124 – Manipulatoret e Historise dhe gazetaret mashtrues!
(pergjigje dhene artikullit te Dashnor Kaloçit: “Ҫerciz Topulli e vrau bimbashin e Gjirokastres, per te fejuaren”, te botuar ne gazeten Tema, dt 29 GUSHT 2020)
Sot eshte bere e modes shpikja e lloj-lloj ngjarjesh te cilat tentojne te fshehin anet negative te Historise te realizuara nga te afermit e shpikesve. Gazetari Dashnor Kaloçi i shpeton pergjegjesise te publikimit pasi thekson se eshte mbeshtetur ne kujtimet e Javer bej Hurshitit pa i shkuar ndermend se tamam kjo ngjarje eshte e shkruar diku tjeter, permasat e se cilas jane kaq ndryshe sa te habit me guximin, qofte te nje historini, e qofte te nje gazetari, qe nuk marrim mundimin te vertetojne ne rruge te tjera pretendimet e publikuara neper faqet e shtypit demokratik shqiptar. Me sa duket pushteti i katert qenka me kriminal se tre pushtetet e mbihypura.
Fillimisht dua te sqaroj lexuesin se nga viti 1913 deri me 1958 ka ekzistuar ne Gjirokaster dhe Tirane nje perzonazh intelektual qe ka lene te shkruar te gjitha ngjarjet qe kane ndodhur ne Gjirokaster qe nga viti 1906 duke i analizuar teper hollesisht nga dy kendveshtrime: juridikisht dhe politikisht. Behet fjale per Avokat Dr. Vasil K. Dilo qe tamam per kete ngjarje ka lene te shkruar nje teresi artikujsh te shkurter dhe te permbledhur ne studimin voluminoz: “Protokolli i Korfuzit”.
Ne vazhdim dua te theksoj me pika permasat e ngjarjes sipas shenimeve te avokatit:
- Bimbashi nuk eshte vrare, por plagosur.
- Aresyeja e atentatit kriminal eshte krejt tjeter per tjeter, pasi bimbashi eshte qelluar gabimisht.
- Atentatori i bimbashit pas nje viti varet ne mes te Gjirokastres per aresye te vrasjes se nje femije duke pasur si avokat mbrojtes pikerisht Vasil K. Dilon.
- Realisht nuk ka te dhena te lidhjes se Ҫerçiz Topullit me kete kriminel pervec faktit te ekzistences se disa bandave te tille ne zonen e Gjirokastres ne vitet 1908-1912, por qe shume me vone (ne vitet 60-70) dikush i lidhi ato pa e ditur te verteten e asaj ngjarje duke shpikur termat “komitete” dhe “çeta patriotesh”.
- Njeriu qe organizoi dhe shkaktoi atentatin kunder bimbashit, dhe ne vazhdimesi te gjitha ngjarjet e lidhura me te, nuk eshte tjeter vecse Javer Bej Hrushiti. Keshtu qe vihet dyshimi mbi ato kujtime ne drejtim te autenticitetit.
Sipas shenimeve te Avokat Dr. Vasil K. Dilo ngjarja, tani per tani me perafersi, eshte kjo:
Ne kohen e fitores se dyte te xhonturqve (1908-1910) avokat Vasil K. Dilo fiton nje gjyq ne dem te klienteve te Javer Bej Hrushitit, te cilet j’u luten padronit te tyre te ndeshkonte avokatin mbrojtes te pales kundershtare pasi merita e humbjes i dedikohej avokat Dilos. Per fatin e avokatit zyra avokatore e tij dhe zyra e komandes otomane e rendit publik ndaheshin me nje mur. Ne kete menyre atentatori nuk beri dallimin midis avokatit dhe bimbashit duke e qelluar kete te fundit. Per fatin e mire te bimbashit atentatori nuk qelloi sakte ne shenje duke e plagosur lehte. Komanda otomane e largon bimbashin nga Gjirokastra, por kjo nuk e pengon drejtorin e nje spitali italian ne Gjirokaster te hapte nje gjyq me pretendimin se objekt i atentatit ishte doktori italian dhe jo bimbashi. Me vone ne kete konflikt gjyqesor u perfshi edhe avokat Dilo, pasi te gjitha provat tregonin se objekti i atentatit ishte vete ai dhe as doktori italian dhe as bimbashi. Gjyqi zgjati tre vjet dhe u mbyll pa vendim pasi shteti shqiptar i Ismail Qemalit (janar 1914) u shperbe.
Duke analizuar kete ngjarje avokat Vasil K. Dilo merr ne konsiderate te gjitha ngjarjet e viteve 1906-1912 duke analizuar ne kapituj te vecante ekzistencen e bandave, figuren e Ҫerçiz Topullit, Javer Hrushitit, Beso Geges, Hysen Hoxhes etj, etj, si dhe marredheniet e shqiptareve me pushtetin otoman, marredheniet e shqiptareve me greket, krijimin e organizates “Kandili”, rolin e Kishes Greke ne ceshtjen shqiptare.
Keshtu qe lidhja e atentatit te bimbashit me Cerciz Topullin, nene e Enver Hoxhes, etj, etj, jane thjeshte fantazi prej te marresh qe kerkojne te fshehin thelbin e asaj qe ka ndodhur ne zonen e Gjirokastres ne vitet 1906-1912 ku ceshtja kombetare shqiptare eshte inekzistente.oxhesHo
Shenim: Publikimin e shenimeve te Avokat Dr. Vasil K. Dilo mbi kete problem do ta bej me rastin e publikimit te artikullit: 98 – “Si dhe kush e formoi mitin e rreme mbi Ҫerçiz Topullin”.
Tirane, me 18 shtator 2020