24-Triumfi arbëror i Kastriotit
Çfarë nuk dinë nga Filozofia e historisë, Gjeneza e Shqiptarëve dhe Historia e Gjergj Gjon Kastriotit, i mbiquajtur Skendërbe, Oliver Jens Schmitt dhe Ardian Klosi.
(në funksion të kritikës racionale).
Kur me 17 shtator 2006 Gazeta Shqiptare botoi artikullin: “Cfarë nuk dinë shqiptarët nga filozofia e historisë dhe gjeneza milionavjeçare e popullit të tyre” (natyrisht unë nuk e kisha me masën e madhe të lexuesve, por me të ashtëquajturit historianë), pak kush e mori me seriozitet idene e hedhur mbi fillesen e races se bardhe ne trojet ballkanike. Në atë artikull ideja ishte edhe më e gjerë, pasi gjithëshka lidhej me paraardhësit e largët të shqiptarëve dhe mëvetësinë e tyre biologjike e shoqerore edhe pse kishin pasur komshinj popujt më të lavdishëm të racës njerëzore në Tokë (helenët dhe romakët). Rrjedhimet qe dilnin nga ajo lloj analize ishte pamundësia per t’ju imponuar këtyre komshinjve dhe pamundesia per tu bere si ata. Por dikush tentoi, pa domethënie shkencore, por me domethënie politike, që të merrte idenë e organizimit te prapambetur shoqëror të ilir-arbër-shqiptar (të hedhur edhe nga Noli) dhe me këtë të ndërtonte një histori të Skëndërbeut me shkaqe dhe pasoja krejt të tjera nga ato që dinin shqiptarët e sotëm nga Barleti dhe Noli edhe pse hapësira shoqërore e pretenduar ishte ligjërisht e pamundur të realizohej nga ana natyrore.
Arësyeja e publikimit të këtyre rreshtave është edhe emisioni Opinion, i dhënë në Tv Klan, e gazetarit B. Fevziu me përmbajtjen provokative: Mit apo realitet, mbi figurën karizmatike të Gjergj Kastriotit, të mbiquajtur Skendërbe, i biri i Gjon Kastriotit. Një emision me të vërtetë diskriminues për inteligjencën shqiptare të kohës së komunizmit enverist pasi pjestarët e nderuar të atij emisioni nuk qenë në gjëndje të kundërshtonin autorin-përkthyes (për mua, ne ate emision, autoret e vërtetë te librit Skëndërbeu jane Ardian Klosi dhe Fatos Lubonja) duke na dhënë argumentin se ata të gjithë i përkasin të njëjtës llogore politike pa asnjë bosht filozofik. Pozicioni real i pjestarëve të atij emisioni ishte ai i aktorëve që kërkonin të luanin një dramë pa e ditur tekstin dhe në këtë mënyrë nxorën fitimtar autorin e romanit historik me titull: Skendërbeu. Me sa duket ky ishte dhe qëllimi i emisionit. Por nuk mjaftoi kjo, Oliver Jens Schmitt ju përgjigj reaksionit të ngjallur në Shqipëri (për mua pa të drejtë dhe e fryrë nga media, pasi shumë gjëra që duken si të reja tek ky autor janë tepër të vjetra duke treguar se shqiptaret nuk e njohin historine e vërtetë të Gjergj Katriotit) me rastin e botimit të librit të tij, me një artikull duke pretenduar se shqiptarët nuk e kishin kuptuar atë pasi ai nuk kishte thënë se Skëndërbeu të kishte qënë serb, por që miku i tij “përkthyes” nguli këmbë që babai i Skëndërbeut shqiptaro-arbëreshi Gjon Kastrioti na quhej Ivan dhe emri Gjon na ishte një emër i shpikur (autori i librit nuk na nxjerr asnjë dokument ku të thuhet që emri i babait të Skëndërbeut quhet i tillë, kur ka dokumenta për të kundërtën dhe gjithëshka është e varur nga përkthimi).
Si është e vërteta dhe çfarë të rejash na jep ky libër?
Nga të tre këndvështrimet, konform nëntitullit rezulton se autorët kanë mbetur në pozicionin e Tukididit në aspektin intelektual dhe shoqëror. Që epoka e Gjergj Gjon Kastriotit fsheh një ndër ato anomali që e detyrojnë shkencën të kthejë kokën pas për të parë ndonjë gabim të mundëshëm të saj as që të mos vihet në dyshim, por a e dinë këtë autorët, për mua është pak e dyshimtë. Megjithëatë jam i bindur se ata duhet të dinë diçka, të cilin e përdorin për diçka tjetër, përderisa jo vetëm që Skëndërbeun e bëjnë sllav, por ata, mbi të gjitha, edhe vetë arbërit i nënkuptojnë të tillë (këtë gjë do ta shohim ne vazhdim). Por një gjë shqiptarët e sotëm nuk e dinë dhe ja kanë ndaluar ta dinë dhe ta mendojnë: ata janë fillesa e racës së bardhë në kontinentin europian dhe udhëheqësi i tyre karizmatik i shekullit të XV-të është udhëheqësi më i madh ushtarak i të gjitha kohërave të racës njerëzore në Tokë duke përfshirë edhe të ardhmen (të paktën kjo shpaloset tek autori ynë nga të dy këndvështrimet: duke ngritur lart kryengritjen e Skëndërbeut kundra osmanëve (kapitulli: Dy Sulltanët, f. 227) dhe figurën e Sulltan Mehmetit të II-të në historinë botërore (po aty, f. 228)). Vërtetimi i kësaj teze kërkon përmbysjen e të ashtëquajturës shkencë të historisë pasi raporti qënie-ndërgjegje (një ndër idetë udhërrëfyese të materializmit të shek. XIX-të) e nxjerr Gjergj Kastriotin në krye të listës për faktin më të thjeshtë fare: udhëhoqi një popullatë absolutisht inferiore (dhe pikërisht për këtë arësye Skëndërbeu është arbër-shqiptar), në aspektin shoqëror, kundra një shteti absolutisht shumë më superior, në aspektin politik, duke dalë fitimtar dhe duke ndikuar domosdoshmerisht në zhvillimin e racës së bardhë pa i lejuar devijimin e saj konform autoktonisë absolute, pozicion të cilin nuk e ka pasur asnjë ushtarak në botë (Aleksandri i Maqedonisë, Jul Qezari, ushtarakët e Bizantit, Sulltanët e Turqisë Osmane, Napoleon Bonoparti (Perandori ushtarak më i madh i njerëzimit nuk arriti të fitojë mbi Mbretërinë e Bashkuar Britanike, e cila ndodhej 150 vjet përpara francezëve në zhvillimin shoqëror), gjeneralët e Luftës së Parë dhe të Dytë imperialiste, gjeneralët amerikanë të fundshekullit të XX-të; -të gjithë këta janë ndeshur me popuj dhe ushtri inferiore në planin e zhvillimit shoqëror). Çfarë fsheh misteri Kastriot në historinë e Europës dhe të popullit shqiptar; përse janë kujtuar në mijëvjeçarin e ri për t’i ndryshuar thelbin duke e devijuar nga e vërteta absolute?
