Artikuj

63- Mbi organizaten e fshehte te Vlores (1932) 12.06.2012

Posted by Genc Hoti

Loading

63- Mbi organizaten e fshehte te Vlores

(1932)

       (ndryshe: Nje mesim edukativ, moral e profesional per juristet shqiptare te kohes komuniste e postkomuniste)

Kur analizuam librin e Kastriot Dervishit mbi historine e shtetit shqiptar i premtuam lexuesit publikimin e materialeve gjyqesore (fjalen mbrojtese te avokatit te ceshtjes i caktuar nga trupi gjykues) te nje ngjarje qe ishte anashkaluar per 65vjet nga propoganda komuniste duke mos u permendur edhe pse ishte nje levizje politike tipike antizogiste. Lind pyetja: perse regjimi diktatorial e hiqte veten si antizogist, por armiqte e mbreterise nuk i permendi kurre plotesisht? Pikerisht ndertimi e kesaj organizate dhe permbajtja e veprimtarise se saj praktike perben nje akt politik te paster kundra mbreterise dhe shtetit te shqiptareve; – te pakten keshtu paraqitet ne librin e Kastriot Dervishit (mos valle kjo perben aresyen e mos studimit dhe publikimit te ngjarjes). Ne artikullin mbi shkencen e historise dhe keqarsimimin e shqiptareve permendem disa fakte te publikuara ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar dhe ne librin e Kastriot Dervishit mbi historine e shtetit shqiptar 1912 – 2005 sipas te cileve:

1 – Ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (2009) ku ishte artikull me vete. Sipas kesaj enciklopedie Organizata e fshehte e Vlores u formua ne pranveren e 1932 ne Vlore e nxitur dhe e perkrahur nga Jugosllavia edhe financiarisht  duke pasur ne qender te vemendjes grushtin e shtetit. Ne gusht te 1932 organizata u zbulua ku u arrestuan 60 pjesmarres te saj, nga te cilet 30 moren denime te ndryshme (vell. 3, f. 1892 – 1893, me autor Viron Koka dhe Mentar Belegu).

2 – Ndersa autori Kastriot Dervishi ne librin e tij mbi historine e shtetit shqiptar  jep tjeter permbajtje, sipas se ciles, duke u mbeshtetur ne dokumentat e Zyres Sekrete, organizata ishte formuar nga Skender Muco ne prill – maj 1931 duke pasur nje shtritshmeri, pervec Vlores, ne Gjirokaster, Sarande, Tepelene, Kelcyre, Korce, Shkoder, etj. Organizata e fshehte e Vlores pati marreveshje me shtetin Jugosllav per keto probleme:

Do te denoncohej aleanca 20-vjecare midis Shqiperise dhe Italise qe njihej me emrin “Pakti i Dyte i Tiranes” i nenshkruar me 22 nentor 1927.

Do te krijohej aleance me Jugosllavine.

Do te jepej leje per hapjen e shkollave jugosllave ne Shqiperi

Do te zhvillohej politike e perbashket me Jugosllavine

Do te merrej pelqimi i Qeverise Jugosllave ne lidhje me formen e regjimit ne Shqiperi pas permbysjes se Ahmet Zogut (te gjitha keto jane marre nga Myqerem Hamzaraj, “Organizata e mbeshefte e Vlores, vit 1932”).

Me 2 shtator 1932 u hap ne Tirane gjyqi kunder 49 anetareve te Organizates se Fshehte te Vlores, prej te cileve u denuan:

Me vdekje 7 vete, me 101 vjet u denuan 18 vete, me 15 vjet u denuan 15 vete, me 3 vjet nje person, me dy muaj heqje lirie nje person dhe i pafajshem nje person (f. 321 – 329).

Analiza e ketij autori e tjeterson ngjarjen duke mos botuar faktin qe Myqerem Hamzaraj ishte njeriu qe u detyrua nga prokuroria e asaj kohe te jepte deshmi te rreme dhe eshte kjo aresyeja perse une po e botoj te plote fjalen mbrojtese te avokatit ku do te dalin ne pah kaq shume te panjohura sa do ta detyroje lexuesin t’i therrase mendjes kur ta rilexoje per se dyti librin e Kastriot Dervshit jo vetem per kete teme.

Une nuk e di se perse u kujtuan tani studiuesit shqiptare per kete ngjarje, por dyshoj se gjitheshka ka filluar pas botimit te artikullit mbi Qemal Stafen (publikuar ne gazeten 55, dt 08-09-10-11-12.07.2008) ku letra e Lefter Dilos drejtuar Av. Vasil Dilos e kishte adresimin e publikimit per organizaten e fshehte te Vlores – gazeta “Besa”  (per kete shih artikullin: “Sekreti Qemal Stafa” ne albanovaonline.com, logoreci.com., www.hotig.info).

Cudia qendron ne mos permendjen e avokatit mbrojtes te te akuzuarve ne ate proces. Duke mos i atakuar autoret ne asnje resht jam i detyruar te riprodhoj per here te pare fjalen mbrojtese te avokatit ne ate proces  dhe te jete lexuesi ai qe do te beje diferencen midis tre materialeve, duke theksuar qe materiali eshte krejt tjeter per tjeter si ne sasine e te akuzuarve ashtu dhe ne permbajten e akuzes. I tregoj  lexuesit se avokati mbrojtes i ceshtjes ka qene Av. Dr. Vasil Dilo, data e mbrojtjes ka qene 10 shtator 1932 dhe numuri i te akuzuarve te mbrojtur nga avokati ka qene vetem 12 vete (gjate mbrotjes do te dale numuri i sakte). Permbajtja e mbrojtjes eshte si me poshte (botohet sipas origjinalit):

MBROJTIE        E

te pandehunvet si formues dhe pjesmmarres ne organizaten e mshehte te Vlones: 1/ Skender Muco, 2/ Haxhi Sheh, 3/ Lufti Toto 4/ Bastri Cuci, 5/ Halit Topulli, 6/ Shemsho Hajro, 7/ Duro Dino; 8/ Ahmet Demi, 9/ Mehmet Pavari, 10/ Ahmet Kajca, 11/ Fejzo Tafi-li dhe 12/ Sabri Qyteza.

