Artikuj

166 – Sharlatanët e shkencës shqiptare dhe keq-arsimimi i qëllimshëm i popullatës shqip-folëse anë e kënd Ballkanit pas 1945-sës, por sidomos pas 1992-shit kur Shkolla e të Marrëve të Madhështise Shqiptare e nxorri kokën plotësisht.

Posted by Genc Hoti

Loading

166–Sharlatanët e shkencës shqiptare dhe keq-arsimimi i qëllimshëm i popullatës shqip-folëse anë e kënd Ballkanit pas 1945-sës, por sidomos pas 1992-shit kur Shkolla e të Marrëve të Madhështise Shqiptare e nxorri kokën plotësisht.

Fakti qe figura shkencore dhe civile e Prof. Kolec Topallit atakohet sot me te njejtat metoda si per rastin e figures se Prof. Eqrem Cabej, eshte nje tregues mbi ekzistencen e qellimshme te nje procesi qe lidhet me keq-arsimimin e popullates shqip-folese ne te gjithe vendet ballkanike ku ata jetojne, sidomos pas 1945-ses.

Defekti numer nje i arsimimit te shqiptareve pas 1945 eshte mungesa e informacionit mbi kritiken e pikepamjeve ekzistuese. Pas ketij viti shqiptaret, kudo ne Ballkan, kryesisht ne Shqiperi dhe ish Jugosllavi (Mal i Zi-Kosove-Maqedoni) mesuan neper shkolla dukuri krejtesisht te rreme ne te gjithe lendet arsimore pa asnje perjashtim, por qe binte ne sy kryesisht ne kater fusha: Filozofi, Histori, Letersi dhe Gjuhesi. Vetem ne fushen e Gjuhesise, ne Shqiperi, ndodhi realisht reaksioni antikomunist pa e thene te VERTETEN asnjehere, por u kundershtua prejardhja pellazgjike e shqipes dhe mos njohja e ilirishtes, fare hapur nga Prof. Eqrem Çabej, dhe nuk u firmos akti perfundimtar i kongresit te drejteshkrimit te shqipes (1972) nga Liriku me i madh europian e shek. XX Lasgush Poradeci. Nqs Emermadhin e gjuhes shqipe Eqrem Çabej-n e luftuan me format me te ndyra njeresore brenda akademise se shkencave te RPSSH, per Poetin e Pavdekshem Lasgush Poradecin u perdor metoda e mohimit KOHOR dhe vetem ne, komshinjte dhe nxenesit e shkolles Ali Demi midis viteve 1960-1987), e dinim qe Poeti ishte gjalle dhe mbijetonte per xhelozi ndaj krimineleve komunist. Aq me teper qe ne filloren e asaj shkolle jepte mesim Zyshë Nafija Gusho, mbesa e filozofit te Pavaresise dhe nenkryetarit te Qeverise se Pare te Shtetit Shqiptar Imzot Nikolle Kacorrit (1912), Gruaja e Poetit famemadh. Kam pasur fatin te kisha jo vetem mesuese Zyshe Nafijen, por dhe vajzen e Poetit shoqe klase (1965-1969), te urten deri ne Shen Mëri, Kostandina Gusho-n. I them te gjitha keto per t’i kujtuar lexuesit se figura e Poetit Lasgush Poradecit ishte figura me madheshtore dhe me e njohur ne ndergjegjen tone adoleshente e pa ndotur nga propoganda komuniste. Pas Klerikeve Katolike Shqiptare, figura e Prof. Eqrem Çabej dhe figura e Poetit Lasgush Poradeci jane figurat me te Shenjta dhe te Pastra te Karakterit Shqiptar, Ato jane figurat me dinjitoze te Kombit tone te neperkembur nga regjimi kriminal komunist dhe pjellat e tyre sot.

Mungesa e kesaj cilesie, dmth paaftesia per te realizuar kritiken e pikepamjeve ekzistuese, i ben studiuesit shqiptare te te gjitha fushave pas 1945 deri me sot krejtesisht te paafte per te thene fjalen e tyre ne menyre origjinale edhe pse i kane te gjitha titujt shkencore te barabarta me ato qe perdor Bota e civilizuar. Ne kete rast dua te ve ne dukje shkakun perse jane marre titujt shkencore ne Shqiperi pas 1945: per te krijuar kampionet e ardhshem te besueshmerise teorike, por edhe per te grabitur vlera ekonomike suplementare mbi rrogen.

Te flasesh mbi vepren e Prof. Kolec Topalli, Fjalor Etimologjik i Gjuhes Shqipe, Tirane 2017 – fotot 1,2,3,4 dhe ta konsiderosh ate nje veper per t’u djegur perpara Akademise se Shkencave, nje veper antishqiptare, etj, etj, nga ana e sharlataneve nuk eshte as me pak e as me shume veper e te keqarsimuarve nga ana e shkolles komuniste shqiptare me qellim per te mbrojtur te kaluaren kriminale te baballareve dhe gjysherve te tyre (i gjithe aktiviteti social i shoqerise shqiptare, pas 2 korrikut 1990 eshte fshehja e krimeve komuniste te realizuar nga produkti intelektual i pushtetit politik. Shume te larguar nga Shqiperia pas kesaj date jane te perfshire ne kete aktivitetet).

C:\Users\Toni\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7100.JPG

foto 1

C:\Users\Toni\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7101.JPG

foto 2

C:\Users\Toni\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7102.JPG

foto 3

C:\Users\Toni\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7103.JPG

foto 4

Keta sharlatene, me shkalle inteligjence teper te dyshimte per titujt shkencore qe bartin, nuk dine “sekretin” me elementar te vepres se Prof. Kolec Topalli-t

Psh ata nuk e dine, sepse ne te kundert do ta kishin deklaruar, qe Fjalori Etimologjik i Gjuhes Shqipe mbeshtetet ne:

308 burime autoresh dhe veprash;

857 autore dhe vepra bibliografike;

114 gjuhe dhe dialekte;

209 tituj librash dhe revistash suplementare.

Vepra ka:

1584 faqe mbi etimologjine e fjaleve

310 faqe tregues leksikor

15 faqe tregues onomastik.

Te gjithe keto se bashku bejne qe vepra Fjalori Etimologjik i Gjuhes Shqipe i Prof. Kolec Topalli-t te jete nje nder kryeveprat me te plota te gjuhesise shqipe, krahas te njejtes veper te Prof. Eqrem Çabej, ku dhe eshte mbeshtetur kryesisht autori Topalli.