Unë i tregoj shqiptarëve të sotëm për ekzistencën e një plejade pseudointelektualësh jashtë vëndit të banuar nga shqiptarë të cilët me punimet, që mbajnë emrin e tyre, mundohen me të gjitha mënyrat për të “vërtetuar” drejtësinë e plehut intelektual të prodhuar përgjatë periudhës komuniste (te kesaj fushe) duke marrë prej tij ekstratet e punimeve. Mund të përmënd: Peter Bartl me librat e tij: Shqiptarët (2008) dhe Muslimanët shqiptarë në lëvizjen për pavarësi kombëtare 1878-1912 (2006), Edwin E. Jacques me librin Shqiptarët, vëll. I-rë, dalë në treg më 1997 dhe pa vit botimi, por të ribotuar i plotë më 2002 pa vit botimi, Mathieu Aref me librat Shqipëria, Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen (2007) dhe Mikenët = Pellazgë, Greqia ose zgjidhja e një enigme (2008), Serge Metais me librin Histori e Shqiptarëve nga Ilirët deri në pavarësinë e Kosovës (2006), Charles dhe Barbara Jelavich me librin Themelimi i Shteteve Kombëtare të Ballkanit, 1804-1920 (2004), Nina Smirnova me librin Histori e Shqipërisë përgjatë shekullit të XX (2004), Bernd J. Fisher me librat: Shqiperia gjatë luftës 1939-1945 (2000), Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet (1997), Diktatorët e Ballkanit (2008), Miranda Vickers me librin e saj Shqiptarët, një histori moderne (2008), James Pettifer dhe autorja e mësipërme me librin Çështja Shqiptare, Riformësimi i Ballkanit (2007); nuk mund të lë pa përmëndur edhe autorët shqiptarë prof. Dr. Valentina Duka me librin e saj Histori e Shqipërisë 1912-2000 (2007), Eva Brinja me librin Antikiteti, helenët janë ilirë të zbritur në Egje (2005), apo anëtarët e nderuar të Akademisë së Shkencave të RPSSh që kanë mbuluar sektorin e historisë, bashkësia e të cilëve ka krijuar një imazh te rreme historik për shqiptarët, krejt tjetër për tjetër nga ajo që na dhuron nëna e jonë natyrë. Në këtë grup librash pëfshihet edhe libri i Skëndërbeut me autor Oliver Jens Schmitt dhe shqipërues Ardian Klosin. Madhështia profesionale e këtij grup njerëzish është e rreme dhe antishqiptare; ata nuk i përkasin asnjë boshti shkencor, përveç mashtrimit politik. Shkence e sotme shqiptare nuk mund të futet kurrsesi në hullitë e idealizmit filozofik jo vetëm pse kjo do të shkaktonte një fund të turpshëm për shqiptarët, por do te ngatërronte politikën shqiptare në aplikimet e saja në disfavor të vet.
A– Kënd vështrimi filozofik i historisë së Gjergj Gjon Kastriotit, të mbiquajtur Skëndërbe, kërkon para së gjithash ndryshimin e metodikës kërkimore, të cilës i ka mbetur ora që në kohën e Tukididit ( 455-400 Pa. Kri.). E thënë më konkretisht shkenca e sotme e historisë nuk ka shkuar më larg se statistika tregimtare dhe të vetëquajturit historianë janë thjeshtë përrallëtarët e ngjarjeve të ndodhura, të cilat ja trasmetojnë brezave. Më i madhi filozof i racës njerëzore Fridrih Hegel (1770-1831), babai i dialektikës, konstatonte se njerëzimi nuk ka mësuar pothuajse asgjë nga historia pasi çdo epokë ndryshonte nga tjetra dhe ndikimi mbi njëri-tjetrin e të relatuarve ishte e pamundur të analizohej. Të gjitha këto të çojnë në përfundimin se analiza historike e racës njerëzore në Tokë nuk është e aftë të përgjithësojë dukuritë historike nëpër popuj të ndryshëm. Dmth shkenca e historisë është pa bosht filozofik (pra nuk është shkencë) dhe asnjeri deri më sot nuk ka qënë i aftë të shpjegojë anomalitë e zhvillimit të historisë nëpër popuj të ndryshëm duke i transformuar ato në mistere ku idealizmi filozofik ka dalë gjithmonë fitimtar. Merita e këtij të fundit tregon pozicionin e dyshimtë të materializmit filozofik dhe paaftësinë e materialistëve të shekullit të XX-të për të thënë fjalën e vet në mënyrë origjinale. Të gjitha këto kanë ndodhur për një veçori të njeriut. Në qoftë se ai si individ ka mësuar nga gabimet e tjetrit, si bashkësi njerëzore, ai akoma nuk ka mësuar nga vetëvetja dhe këtu qëndron një ndër gabimet kryesore të shkencës botërore: ajo asnjëherë nuk ka parë prapa për të ndrequr gabimet e mundëshme të mendimit filozofik helen mbi të cilin ajo mbështetet prej dy mijëvjeçarësh e gjysëm.
Duke u marrë me problemet e filozofisë shkencore, sipas këtij këndvështrimi, kostatoj:
1-Ekziston një gabim interpretimi me autor Aristotelin (384-322 Pa.Kri.) mbi fenomenin lëvizje, sipas të cilit:
“lëvizja është e vështirë për t’u kuptuar”….”Lëvizësi ka gjithmonë njëkohësisht një lloj qëllimi në vetvete” (një Përmbajtje), “një ky, ose një cilësi, apo një sasi dhe kjo përbën fillimin dhe shkakun e lëvizjes(nënvizimi i im, GH) kur lëvizësi shkakton lëvizjen…”(G. Hegel, Aristoteli, f. 87, 88).
Këto ide janë pasqyrim i luftës së mendimit filozofik helen që bëhej në brëndësi të tij dhe pikërisht midis shkollave të popullatës helene. Më konkretisht përcaktimi i shkakut të lëvizjes ka qënë një luftë midis mësuesit dhe nxënësit, midis Platonit (429-347 Pa. Kri.) dhe Aristotelit, pasi i pari e konsideronte shkakun e lëvizjes jashtë objektit që lëviz, ndërsa i dyti brënda objektit që lëviz. Me sa duket “luftën” e fitoi Aristoteli dhe fenomeni lëvizje në mendimin filozofik botëror është konsideruar gjithmonë si rezultat i zhvillimit të brëndëshëm të dukurisë. Pikërisht kjo sot duhet ndryshuar pasi ekuacionet që ndërtohen, për të shpjeguar matematikisht fenomenet natyrore, marrin për bazë shkaqet e brëndëshme duke lënë pas dore shkaqet e ambientit rrethues të ngjarjes (teoria e bing-bengut ndodhet në prag të përmbysjes pikërisht për faj të këtij interpretimi). Kjo bie në sy sidomos në botën e njeriut ku relacionet midis grup individëve, popujve, kombeve dhe racave ka çuar prej kohësh në lindjen e fenomenit paradoksal të ndryshimit të ecurisë së kohës në racën njerëzore me përfundime krejt të tjera dhe të kundërta nga ato të parashikuara nga fizikantët (Ajnshtajni). Kjo gjë e nxjerr jashtë loje idenë e unitetit të materies dhe e fut shkencën në brazdën e idealizmit filozofik ku fitimtarët e ndjejnë veten të tillë vetëm në letër. Materializmi filozofik në realitet formalisht është antipodi i idealizmit filozofik, pasi ai asnjëherë nuk e ka thënë fjalën e tij në mënyrë këmbëgulëse, ai është mbështetur gjithmonë mbi elementët e idealizmit kur duhet të ishte e kundërta. Që nga dita kur ky materializëm e konsideroi materien në unitet (gjë e pazgjidhur) dhe proçesin e njohjes të së vërtetës si relativ (Mark -Engels), ai i humbi të gjitha betejat. Pikërisht këtu fillon gabimi: njohja e së vërtetës është vetëm absolute dhe gabimi është vetëm relativ. Janë dy të kundërta që nuk mund të pajtohen, por që u pajtuan përgjatë gjithë shekullit të XX-të duke sjellë në skenën e historisë tragjeditë e racës njerëzore.
