72 – Enigmat e nje fotografie
Eshte e para fotografi ne kohe dhe permbajtje ku tregohet formalisht uniteti kombetar i Popullit Shqiptar, por dhe qe fsheh shume te panjohura te Historise se tij.
Konsiderohet ngjarja me e rendesishme ne Historine e Kombit Shqiptar edhe pse eshte kombi i vetem ne Evrope i ndare ne pese shtete politikisht dhe ne shume shtetet ekonomikisht.
Per here te pare kete fotografi e pata para ne Shqiperia e Ilustruar 1927 (f. 25), ne moshen afro 8 vjecare (ishte koha kur po afrohej 50 vjetori i shtetit shqiptar), kur gjyshi im nga nene, mesuesi gjysem shekullor i Shkodra Loces, Kole Laca, me fliste per aktin e pavaresise se popullit tone dhe rolin kryesor qe Kleri Katolik Shqiptar kishte luajtur ne ate ngjarje vendimtare per te sotmen qe po jetojme. Po ate vit (1962) ishte botuar nje album me fotografi per kete ngjarje, qe pak vete e kishin pasur ate privilegj per ta pasur ne shtepi, e cila e permbante edhe kete foto. Do te kalonin shume vite dhe kjo fotografi do te behej publike per te gjithe lexuesin shqiptar kur Enver Hoxha do te publikonte librin “Vitet e vegjelise” (f. 81, – Tirane 1983) vetem se permasat e saj u zvogeluan, pa asnje shkak, ku dukeshin vetem 44 pjesmarres nga 57 te tille. Aresyeja e botimit te kesaj fotoje ishte argumentimi i pranise se Hysen Hoxhes (xhaxhait te diktatorit) ne Kuvendin e Vlores me 1912 (kleriku i dyte ne te djathte prapa Ismail Qemalit, ose prapa klerikut qe ndodhet midis Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit, eshte pretenduar si personi ne fjale, – gje e pavertete). Mos valle per te fshehur manipulimin e dikatorit u sajuan ngjarje te pandodhura ne ate Kuvend?
Por asnje studiues nuk i tregoi lexuesit shqiptar, ne kete 100 vjetor, karakteristikat e kesaj fotografia, pa dyshim me madheshtorja e te gjithe koherave te Shtetit Shqiptar, sipas pyetjeve te meposhtme (perse kjo indiference: nga padija apo nga qellimi per te fshehur dicka):
- Cila eshte data e saj?
- Cili eshte fotografi autor?
- Cili eshte vendi ku kane dale pjesmarresit?
- Perse nuk eshte Flamuri ne mes te pjesmarresve?
Ne albumin me fotografi nga Fototeka Marubi (Shoder, 2012) kesaj fotoje (f. 108-110) i jepet data 1912 dhe ne kllapa riprodhim; dmth Marubi nuk eshte autori i kesaj fotografie. Por autoret e sotem kane bere nje manipulim statistikor te vogel: ne foto jane 57 (ose 58 pasi nje personazh majtas ne rreshtin e dyte mezi kuptohet ne eshte i pranishem), por emrat i kane rreth 77 vete dhe jepen edhe emra per te cilet dihet qe nuk kane qene (Eqrem bej Vlora). Por sipas ketij albumi rezulton se Isa Boletini me rastin e pervjetorit te pare te Shtetit Shqiptar te kete qene ne Vlore (f. 142-143), ndoshta eshte nje ngjarje qe duhet verifikuar, gje qe te con ne dyshimin se kjo foto mund te jete edhe e vitit 1913, por qe perjashtohet nga prania e Imzot Kacorit qe ne ate kohe ishte larguar nga Qeveria e Ismail Qemalit (ose fotoja eshte pas dates 28 Nentor 1912).
Ne qofte se do ta konsiderojme kete foto si te dates 28 Nentor 1912, atehere rezulton qe te pranishem te kene qene 57 vete dhe midis tyre edhe heroi nga Mitrovica, Isa Boletini, per te cilin deri me 1991 eshte thene se ka ardhur pas tre diteve dhe me pas te nesermen (ne artikullin e dates 12 maj 1991, gazeta “Republika” – “Kush e masakroi historine e Popullit Shqiptar”, kam argumentuar se me 30 Nentor 1912 ne mengjes ka qene ne Vlore). Tani na rezulton se paska qene qe me 28 Nentor 1912! Kjo fotografi duhet konsideruar si thembra e Akilit e dokumentacionit mbi Aktin e Shpalljes se Pavaresise.
Enigma tjeter e kesaj fotografia eshte autoresia. Kush ka qene ai fotograf? Duke u mbeshtetur ne studiuesit e fotografise shqiptare (Qerim Vrioni, psh) rezulton qe Petro Dhimitri (ndryshe Petro Fotografi) te kete qene fotografi i ceremonise ne pervjetorin e pare te Pavaresise (ne ate kohe Marubi ishte ne Shkoder, Albumi “Marubi”: Njerez ne za e sende te kujdesshme, f. 138). Atehere ne qofte se fotoja eshte e vitit 1913 rezulton se duhet te jete pikerisht e Petro Dhimitrit, keshtu qe mbetet te gjendet data e sakte per te zbuluar autorin e saj. Por ne qofte se data eshte midis 29 Nentorit dhe 3 Dhjetorit 1912 mbetet pa asnje autor konkret.
Vendi i fotografise mund te jene sarajet e Vlorajve, pasi atje u mbajten ditet e Kuvendit dhe ne te djathte te fotografise dallohet harku i hyrjes dhe perballe xhamia, brenda oborrit te brendshem. Kjo te con ne nje fare perfundimi qe fotografia mund te jete e vitit 1912, kohe kur u zhvillua Kuvendi.
Ndersa mungesa e Flamurit me con ne hipotezen se kjo foto mund te jete bere perpara ceremonise, qe perseri ngre pikepyetje te pafundme.
Tirane, me 6 dhjetor 2013