Por sharlatanet e shkences shqiptare nuk dine edhe nje gje tjeter. Perpara se te botohej vepra e Prof. Kolec Topalli-t, ne gjuhen shqipe jane botuar shume-shume vepra te tjera mbi kete teme nga personalitete shkencore dhe studiues te ndryshem qe dikush e ka ndihmuar Profesorin ne punen e Tij e dikush e ka atakuar me perfundimet e tyre. Pyetja ne kete rast eshte shume e thjeshte: Perse nuk eshte tentuar te hidhen poshte perkrahesit e tezes se Profesorit, qe jane te shumte, dhe perse nuk jane permendur asnjehere kundershtaret ideore te tezes se Tij, qe jane anetaret e Shkolles te te Marreve te Madheshtise Shqiptare?

Ne kete rast sharlatanet e shkences shqiptare, ne kuadrin e kritikes se pikepamjeve ekzistuese, duhet te analizonin dhe kritikonin, me e pakta, veprat e meposhtme pro dhe kunder vepres se Prof. Kolec Topalli-t (te rreshtuara sipas kohes se botimit me te pare):

Conrad Malte-Brun, Per Shqiperine dhe shqiptaret (Permbledhje artikujsh dhe studimesh), Tirane 2011. Mbi Kombin Shqiptar, Ese mbi zanafillen, zakonet dhe gjendjen aktuale te kombit shqiptar* (nga z. Engjëll Mashi) – 24 korrik 1808. Shenimi * thote: Kjo pjese eshte marre nga libri “Perzgjedhje artikujsh shkencore dhe letrare”, vellimi I, viti i botimit 1828. Ne kapitullin “Hulumtimet mbi Shqiptaret dhe Proto-Sllavet” – f. 81-137, tekstualisht eshte e shkruar (f. 102-103 – foto 5,6,7,8,9): “Romaket dhe Italianet, te cilet u bene zoter te Ilirise ne nje periudhe te mevonshme, u perzien me banoret e qytezave dhe qe nga ajo periudhe fiset baritore u dalluan nga emri kelt Albani, te cilet ruajten bazen e gjuhes se tyre te lashte, por qe u shtua dhe u basterdua nga shtimi i fjaleve dhe i frazave te italishtes vulgare apo Romana rustica dhe nga zhargoni ushtarak i legjioneve. Keto ndryshime dhe fakti se ne kohet e lashta gjuha Eoliane, Pellazget dhe ndoshta gjuha Ilirike kane patur lidhje te lashta me gjuhen italike, na jep mundesine te shpjegojme se si gjuha Shqipe, Dako-Latinishtja apo Vllahishtja moderne, kjo e fundit ne zanafille nga gjuha Dake qe tani jane te panjohura kane qene te lidhura me dialektet e paperpunuara dhe ushtarakeve te Romakeve, por si njera gjuhe dhe tjetra pesuan serish ndryshime ne shekullin VI, kur hordhi te shumta te Sllaveve te Karpateve, te udhehequr kryesisht nga princat e races gote, ripopulluan Ilirine veriore”.

C:\Users\Toni\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7104.JPG

foto 5

C:\Users\Toni\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7105.JPG

foto 6

C:\Users\Toni\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7106.JPG

foto 7

C:\Users\Toni\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7107.JPG foto 8

C:\Users\Toni\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7108.JPG

foto 9

At Justin Rrota, Per historine e Alfabetit Shqyp, botim i II, Botimet Franceskane Shkoder 2005. Ne brendesi te ketij botimi gjenden disa kapituj te botuara me 1931 ne Revisten Hylli i Drites 1931 me kete inventar (fotot 10,11,12):

-Rreth Gramatologjise Shqype (f. 105 – 149);

-Rreth problemit te Gjuhes Letrare (f. 137 – 149);

-Mbi refleksin e vleres fonetike te disa tingujve te Latinishtes ne Shqipet (f. 150-151;

-Vrejtje mbas vrejtjesh (f. 152 – 160);

-Cashtje gjuhe (f. 161-168);

-Rreth lavrimit te Gjuhes (f. 169 – 176).

C:\Users\Toni\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7109.JPG

foto 10

C:\Users\Toni\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7110.JPG

foto 11

C:\Users\Toni\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7111.JPG

foto 12

At Gjon Shllaku, OFM, Shqyptari-Frati-Shqypnia, Botimet Franceskane Shkoder 2018, ne brendesi te se ciles jane artikujt: 1- Historia flet keshtu…Katholicizmi ne Shqiperi e anmiqte e tij para gjykatores se Historise (f. 17-96), botim i dyte, botuar tek Hylli i Drites 1944, f.f. 64. 2- Çashtje filozofike. Problemi i njohtëjes (f. 188-195), botuar tek Hylli i Drites, nr. 9, 1938. 3- Shka ásht KOMUNIZMI (f. 196-207), botuar tek Hylli i Drites, nr. 9, 1938. 4- Rreth çashtjes s’ Alfabetit te Monastirit (f. 254-267), botuar tek Hylli i Drites, nr. 4-5, 1943 (fotot 13,14,15).

C:\Users\Toni\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7112.JPG

foto 13

C:\Users\Toni\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7113.JPG

foto 14

C:\Users\Toni\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7114.JPG

foto 15

Ernest Koliqi, Revista Shejzat 1957 – 1966. Nje permbledhje te kesaj vepre ka realizuar miku im Jozef Radi ne librin: Arkitekt Koliqi, Monumenti “Shêjzat”. Permbledhje, Botimet Jozef 2023 (fotot 16,17).

C:\Users\Toni\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7115.JPG foto 16

C:\Users\Toni\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7116.JPG

foto 17

– Instituti Albanologjik i Prishtines, Simpoziumi per Skenderbeun (9-12 maj 1968), artikulli i Ahmet Kelmendit: “Shkalla e reflektimit te disa tingujve indoevropiane ne shqipen e shekujve XV e XVI”, Prishtine 1969. Autori shqiptar i Kosoves eshte i pari studiues shqiptar qe ka publikuar ekuacionin e formimit te fjaleve ne Gjuhen Shqipe sipas formulave te meposhtme (f. 471-474, – foto 17/1,17/2,17/3,17/4,17/5,17/6,17/7,17/8), por pikerisht kete autor kane parakaluar dishepujt e mbrapsht te shkolles komuniste shqiptare pas 1945, prej nga rrjedh Shkolla e Te Marreve te Madheshtise Shqipare, e kundershtuar me kohe nga At Justin Rrota OFM, Prof. Eqrem Cabej, Prof. Kolec Topalli:

1- “Te gjitha diftongjet indoevropiane ne gjuhen shqipe jane reduktuar ne vokale ne periudhat e hershme paraliterare. Koha e monoftongimit nuk mund te percaktohet tash per tash, me siguri, gjithnje per mungese te dokumentave te hershme shqipe.