Në mënyrë të përmbledhur unë arrij në përfundimin se lëvizja ndodh gjithmonë për dy grup shkaqesh: njeri si rezultat i zhvillimit të brëndëshëm të objektit që lëviz dhe, tjetri, si rezultat i zhvillimit të ambientit rrethues të këtij objekti. Është e pamundur që lëvizja të provokohet vetëm nga njëri prej shkaqeve të mësipërme. Dualiteti i shkakut të lëvizjes është kushti i vetëm i ekzistencës së saj.
2-Ekziston, në mendimin filozofik grek, një problem i hedhur në letër, por i pa zgjidhur në asnjë qelizë dhe kjo për faktin më të thjeshtë fare: u shtrua gabim. Mendimi filozofik grek e ka filluar rrugën e vet me shkollën e Miletit (në Azinë e vogël, vëndi gjeografik i parafundit i helenëve përpara se të vendoseshin në pronat natyrore të ilirëve autoktonë) dhe pikërisht me Talesin (624-545 Pa. Kri.) duke tentuar të zgjidhin elementin absolut të zhvillimit. Vini re se çfarë ka ndodhur në atë mendim filozofik:
“Pyetja e parë u shtrua pak a shumë kështu: ”Çfarë mbetet e pandryshuar në të gjithë proçesin e ndryshimit?”. Përgjigjja e parë filozofike për këtë pyetje, ka qënë kjo: substanca (lënda) mbetet e pandryshuar tek ajo që ndryshon dhe që nuk pushon së ndryshuari. Patjetër që duhet të ketë diçka që mbetet e pandryshueshme tek qënia; po të mos ishte kjo, gjithëshka do të ishte zhdukur prej kohësh.
Ka pra, lëvizje, diçka që nuk rresht së ndryshuari, por ka dhe diçka tjetër që mbetet e njëjtë në tërë këto ndryshime të shpejta. Ndryshimi mbartet nga një qënie që pëson ndryshime e përsëri mbetet qënie. Pra pyetja e parë e shtruar nga shkolla e Miletit ka qënë: “Cila është lënda që mbetet e pandryshuar gjatë ndryshimit?”” (nënvizimet e autores). (Zhanë Hersh, Habia Filozofike, f.5)
Në mënyrë të përmbledhur unë e reduktoj këtë pyetje në formën: Çfarë mbetet pa ndryshuar gjatë ndryshimit absolut të materies dhe përse shërben ky konstatim? Studimi i mëtejshëm i fenomenit më ka çuar në një sërë përfundimesh për shkencat e natyrës, por duke dashur ta lidh vetëm me historinë e njerëzimit konkludoj: Po, ekziston diçka që nuk ndryshon në natyrë dhe ai është një raport që mbetet i pandryshuar gjatë zhvillimit të materies së pafundme dhe formave të fundme të saj, të cilin unë e kam quajtur: Raporti kohor – hapsinor ose Teoria e abolutizmit analitik i cili është i aftë t’i japë përgjigje të saktë asaj që mendimi filozofik grek nuk i dha, duke modifikuar tullën e parë të filozofisë materialiste me shpresë se vetëm tani kjo filozofi mund të futet në luftë me idealizmin filozofik. Përfundimet kryesore të kësaj teorie janë të lidhura pikërisht me lëvizjen, si parametri kryesor i ekzistencës, dhe botën e njeriut në Globin tonë dhe konkretisht:
1-Koha e lindjes së ngjarjes (dmth edhe e njeriut, fiseve, grup fiseve, popujve, kombeve, racave) me shpejtësinë e zhvillimit të saj janë në raporte të zhdrejta. Nuk është shpejtësia ajo që përcakton kohën, por është koha e lindjes ajo që përcakton shpejtësinë.
2-Dy ngjarje, në kohë paralele, pa lidhje midis tyre, por me shkak hapsinor të njëjtë (psh rendi shoqëror), japin produkte të afërta me shpejtësi zhvillimi të përafërta, në pamje të parë të njëjta.
3-Dy ngjarje, në kohë të diferencuara, qoftë dhe milionavjeçare, por me shkak të njëjtë (psh. rendi shoqëror), japin produkte të afërta me shpejtësi zhvillimi krejt të ndryshme dhe rrjedhimisht kohëekzistenca e tyre do të jetë e ndryshme (pikërisht kjo ka vlera për epokën e Gjergj Kastriotit).
4-Dy ngjarje të ndodhura në kohë të ndryshme, por me bazë hapsinore të përafërt, japin përfundime të përafërta (kjo ka vlera për botën e njeriut).
5-Dy hapësira, me ndryshueshmëri sasiore midis tyre, me kohë të tejskajshme kohore në lindjen e tyre, nuk mund të relatohen dot në mënyrë të barasvlefshme (edhe kjo ka vlera kryesore për epokën e Gjergj Kastriotit). Në këtë rast vihet re proçesi i paradoksit të kohës (paradoksi i binjakëve), por me përfundime të kundërta nga ato të relativitetit analitik, pasi në sajë të lëvizjes nuk kemi vetëm ndryshim të kohëekzistencës, por, mbi të gjitha, kemi tjetërsim të zhvillimit hapsinor dhe kjo nuk është kuptuar nga Ajnshtajni. Akoma më tej, nuk është kuptuar rezultantja kohore e ngjarjes. Është e pamundur që dikush të fitojë në kohë dhe kërkush të mos humbasë, dmth kur në një ngjarje koha përshpejtohet për njërin relator, në tjetrin koha ngadalësohet në sajë të botës së relacioneve, pasi është shpejtësia që përcakton dinamikën e ecurisë së kohës.
