Artikuj

159 – Lidhja Shqiptare e Prizrenit krejtesisht ndryshe ne nje veper

Posted by Genc Hoti

Loading

159 Lidhja Shqiptare e Prizrenit krejtesisht ndryshe ne nje veper

 

Shqiptaret e kujtuan per Lidhjen e Prizrenit vetem pas 1930 kur tre Klerike Katolike Shqiptare nga Kosova: Dom Gjergj Bisak, Dom Shtjefen Kurti, Dom Luigj Gashi paraqiten perpara Lidhjes se Kombeve (1930) promemorien mbi gjendjen e shqiptareve ne Jugosllavi (foto 1).

foto 1

Por me perpara (1927) i pari qe mori guximin dhe shkroi per Lidhjen e Prizrenit ne Shqiperi ka qene Mehdi Frasheri duke e botuar per here te pare me 1928: Lidhja e Prizrenit edhe efektet diplomatike te saj (bot. i dyte, 1938 foto 2) ku cdo gje i dedikohet Abdyl Bej Frasherit, sikur cdo gje u pergatit ne fshatin Frasher, gjera keto krejtesisht te pasakta.

foto 2

Pas disa vjeteve do te ishin Kristo Dako, Lef Nosi dhe Dr. Beniamin Dashi ata qe do te grumbullonin te dhena mbi Lidhjen Shqiptare te Prizrenit, por do te ishte Xhafer Belegu ai qe do t’i permblidhte te gjitha keto te dhena mbi Lidhjen ne nje liber me vete, por mbeti i pakenaqur. Fillesa e Lidhjes ishte e fshehur pas nje leterkembimi midis nje Shkodrani te njohur ne Shkoder, por te panjohur per pjesen tjeter te Kombit, qe kishte pasur nje leterkembim te gjate me Kancelarin Gjerman Otto Bismark: Palok Laca (1854-1936 foto 3). I biri i Palok Laces, mesuesi gjysem shekullor i Shkodres, Kol Laca (1891-1970 foto 4) diku rreth viteve 1940 do te shkruante mbi origjinen e familjes Laca dhe do te fliste per te jatin dhe lidhjen e tij me Kancelarin Gjerman Otto Bismark. Sot ky doreshkrim mbi origjinen e familjes Laca ndodhet ne pronen e familjes Laca ne dore te djalit te Kol Laces, Tonin Laca (1934).

foto 3
foto 4

Pas takimit me Palok Lacen (1934-1935), Xhafer Belegu do te botonte (me 1939) librin e tij me titull: Lidhja e Prizrenit e veprimet e saja 1878-1981 (foto 5). Ai do te punonte edhe ne Biblioteken e Shkodres ku ndodheshin veprat e autoreve te mesiperm (foto 6).

foto 5
foto 6

Zanafilla politike e Lidhjes do te ishte data 11 mars 1878 kur Arkipeshkvi i Shkodres do t’i drejtonte nje leter qeverise Austro-Hungareze mbi reprezaljet qe pushteti sllav po aplikonte mbi popullaten vendase shqiptare te Kosoves dhe Malit te Zi. Ne kete menyre Perandoria Austro-Hungareze do te ishte ajo e para qe do t’i shtrinte doren Kombit Shqiptar per t’i mbrojtur nga pushtimi serbo-malazez.

Ne te gjithe ate ngjarje kryesorja ishte se kunder kujt u organizua Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878: kunder Turqise Otomane apo kunder Serbise e Malit te Zi. Te pakten telegrami i dates 15 qershor qe Lidhja e Prizrenit i dergoi Portes se Larte ku e njoftonte se shqiptaret nuk do t’i nenshtroheshin sundimit ruso-bullgar dhe serbo-malazez, tregon se Lidhja Shqiptare e Prizrenit u formua si nje reaksion kundra pushtimit serbo-malazez dhe jo kunder pushtetit otoman.
Po te shohim lenden qe pershkruan kete liber dallojme me lehtesi se nga 196 faqe qe ka libri, 146 faqe i kushtohen mbojtjes qe Lidhja Shqiptare e Prizrenit u beri Plaves dhe Gucise, Hotit dhe Grudes dhe sidomos Ulqinit.
Vetem 14 faqe autori i kushton shtritjes se Lidhjes ne Jug dhe 29 faqe luftes qe Lidhja beri kunder Turqise Otomane pasi u bind se pushteti otoman kishte vendosur qe ato troje t’i faleshin Malit te Zi (foto 7).
foto 7

Autori Xhafer Belegu do te botonte per here te pare dokumentin e shpalljes se Lidhjes Shqiptare te Prizrenit (foto 8,9), ndertesen ku u mbajt Lidhja (foto 10), daten kur filloi ne te vertete Lidhja Shqiptare e Prizrenit (foto 11), si dhe bibliografine ku ai ishte mbeshtetur kryesisht (foto 12).

foto 8
foto 9
foto 10
foto 11
foto 12

Autori Belegu na jep dhe foton e luftetareve shqiptare qe udhehoqen Lidhjen Shqiptare te Prizrenit (foto 13).

foto 13
Pas 1945, saktesisht me 1978, ne Shqiperine komuniste Lidhja Shqiptare e Prizrenit u trajtua se nje ngjarje e lidhur vetem me jugun e Shqiperise politike dhe u prodhuan nje numer i konsiderueshem librash me dokumenta mbi kete Lidhje dhe vepra te historianeve komuniste. Permend me radhe: Aleks Buda, Stefanaq Pollo, Kristo Frasheri, Koli Xoxe, Arben Puto, Alfred Uci dhe udheheqesit komuniste Mehmet Shehu dhe Ramiz Alia (foto 14, 15, 16, 17, 18, 19, 20, 21).
Interesant eshte fakti qe dhe nje nga trashegimtaret e Bajraktarit te Mirdites (Gjon Gjomarkaj) do te shkruante mbi Lidhjen Shqiptare te Prizrenit duke u mbeshtetur ne literaturen komuniste (foto 22).
foto 14
foto 15
foto 16
foto 17
foto 18
foto 19
foto 20
foto 21
foto 22
Per te gjithe keto u dha nje emision televiziv ne Televizionin MCN, FOKUS me gazetarin Robert Papa, diten e shtune, dt. 17 qershor 2023 ne ora 23 e 15 minuta, Lidhja Shqiptare e Prizrenit nen nje pamje tjeter dokumentare.
                                                                                                                                                                                                               
                                                                                                                                                                                                                   Tirane, 18 qershor 2023.

Related Post