Togzanoret ua ne jug dhe ue ne veri, ndarja globale, qe vijne, si mendohet, nga primitivi UO, ne shekujt XV e XVI kane pasur perdorim ne gojen e shqiptareve sa vijon: Duke u mbeshtetur ne nje toponim veriak gjejme ,,,villa clamada Growemira Grandi dhe Growemiri Pizoli te vitit 1416, qe do te thote ,,grou e mire”, si dhe ne nje fjale ne Fjalorthin e Arnold von Harffit, qe figuron growna (groua) ,,ayn frauwe”, mund te perfundojme se togzanori ne shqyrtim ne qindvjetshin e XV ne pjesen veriake eshte perdorur ne etapen e katert a te trete te zhvillimit te fonologjik si OU, etapa keto te percaktuara nga albanologu i madh Norbert Jokli qysh me 1931/32 ne ,,Indogermanische Forschugen”. Nderkaq ne pjesen jugore te shqipes, duke u mbeshtetur ne Ungjillin e Pashkeve, qe njihet si dokumenti me i vjetri i kesaj pjese te shqipes (shekulli XIV-XV) si dhe ne patronimin e shekullit te XIV – emri i princit te Jugut Gjin BUA Shpata, bir i Pjeter BUAS, ku ne te parin figuron fjala me trajte kujtuam, kurse ne tjetren BUA perfundojme se ne Juge eshte perdorur togzanori ne menyre me konseguente.”

2- “Ne kete perpjekje per te dhene nje prerje horizontale te formavet te disa tingujve indoevropiane ne sistemin fonologjik te shqipes brenda shekujve XV-XVI na del se sistemi konsonantik, thuajse eshte kristalizuar, procesi i inovacionevet ka mbaruar, me perjashtime fare te vogla. Tenuis dhe media aspirate jane deaspiruar, pa dyshim, qysh moti, per cka na deshmon onomastika jone, p.sh. patronimet: Dominiko Barda (1335), Vasil BARI (1417), Andrea BRUMI (1417), pastaj toponimi BUSEsissa (1416-1417), etj

Qe te tre radhet e guturalevet ndovropiane ne shqipet jane asibiluar para shekujvet ne shqyrtim, e bashke me te ne etapat e ndryshme jane bere edhe inovacione te dukshme; p.sh. palatalet indoevropiane media g dhe media aspirata gh kane reflektuar ne shqipet z, d, dh, e keshtu me radhe.

Shekujt XV e XVI i kanë zënë togjet konsonantike indoevropiane kl e gl ende të painovuar, ende të papalatatizuara. Kështu tek Buzuku hasim: ,,E si e pa Jezu por klante e xhudijt”, ,,qi por klanjinë ashtu i dhimti ndë zemër”; po ashtu edhe tek Matranga: ,,Lumtë ata qe klajnë pse kanë të jenë fëqerë”, ,,tue klarë ndë gropë të lotet, ,,pse kanë të kluhenë bil të tinë zot”, etj. Po keshtu, thuajse eshte mbajtur dhe nga togu konsonantik gl. Buzuku shkruan: per jetë të glatë, kurse Matranga: ,,Të vënëtë e kurorësë me kurorë glëmbash, etj.

Shembellat e cituara na deshmojne per ruajtjes e togjve kononantike indoevropiane kl e gl ne rrenjet nga kjo bashkesi: klaj nga nje klanio, kluhem nga klu-s-ti, kurse glëmbi nga gle-mo- dhe i glate nga nje,, (d) longo-me nje sonorozim paraprak te medias d ne g (d g).”

3- “Procesi i reflektimit a i kristalizimit te nazalevet likujdeve indoevropiane ne shqipet, aq sa ka qene e mundur te konstatohet ka mbaruar para periudhes literare. Keshtu vibranten sonante r e gjejme patronimet Petro BRIGLIA (1417) nga emri bri-briri (brini). Andrea BRESNA (1541) nga emri breshen, etj, poashtu sonanten laterale l e hasim ne toponimet Condi BALguri (1510) nga kompozita bulle+gur, Lopari fshat ne rrethin e Zvornikut (Bosnje), poashtu edhe ne patronimet: Andrea LOPEsi (1417), Nic LIKURsi (1502), etj.”

4- PERFUNDOJME: nga sa u tha deri me tani, del se prerja kohesore horizotalisht e reflektimit te disa tingujve te sistemit indoevropian ne shqipen e shekujve XV e XVI duket sa vijon:

a) procesi i inovacionevet te vokalizmit indoevropian ne gjuhen shqipe ka mbaruar qysh me pare ne etapat e ndryshme te hershme paraliterare,

b) diftongjet indoevropiane jane zhdukur, ato jane reduktuar ne vokale ne periudhat e hershme paraliterare,

c) diftongjet, a togjet e sotme vokalike jane ne procesin e kristalizimit, meqenese hasim ne togzanorin ou (ov) dhe uo ne te folmet e Veriut dhe ua ne ate te Jugut.

ç) procesi i inovacioneve te reflektimit te konsonantizmit indoevropian ne gjuhen shqipe thuajse ka mbaruar, pos togjeve konsonantike kl, gl, nt, etj.”

