuar kurrë në planin praktik.
Sekreti qëndron në lëvizjen fizike, pasi këtu ka filluar spekullimi. Shkenca e fizikës duhet të saktësojë pozicionin e sajë në lidhje me shpejtësinë që disponojnë strukturat e saj. Është pranuar se drita e ka shpejtësinë të barabartë me fushat elektromagnetike. Kjo nuk duhet të jetë e vërtetë dhe ja sepse: kuantet e dritës, për natyrën lëndore, janë pasojë dhe jo shkak formues. Në planin e kohëformimit të natyrës lëndore ato janë themeli i kësaj natyre dhe rrjedhimisht e kanë shpejtësinë më të vogël se të gjitha strukturat natyrore që çojnë në lindjen e kuanteve të mëvonshme, të cilat janë të ndrydhura në brëndësi të strukturave lëndore. Në këtë mënyrë fushat elektromagnetika duhet ta kenë shpejtësinë e lëvizjes së tyre më të madhe se kuantet e dritës pasi kanë lindur pas këtyre të fundit. Në qoftë se nuk është kështu, dmth kanë lindur para kuanteve të dritës, atëhere e kanë shpejtësinë më të vogël se të dritës. Barazia e lëvizjes së fushave elektromagnetike me atë të dritës është një përfytyrim i shtrëmbër e natyrës lëndore dhe shkaku përse lindi teoria e relativitetit, sipas ideve të Ajnshtajnit. Kështu që, brënda kuadrit të lëvizjes fizike, shpejtësia e dritës përbën fillimin e lëvizjes dhe rrjedhimisht është më e vogla në natyrë. Të gjitha strukturat fizike, që lindin pas kuanteve të dritës, e kanë shpejtësinë e lëvizjes më të madhe se ajo e dritës çka do të thotë se përfytyrimi i Ajnshtahnit mbi natyrën lëndore ka qënë i gabuarar1.
Me lëvizjen kimike ndodh përmbysja e përfytyrimeve të njeriut mbi realitetin objektiv, pasi ai çdo lëvizje të strukturave kimike i konsideron si lëvizje fizike të natyrës lëndore (psh lëvizja e planeteve rreth diellit konsiderohet si lëvizje fizike dhe krahasohet me atë të dritës pa çka se struktura e planeteve e përmban në vetvete tërësinë e kuanteve të dritës në përmasa vigane; domethënë krahasimi nuk mund të bëhet në asnjë rrethanë). Ky është një gabim në përfytyrimet që njeriu ka krijuar për natyrën që e rrethon. Në këtë rast shpejtësia e dritës është e imprenjuar në lëvizjen kimike dhe detyrimisht lëvizja kimike është më e madhe, si vektor, se lëvizja fizike pamvarësisht se e kupton njeriu këtë apo jo. Lëvizja e planeteve rreth diellit është pjesa e lëvizjes mekanike që përmban lëvizja kimike në brëndësi të sajë.
Shënimi 1
E = mc2 (sipas Ajshtajnit kjo nuk është shumë e saktë1 dhe këtu duhet të kapet studiuesi për të parë mundësinë e reduktimit të mëposhtëm)
reduktohet në:
kohë hapësirë
—————- = ————— = cost. = 1
hapësirë kohë
1 – prof. Dritan Spahiu, prof. Zenun Mulaj: Albert Ajnshtajni, pikëpamjet dhe mendimet e mia, faqe 224
Domethënë lëvizja kimike e përmban në brëndësi të vet lëvizjen mekanike dhe atë fizike. Krahasimi i shpejtësive përkatëse në këtë rast nuk mund të bëhet pasi koha e gjithseicilës është e sfazuar në planin lindës dhe pikërisht këtu fillon ndryshimi. Mbas formimit të hapsirën kimike, koha fizike nuk duhet të ndikojë më në kohëekzistencën kimike. Domethënë lëvizjet më të ulta nuk duhet të ndikojnë mbi lëvizjet më të larta as reciprokisht dhe as domosdoshmërisht. Analiza e shpejtësive kimike në brëndësi të hapsirës kimike tani për tani nuk paraqet interes të mëtejshëm.
Me lëvizjen biologjike ne kemi dhe shpejtësira shumë herë më të mëdha se shpejtësia e dritës. Shikimi i kafshëve është pikërisht ajo që nuk besojnë fizikantët që ekziston apo që nuk kuptohet. Pa dyshim që shpejtësia e shikimit të kafshëve, nuk ka rëndësi aspak e kuptojnë ato këtë apo jo, është disa herë më e madhe se shpejtësia e dritës dhe me këtë përmbyset përfytyrimi perandorak i shpejtësive në natyrë në funksion të shpejtësisë së dritës. Por në këtë pikë ka diçka të re, që na lejon të kalojmë në përfytyrime të reja mbi shpejtësitë në natyrë. Kafshëve, me kalimin e kohës, u bie aftësia shikuese çka nënkupton zvogëlim të shpejtësisë së shikimit. Ky është një fakt i zbuluar me kohë dhe anologjikisht duhet të na çojë në përfundimin se edhe shpejtësia e dritës me kalimin e milionavjeçarëve duhet të ndryshojë vlerë drejt zvogëlimit të sajë (postulati i Ajnshtajnit, mbi kostanten e shpejtësisë së dritës, me këtë bie poshtë si i pavërtetë).