6-Një ngjarje e ndodhur në një kohë nuk mund të përsëritet kurrë në një kohë tjetër. Kjo ka vlera sidomos për botën e njeriut pasi atje ku pranohet ekzistenca e një revolucioni me dhunë për përmbysjen e rendit shoqëror, nuk mund të pranohet i njëjti proçes për ndërrimin e një rendi tjetër; pra një ngjarje ndodh vetëm një herë në të njëjtën hapësirë (teoria e Marksit për këtë problem ka nevojë të ndryshohet në thelbin e vet).
7-Në raportet kohore të ngjarjes kush lind i pari vdes i fundit pasi disponon shpejtësi më të vogël zhvillimi. Nga pikëpamja hapsinore ai që lind i pari merr pjesë domosdoshmërisht në të gjitha ngjarjet e mëvonshme, mjafton të jetë pjesë e hapësirës. Në funksion të botës së njeriut kjo pikë është e përkohëshme pasi relatat midis formacioneve njerëzore, duke filluar nga komunat, grupkomunat, fiset, grupfiset, popujt, kombet e deri tek racat, po çon në eleminimin e hapësirave inferiore dhe këtu duhet të kapet politikani i sotëm për të aplikuat veprime ekonomike pa dhimbje shoqërore. Enigma qëndron tek popullata iliro-arbërore-shqiptare e cila ekziston mirëfilli prej 3000 vjetesh edhe pse mbi të kanë kaluar superiorët e organizimit shoqëror. Kjo duhet zbuluar, por jo sipas metodikës që përdor autori ynë.
8-Kur relatohen dy popuj me shpejtësi të ndryshme zhvillimi në parim popullata me shpejtësi më të vogël zhvillimi nuk ndikon domosdoshmërisht në popullatën me shpejtësi më të madhe, kur e kundërta është prezent me përmasa determinuese. Kjo bie në sy dukshëm kur relatohen dy popuj me shpejtësi ekstreme, psh, popullata arbërore me atë sllave apo popullata arbërore me atë osmane në shekujt XV-XVIII.
Të gjitha këto të çojnë në një përfundim, të lidhur me temën tonë: Paraardhësit e largët të shqiptarëve janë krijuesit e Perëndisë, pastaj ZOTI …: krijoi njeriun.
Une e kuptoj shumë mirë që pas këtij leksioni filozofik qoftë Oliver Jens Schmitt, qoftë shqipëruesi Ardian Klosi dhe shokët e tij do të ngrenë supet me pretendimin se kush jam unë dhe historia e tyre e Skëndërbeut nuk i nënshtrohet këtyre ligjeve të natyrës, prandaj është kjo arësyeja që unë kërkoj t’ja nënshtroj epokën e Gjergj Kastriotit raportit kohor-hapsinor, gjë që unë e kam të lehtë ta realizoj pas përfundimit të studimit mbi gjenezën e njeriut në Tokë dhe të shqiptarëve të sotëm. Por e rëndësishme për shkencën e historisë është pranimi i parimit të lindjes së njeriut në Tokë sipas pyetjes: poligjenezë apo monogjenezë? Pasi, pas këtij momenti, nuk mund të ngatërrohet populli shqiptar, dhe paraardhësit e tij, si fillesa e racës së bardhë dhe bartësit e shpejtësisë më të vogël të zhvillimit shoqëror në racën njerëzore. Nga ana tjetër nuk mund të pranohet kurrsesi që paraardhësit e ilirëve, pellazgët, janë krijuesit e qytetërimit botëror; kjo është një lajthitje në fushën e historisë së njerëzimit. Duke ja nënshtruar këtë fakt rrjedhimeve të teorisë së absolutizmit analitik duhet të kuptohet përse banorët e Ballkanit të Vjetër kanë si vazhdues të fillesës vetëm popullin shqiptar edhe pse ai është i ndotur vënde vënde nga bota e relacioneve. Në këtë pikë nuk ka rëndësi individi, por bashkësia njerëzore që mban emrin shqiptar dhe, detyrimisht, krenaria njerëzore individuale nuk ka vënd në asnjë aspekt.
Unë i drejtohem autorëve tanë, të librit Skendërbeu, me pretendimin se këto gjëra Ju dhe Shkolla e Juaj jo vetëm që nuk i di, por ajo mbi të gjitha nuk mund t’i pranojë dot në këtë formë. Pra mbetet përsëri të debatojmë, por që nuk është punë për ne.
B-Për të kuptuar epokën e Gjergj Gjon Kastriotit, historinë e tij dhe rolin që ka luajtur ai në historinë e Europës Mesjetare është e domosdoshme më përpara të përcaktohet gjeneza e popullit të sotëm shqiptar, por jo sipas rrjedhimeve që na ka imponuar Akademia e Shkencave të RPSSh-së. Puna e lavdëruar, në shkallë sipërore, e punonjësve të sektorëve të historisë, arkeologjisë, etnografisë, etnologjisë, deri diku e gjuhësisë, na ka krijuar mundësinë të argumentojmë gjenezën e popullit shqiptar në një rrugë krejt tjetër për tjetër, por më përpara na u desh të lanim duart me parimin e lindjes së njeriut në Tokë ku puna gjysmake e Çarlz Darvinit (kritika antidarviniste është tepër larg librit të Harun Jahja-s: Disfata shkencore e Darvinizmit dhe e sfondit të tij ideologjik (2003)) na shërbeu për të ndërtuar hartën e lindjes së njeriut në Tokë ku kategoria rastësi-domosdoshmëri kishte kryer një eksperiment të çuditshëm në këtë lindje (mbijetesa e rastësisë së racës së bardhë duhet konsideruar çudia më e madhe e nënës sonë natyrë –pasi domosdoshmërisht raca e bardhë nuk ka lindur e para në historinë e njeriut). Kështu që gjeneza e shqiptarëve të sotëm mbështetet mbi parimin poligjenetik të lindjes së njeriut në Tokë ku teoritë e racistëve janë hipotetike pa asnjë bazë argumentimi (pasioni i tyre është larg praktikave reale të lindjes së njeriut në Tokë).
Baza e argumentimit të kësaj gjeneze është gjëndja shoqërore e sotme e shqiptarëve, gjëndja e djeshme e arbërve dhe gjëndja e pardjeshme e ilirëve. Ky ekuacion, me tre elementë, ka brënda një veçori që nuk i ka asnjë popull i racës së bardhë, të paktën: i ka të tre elementët të barabartë në planin hapsinor gjatë kohës 2500 vjeçare të ekzistencës, dhe çdo element përbëhet nga një seri ekuacionesh shoqërore, përsëri, të barabartë midis tyre me një emërues të barabartë: shpejtësia e zhvillimit shoqëror e të tre elementëve, pjesmarrës në ekuacionin fillestar, është e barabartë. Kjo mënyrë argumentimi i nxjerr të pafajshëm “historianët” shqiptarë, pasi kjo është gjëndja e të ashtëquajturës shkencë e historisë në nivel botëror, pa çka pse ata nuk kanë nxjerrë asnjë përfitim shkencor, përveç rrogës së tyre.