C:\Users\CTS\Desktop\124___06\IMG_7198.JPG

foto 17/1

C:\Users\CTS\Desktop\124___06\IMG_7199.JPG

foto 17/2

C:\Users\CTS\Desktop\124___06\IMG_7200.JPG

foto 17/3

C:\Users\CTS\Desktop\124___06\IMG_7201.JPG

foto 17/4

C:\Users\CTS\Desktop\124___06\IMG_7202.JPG

foto 17/5

C:\Users\CTS\Desktop\124___06\IMG_7203.JPG

foto 17/6

C:\Users\CTS\Desktop\124___06\IMG_7204.JPG

foto 17/7

C:\Users\CTS\Desktop\IMG_7205.JPG

foto 17/8

– Instituti i Gjuhesise dhe i Letersise, me nje ekip redaksional te perbere nga Androkli Kostallari (redaktor pergjegjes), Jani Thomaj, Xhevat Lloshi, Miço Samara, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjaleve ne Gjuhen Shqipe, Vell. I, Tirane 1972 (foto 18,19,20,20/1,20/2). Ne kete material studimor mungojne te gjithe gjuhetaret shqiptare Prifterinjte Katolike, te burgosur e internuar, dhe, mbi te gjithe, Emermadhi i Gjuhes Shqipe, Prof. Eqrem Cabej; – nuk ka asnje rendesi gjendja e vepres se tij ne vellimet na vazhdim, pasi ne kete rast do te rezultonte se Emermadhi i Gjuhes Shqipe po neperkembej nga fallsifikatoret e Historise dhe Gjuhesise se Vertete Shqiptare. Nuk eshte e veshtire te kuptohet qe kemi te bejme me studime tendencioze qe kane pasur per qellim te fshehin Historine reale te Gjuhes Shqipe ne Autoresi dhe Kohe. Pikerisht keta studiues sharlatanet e shkences shqiptare nuk i atakojne ne menyre te drejteperdrejte, por merren me krahun e kundert te tyre. Ne kete rast eshte krijuar nje pamje e genjeshtert, sikur te Marret e Madheshtise Shqiptare jane kundershtaret teorike te “shkencetareve” te epokes komuniste, kur ne fakt jane produkti me karakteristik i tyre.

C:\Users\CTS\Desktop\124___06\IMG_7158.JPG

foto 18

C:\Users\CTS\Desktop\124___06\IMG_7159.JPG

foto 19

C:\Users\CTS\Desktop\124___06\IMG_7160.JPG

foto 20

C:\Users\CTS\Desktop\124___06\IMG_7162.JPG

foto 20/1

C:\Users\CTS\Desktop\124___06\IMG_7163.JPG

foto 20/2

Zahari Majani, Fundi i “misterit” etrusk. Zanafilla, gjuha dhe jeta e etruskeve, simbas teksteve te tyre te deshifruara midis viteve 1963 dhe 1968, Tirane 1973. Autori ka disa ide, pothuajse origjinale, por qe nuk ka mundur t’i vertetoje dot. Keshtu per shembell ne f. 21 ka te shkruar: “Gjate njemijevjecarit III (dmth para 5000 vjetesh, G.H.), ne brigjet e Danubit ndodh nje dyndje: neper Stepen Lindore, qe shtrihet deri ne Hungari, zbresin endacaket e hipur mbi kuaj – indoevropianet e pare. Ne kufijte e Kaukazit ata kane pervetesuar disa nga elementet e qyteterimeve te medha te Lindjes. Danubianet i digjnin te vdekurit e tyre, kurse banoret e rinj i varrosnin me armet e tyre ne turma. Keshtu, nga shkrirja e autoktoneve te Danubit me indoevropianet dalin protoiliret” (fotot 21,22,23). Sipas ketij autori iliret jane te paret ne kohe dhe pastaj vijne pellazget.

C:\Users\Toni\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7117.JPG

foto 21

C:\Users\Toni\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7118.JPG

foto 22

C:\Users\Toni\Desktop\IMG_7157.JPG

foto 23

Dr. Eqrem Çabej, Studime gjuhesore, vell. III, Prishtine 1976: Hyrje ne Historine e gjuhes shqipe, Fonetika Historike, Parashtesat – Prapashtesat, Shumesi i singularizuar. Ne hyrjen nga Historia e gjuhes shqipe, Emermadhi i gjuhes shqipe ka shkruar (f. 7): “Ideali i historise se nje gjuhe do te ishte qe te njihej kjo gjuhe ne tere fillin e zhvillimit te saj, duke shkuar qe ne fillim e gjer ne fund; atehere do te mund te ndiqej ky zhvillim neper etapat e tij te brendshme, si dhe te shiheshin qarte marredheniet e jashtme, lidhjet qe ka pasur ajo gjuhe me gjuhet e tjera. Mirepo, nje ideal i tille zakonisht kurre nuk arrihet. Asnje gjuhe e botes nuk njihet qe nga fillimet e saj. Nga kjo aresye historia e cdo gjuhe qofte, nuk eshte ne gjendje te nise me fillimet e kesaj, po detyrohet te filloje nga nje epoke e caktuar. Cila mund te jete kjo epoke? Historine e nje gjuhe mund ta nisim qe nga koha qe ajo gjuhe eshte e shkruar” (fotot 24,25,26).

C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7119.JPG

foto 24

C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7120.JPG

foto 25

C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7121.JPG

foto 26

Dr. Eqrem Çabej, Studime gjuhesore, vell. IV, Prishtine 1977: Nga historia e gjuhes shqipe. Kapitulli i pare, nga Historia e jashtme e gjuhes, fillon me tekstet italoshqiptare ne Hyllin e Drites ku citohet e perkoheshmja Hylli i Drites me fillesen, ne vitin e VII, Nr. 9, 1931 (fotot 27,28,29).

C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7122.JPG

foto 27

C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7123.JPG

foto 28

C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7124.JPG

foto 29

Prof. Shaban Demiraj, Morfologjia historike e Gjuhes Shqipe, Tirane 1976. Ne faqen 14 te kesaj vepre eshte e shkruar: “Natyrisht, sistemi foljor i gjuhes shqipe ka ruajtur edhe mjaft tipare arkaike te trasheguara nga nje faze e hershme indoevropiane. Nga keto duhen permendur sidomos supletivizmi, apofonia, aoristi sigmatik, kategorite gramatikore te vetës, menyres, kohes etj.” – (fotot 30,31,32).

C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7125.JPG

foto 30

C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7126.JPG

foto 31

C:\Users\CTS\Desktop\IMG_7164.JPG

foto 32

Jup Kastrati, Histori e Gramatologjise Shqiptare (1635 – 1944), Prishtine 1980. Ka pretendime qe kjo veper eshte nje perpunim i studimeve te At Justin Rrotes, OFM te lena doreshkrim, por te botuara per here te pare me 2006 nen titullin “Gjuha e shkrueme ase verejtje gramatikore”, botim i I, Botimet Franceskane, Shkoder 2006. Por une nuk isha i afte te realizoja nje perbashkim te dy veprave per te percaktuar se ku qendronte thelbi i plagjatures, pasi analiza e historise se gramatikes te gjuhes shqipe prej 309 vjetesh, i realizuar nga Jup Kastrati, ishte nje prefeksion profesional per ate kohe – (fotot 33,34,35,36,37,38,39,40). Megjitheate fakti qe kjo veper eshte botuar me 1980 ne Kosoven e Jugosllavise duhet te nenkuptoje nje ndikim te paracaktuar mbi studiuesit shqiptare te Kosoves, qe mund te kuptohet vetem sot. Ne kete pike problemi eshte krejtesisht i hapur ne te miren apo te keqen e vet dhe ketu eshte vendi per te percaktuar pozitivitetin apo negativitetin e studiuesit Jup Kastrati.