Me lëvizjen shoqërore shpejtësia e lëvizjen merr vlera maksimale për natyrën lëndore. Në qoftë se për lëvizjen biologjike shikimi përbën nivelin më të lartë të shpejtësisë së lëvizjes, për lëvizjen shoqërore mendimi përbën nivelin më të lartë të shpejtësisë së lëvizjes duke u afirmuar si lëvizja që ka shpejtësinë më të lartë në natyrën lëndore. Fakti që në shekullin e XX-të u zbuluan galaktika në distanca miliona vjet drite larg nesh tregon se mendimi shkencor e ka parakaluar me kohë shpejtësinë e dritës. Është tjetër punë që këtë shpejtësi mendimi e fiton pas një pune kolosale në fushën e njohjes. Edhe tek bota e njeriut çfaqet ulja e shpejtësisë së mendimit, që është pikërisht plakja e tij, por që kuptohet shumë më mirë se për rastin e shpejtësisë së dritës. Në këtë pikë dialektika e Hegelit është e aftë të na krijojë raportet e mundëshme midis maksimales dhe minimales të zhvillimit dhe rrjedhimisht edhe të shpejtësive të këtij zhvillimi.
Duhet pranuar që format më të larta të lëvizjes e kanë të imprenjuara brënda tyre format më të ulta duke disponuar të gjitha karakteristikat hapsinore të tyre. Kjo dallohet më së miri tek njeriu i cili përmban në vetvete të gjitha format e lëvizjes.
Përfundimisht ka ardhur koha të krijojmë një përfytyrimi të ri të dyetit lëvizje-shpejtësi për të kuptuar natyrën që e rrethon vetë njeriun. Kryesorja në këtë përfytyrim duhet të qëndrojë në paaftësinë e formave të ulta të lëvizjes të ndikojnë domosdoshmërisht në format më të larta. Në një mënyrë më të kuptueshme kjo mund të përkthehet kështu:
1-Jeta në Tokë nuk mund të zhduket nga rrethana rastësore, siç trumbetohet nga përplasja me asteroidë apo vizitorët nga kozmosi. Vdekja në Tokë do të vijë si rezultat i zhvillimit maksimal të racës njerëzore, dmth për shkaqe shoqërore dhe aspak më ndryshe.
2-Jeta në Tokë nuk mund të zhduket as nga ftohja e Diellit, pasi ajo do të jetë zhdukur më përpara për shkaqe shoqërore dhe jo ndryshe. Kjo është një pikë ku spekullohet pa pushim duke e lidhur jetën e njeriut në Tokë me përjetshmërinë.
3-Jeta në Tokë nuk mund të stërzgjatet duke u spostuar në planetet e tjera, pasi atëhere njeriu do të ishte i përjetshëm në hapësirën kozmike. Rëndësi ka të kuptohet që jeta në Tokë do të varet nga shpejtësia e zhvillimit shoqëror të njeriut përgjatë rendeve shoqërore dhe këtu duhet të kapemi për të zbuluar se cili rend është ai që do të mbyllë jetën e njeriut në Tokë dhe çfarë raporti ka ky rend me rendin që po jetojmë. Çfarë detyre historike ka rendi i sotëm?
4-Paraardhësit e largët të ilirëve janë krijuesit e Perëndive, pastaj Perëndia krijoi :…Njerëzimin. Kjo është arësyeja përse ilirët dhe pasardhësit e tyre nuk mund të ndikojnë mbi asnjë popull.
Të gjitha këto kanë nevojë për një shpjegim të ri nga ato që na kanë mësuar nëpër shkolla dhe kjo kërkon një përmbysje të botëkuptimit tonë. Mos vallë duhet të harrojmë se çfarë kemi mësuar nga shkolla shtetërore?
Teoria e absolutizmit analitik duhet të jetë një teori që shpjegon fenomenet shoqërore nga një këndvështrim i ri duke e paraqitur njeriun si formën më të lartë të organizimit të lëndës materiale, me detyrë të shpjegojë format se si lindin idetë e ndryshme politike, fetare, letrare, shkencore etj bashkësia e të cilave përcakton jetën e qelizave materialo – shoqërore që ndërtojnë një rend shoqëror.
Pretendimi që shkolla e lartë shqiptare nuk mund të jetë konkuruese në rrafshet europiane e më lart është disfatizëm në shkencë dhe nuk përputhet me realitetin. Shkollat shqiptare të para 1945-sës, sidomos ajo e Françeskanëve në Shkodër, Kolegji Saverien (shkolla e Jezuitëve), sot shkolla e Mesme Pjetër Meshkalla po në Shkodër, ajo Fullcit në Tiranë, Normalja e Elbasanit, gjimnazi i Tiranës, Shkolla Tregëtare në Vlorë, Gjimnazi i Korçës, i kanë dhënë ujë në bisht të lugës shkollave europiane të atyre viteve, dhe unë pretendoj të jem vazhdues i atyre shkollave realisht në edukimin tim kulturoro – profesional. Ja përse në artikullin mbi identitetin vura në pah ndryshimin e shqiptarëve të djeshëm me ata të sotmit pikërisht tek keq arsimimi i këtyre të fundit, pasi pretendimi i mësipërm është i produktit arsimor të pas 1945-sës.
Tiranë, më 24. 09.2006