Në mënyrë të përmbledhur çdo shoqëri njerëzore i nënshtrohet ekuacionit të mëposhtëm të organizimit të vet sipas këtyre elementëve:
familje + fe + pronë + luftë + juridiksioni + skllavëri + lëvizje + qytet + klasë + shtet
(renditjes në këtë rast nuk po i japim rëndësi)
Në bazë të shpejtësisë së zhvillimit shoqëror ky ekuacion nuk është i plotë ndër popuj të ndryshëm dhe çdo element përbërës i tij ka ekuacionet e veta të formimit dhe dinamikës përkatëse, hapësira e të cilave është e aftë të na mësojë se nga e ka gjenezën çdo popull anë e kënd botës jashtë intepretimeve politike.
Në qoftë se për bazë do të marrim familjen do të shikojmë se ekuacioni dinamik i saj i nënshtrohet këtij kompleksi formash (sipas analizes së Engelsit tek Origjina e familjes…):
1-familja e një gjaku
2-familja punaluane
3-familja me çifte
3-4——————–
4-familja monogame
Midis formës monogame dhe formës me çifte (3-4——-) gjëndet nënforma patriarkale e familjes që ndan qytetërimin nga faza fisnore e organizimit të Komunës Primitive. Kjo nënformë na intereson pasi gjëndet si tek ilirët , arbërit dhe shqiptarët. Raporti midis kësaj nënforme me formën monogame në planin sasior duhet të argumentojë dinamikën zhvilluese të popullatës pjesmarrëse dhe në këtë drejtim arrihet në përfundimin që shqiptarët e sotën rrjedhin nga arbërit, kur këta të fundit nga ilirët. Ekzistenca e familjes monogame në epokën e Gjergj Kastriotit duhet të fshehë pikërisht ndotjen që dinamika e zhvillimit të popullatës vëndase kishte pësuar në sajë të bashkëjetesës me romakët apo bizantinët (ndoshta dhe ekzistencën e mbeturinave të kryqtarëve në territorin e banuar nga arbërit nga shekulli i XI deri në të XIII-in, unë përkrah këtë tezë). Ai që goditi dhe e shkatërroi përfundimisht familjen patriarkale shqiptare, duke mos e lënë që të zhvillohej deri në fund dhe të përmbysej vetvetiu, ka qënë rendi komunist i Enver Hoxhës duke i bërë të keqen më të madhe popullit shqiptar, sepse e goditi në qelizën fillestare dhe më të rëndësishme, dhe duke argumentuar që parametri shpejtësi zhvillimi është ai që vërteton lidhjen e ilirëve me arbërit dhe shqiptarët, por që mbi këtë parametër nuk mund të ndikohet artificialisht dhe me ndërgjegje. Vetëm bota e relacioneve universale është ajo që mund të ndryshojë këtë shpejtësi konform kontinumit kohor-hapsinor të ngjarjeve dhe bashkësisë së tyre.
Ose në qoftë se do të marrim fenë do të kemi këtë kompleks formash dinamike:
1-besimet pagane, të mbështetura në objekte materiale (ekziston si tek ilirët, arbërit dhe shqiptarët.
2-besimet politeiste, të mbështetura në figura iluzore, por të lidhura me objektet e veprimtarisë së përditshme të njeriut (nuk ekziston në asnjë formë në territorin e banuar nga shqiptarët e sotëm, arbërit e djeshën apo ilirët e pardjeshëm dhe është e pamundur që ilirët t’ja kenë trasmetuar helenëve. Produkti intelektual i shkollës shqiptare (studiuesit e rinj) pretendon për të kundërtën.
3-besimet monoteiste, të mbështetur në një Zot, por që ekziston në të gjitha format europiane në territorin e banuar nga shqiptarët-arbërit-ilirët (krishterimi i hershëm, katoliçizmi, ortodoksia, islamizmi) duke bashkëjetuar krahas besimeve pagane çka duhet të vërtetoje se monoteizmi është i imponuar tek banorët vëndas nga relatorët historikë e pushtuesit dhe jo produkt i tij.
Mënyra se si ka lindur feja në territorin e banuar sot nga shqiptarët tregon se lidhja ilir-arbër-shqiptar është e vetmja lidhje që vërteton dinamikën e formave fetare në territorin e banuar sot nga shqiptarët dhe çdo tentativë për të imponuar sllavët në këtë proçes është një mashtrim në fushën e historisë.
Ose në qoftë se do të marrim pronën do të kemi këtë kompleks formash dinamike:
1-forma individuale mbi bagëtitë, në brëndësi në familjes me çifte, përpara skllavërisë (ekziston mirëfilli si tek ilirët, arbërit dhe shqiptarët)
2-forma komunare (jo fisnore) gjurmët e së cilës nuk njihen tek ilirët. Arësyeja që paragrekët e kohës së Trojës, grekët e kohës së Solonit, e më vonë, u shtrinë mbi trojet e banuara nga ilirët duke i spostuar ata në Veri dhe pastaj u tërhoqën në luftën kundra persëve duhet të argumentojë se prona komunare tek ilirët nuk duhet të ketë ekzistuar (për shkak të shkallës së zhvillimit shoqëror) dhe në sajë të bashkëjetesës me parahelenët, helenët dhe romakët u kalua në formën fisnore të pronës, të cilën e gjejmë tek arbërit dhe shqiptarët.
3- Gjatë zhvillimit të tyre arbërit-shqiptarë krijuan edhe pronën private mbi tokën, por e gjitha kjo përgjatë periudhës bizantine dhe jo pas relatave me osmanët, të cilët nuk e kanë aplikuar të drejtën e pronësisë mbi tokën. Vetëm pas 1912 shqiptarët krijuan pronën private të tyre të konsoliduar duke vërtetuar se mbartin mbi vete shpejtësinë e zhvillimit shoqëror më të avashtën e racës së bardhë, çka i lidhte ata me arbërit dhe ilirët në planin biologjik.
Por në qoftë se ne do të marrim për bazë juridiksionin do të shikojmë se metodikat e sotme që përdoren në fushën e historisë nuk janë të afta të zbërthejnë dinamikën e proçesit të ndodhur në territorin e banuar sot nga shqiptarët. Është një pikë ku autori i librit mbi Skëndërbeun ka dhënë një pasqyrë të gënjeshtërt për arësyet e tij. Edhe pse territori i banuar nga shqiptarët është rreth 70 000 km2 (dikush thotë 96 000) me një popullsi rreth 7 milion banorë, mbi të kanë lulëzuar, përgjatë 500 vjetëve 5 (pesë) të drejat zakonore të pashkruara, të quajtura ndryshe Kanune (huazuar nga turqishtja osmane) ku vetëm njëri ka vepruar në Jug (kanuni i Labërisë – tregues ky që mund të shërbejë për ardhjen veriore të lebërve), ndërsa i Lekë Dukagjinit (me disa variante, konform krahinave), i Skëndërbeut, i Maleve të Dibrës dhe i Lurës (Kararet e Dheut) në Veri të Shqipërisë. Përmbajtja e të gjithë kanuneve është e ndryshme dhe në përshtatje me kushtet dhe karakterin e banorëve. U bukura është se Kanuni i Skëndërbeut nuk zbatohet në vëndin nga duhet ta kishte prejardhjen, sipas Oliver Jens Schmitt, por banorët e Dibrës zbatuan një formë tjetër kanuni dhe ky është fakti më i saktë i mohimit të gjenezës së Gjergj Kastriotit nga krahina e Dibrës.