PREJ

Avukatit mbojtes te tyre Vasil K. Dilo

PERPARA

P.T. Gjyqit Posacem per fajet      Politike me d. 10.9.1932

——————————————-

 

 

  1. Kryetar:

Nga te pandehunit, ata per te cilet e nd. Gjykatore pati miresine te me beje nderin tue me emrue si mbrojtes avukat i tyne d.m.th. te quajtunit: 1/ Skender Muco, 2/ Haxhi Sheh, 3/ Lutfi Toto, 4/ Basri Cuci, 5/ Halit Topulli, 6/ Shemsho Hajro, 7/ Duro Dino; 8/ Ahmet Demi, 9/ Mehmet Pavari, 10/ Ahmet Kajca, 11/ Fajzo Tafili dhe 12/ Sabri Qyteza;, akuzohen: i pari d.m.th. Skender Mucua si nje nga formuesat e nje komiteti te mshefet qe ka pase per qellim prishien e qetesise se brendeshme dhe nderrimin e formes se regjimit te venduem nga Asambleja Kombetare dhe te njembedhet te tjeret si pjestare po te ketij komiteti.

Akuzen ne fjale e zhvilloji dhe e mburoi me nje ellokuence te forte e nd. Prokurori dhe, tue e bazue ne provat dhe argumentat, qe parashtroi, kerkoi qe te vendoset fajesia e te perfaqensuemvet te’mi po ne ate menyre.

  1. Kryetar:

Ceshtja, te cilen jeni tue e Gjykue kete here me duket se ashte ma interesante nga c’do tjeter qe ka shkue ne kete Gjyqe qyshe prej dates se krijimit te tij. Intereson te dihet ne se ne Shqyperie ekziston – qofte dhe nje njeri e jo nje pakice njerezish – i cili ka poshtersien te ushqeje ne shpyrtin e tij sentimentin e dobet te mosemirenjohesiese kundrejt nje regjimi, i cili beri mrekuelliene qe ne pake – ma fare pake – kohe te ne prezantoje Shqiperine ne forme Shteti nga ma te mberuarit ne bote me qetesi shmbellore dhe me perparim gjigandesk ni civilizim dhe ne organizim i cili bashke me nderin e kombit i siguron dhe seicilit neshtetas gjithe lumturien e mundur ne kete jete.

Intereson te vije ne vend dinjiteti i Ligjavet ne fuqie, intereson te denohen reptesisht dhe pa meshire – sic e kerkon e ndermcia Prokurorie – fajtoret, sic intereson gjith’ ashtu te gjendet cesilet jane me te vertet fajtore dhe te mos vuajne te pafajshmit kot – se – koti.

Detyra e se nd. Gjykatore te z. Tuaj gjithmone e nalt dhe e shenjt, me duket se kete here prezantohet ma e veshtire. Se gjykoni menjesh ma se pesedhet veta dhe kini me kerkue te verteten ne per tym te pretendimevet te se pandehunvet te cilat jo vetem qe kundreshtojne njana te te tjeterit por ndryshojne dhe ato vete nga njera dite ne tjetren dhe para autoriteteve kompetente te ndyshme.

Mbrojtja e te pandehunvet ne fjale, shpreson se se – me sa t’i jet’ e mundun – do t’i pergjigjet nderit qe i u be dhe se – tue ditur qe detyren e saj e zbaton para nje Gjykate, te cilen e karakterizon deshira e nxehte per me zbullue fajin lakuriq pa lene ne shpyrtin e vete as me te paktin dyshim – do ndihmoje – me sa i vjen per dore – qe keqyria e ceshtjes ne gjykim te behet sa ma e thelle dhe hollesishte e ckoqittun. Direksioni tone asht i kundert me ate te se nd. Prokurorie, por qellimi asht’ i bashkete se – para nga c’do gjeje dhe mbrojtien e intereson triumfi i drejtesise. Ajo qe lusim asht qe e nd. Gjykatore t’i u vere veshin dhe fjaleve tona po me ate kujdesie dhe verejtje me te cilen degjoi dhe koleget’ e mi parafoles.

E nderc. Prokurorie – si Otoritet ndjekes – pretendon se ne Vlore ish formue dhe ekzistonte deri ne diten qe u zbulue nje organizat e mpshehte e cila per qellim kishte “prishjen e qetesiese mbredenshme dhe nderimin e formes se Regjimit te venduem nga Asambleja Kombetare.”

E detyrueme prej Ligjavet ne fuqie qe dhe t’a provoj cka pretendon, si prove paraqit cka kan thene disa nga te pandehunit dhe disa nga persona te tjere me cilesie deshmitari dhe lajmetari.

Pohimet dhe kallzimet ne fjale, lutem te me permetohet te perseris qe keshtu te mbahet i pa keputur zinxhir’ i argumentavet dhe te rezulltatavet te se dy palevet d.m.th. te Otoritet ndjekes dhe te mbrojtjes.

 

%

 

POHIMET

Pohimet e te pandehunvet, te cilat e nd. Prokurorie i perdore si nje nga te kater bazat (d.m.th. deshmiepohimelajmerime dhe rezulltate te saja), mbi te cilat bazon akuzen ne fjale jane, me radhe dhe si mbas tekstit te pretences se Saj sic pason:

1)   Muqerem Hamzarai: u detyrue me pohue se ishte formue nje organizate ne kohen qe Nal-Madhenia e Tij ka ardhe prej Vjene dhe perflitesh se s’ka shpetim, me qellim qe te merte Qeverine ne dore e se ishte ne marreveshje me te aratisunit Politike per kete qellim dhe se ne koherat e fundit organizata kishte marre nje forme tregetare dhe se formuesit ishin ay me shtate shoke te tjere midis te cilevet dhe i perfaqesuemi t’im zoti Skender Muco.