C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7127.JPG

foto 33

C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7128.JPG

fotot 34

C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7129.JPG

fotot 35

C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7130.JPG

fotot 36

C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7131.JPG

fotot 37

C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7132.JPG

fotot 38

C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7133.JPG

fotot 39

C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7134.JPG

fotot 40

Prof. Shaban Demiraj, Gramatika historike e Gjuhes Shqipe, Tirane 1986. Ne Parathenien e ketij punimi autori ka shkruar (f. 3 – foto 40/1,40/2,40/3): “….gjuha shqipe nuk mund te mos terhiqte edhe vemendjen e njerit prej themeluesve kryesore te gjuhesise krahasuese i.e., Franz Bopp-it, i cili sidomos me traktatin e tij te njohur Ueber das Albanesische in seinen verwandtschaftlichen Beziehungen (1854) arriti ne perfundimin e sakte qe kjo gjuhe “ne pjeset perberese themelore te saj nuk ka ndonje lidhje prejardhjeje me asnjeren nga simotrat e tjera sankskrite te kontinentit tone”. E kete perfundim, tashme boterisht te pranuar, Bopp-i e mbeshteti me nje varg te dhenash kryesisht nga struktura gramatikore e gjuhes shqipe”

C:\Users\CTS\Desktop\leksikoni\IMG_7189.JPG

foto 40/1

C:\Users\CTS\Desktop\leksikoni\IMG_7190.JPG

foto 40/2

C:\Users\CTS\Desktop\leksikoni\IMG_7191.JPG

foto 40/3

Perse Petro Zheji nuk e ka permendur Prof. Shaban Demiraj-n ne kete konkluzion profesional gjuhesor ne librin e tij nje vellimesh: Shqipja dhe Sanskritishtja, Tirane 1996, apo dy vellimesh po me kete titull, Tirane 2005, 2006? Petro Zhejit nuk i ka vajtur ndermend se nga kjo mungese analitike do te zbulohej thelbi dhe pjesmarresit e luftes se klasave ne Shqiperine Komuniste 1943-1991, problem ky i fshehur me shume djallezi nga historiografia filozofike dhe reale pergjate periudhes ne fjale. Per dijeni te shqiptareve te sotem thelbi i luftes se klasave ka qene grabitja e pasurive te shqiptareve nga ana e dy popullatave emigratore qe kane depertuar ne mes te shqipfolesve pas 1468 dhe konkretisht midis kucovlleheve dhe otomaneve, pjesmarrja e te cilave te jeten e shqiptareve sfumohet me paramendim te caktuar.

Prof. Shaban Demiraj, Gjuha Shqipe dhe Historia e saj, Tirane 1988. Qe ne hyrje (f. 19) autori eshte shprehur: “Gjuha shqipe ben pjese ne familjen e gjuheve i.e. (=indoevropiane), d.m.th. ne ate familje gjuhesh me burim te perbashket, te cilat qysh nga koherat e hershme parahistorike jane folur ne trevat qe nga India ne Europe.” (fotot 41,42,43).

C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7135.JPG

foto 41

C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7136.JPG

foto 42

C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7137.JPG

foto 43

Instituti Albanologjik i Prishtines, Fjalor i fjaleve te huaja, Prishtine 1988 (fotot 44,45). Ky botim nuk e thote numrin e fjaleve te huaja ne Gjuhen Shqipe, por pranon se libri mbeshtetet ne nje bibliografi prej 124 autore dhe vepra te tyre ku doreshkrimet e studiuesve jane dorezuar qe me 1986. Nga ana tjeter baza ku jane mbeshtetur autoret ka qene Fjalori i Gjuhes se Sotme Shqipe, botuar me 1980. Kjo na ka sherbyer per te percaktuar me perafersi se sa eshte numerori i fjaleve te huaja ne gjuhen shqipe sipas studiuesve shqiptare te asaj kohe ne Kosove.

Fjalori ka plot 667 faqe dhe cdo faqe ka mesatarisht 30 fjale, qe i bie mbi 20.000 fjale te huaja, pak me pak se gjysma e 41.000 fjaleve qe ka fjalori i gjuhes shqipe i vitit 1980. Pra sipas ketij fjalori rreth 50% e leksikut te shqipes jane te huazuara nga gjuhe te huaja.

C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7138.JPG

foto 44

C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7139.JPG

foto 45

Hasan Hasani, Leksikoni i shkrimtareve shqipare 1501-2001, Prishtine 1994, 1995, botimi III- 2003. Duke ju drejtuar lexuesve, autori ka shkruar (f. 5-6, foto 45/1,45/2,45/3,45/4): “Leksikoni i shkrimtareve shqiptare 1501-2001” perfshin te gjithe krijuesit dhe veprat e tyre letrare, duke filluar nga “Rrethimi i Shkodres”, shkruar nga Marin Barleti perkatesisht botuar me 1501 ne Rome. U nisem nga kjo date, sepse kjo veper shenon jo vetem vepren e botuar nga nje shqiptar, pra nga Marin Barleti i cili kishte lindur ne Shkoder dhe kishte marre pjese ne luftimet qe u zhvilluan ndermjet venedikasve dhe turqve, ku te paret ua dorezojne Shkodren te dyteve dhe Barleti detyrohet te emigroje ne Itali. Pikerisht ky moment flet per keshtjellen madhore te letersise dhe kultures shqiptare ne Ballkan qe u krijua per pese shekuj me radhe. Eshte kjo nje keshtjelle qe e ngriten duart e 2600 krijuesve te fjales artistike duke krijuar eshtu nje monument te papushtueshem artistik, lashtesor, kulturor, historik dhe letrar.”

C:\Users\CTS\Desktop\leksikoni\IMG_7194.JPG

foto 45/1

C:\Users\CTS\Desktop\leksikoni\IMG_7195.JPG

foto 45/2

C:\Users\CTS\Desktop\leksikoni\IMG_7192.JPG

foto 45/3

C:\Users\CTS\Desktop\leksikoni\IMG_7193.JPG

foto 45/4

Prof. Dr. Kolec Topalli, Zhvillimi historik i diftongjeve te shqipes, Tirane 1998. Autori ne Parathenie (f. 3) ka shkruar: “Ne paraqitjen e ketij studimi monografik kemi ndjekur dy vija: 1) evolucioni i diftongjeve te trasheguara te shqipes, ku krahas elementeve te gjuhes indoevropiane jane shqyrtuar edhe diftongjet e marra nga gjuhet e tjera nepermjet huazimeve ne periudha te hershme te zhvillimit te shqipes;

2) diftongjet e krijuara brenda gjuhes shqipe, ne rryme te zhvillimit te saj te brendshem (fotot 46,47,48).