Analiza e përmbajtjes së Kanuneve, ai i Skëndërbeut dhe ai i Maleve të Dibrës, nxjerr në pah një problem të vogël. Në qoftë se autori i mbledhjes së Kanunit të Skëndërbeut, Dom Frano Ilia, e përcakton shtrirjen e këtij kanuni ndër krahinat e Principatës së Katriotëve e në ndikimet e tyre: Krujë, Mat, Dibër, Valm (Elbasan) prej lumenjve Mat-Fand në Veri e deri poshtë lumit Shkumbin (Librazhd) në Jug dhe prej Detit Adriatik në perëndim e deri në kufijtë ma lindorë të Dibrës e të Ohrit në Lindje, pranon se themeli i kanunit të Skëndërbeut është i përbashkët me kanunin e Maleve Shqiptare (Dom Frano Ilia, Kanuni i Skëndërbeut, f.15); kur autori i Kanunit të Maleve të Dibrës pretendon se ky i fundit ka të përbashkëta dhe dallime nga ai i Skëndërbeut dhe i Lekë Dukagjinit duke këmbëngulur se nuk është as Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe as i Skëndërbeut (Xhafer Martini, Kanuni i Dibrës, bot. I-rë, f. 11,12). Por kryesorja nuk është kjo: Kanuni i Maleve të Dibrës nuk e përfshin institucionet religjioze duke mos privilegjuar e favorizuar në sanksionet kanunore as Klerin, veçori të cilin e ka edhe Kanuni i Lurës (Kararet e Dheut), në ndryshim nga Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe i Skëndërbeut, ku ky i fundit kishte si parim: “Ndëshkimet e dënimet që epen simbas kanunit pshteten në drejtësi e në vullnet të popullit: Zani i popullit, zani i Zotit” (f. 17). Kjo do të thotë se mosha absolute e kanuneve ndryshon duke qënë në proporcion të zhdrejtë me përmbajtjen e tyre. Dmth Kanuni i Lek Dukagjinit dhe ai i Skëndërbeut janë formuluar përgjatë shekullit të XV, kur të tjerët e kanë përfunduar formën ekzistuese në fund të shekullit të XIX-të, por përmbajtja e dy të parëve është më e avancuar në planin juridik duke qënë më afër ligjeve të shtetit. E thënë me fjalë të tjera Kanuni i Lek Dukagjinit dhe ai i Skëndërbeut duhet të ishin, në përmbajtje, më të mëvonshëm se të tjerët, kur në planin kohor janë të paktën përpara 4 shekujsh. Misteri që paraqitet në këtë rast duhet të konkludojë vetëm në një fakt të thjeshtë: ato janë krijuar për probleme të ndryshme shoqërore për të mbrojtur popullatën ku aplikohej nga influencat e huaja, veprim i cili e ka tjetërsuar popullin shqiptar, por pa i ndryshuar thelbin natyror: shpejtësinë e zhvillimit shoqëror, që është i vetmi parametër natyror dallues i popujve dhe kombeve.
Ajo që e vulos autoktoninë absolute të arbërve-shqiptarë dhe mohimin e qënies së tyre sllavë është parametri lëvizje nëpër hapësirat gjeografike. Raporti kohor-hapsinor na mëson se popujt e lindur me herët, duke pasur shpejtësi të vogël zhvillimi, e kanë të pamundur të lëvizin, si bashkësi, në distanca të mëdha. Akoma më tej, edhe ato lëvizje të realizuara ndër mijëravjeçarë kanë pasur si promotor shkakësor faktorët e jashtëm, siç kanë qënë rastet e shtytjes së ilirëve në Veri kur parahelenët u dyndën në Ballkan, apo në Jug kur u tërhoqën helenët dhe, më vonë, kur sllavët invaduan Ballkanin.
Analiza e mëtejshme e elemenetëve të tjerë të ekuacionit vetëm sa do të rrisë numurin e argumentave në favor të tezës që arbërit nuk janë sllavë dhe udhëheqësi i tyre karizmatik i shekullit të XV nga çdo popull mund ta kishte prejardhjen, por sllav nuk mund të ishte pasi edhe vetë serbët, apo bullgarët, nuk janë sllavë të kulluar: ata janë sllavë të ilirizuar duke humbuar nga dinamika e tyre autoktone kur ndodheshin në stepat e Dnieprit me ç’rast kanë humbur goxha nga shpejtësia e zhvillimit të tyre shoqëror në raport me rusët apo ukrainasit (është kjo karakteristika kryesore e popujve të Ballkanit: të gjithë kanë në rrembat e tyre të gjakut një pjesë të gjakut ilir, në një kohë që arbërit – shqiptarë mund të kenë në gjakun e tyre ndotje nga gjaku grek, sllav apo turk).
Të gjitha këto tregojnë se arbërit-shqiptarë të sotëm janë të vetmit autoktonë absolute të Ballkanit dhe nuk ka asnjë mundësi, qoftë edhe teorike, të emërohen sllavë. Është antirealiste t’u imponosh shqiptarëve-arbër parametrat e shoqërive sllave të kohës së mesjetës. Historia shkencore duhet t’i analizojë ngjarjet siç kanë ndodhur dhe jo si na pëlqen të jenë. Përcaktimi i autoktonisë së shqiptarëve është gjëja më e lehtë për tu bërë, sepse terësia shoqërore e tyre është më e thjeshta në botë.
C-Historinë (dmth statistikën) e Skëndërbeut shqiptarët e arsimuar nga rendi komunist e njohin kryesisht nga dy burime kryesore: nga vepra e humanistit shkodran Marin Barletit (1460-1512) –Histori e jetës dhe e veprave të Skëndërbeut shkruar në Romë më 1508-1510 (përkth. S.J.Prifti, bot. i I-rë në shqip më 1964, bot. II-të 1967, bot. i III-të 1983, bot. IV-të 2005), si dhe nga veprat e F.S.Nolit (1882-1965) –Historia e Skëndërbeut (Gjerq Kastrioti, keshtu eshte e shkruar ne origjinal), Mbretit të Shqipërisë 1412-1468 (bot. I-rë, Boston 1921), por të ripunuar përfundimisht më 20 prill të 1949 me titull: Historia e Skëndërbeut, Kryezotit të Arbërisë (1405- 1468) me botim të I-rë në Shqipëri më 1962, dhe më vonë me botime të tjera, 1968, 2004, etj .