2)   Haxhi Shehu: pohoi se ne muajin Prill – Maj te vjetit kaluem ishte thir prej Murat Terbacit, me anen e Sabri Man Aliut per me shkue ne Vlone dhe se ne shtepie te Seit Qemalit ka gjet Qazim Kokoshin dhe Seit Qemalin dhe Beqir Sulon dhe atehere Qazim Kokoshi i tha (ne emen dhe te shokeve) se: nevet keni luftue per shpetim te Atdheut e per lirien’ e tij e tash Atdheu ashte ne rezik; prandaj neve duhet te pregatitemi per me i ba balle c’do reziku eventual e prandaj kemi formue nje organizate dhe se: pa i dhene shpjegime te tjera i ka thene se duhesh te futesh ne kete organizate dhe se: e kane betue per Flamur e per Shqiperie se do te jete besniku i asaj organizate

3)  Halit Sferi ka pas thene se: ne dimnin e kaluem i kish pase thene Basim Nishani se Tare Libohova i kishte kallzue Fuat Dibres ne Stamboll se ne Shqiperie ekziston nje organizate kontra Regjimit. Fuati pyeti Beson i cili i tha se s’di dhe kur erdhi shkoi ne Vlone ku ne shtepi te Murat Terbacit ishte betue prej Muratit dhe Qazim Kokoshit, te cilet e kishin porosit qe se bashku me Skender Mucon te keshillonte e te benonte ne kete organizate dhe shoket e tij e mandej te shkonte dhe ne Italie e te merej vesht me Bahri Omarin dhe Sheh Karbunaren…………….dhe se: si u kthye Besimi i thiri per darke…………….kur Besimi me Skenderin i ka kallzue se Shqiperia eshte ne rezik dhe ashte e shitur e prandaj duhet te rezojme regjimin dhe per kete qellim jane organizue komitete ne c’do vend te Shqiperise dhe jan betue per mbi nje revolver tue thene se betoemi per mbi kete arme te shenjt se kush t’a thyje ashte i denuem…..dhe se qellimi ka qene me rrezue Regjimin me c’do mjet brenda vjeteve.

4)  Rahmi Kamberi – Hasim Merua dhe Jonuz Topulli kane tregue: se: Qellimi i kesaj organizate ishte qe te beheshim gati kur ta lypte nevoja per ndonje kryengritje kontra Regjimit ne kohe qe do te lajmeronesh prerj qendres se Vlores.

5)   Aghmet kajca dhe Mehmet Pavari: kan pohue ekzistencen e kesaj organizate me qellim kryengritje dhe kontra Regjimit, tue shtue se kete gje e kane marre vesh prej Asim Meros dhe Haxhi Shehut.

6)  Vesim Kokalari ka pohue se: se asht betue ne Oteli, Ruajal…se anetar i kesaj organizate, dirizhuesit e te cilit ishin Qazim Kokoshi; Muqerem Hamzarai, dhe Seit Qemali ne Vlore dhe sic kishte marre veshte prej shokeve qellimi ish sic e ka shenue vete me dore te tija “rivendosja e nje Regjimi te lire Republikan.”

7)   Llaqi Mandi: ka pase thene se qellimi i organizates ka qene vendosja e nje republike diktatoriale.

8)   Gani Aliko ka pasethene se Seit Qemali e.t.t. kane vendose formimin e nje organizate te mshehte me qellim qe me ane te nje bashkimi te pergjitheshme te shtinin Qeverine ne dore ne raste se pesonte gje Mbreti dhe per kete gje jane betue mbi nderin e Flamurit dhe t’ Atdheut……dhe se Muqeremi gojarisht u ka thene se kishte marre nje leter prej Qazim Kokoshit (?) (koculit) me te cilin porositeshin qe te ishin gati se ne ato dite munt te behej nje revollusion ne Shqiperi dhe keshtu nevet u lajmeruam qe te ishim gati me njerez t’one dhe sa per fuqiet’ e tjera i dinin organizatoret.

9)   Koste Cekrezi ka dekllarue se nje Shqipetar i Amerikes i pas kish thene se ne Bari se ekziston nje komitet i mpshehte ne Shqiperie e se Sabri Qyteza e kishte ngarkue qe te regjistroje Anetare ne Shqiptaret e Amerikes e se kjo organizate kishte per anetare Qazim Kokoshin, Dr. Bilalin, Remzi Bacin e MusaPuken ne Shkoder.

 

%

 

L A J M E T A R E

—————————————

1)   Idriz Jazo Kuci ka tregue se ne Vlone ashte Formue nje organizate me qellim qe te bejne nje ktyengritie per me rezue Regjimin, i perbere prej ( 8 ) vetash…….dhe se ekzistencen e organizates e ka marre vesht: a/ prej Haxhi Shehut ne vjeshten e vitit kaluem b/ prej Husni Lepenices ne fillim te ketij viti dhe c/ prej Myqerem Hamzarait; se me ndihme te ndryshme te ketij komiteti mejtohesh qe me 20 Maj te shpallej nje kryengritie e se pregatiteshin dhe disa atentate kontra personalitetevet te cquara e Nal – Madhenies se Tij Mbretit.

2)   Sabri Mane Aliu ka forcue dekllarat e Gani Alikos qe thote se ne fillim te Mait ishte thirun prej Muqerem Hamzarait ne Vlone dhe keshtu ka shkue ne Vlone ne shtepie te Seit Qemalit, ku Muqeremi u ka thene se ka marre nje leter prej Qazim Kokoshit ( ? ) (Koculit), me te cilen porosit qe te jene gati; se nder ato dite mund te behej nje revullusion ne Shqiperi e.t.t.

 

%

D E S H M I T A R E

——————————————

1)      Kalo Telhaj ka pase thene se ne kete Prill ose Maj Husni Lepenica i kishtye dekllarue se nder ato dite do te behej nje kryengritie kontra Regjimit e.t.t.

Si deshmitare ashte pyetur para se nd. Gjykatore dhe i Quajtuni Selam Musa nga Lepenica; Por nuk dime se per se valle nuk e gjeti te meritushme per me zene fille e nde. Prokurorie.

Por kete te meten e saj e plotesojme nevet dhe themi se kyj ka thene se: kam ndier se Idriz Jazua ka qene ne  Vlore ne shume vise dhe se per mbledhie ne per kafenera ose per organizate s’ka ndonje dijenie.

Dhe Lico Kalo Telhane i cili ashte pyetun para Gjyqit nuk e ze ne goje e nd. Prokurorie, ne pretencen e vete, per shkak – sic duket – se dhe  kyj tha se: per organizate s’kam dijeni.

 

%

 

R E Z U L L T A T A T’  E  P R O K U R I E S E

Tue i pa forte te vobekta keto prova dhe lajme e nd. Prokurorie ben dhe disa rezulltata dhe supozime te cilat lakmon t’i paraqiti dhe t’i inponoj si prova kontra te pandehunvet. Keshtu, pra, sa per:

1)  Skender Mucon thote se ka pase shtue se: Une jam e ne pozite te kupetoj se ceshjta asht e zbullueme plotesishte dhe se perpjekiet t’uaja kufizohen per me mare veshte se me c’fare fuqie do te realizohej qellimi i organizates, por ju siguroj se nga shkaku qe jane largue qe vjet nga Vlona dijenia e jeme ashte e kufizueme ne veprimet e para, e c’ka kan be te tjeret ma von nuk e di, qe prej ketyne rezullton – thote e nd. Prokurorie – se qellimi i organizates ka qene jo ay i pretenduem prej tij por ay i dekllaruem shokevet ne rastin e betimit d.m.th. revollusion.