C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7142.JPG

foto 46

C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7140.JPG

foto 47

C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7141.JPG

foto 48

Prof. Dr. Kolê Ashta, Leksiku historik i gjuhes shqipe, vell. I, Shkoder 1996. Ne parathenien (f. 5), te shkruar nga Sektori shkencor i albanologjise ne Universitetin e Shkodres “Luigj Gurakuqi”, shkruhet: “Per historine e gjuhes shqipe rendesi te vecante ka njohja dhe studimi jo vetem i vecorive te struktures fonetiko-gramatikore, por edhe i leksikut qe ne periudhat e para te shkrimit te saj dhe ne vazhdim. Jo vetem leksiku, por edhe fjala ne vecanti ka historine e vet. Me nje pune te tille eshte marre prej kohesh Prof. Dr. Kolë Ashta dhe ka pergatitur per botim monografine “Leksiku historik i gjuhes shqipe” ne disa vellime. Ky dijetar eshte nder te paret qe ka punuar dhe po punon me pasion, me nje pune kembengulese dhe te mundimshme per studimin e autoreve te vjeter dhe, ne menyre te vecante, te leksikut te vepres se tyre.” – fotot 49,50,51.

Duke ndjekur rrugen e At Justin Rrotes OFM, Prof. Dr. Kolê Ashta mund te konsiderohet i vetmi studiues shqiptare pergjegjes mbi percaktimin numeror te pastertise imagjinare te gjuhes shqipe, te ciles do t’i pergjigjemi ne fund me nje aparat matematik te thjeshte, cka do te thote se Prof. Dr. Kolec Topalli ka shkruar sipas shembulli te Prof. Dr. Kolê Ashtes dhe jo ndryshe.

C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7143.JPG

foto 49

C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7144.JPG

foto 50

C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7145.JPG

foto 51

Safet Hoxha, Elemente leksikore te gjuhes shqipe ne gjuhet sllave ballkanike, Shkoder 2001. Duke u mbeshtetur ne nje literature paraprake prej 179 autore dhe vepra, Dr. Safet Hoxha ka shkruar dy fjale mbi vepren e tij (f. 7): “Ne punimin “Elemente te gjuhes shqipe ne gjuhet sllave ballkanike” trajtohet nje nga temat, qe paraqet interes. Ky eshte roli dhenes i shqipes ndaj gjuheve sllave ballkanike. Dihet se kjo ceshtje, e pare ne kuadrin e marredhenieve te gjuheve ballkanike, ka nje rendesi te vecante jo vetem per studimet albanologjike, por edhe ato ballkanike. Nje vemendje e vecante i kushtohet ketu sidomos nje evidentimi e pasqyrimi sa me te plote te elementit leksikor te gjuhes shqipe ne gjuhet sllave jugore, si tregues historik, qe deshmon per lashtesine e shqipes dhe vijimesine e saj te panderprere ne trojet e sotme qe, ne rrjedhe te shekujve, kane ardhur duke u ngushtuar.” – fotot 52,53,54.

C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7146.JPG

foto 52

C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7147.JPG

foto 53

C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7148.JPG

foto 54

Bahri Beci, Dialektet e shqipes dhe historia e formimit te tyre. Autoktonia e shqiptareve ne driten e te dhenave te dialektologjise historike shqiptare, Tirane 2002. Ne vend te parathenies, autori ka shkruar (f. 5 – fotot 55,56,57): “Pra, ne studimet e derisotme per historine e dy dialekteve te shqipes, gegerishtes ne Veri dhe toskerishtes ne Jug ka mbizoteruar pikepamja se ato jane te reja ose relativisht te reja. Keshtu, nder te tjera, eshte shkruar se shekulli i XVIII eshte “shekulli i formimit te dy grupeve te medha te krahinave etnografike qe u quajten Gegeni dhe Toskeni”, ose se nga fundi i shekullit XVIII dhe fillimi i shekullit XIX “erdhen e u dalluan dy ndarje te madha krahinore, Toskeria ne Jug dhe Gegeria ne Veri….”.

C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7149.JPG

foto 55

C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7150.JPG

foto 56

C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7151.JPG

foto 57

Mikel Ndreca, Fjalor fjalesh te huaja ne gjuhen shqipe, Tirane 2007 (fotot 58,59,60). Autori ne Parathenie ka dhene sasine e fjaleve qe permban ky fjalor, duke u perputhur perafersisht me te njejtin fjalor te studiuesve shqiptare ne Kosove (19.000), por dhe ku eshte mbeshtetur konkretisht (tek fjaloret shpjegues te gjuhes shqipe: 1954 e 1980).

C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7152.JPG

foto 58

C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7153.JPG

foto 59

C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7154.JPG

foto 60

Kolec Topalli, Nyjat e shqipes, Tirane 2009. Ne Parathenie (f. 7) Autori ka shkruar (fotot 61,62,63): “Nyjat e shqipes perbejne nje nder problemet ende te pazgjidhura te morfologjiese historike te kesaj gjuhe. Ato formojne nje sistem, qe eshte nder me te nderlikuarit, por edhe nder me origjinalet krahasuar me gjuhet e tjera indoevropiane, prandaj studimi i tij ka rendesi te vecante. / Dihet se shqipja eshte e pajisur me dy pale nyja, te perparme e te prapme. Ato kane depertuar shume thelle ne sistemin gramatikor duke u bere pjese e tij integrale e duke i dhene shqipes nje fytyre krejtesisht vetjake. Me ane te tyre eshte riformuar teresisht lakimi emeror, mbiemeror dhe peremeror; madje, edhe ne sistemin foljor shume mbaresa, qe jane formuar ne zhvillimin e brendshem te shqipes, e kane burimin tek nyjat”.

C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7155.JPG

foto 61

C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7156.JPG

foto 62

C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7165.JPG

foto 63

.

. .

Nga i gjithe ky material na jepet e drejta te bejme analizen dinamike te leksikut te shqipes sipas fjaloreve ku ky leksik eshte pasqyruar ne to. Te pakten vitet 1635-2015 na e japin kete mundesi, prej nga rrjedh dhe KOHA se kur ka lindur gjuha shqipe qe flasim sot dhe kush jane AUTORET e saj.