Por ekzistonin edhe disa vepra të tjera; njëra e Dhimitër Frangut me titull (historia e parë mbi Gjergj Kastriotin): Historia e Gjergj Kastriotit Skëndërbeut shkruar me dorën e tij nga Dhimitër Frangu bashkëkohës dhe bashkëpunëtor i heroit legjendar, përkthyer nga italishtja e vjetër prej Lek Pervizi (bot. shqip 2005); nje tjeter e shkruar nga Frang Bardhi (1606-1643), Episkop i Sapes dhe i Sardes (apologji) (bot. I-re 1957, bot. II-te 1967 dhe bot. III-te 1999); një tjetër prej Naim H. Frashërit: Histori e Skënder-beut, botuar për herë të parë prej shoqërisë Drita, në Bukuresht, më 1886 (botuar nga shtyp.&Librari Dhori Koti, -Korçë përpara 1944, pasi është pa vit botimi), ribotuar më 1967 me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Gj.K.Skëndërbeut me parathënie të Dh. Shyteriqit, botuar edhe ne Maqedoni (Shkup 2004). Në Maltë më 1929 është botuar një broshurë e vogël për Skëndërbeun me autor Papas Francesko Chetta-Schiro me titull: I Castriota Principi D’Albania (nell’ordina sovrano e militare di Malta) –origine della famiglia Castriota.
Përgjatë regjimit komunist në Shqipëri pati shumë botime mbi Skëndërbeun, të cilat argumentonin se në Arbërinë e asaj kohe kishin ekzistuar marrëdhëniet feudale të prodhim-shkëmbimit. Përmëndim me radhë, përveç librave të mësipërm:
Tregime dhe Këngë popullore për Skëndërbeun (1967) përgatitur nga Qamil Haxhihasani,
Konferenca e Dytë e Studimeve albanologjike (12-18 janar 1968) me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Gj. K. –Skëndërbeut (1969),
Lufta shqiptaro-turke në shek. XV –burime osmane- (bot 1968) përgatitur nga Selami Pulaha,
romani historik Skëndërbeu me autor Sabri Godo (bot. I-rë 1975, bot. i II-të 1988), tre vëllime me Studime për epokën e Skëndërbeut (bot. 1989),
artikuj studimorë të Prof. Aleks Buda në Shkrime Historike, vëll. I-rë (bot. 1986).
Pas 1992 shpërthyen një sërë botimesh për Skëndërbeun ku përmëndim:
Abas Ermenji: Vëndi që zë Skëndërbeu në historinë e Shqipërisë (bot. I-rë 1968 në mërgim dhe bot. II-të më 1996).
Akad. Prof. Kristo Frashëri Skëndërbeu, jeta dhe vepra, 1405-1468 (bot. 2002).
Prof. Kasem Biçoku, Skëndërbeu dhe Shqipëria në kohën e tij (bot. 2005).
Prof. Kasem Biçoku, përmbledhje artikujsh studimorë Për Skëndërbeun (bot 2005).
Genaro Francione, Skëndërbeu një hero modern me përkthyes Tasim Aliaj (bot. 2006).
Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë, Skëndërbeu dhe Europa, (bot. 2006).
Nuk e diskutojmë që në këtë grup librash ka edhe shumë të tjerë, por këto janë të paktën ato që më kanë krijuar mundësinë e formimit të hapësirës shoqërore të epokës së Heroit Kombëtar të popullit shqiptar.
Është e kuptueshme që më të rëndësishëm, përsa i përket informacionit, ishin veprat e Marin Barletit dhe të F.S.Nolit, të cilat mbështeteshin në kujtime e bashkëkohësve, pasi i pari ishte fëmijë kur vdiq Heroi, dhe dokumenta të kohës. Midis dy autorëve kishte ndryshime të ndjeshme duke filluar nga datëlindja (1412 thotë Barleti, 1405 thotë Noli më 1949-ën), fëmijëria e Skendërbeut (sipas Barletit ai kishte shkuar 9 vjeç tek Sulltani, sipas Nolit nuk kishte shkuar fare) dhe permbajtja e veprimtarise politike me mjetet e dhunes nuk kishte ato permasa qe jepte Barleti ne raport me Nolin (sipas Barletit Skenderbeu kishte korrur fitore te shumta me pak humbje dhe me shume viktima per osmanllinjte, kur Noli pretendon per te kunderten). Por më e rëndësishmja ishin dokumentat e vitit 1426 ku Gjon Kastrioti dhe të katër bijtë e tij nënshkruajnë si bashkëpronarë një dokument me anë të cilit i dhurojnë Manastirit Sërp të Hilandarit në Mal të Shenjtë dy fshatra të quajtura Radistina dhe Trebishta; dhe blerjen e një kështjellë. Janë këto dokumenta që përcaktojnë emrin Gjon (Johan latinisht) të babait të Skëndërbeut, datëlindjen e Gjergjit 1405 dhe mungesën e tij dhe vëllezërve në oborrin e Sulltanit (F.S.Noli, Histori e Skëndërbeut, kryezotit të Arbërit, 1405-1468, f. 16). Është kjo vepër që na thotë se Gjon Kastrioti dhe fëmijët e tij e kishin ndërruar fenë më 1430-1438 në muslimanë duke u quajtur Hamza, babai; por që në një dokument të 1407 rezulton katolik në marrëdhëniet me Venedikun, ortodoks më 1419-1426, si aleat i Kral Stefan Lazareviçit, po pastaj u pendua dhe vdiq si i Krishterë, sikundër na e shiguron Papa Piu II(f. 17-18). Po nga Noli marrim vesh se nëna e Skëndërbeut ishte Voisava e bija e kryezotit të Pollogut afër Tetovës, e cila kishte për nënë të bijën e Muzhaqëve. Kjo krahinë dukej që ishte pjesë e Principatës Balshiane dhe hynte nën influencën e Kastriotëve. Banorët e saj ishin bullgarë, po kryezotët e saj a ishin shqiptarë që nga koha e Balshëve a u shqiptarizuan me anë të martesave ishte një gjë e dyshimtë (f. 14-15). Gjon Katrioti e vazhdoi luftën kundra turqve që më 1407 gjer më 1430 duke u thyer katër herë prej tyre :1410, 1416, 1428, 1430 (f. 15).
Por ka një problem, jo të vogël, në historinë e Skëndërbeut të spikatur nga Noli dhe të kundërshtuar nga historiografia komuniste. Sipas kryetarit të Akademisë së Shkencave të RPSSh analiza e shoqërisë arbërore nga ana e Nolit nuk ka qënë e saktë pasi, “Sipas Nolit, në Shqipëri (me përjashtim të qyteteve) nuk ekzistonte akoma diferencimi i shoqërisë, dhe ndarja e saj në klasa, në dy klasa themelore karakteristikë për kohën feudale: pronarë toke dhe fshatarë të varur e të shfrytëzuar. Te Noli vihet re një tendencë për të mbuluar ekzistencën e klasave, ndarjen që përshkonte mes për mes shoqërinë mesjetare shqiptare. Autori thotë se robërimi fshatarëve shqiptarë u ka ardhur nga jashtë, nga zotërinjtë feudalë të huaj (f,. 35); se armiqtë e kësaj klase kanë qënë zotërinjtë feudalë turq dhe princërit tregëtarë venedikas, që donin ta shfrytëzonin dhe robëronin (f. 153). Ky argumentim dëshmon pikëpamjet idealiste të Nolit, që mohojnë ekzistencën e klasave dhe luftën e klasave si një dukuri e ligjëshme në çdo shoqëri në këtë shkallë të zhvillimit”( A.Buda, Shkrime historike, vëll. I, f. 320-321). Për ne kjo pjesë ka rëndësi analitike pasi tregon se idetë e Nolit nuk janë pëlqyer nga shkenca komuniste dhe problemi nuk është ashtu siç pretendon autori ynë(f. 440-448,490).