2)  Fjalen e shuar ne dekllaraten e Vesim Kokalarit e ka prezantue si kur ishte fjala: “republikan” – ndonese nga gjendja e fjaleve nuk eshte e mundun’ te dallohet se c’ka ish shkruar.

Nga nje kqyrje statistikale te ketyre provave qe paraqiten  e nd. Prokurorie rezullton se: 12dymbedhjet detyrohen (nenvizimi trefish i imi, GH) ne pohime te se pandehunvet d.m.th. te : 1/ MyqeremHamzarait, 2/  Haxhi Shehut, 3/  Halit Sferit, 4/  Rahmi Kambretit, 5/  Asim Meron, 6/  Jonuz Topullit, 7/  Ahmet Kajces, 8/  Mehmet Pavari, 9/  Vesim Kokalari, 10/  Llaqi Mandi, 11/  Gani Alikos, 12/  Koste Cekrezi.

Tri (3) i detyrohen te tre lajmimtareve d.m.th. 1/ Idriz jazos dhe 2/  Sabri Manes dhe Lico Telhait.

Dy ( 2 ) i detyrohen te 2 deshmitareve d.m.th. 1/  Kalo Telhait   2/  Selam Musait.

Nga te dymbedhet te pandehunit qe pretendon e nd. Prokurorie se drejt per drejt ose terthorazi kan pohue qellimin e Organizates vetem kater (4) kane thene para Gjyqit d.m.th. 1/ Ali Sferi, 2/ Ahmet kajca, 3/ Mehmet Pavari dhe 4/ Gani Alikua. –

Nga lajmetaret do dojnim qe e nd. Prokurorie te mos ishte gjendur ne shterngaten te perdorij si te tille para Drejtesiese nje kriminel me fame dhe nje njeri i cili si shperblim te lajmevet qe ka dhene priste dhe shpresonte peshtimin e jakes se ti’j nga thojte’ e drjetesies per sa krime te tmereshme ka guxue. Por jemi te sigurte se e nd. Trupi Gjykues s’ka me permetue qe drejtesia, kryenalt dhe e bardhe si pellumbi, te vije ne mareveshje me kriminela dhe thenjet e tyne te  konsideroje si nje eho nje rezonance te se Vertetes dhe te bazoje ne to vendimin per te pandehunit, dhe prandaja nuk ndjejme as ma te pakten nevoje per me ba fjale per rezimin e tyne.

Sa per lejmetarin e dyte, te quajtunin Sabri Mane, kyj, reth ekzistences te organizates dhe qellimit te saj te keq, ka thene para Gjyqit se s’ka ndonje dijenie.

Dhe deshmitaret e degjuem me be para gjyqit qe te tre ( 3 ) kan vertetue se per organizaten dhe qellimin e saj nuk kan as pak dijeni. Prej ketyne dhe i quajtuni Kalo Telha nuk ka kallzue ndonje gje qe e ka pas ditun ay vete drejt per se drejti, por ka thene c’ka i kishte thene Hysni Lepenica, keshtu qe dhe kyj deponon per nje pohim te jashtegjyqeshem.

Kontra atyne te katervet ose makari dhe te dymbedhjete- te pandehunvet qe thuhet qe kan pohue ekzistencen e organizates te mshehte dhe qellimin e saj gjithe te tjeret e kan mohue tue pretendue se marreveshtja midis tyne qellim kishte eksplatimin e rasjes te zgjedhjevet ne dobie te vet dhe ne te mirre t’Atdheut. Vecanerisht, nga te akuzuemit si formues t’organizates:

1)  Murat Terbaci ka thene se: Vertet ne shtepi te Seit Qemalit jane mbledhe dhe kane vendos te lidheshin kontra Deputeteve te Vlones te cilet nuk kujdeseshin as pak per interesat e vendit dhe ka mohue kategorikisht c’do aktivitet per ndonje qellim tjeter.

2)  Beqir Sulua ka thene se: bisedimet jane kufizuene ceshjten e zgjidhjeve.

3)  Qazim Kokoshi pohon lidhien per me kundreshtue formimin e nje Qeverie antikombetare ne rasje reziku te Shendetit te Nalt Madhenis se Tij, por mohon c’do inisiativ me qellim rezimi te Regjimit.

4)  Seit Qemali pohon se ka bisedue mni reziqet e kercenueme nga ngjariet fatale te pa deshirueshme por mohon se ish mare ndonje vendim per masat e duhuna.

5)  Dhim. Konami mohon c’do dijeni rethe organizates ose qellimit te saj.

6)  Skender Mucua ka dekllarue se qellimi i ogranizates ka qene mbrojtja e te drejtave te vendit ne rast se rezikonesh jeta e Nalt Madherise se Tij.

 

%

 

P O H I M E T    A    M O H I M E T    J A N E

 

M A    P R E F E R A B L E ?

————————————————————

Para nje gjendjeje te trubullte si me nalt- sic paraqiten ne Pretencen e se nd. Prokurorie – lindet vetvetiu pyetja, cilat duhet te preferohen, Pohimet apo Mohimet ?

E nd. Prokurorie u ka dekllarue ne favor te pohimevet, dhe tue i konsiderue keto si prova dhe vecanerishte te gjalla, i u ankurazhon te mos dyshoni.

Nevet themi se as Pohimet as Mohimet kan vleften qe kerkon t’iu jap e nd. Prokurorie.

Por preferimi definitiv dhe real i perket se nd. Gjykatore, e cila vendos kurdohere simbas ligjavet dhe as kur arbitrarisht dhe nga favor ose nga pasioni.

Si pohuesit dhe mohuesit jane gjith’ ashtu te pandehun. Por per se, pra, te konsiderohen si ma te besueshme pohuesit nga mohuesit?

Preferimi i njanes pale nga tjetra kallexon paansie. Prokurorie munt te kete interesim moral qe gjyrmimet e saj te kunorezohen me sukses te vertetuem me vendim te gjyqit; Por e nd. Gjykatore interesimin e ka ne zbullim te se vertetes qofte ne favor qofte ne disfavor t’autoritetit ndjekes ose te se pandehunvet.