Konkretisht nder shekuj dhe vite kemi kete inventar te fjalore te gjuhes shqipe duke e konsideruar fjalorin e Dom Frang Bardhit si te parin e ketij lloji edhe pse nuk eshte tamam keshtu, pasi ketu fshihet depertimi i popullatave emigratore (epirotet pasmesjetare) dhe bashkimi me popullaten e vjeter vendasa, edhe kjo e perzier me popullata emigratore (geget):

– 1635 Fjalori Latin-Epirotisht i Dom Frang Bardhit me 2544 fjale shqip, Botimet Çabej 2006 (foto 64, 65).

C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7166.JPG

foto 64

C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7167.JPG

foto 65

– 1702 Fjalori Italisht-Shqip i At Francesko Maria da Lecce O.F.M me 11.200 fjale shqip, Shkoder 2009. Realisht i pari fjalor qe permend termin “shqip” (foto 66, 67).

C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7168.JPG

foto 66

C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7169.JPG

foto 67

– 1908 Fjalori i Ri i Shqipes (i Bashkimit) me 13.798 fjale, Prishtine 1978 (foto 68, 69). Percaktimi e leskikut te shqipes ne keto fjalore eshte bere eshte marre nga vepra e Prof. Kolë Ashta, Leksiku historik i gjuhes shqipe ne tre vellimet e para te vepres se tij, Shkoder 1996, 1998, 2000.

C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7170.JPG

foto 68

C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7171.JPG

foto 69

– 1954 Fjalor i Gjuhes Shqipe, Tirane 1954 me 25.000 fjale (foto 70, 71).

C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7172.JPG

foto 70

C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7173.JPG

foto 71

– 1980 Fjalor i Gjuhes se Sotme Shqipe, Tirane 1980 me 41.000 fjale (foto 72, 73).

C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7176.JPG

foto 72

C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7177.JPG

foto 73

– 1984 Fjalor i Shqipes se Sotme, Tirane 1984 me rreth 34.000 fjale (foto 74, 75).

C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7174.JPG

foto 74

C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7175.JPG

foto 75

– 2006 Fjalor i Gjuhes Shqipe, Tirane 2006 me rreth 48.000 fjale (foto 76, 77, 78).

C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7178.JPG

foto 76

C:\Users\CTS\Desktop\IMG_7196.JPG

foto 77

C:\Users\CTS\Desktop\IMG_7197.JPG

foto 78

– 2006 Fjalor i Gjuhes Shqipe, Tirane 2006 me 41.000 fjale te autorit Mehmet Elezi, qe nuk gjenden ne fjalorin e vitit 1980 (foto 79,80).

C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7179.JPG

foto 79

C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7180.JPG

foto 80

– 2008 Fjalor themelor i Gjuhes Shqipe, Tirane 2008 me 33.500 fjale, te autorit Pavli Qesku, por autori pretendon (f. XII) se ka vene ne perdorim kartoteken personale te Gjuhes Shqipe me rreth 100.000 fjale (foto 81,82,83).

C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7181.JPG

foto 81

C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7182.JPG

foto 82

C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7183.JPG

foto 83

– 2011 Fjalor drejtshkrimor i Gjuhes Shqipe, Tirane 2011 me rreth 75.000 fjale te autoreve Ali Dhrimo-Rami Memushaj (foto 84, 85).

C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7184.JPG

foto 84

C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7185.JPG

foto 85

– 2015 Fjalor drejtshkrimor i Gjuhes Shqipe, Tirane 2015 me 81.000 fjale dhe 300.000 fjaleforma te autoreve Ali Dhrimo-Rami Memushaj. Ne Parathenien e botimit te dyte autoret kane deklaruar (f. 7) se ne kete botim te ri kane shtuar 6 mije njesi leksikore te reja dhe leksiku i shqipes po pasurohet me 4-5 fjale te reja cdo dite (foto 86,87,88).

C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7186.JPG

foto 86

C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7187.JPG

foto 87

C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7188.JPG

foto 88

PERFUNDIME

E gjithe kjo analize eshte e lidhur me pergjigjen e vetem dy pyetjeve: KUR dhe KUSH e formoi GJUHEN SHQIPE?

Vetem kater (4) shkencetar shqiptar i jane afruar deri ne zgjidhje te KOHES dhe AUTORESISE se formimit te Gjuhes Shqipe, dhe ate jane, te renditur sipas moshes se Tyre:

– At Justin Rrota, O.F.M. (1889-1964) me veprat:

Monumenti ma i vjeter i gjuhes shqype (Buzuku 1555), botuar per here te pare ne revisten “Hylli i Drites”, vjeti VI. Nr. 1,2,4,5,10,12 – 1930.

Gjuha e shkrueme ase verejtje gramatikore, botimi I, Botimet Franceskane, Shkoder 2006.

Per historin e Alfabetit Shqyp, botim i II, Botimet Franceskane, Shkoder 2005.

Sintaksi i shqipes, botimi III, Botimet Franceskane, Shkoder 2005.

Rreth Votres, botimi II, Botimet Franceskane, Shkoder 2005.

– Letratyra shqype, Parimet letratyret, botimi III, Botimet Franceskane, Shkoder 2006.

– Prof. Eqrem Çabej (1908-1980) me kompleksin studimor:

Shumesi i singularizuar ne gjuhen shqipe, Tirane 1967.

Studime etimologjike ne fushen e shqipes, ne shtate vellime, te botuara ne Tirane 1976 – 2014 .

Studime gjuhesore ne shtate vellime, te botuara ne Prishtine 1975-1986.

Ne boten e arberesheve, Tirane 1987, ribotuar nga Çabej 2017.

Studime per fonetiken historike te gjuhes shqipe, Tirane 1988.

Shqiptaret midis Perendimit dhe Lindjes, Tirane 1994.

Sonete, Tirane 2008.

Hyrje ne Indoeuropianistike, Leksionet e Prishtines, Çabej 2008.