Pyetja ne fjale formon nje problem procedurial me rendesi fort te madhe, i cili prazantohet dyfishor d.m.th.

  1. C’efekt ben pohimi me te pandehunit sa per ate vete?
  2. Pohim’ i nje te pandehunit a mund te kete ndonje efekt ne dem te kolegut te tij ne pandehmemie?

Shqyrtimi shkencor i te dy ketyne elementave te problemit permendun ka me pase per peme zgjidhjen e pelqyeme te ketij problemi.

 

%

 

E F E K T ’   I   P O H I M I T   P E R    P O H U E S I N

————————————————————————–

Sic ashte e ditun, pohimi peshohet ndryshe ne gjyqet Civile dhe ndryshe ne Gjyqe Penale. Se Gjykatesit Civil grishen per me zgjidhe nje konflikt midis paleve ndegjyqese; Poe sapo njana ane pohon c’ka pase kontestue, Gjykatesit nuk i ngel me vende per me gjekue dhe vendue ndryshe. Pohimi konsiderohet se nje jetersim i nje te drejte, te cilen ay qe ka i disponon si qe do pa t’i bahet njeri kundreshtues dh ca me pak Gjykatesi, i cili ashte Gjykates dhe jo kujdestar ose keshilltare i njanit ndergjyqesat.

Per kundrazi ngjan ne Gjyqet Penale. Gjykatesi Penal ka misionin dhe detyre te denoj fajtorin, mbasi te bindet objektivisht se e ka kapur kete pa t’i ngeli as ma i paketi dyshim. Pohimin nuk munt t’a marre marasysh sa qe ashte i izolluem. Se, tue ditun se denimin e vete kurkush nuk e deshiron, i bindet vetiut dyshimi se, ay qe pohon faj dhe vecanerisht faj aq te rende sa qe te jete propabel se mund t’a paguaj me koke, ja ashte aq altruist sa qe te sakrifikoj veten per me peshtue nje person te dashur, i cili ngjan te jete fajtori, duhet te jete i cmentur ose me ndonje far menyre tjeter i shterguem qe te beje pohimin katastrofal per vete.

Ne te dy keto rasje, ne qofte se Gjykatesi terhiqet na pohimi, nuk do te kete bere detyren e vete por per kundrazi o do te kete denue nje te pafajshme tue i peshtue fajtori, ose te kete denue nje te cmentun, kurqe ay duhet te gjykoje dhe te denoje njerez me mende te plote.

Pohim’ i te pandehunit merret parasysh ne rast qe pohuesi xbulohet si fajtor gjetkazi, d.m.th. me prova te tjera. Se vetem atehere mund te thuhet se fajtori pohoi massi insistimi ne mohim nuk i bente me dobie.

 

%

 

E F E K T I   I   P O H I M I T    T E    N J E    T E

P A N D E H U N I   T E K    K O L E G U   I    T I J

                                                     ————————————————————–

Nese pohimi nuk ka efekte qe per pohuesin, ca ma teper nuk munt te rendoje gjendien e nje kolegut te pohuesit se ashte parim procedurjal i pergjitheshme ne ceshtjet Penale se : nje i pandehun nuk mund te beje shok ne pandehmenie nje tjeter, vetem e vetem me dekllaraten e tij se kinse e ka pas pasur bashkepunues ne fajn e guxuem. Dhe ne te drejte; atehere nga i pandehun do transformohesh ne deshmitar, gje e cila nuk permetohet se jane dy cilesina te cilat nuk pajtohen me shoi – shoqe. Kallzim i bashkepunetorevet ndihmon – pa dyshim – ne gjyrmim te fajtorevet por kurren e kurres nuk mund te sherbeje si prove. Duhet dhe ketu qe pohimi te vertetohet nga gjendja objektive. Sa qe nuk provohet nga gjetke fajesia kerkush nuk mund te merret si i pandehun pse keshtu pretendon nje tjeter i pandehun po per ate faj.

 

%

 

M S H E F T E S I A    S I    A R G U M E N T    OSE

 

P R O V E

————————————————–

Vobekesien’ e pohimeve dhe t’argumentavet te paraqituna tue pa e nd. Prokurorie thote se: “Per nje komitet te mshefet kaqe prova mund te mblidhen; po te mos ishte i mshefte do te rendonte ne per zyrat noteriale te gjende kontratat e tyre Politike e do t’i u a kishte paraqit.”

Sillogjisma qe po ben e nd. Prokurorie per me peshtue nga obligimi qe te paraqiti prova me te vertete te gjalla per sa pretendon ne dem ckaterrues te kaq personavet, duket si e aresyshme ne pamje te pare; Por sa po te vihet ne kalup te llogjikes del lehtazi i cale dhe i kalbet. Se:

Cdo organizate e mshefte nuk eshte me domosdo dhe nga ato qe parashikon dhe denon ligji i posacem per fajet Politike, vetem dhe vetem pse ashte i mshefte; s’ashte msheftesia ajo qe e ben te denueshme por qellimi shkaterrues dhe cilesia antikombetare. Komitete te keqia formohen natyrisht por nuk jane nevojersiht te keqia dhe se lidhie te natyres se ndryshme behen msheftazi.

E nd. Prokurorie na akuzon se disa kemi formue dhe disa kemi kare pjese ne nje komitet te mshefte e antikombetar e qe e ka per qellim ndryshimin e formes se Regjimit te venduem nga Asambleja Kombetare; Por keto akuza kaq te renda duhet t’i a provoje se i cilit nga nevet dhe pastaj te kerkoje denimin pa meshire. Por prova nuk ka – thote – se nuk jane bere kontrato noteriale.

Na duket se aresyeja ne fjale nuk i pershtatet rendesise se ceshtjes dhe seriozitetit te gjendjes pergjithesisht.

Kurse pretendon se qellimi kishte me u realizua me cdo mjet dhe me revollusion, i cili kish me u shpall ne muajin Maj te vjetit ne udhetim, sa qe nje revollusion nuk behet me nem e me gjem por me pushka dhe municione dhe me bura luftetare, na duket se detyrohet te paraqiti jo kontrata por se paku nje leter ose nje pushke ose nje depo municionesh dhe pare nga te gjithe nje arke te hollash ose nje burim te tyre dhe nje makari – pale t’i leme te nende qind revollusionaret’ e armatosur dhe njke nga katermije paraushtaraket e Korces me te cilet do te cdukesh nje ushterie e organizueme ne menyre moderne dhe te mbaruar me arme dhe topa dhe mytraloza dhe tankese dhe aeropllana dhe otomobilla dhe municione te panumerta.