– Prof. Ahmet Kelmendi (1929-2016) per te cilin shqiptaret e Shqiperise nuk dine pothuajse asgje. E degjuan per here te pare emrin e Tij me 1972, ne kongresin e drejteshkrimit ku nuk mbajti asnje fjale, kjo lloj revolte u eshte fshehur shqiptareve te Shqiperise dhe Kosoves atehere dhe sot, edhe pse ishte nder gjuhetaret kryesore te ekipit shqiptar te Kosoves te ftuar ne ate kongres, te kryesuar nga Prof. Idriz Ajeti. Emrin e Tij e mesova plotesisht vetem me 2014 kur bleva ne Kosove, Prishtine me 11 tetor, nje liber mbi Skenderbeun (Simpozium per Skenderbeun (9-12 maj 1968), ku Profesor Ahmet Kelmendi kishte folur mbi shkallen e reflektimit te disa tingujve indoevropiane ne shqipen e shekujve XV e XVI (f. 471-474). Me gjeresisht, me aq sa mund te jape nje fjalor enciklopedik, gjeta ne Fjalorin Enciklopedik te Kosoves, Vellimi I, germa A-K, Prishtine 2018, ku shkruhej: “Gjuhetar. Lindi ne Peje, ku kreu shkollen fillore, ndersa te mesmen e mbaroi ne Gjakove. Studimet i kreu ne Beograd, ndersa ato pasuniversitare ne Zagreb. Ligjeroi ne Shkollen e Larte Pedagogjike te Prishtines nga viti 1964 deri me 1994, pastaj ne Fakultetin e Arteve dhe te Mesuesise. Pas luftes se fundit u angazhua e QSUU (Qendren e Studimeve Universitare Ushtarake te Trupave Mbrojtese te Kosoves) ne rolin e keshilltarit per kulture te gjuhes shqipe me graden major. Ishte pjesmarres i Kongresit te Drejteshkrimit me 1972. Eshte autor i kater gramatikave per ciklin fillor dhe te mesem, dy prej tyre me bashkepunetor. Pergatiti per botim veprat e Eqrem Çabejt “Studime gjuhesore I-IV, me 1976. Shkroi nje numer artikujsh, kryesisht nga fusha e drejtshkrimit ne gazetat “Rilindja”, “Zani i Rinise”, “Perparimi”, “Flaka e Vellazerimit”. (Bahri Koskoviku)”.

– Prof. Kolec Topalli (1938-2018) me veprat:

Hiati dhe rruget e shmangies se tij ne gjuhen shqipe (punim disertacioni), Tirane 1965.

– Shpjegime fjalesh me ane te haplologjise, 1988.

E-ja e shkurter indoevropiane ne gjuhen shqipe, 1990.

– Zanoret e patheksuara nistore, 1990.

– Vezhgime per zhvillimin historik te togjeve zanoreve -ua-, -ue-, 1991.

– Theksi ne gjuhen shqipe, Tirane 1995.

– Per historine e hundoresise se zanoreve ne gjuhen shqipe, Tirane 1996.

Zhvillimi historik i diftongjeve te gjuhes shqipe, Tirane 1998.

Shnderrime historike ne sistemin zanor te gjuhes shqope, 2000.

Sonantet e gjuhes shqipe, 2001.

Mbylltoret e gjuhes shqipe, 2002.

Ferkimoret e afrikatet e gjuhes shqipe, 2003.

Dukurite fonetike te sistemit bashketingellor ne gjuhen shqipe, 2004.

Bazat e fonetikes historike te gjuhes shqipe, 2005.

– Fonetika historike e gjuhes shqie, 2007.

– Recerche sulla storia dell’accento in albanese, 2007.

– Evolucioni historik i peremrave te shqipes, 2008

Nyja e shqipes, Tirane 2009.

Fjalor etimologjik i gjuhes shqipe, Tirane 2017.

Ne formimin arsimor te shqiptareve, pas 1945, ka ndikuar jashtezakonisht negativisht filozofia bolshevike me lenden: Materializmi Dialektik dhe Historik. Kjo filozofi e mbrapsht, tashme e harruar, ka ndikuar per keq kaq shume tek shqiptaret sa te vetequajtur shkencetar, pjesetar te Shkolles te te Marreve te Madheshtise Shqiptare, akoma nuk e kane kuptuar qe baza praktike e shkences se etimologjise eshte KOHA e perdoruesit me te pare te fjaleve dhe jo vetem perdoruesit e tyre jashte KOHES. Por me perpara keta te Marre duhet te kuptojne se GJUHA e shkruar eshte ajo qe percakton shkallen e zhvillimit social te popujve dhe ne kete pike fshihet ekuacioni i formimit te fjaleve jo nga pikepamja strukturore, por nga pikepamja shkakesore. Gjuha e shkruar nuk mund te percaktoje ne asnje rast, ne menyre te drejteperdrejte, moshen biologjike apo sociale te popujve, sepse te gjithe elementet sociale qe marrin pjese ne shkakun e lindjes se gjuhes se shkruar jane te varur nga procesi KOHOR i lindjes se tyre, dmth ekzistojne perpara gjuhes se shkruar, dhe kjo eshte aresyeja perse paraardhesit me te larget te shqiptareve jane popullata me e vjeter e kontinentit europian, por dhe, njekohesisht, popullata me e prapambetur e tij, qe ne asnje rast nuk e ka pasur shkallen e zhvillimit deri ne kuotat e domosdoshme per te prodhuar shkrimin, veper kjo, ne te gjithe rastet, e Prifterinjve Politeiste ne Heladen e Lavdishme (shek. VII Para Kri.) dhe e Prifterinjve Monoteiste te Kishtere ne Boten Europiane (shek VIII Pas Kri.). Kjo diference kohore midis dy shkrimeve eshte e afte te kerkoje nga Shkenca perse pasaardhesit e Heleneve jane me te prapambetur se Sllavet. Ne kete menyre kerkesa zgjerohet edhe tek shqiptaret, per te vertetuar perse gjuha e tyre ka lindur perpara se ata te cfaqeshin ne Histori dhe perse Prifterinjte Katolike ishin levruesit dhe zhvilluesit me te pare te Gjuhes Shqipe dhe te Kombit Shqiptar. Pikerisht permasat e ketij zhvillimi jane te panjohura akoma per shqiptaret e mijevjecarit te trete edhe pse te dhenat konkrete per kete zhvillim jane te botuara prej me shume se kater shekujsh.

Per te qene korrekt me te Marret e Madheshtise Shqiptare po u deklaroj se mosha e gjuhes qe Kombi Shqiptar perdor sot eshte nje gjuhe fiks 322 vjecare dhe autoret e saj jane Kleriket Katolike Shqiptare te tre shekujve te fundit. Nga ana tjeter, ekuacionet e formimit te gjuhes se folur jane po aq te panjohur sa dhe ekuacionet e gjuhes se shkruar dhe per te percaktuar keto ekuacione te panjohura kerkohet nje permbysje e madhe ne fushen e filozofise se shkencave njerezore.

Tirane-Shkoder-Prishtine 2023/24

 

Related Post