Sa qe nuk provohet qe ekziston ndonje nga mjetet e domosdoshme per kryengritie, si mund te pretendohet seriozisht se, massi disa qesharak kallezojne dhe pohojne se jane anetar te nje organizate revollusionare, se ekziston ne te vertet nje e tille organizate?

Ashte thene ketu para Gjyqit se ne muajin Maj te kaluem ne nje dite te caktueme te 20 te atij moji kishte me u ba nje revollusion, kete e lajmeronte i arratisuni Qazim Kaculi dhe keshillonte te ishin gati anetare e organizates Satanike tones.

Po tash qe Maji kaloi pa u zbullue organizat’ e tmershme, ku asht revollusioni? Ku asht Letra? Ku jane pregatitjet e anetareve? Saq qe nuk nuk i mori dot er otoriteti Gjurmues para te ngjajne, nuk i gjyrmoi dot as massi u zbullue organizata qe, do – bari, ne rasje qe nuk do gjente – si qe nuk ka – as ma te pakten shenje te ketyne thenjevet tmershme te Idriz Jazos me Shoke, te ruante nderin e vete tue thene se: nuk mori ere per shkak se nuk ekzistonte as gje ne realitet?

Cili duhesh te ish roli i anetareve te organizates ne revollusionin, shpallia e te cilit ju lajmerue, kur qe kyj kishte per qellim ndryshimin e Regjimit me revollusion? Mos qe te bente seir apo tedeum ne per Xhami e neper Qisha? Pa fjale pjesmarria; por me se? A u ka degjuar gjekund qe te behet kryengritia me fjale dhe jo me pushka?

Por c’fare’ organizate ashte aje qe ban dega e anetare, te numeruar ne gjishter te njenes dore, dhe pregatitet per revolusion te afert pa gje per gje nga c’ka duhet medoemos? C’gje nga keto xbuloi ose qiti ne midis Otoriteti ndjekes qe na akuzon per krimin ma te rande? As gje! Mirpo vetem me kesisoj xbulime mund te provonte seriozishte c’ka pretendon; per ndryshe gjendet ne rezik te kete konsiderye si fatosa nje tufe “Don – Qishoter,” fantazien e te cileve i u ka trubullue alkoli sa qe te shofin tym e flake ku mbreteron qetesi’ e vorresavet.

  1. Kryetar,

 

Nuk lypim meshire; se ne rast qe jemi me te vertete guximtar te njej krimi si kyj per te cilin akyzohemi nuk e meritojme. Por ju lutemi qe te mos terhiqene nga ellokanca e se nd. Prokurorie dhe e merrni ceshtjen tjater per tjater. Se ne nje te tille rasje e perseritim – nuk kini per te marre ne qafe nevet gjithe dhe femijen tone por sidoqofte kini me i ngjt dhe Drejtesien Kombetare nje njolle te perjetshme.

Gabime Gjykore ngjajne kudo dhe ne shtete ma te mbedha e te vjetera; por do te ish keq qe nje gabim te gjante ne Gjyqin e Z. Tuaj, i cili istorien’ e tij e ka aqe te kulluar, ne gjykim te nje ceshtjes e cila duket sikur dic ashte dhe ne realitet ashte nje gje qesharake dhe trazhiko – komike.

 

%

 

D E Z H E N E R I M       I       C E S H T J E S

—————————————————————–

C’lloj marreveshtjeje u be ne shtepien te Seit Qemalit u tha dhe u shpjegue gjat e gjere si nga pikepamja e shkakut gjith’ ashtu dhe nga ajo e qellimit. E nd. Prokurorie na kritikon per cka mejtuem me ba “ne nje rast sic thote, fatkeq dhe zije” (nenvizimi i avokatit,GH). Ashte pune per ata dhe ndofta munt te kete dhe te drejte; por nuk munt te beje dhe ndjekie kontra nevet; si dhe nevet pretendojme se deshme te perdorim nje te drejte dhe detyre bashke qe kemi kundrejt Atdheut.

Munt te na kritikoje rreptesisht tue u mejtue sic duket nga pretenca se mejtohet por na ben pa drejtesie ma te madhe ne qofte se na ve ne dyshim atdhetarizmen tone. Se shumica prej nesh nuk e kemi kurcye jeten e vete kurdo qe kemi para ne rezik Atdheun dhe disa i kemi parasysh me nofulla te thyera nga mitrolozat dhe topat e armiqve t’Atdheut.

Mbase nuk mbajtem dot gjak – ftohosien’ e duhur; Por kercenim i perseritjes te rezikevet qe kemi kalue me kaqe deme dhe sakrifica na detyruan te interesoheshim se c’do behej Atdheu sikur te kishim fatin e zi te ngelte bonjak. Doktrina e se Nd. Prokurorie se patriotizma impononte disipline kundrejt Qeverise ashte e respektueshme por jo dhe e pa kontestueshme. Se Qeveria kishte me ngel pa krye, e ku cduket shoferi, kane pak a shume te drejte pasazheret qe te mos  tregojne dhe parashoferit po ate besim qe i kishin shoferit.

Gjth’ ashtu padrejtesie te rende po na ben e nd. Prokurorie tue na komparue me ujkun ne mjegull. Se ne shtetet konstutucionale si toni, Qeveria, e bazueme kurdohere ne besim te shumicas te popullit, nuk asht’ as kurr ne sferen e anderravet per cdo neshtetas miafton qe kyj te mundij te fitoje besimin e popullit kur gjan te mungoje Ay tek i cili Populli ka dorezue tagren dhe kompetencen e emenimit te Qeveriese se tij.

Nje qe duket se e ben te nd. Prokurorie qe te mos besoj cka pohojne nevet por te preferoje c’ka kallezojne disa nga te pandehunit dhe nga jashte ashte msheftesia e formimit te organizates.

Por shkaku ish se massi organizata ish nje lidhie politike dhe qellim kish opoziten kontra grupeve qeveritare dhe massi anetar ishin dhe shume nepunesa dhe massi Qeveria interesonesh per grupin e vete, s’kishte se do interesonesh kontra nevet dhe per ckaterim te marreveshtjes tone do denonte nepunesat.

Kejo ish organizata, kyj ish qellimi, formim i nje partiese politike e cila duhesh te ish sa me e gjere qe te munte te jepte pemet’ e shpresueme. Por massi dyshimet qe e shkaketuan e cdukne zeli per mbrajtie te organizimit u paralizua dhe p-er disa nga formuesat e konsideronin te vdekur me te vertete; prandaja u tha kreit aktiviteti i qendres. Por ideja pati zvillimin e zakonshem por dhe sic gjan ne kesisoj gjera u dezhenerua dhe tur rare ne dore te dobeta mori formen komike si lidhie kontra Regjimit!

Dezhenerimi ma i math i u be ne Gjinokaster per dy shkaqe: I) se ra ne goje te disa alkoolikevet dhe e II)  se i u be eksploatim satanik nga njeres te cilet u kuptuan se ishin agjenta te Bolshevizmes dhe qellimi’ i tyre ish qe me c’do menyre te shkaketonin nje trubullim midis Popullit dhe Autoritetevet, pa shikue as shkakun as qellimin e vecante te organizimit ne fjale.

Fakti qe nga gjithe te pandehunvet vetem Beso Nishani mundi me u aratis kallzon  ciltazi se vetem ay ndjente ne vete frike Qeverie; Se ay kisht qellim te keq kurse gjithe keta te tjeret, nga qe nuk i dinin vetes ndonje te keqe, u direzuan me gjithe qe shume prej tyne dhe kohe dhe fuqie kishin qe te aratiseshin.

Nga te perfaqesuemit’e mi Skender Mucua nje djalosh ende i pa djallezuar, idealist sa dhe patriot, i mesuar ne Evrop dhe i inspiruar me parime konstitucionale nga ma te lirat dhe me sedren e lavdueshme qe te kercej dhe ne skenen Politike, si avant – gart e djelmeniese Shqiptare, mbi te cilen Atdheu bazon kaqe shpresa, tue profitue nga rasja e nje drek me te cilin ay qe e beri ndiqte qellimin e vete setanik, ne te pir’ e siper ngriti goten per te mir en e atdheut. Por nuk mundi me parashikue se c’fare keq interpretimi dhe eksplloatimi kish me i u be idese se tij! Ay vete qysh prej asaj dite nuk u cfaq ma ne skene dhe ne Korce ku u transferua nuk dhe me shenje gjallenie si nje formuesat e organizates.

Por tash protagonista ngelne nga nje ane nje axhent i bolshevizmes dhe nga ana tjeter nje alkolist te cilet gjetne shoket e tyne. Veprimet kallzojne seriozitetin e tyne dhe cka u be ne nje kafene te Kelcyres jep te kupetohet se levizja nuk kishte ma aspak dirizhim te rrjedhun nga njerez serioze. Nje alkolist i qyajtuni Asim memo massi shtroi te pirit, pa ndonje katiqizme ma te pareshme pa ndonje rekomandim pa ndonje bisedim pregatitesh theret atje Ahmet Kejcen dhe Mehmet Pavarin dhe pa u mejtue se c’ku mund te benesh sikur ata t’a kallzonin ne otoritete llokale, i u proponoi te beneshin anetar te organizates sic e imazhinonte ay ndene influence te rakise dhe kur i a refuzuan proponimet, i u lutesh te mos kallzonin gje se bente shaka!

Kyj ashte aktiviteti i organizates dezheneruar per te cilen vuajne kaqe njerez dhe e cila tronditi popullin Shqipetar ane e mbane. Keta jane propagandistat e saj – gjithe alkoolik dhe njerez po pune dhe avanturiera. Te interesuem vetem te trubullojne gjendjen qe te perfitojne nga gjekte si agjenta ben, cpifjet ma te ndyra ne dem te perfaqesuemvet te mi. Viktim i alkoolizmes dhe e ligeshties jane qe te gjithe keta. Renin se kinse betuan Basri Cucin dhe Lutfi Toton dhe Shemsho Hajro dhe Duro Dinon dhe Ahmet Demin. Renin tue pretendue se gjoja propozimin e tyre i u pranoi Ahmet Kajca dhe Mehmet Pararin.

Mos konsideroni si ma te besueshme njerez te korumpuar nga morali dhe te dezheneruar nga trut e kokes prej alkoolit, nga njerez si Ahmet Kajca dhe Ahmet Demi ish oficera te provuem ne fushen e nderit. Mos besoni c’ka thote Idriz Jazua me te degjue nuk di nga kush qe te merrni ne qafe Fejzo Tafilin kote – se – koti , gjith’ ashtu mos besoni c’ka thote Idriz Jazua dhe Cekrezi per Sabri Qytezen. Mos permetoni te perdoren dy pesha ne cmin te rolit te seicilit nga te pandehunit. Mosha qe i ben te pa besueme cka u thane kontra Rektash Corushit, ekziston dhe per Sabri Qytezen. Mos pranoni te meren ne qafe njerez te ndercme e te bindur ne Ligje, njerez familiare si kyj. Mos permetoni te akuzohen njerez te tille me fjale rugesh. Duhet ma shume te dyshoni se sa te besoni ne kesisoj kallzimesh. Nga munt te jemi te sigurte Se ay Shqipetar i Amerikes qe kapi z. Cekrezi ne ruge dhe pa e njihur pa e ditur pa bisedua me te i xbuloi me nje here porositesin per regjistrim anetaresh e nuk mbuloi porositesin e vertete me nje emen te huaj? C’fare mpsheftesie eshte kejo kur nje i panjoftun xbulon sekretet me me rendesie me nje lehtesie pa shembell? Dyshoni Z. Kryetar; Se, kur Sabri Qyteza te vepronte ne nje rajon kaqa te gjere si nuk erdhi ne kontakt ma pare me ndonje Korcar ase me Sqender Mucon kur u transferua atje? Cduheshin Shqipetaret e Amerikes kur qe nevoja ma e madhe ish per luftetar e keta duheshin te gjendeshin ketu dhe jo te silleshin prej Amerike?

  1. Kryetar:

E nd. Prokurorie ben detyren e vete tue i sjelle te pandehunit para se nd. Gjykatore massi keta kallzojne njani tjaterin. Por barra i mbeti se nd. Gjykatore. Lutemi te me permetoni cka me kujton vendi ku bwehet Gjyqi. Carcafi i bardhe i kinemase simbolizon faqet e istoriese Kombetare ne te cilat, si ne filme, dita dites shkruhet dhe le figuren e vete cdo ngjarie, dhe ve ne dispozicion te gjithe Shqipetaret brez pas brezi. Keta tue tue pasun parasysh thoni Z. Prokuror se nga pikepamja e proves s’ka ndonje diference tjeter midis atyne qe ju kerkon denimin pa meshire dhe ata per te cilet kerkon pafajesine; Idriz Jazua i kalzon qe te gjithe e s’asht’ e drejte per ca te besonet e per ca te mos besonet. E perseritim! Kerkoni prova dhe jo llafe te thata dhe sa qe nuk ju paraqiten prova mos permetoni te vazhdoje zia dhe vaj qe ka rene ne nje pjese te madhe te Shqipenies per nje ceshtje e cila xbuloohet se nuk permbajt ka seriozitetin e duhun dhe vendosni pafajesien’ e te gjithevet

Tirane 10. IX. 1932                                     Mbrojtesi

 

  1. K.    DILO

 

Perfundime

1 – Perfundimi kryesor dhe me vlera eshte fakti qe gjuha e perdorur ne ate kohe kishte elementet e gegerishtes, qe ishin mbizoterues ne gjuhen shqipe, duke perfshire edhe dialektin e toskerishtes, kur avokati i nderuar ishte nga zonat e Gjirokastres: Labova (psh: vjetit – gegerisht ne vend te vitit – toskerisht, kaluem – gegerisht ne vend te kaluar – toskerisht, shkue – gegerisht ne vend te shkuar toskerisht, Vlone – gegerisht ne vend te Vlore – toskerisht, gjet – gegerisht ne vend te gjetur – toskerisht, emen – gegerisht ne vend te emer – ne toskerisht, luftue – gegerisht ne vend te luftuar – toskerisht, tash – gegerisht ne vend te tani – toskerisht, ashte – gegerisht ne vend te eshte toskerisht, formue – gegerisht ne vend te formuar – toskerisht, betue – gegerisht ne vend te betuar – toskerisht, mandej – gegerisht ne vend te pastaj – toskerisht, tregue – gegerisht ne vend te treguar – toskerisht, kam ndier – gegerisht ne vend te kam degjuar – toskerisht, tue i pa – gegerisht ne vend te duke i pare toskerisht, vobekta – gegerisht ne vend te varfera – toskerisht, e jeme – gegerisht ne vend e imja – toskerisht, tyne – gegerisht ne vend te tyre – toskerisht, Gjinokaster – gegerisht ne vend te Gjirokaster – toskerisht, e shume te tjera) cka do te thote se me 1972 gjuha shqipe u cvesh nga te gjithe elementet  e gegerishte, ose, e thene me sakte, u ndryshua gjuha shqipe ne thelbin e saj historik. Ky ishte dhe eshte atentati me i madh kundra Popullit Shqiptar ne te gjithe kohen e ekzistences se Tij. Nuk eshte  e vertete qe eshte unifikuar gjuha shqipe drejt zyrtarizimit te saj me 1972, por u ndryshua gjuha shqipe nga pozicioni historik ne ate antihistorik dhe diktatorial. Eshte kjo aresyeja perse gegerishtja eshte gjuha e shqiptareve dhe jo nje dialekt i saj sic trumbetohet nga gjuhetaret komuniste e postkomuniste, te cilet realizuan poshtersine e 1972-shit.

  • – Organizata e fshehte e Vlores rezulton te jete nje sajese e prokurorise mbreterore per qellime politike duke mos pasur asnje sfond historik real. Lind pyetja: perse Akademia e Nderuar e Shkencave e Republikes se Shqiperise dhe Kastriot Dervishi kerkojne te evidentojne nje mashtrim gjyqesor si akt historik; ke kerkojne te godasin ne kete rast, ose, cfare kerkojne te mbulojne? Perse kerkojne t’ja tjetersojne historine inteligjences se atyre aneve per ato vite te lavdishme te politikes shqiptare (ndoshta e vetmja periudhe kohore (1919 – 1928) ku politika shqiptare foli vetem me gojen e vet dhe ne unison mbare kombetar)?
  • – Keshtu sic paraqitet nga historiografia postkomuniste, ne gjurmet e asaj komuniste, rezulton qe personazhi historik me emrin Ahmet Zogu te kete qene kundershtar politik i jugosllaveve dhe ne dhjetor 1924 te mos kete ardhur ne pushtet me ndihmen e tyre, sic trumbetohet nga historiografia komuniste. Pikerisht kjo duhet evidentuar (ose e kunderta) ne kuadrin e historise se Popullit Shqiptar brenda proceseve historike dhe jo sipas thashethemeve politike.
  • – Ne vitin 1932 behet fjale per spiuna te bolshevikeve qe kishin depertuar ne ato ane dhe te lidhur me emra krejt te tjere nga ato qe na kane servirur prej gjysem shekulli neper shkolla. Tipikisht keta bolshevike kishin depertuar ne te ashtequajturen organizate e fshehte e Vlores duke e nxjerre jashte loje Skender Mucon, qe akuzohet si njeri nder organizatoret e kesaj organizate dhe jo organizatori i vetem, sic pretendohet.
  • – Ne vitin 1932 behet fjale per shqiptare te Ametikes qe kane marre pjese ne kete pseudoorganizate dhe aspak per jugosllave. Nuk duam te paragjykojme per pjesmarrje ne kete veprimtari, por perse nuk perputhet analiza e avokatit mbrojtes me pretendimet e studiuesve shqiptare postkomuniste me prejardhje intelektuale nga koha e komunizmit?
  • – Dallojme se ne ato kohera, pak te largeta, nuk ekzistojne pazaret midis prokurorise dhe gjykates, midis gjykates dhe avokateve mbrojtes, midis prokuroreve dhe avokateve mbrojtes. Fjala nuk duhet bere per moral njerezor individual, por per produkt intelektual njerezor te rendit shoqeror te para njezet viteve. Pikerisht ketu qendron defekti i sotem i drejtesise shqiptare: njerezit e saj jane produkti me karakteristik i rendit diktatorial antishqiptar te Enver Hoxhes.

 

Shenim: Teksti i mbrojtjes eshte sipas origjinalit duke perfshire edhe gabimet ortografike dhe mungesat e shenjave te pikesimit. Nuk  kam vendosur korigjimet e bera nga avokati.

 

Tirane 12.06.2012

Related Post