Me qënë se në ato kohëra në Shqipëri kishin filluar të botoheshin masivisht veprat e Marksit dhe Engelsit, të cilët nuk pranonin revolucionin proletar në një vend pa zhvillim kapitalist, i cili nga ana e vet nuk mund te kuptohej pa nje organizim feudal, ishte e kuptueshme përse studiuesit komunistë ngulnin këmbi mbi gabimin e Nolit duke e konsideruar atë të pasaktë në këtë drejtim, por me këtë veprim ata fshehën gjënë më të rëndësishme në gjenezën e popullit shqiptar dhe pikërisht gjëndjen e prapambetur në zhvillimin shoqëror të paraardhësve të tyre për shkak të shpejtësisë së vogël të zhvillimit që rezulton të jetë e tillë për efekt të kohës së stërlashtë të formimit të paraardhësve të largët të tyre. Bashkërendimi i veprës së F.Nolit me ato të Akademisë së shkencave të RPSSh, si dhe vazhdimi i së dytës në gjurmët e të parit është një iluzion gënjeshtar, të paktën nga materiali i mësipërm. Megjithëatë ngelet për autorin tonë gjetja e dokumentit që e përcakton datëlindjen e Gjergj Kastriotit 1405, sipas Nolit, dhe mohimin e datëlindjes 1412, sipas Barletit.
Për personin tim problemi është tepër i thjeshtë: në qoftë se shkenca shqiptare kërkon të mbrojë teorinë e autoktonisë absolute të shqiptarëve duhet të pranojë idenë e Nolit dhe në qoftë se kërkon t’i bëjë arbërit sinonim të sllavëve le tu imponojë zhvillimin feudal dhe luftën e klasave; si zor të ketë rrugë të mesme; dhe t’i besojë librit të Oliver Schmitt-it. Ndoshta nga Noli duhet filtruar përcaktimi se kush ishin armiqtë e vërtetë të popullsisë arbërore dhe shfrytezuesit e vertete te tij pasi ketu fshihet thelbi i problemit, të cilin na e jep më saktë Oliver Jens Schmitt edhe pse nuk e përmënd në mënyrë të drejtëpërdrejtë.
— Së fundmi vimë në analizën e veprës Skëndërbeu të autorit zviceran Oliver Jens Schmitt me përkthyes Ardian Klosin (2008), e cila nuk duhet ndare nga vepra tjeter e Schmitt-it: Arberia venedike 1392-1479 (2007) shqipëruar, përsëri, nga Ardian Klosi.
Pa dyshim që është një vepër krejt e njëjtë me atë të Barletit dhe Nolit duke ndryshuar vetëm në intepretimin e fakteve dhe nxjerrjen e konkluzioneve, të cilat për ne janë krejt arbitrare me qëllime krejt të tjera nga historia e Gjergj Katriotit, por duke na dhënë një ndihmesë të konsiderueshme në nxjerrjen e konkluzioneve të reja për atë periudhë, dmth shkaktarët e vonesës së futjes të popullsisë vëndase në integrimin europian dhe kush e shpëtoi popullsinë vëndase nga grykësia “imperialiste” sllave. Autori pretendon se Barleti është më i saktë se Noli, por ne realitet e ka paraqitur situatën hapsinore të historisë së Gjergj Kastrotit pikë për pikë sipas Nolit duke e mohuar formalisht atë. Këtu fshihet prapësia e historisë politike e cila asnjëherë nuk e ka lejuar popullin shqiptar të flasë sipas interesit të tij shoqëror, sepse , në fund të fundit, asnjëherë nuk ka dalë në pah përse sot në shekullin e XXI jemi popull më vete dhe kush ka qënë ajo forcë politike që na ka mbrojtur nga sllavizmi –armiku numër një i popullit shqiptar (të paktën tradita letraro-shkencore para 1944-ës e dinte këtë fakt mirëfilli dhe është kjo arësyeja përse ne duhet të ndjekim rrugën e tyre).
Le të kalojmë në përmbajtjen e librit duke marrë prej tij ekstratin, gjithmonë sipas meje, dhe duke ja nënshtruar raportit kohor – hapsinor konkluzionet e autorit tonë, pasi në fakt ai ka arritur në përfundimin më sinjifikativ të historisë së popullit shqiptar duke përcaktuar armikun e vetëm të popullit tonë dhe kush na ka ndihmuar në mbijetesën shekullore nga shekulli XV deri në atë të XX-tin; përse arbërit-shqiptarë luftuan kundra turqve osmanë dhe përse u bënë krahu i djathtë i tyre pas vdekjes së Gjergj Kastriotit.
Libri, sipas meje, ndahet në tre pjesë:
1-Argumentimi dokumentar që Skëndërbeu dhe babai i tij ishin sllavë ortodokse e bashkë me ta edhe një pjesë e popullsisë arbërore (faqe 17 – 110).
2-Ngritja lart e figurës së Skëndërbeut dhe e luftës së udhëhequr nga ai duke i bashkangjitur edhe faktorin e jashtëm europian si e vetmja dukuri e suksesit të tij (faqe 111 – 410).
3-Konkluzionet duke i bashkangjitur dhe kritikën kundra historiografisë shqiptare (faqe 411 – 494).
Vini re se çfarë shkruan Oliver Jens Schmitt mbi historinë e Gjergj Kastriotit:
Faqe 63-Po atë vit (1439) në Firencë, pas bisedimesh që zgjatën më shumë se dy vjet, u shpall unioni midis kishën katolike dhe asaj ortodokse, çka do t’i jepte fund një skizme pothuajse 400 vjeçare. Si shpërblim për nënshtrimin e kishës bizantine nën Romën e parë, papa Eugjeni IV premtoi të nisë një kryqëzatë e cila do të çlironte Kostandinopojën prej rrezikut osman. Mirëpo ky bashkim ngjalli ndër të krishterët ortodoksë të Ballkanit dyshime të forta. Vetëm në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës, në trevën e Krajinës arriti të ngrihej një ipeshkvi unite.
+++ Eshte pak e veshtire te pranohet analiza konkluzive mbi Gjergj Kastriotin, sipas kësaj hapësire, kur nuk di aresyet perse u nda kisha e krishtere me 1054 (pranimi i skizmes thjeshte si fakt dhe nderfutja ne problemet e Kastriotit tregon cektesine me te cilin autori e ka pare historine e mesjetes shqiptare; i themi keto pasi problemi i skizmes se krishtere eshte krejt i njejte me problemin e Arberise, vetem se ne pasojen e problemeve politike ). Konfliktet ne brendesi te Selise se Shenjte, ku triumfoi krahu francez, kanë qënë shkaqet e ndarjes së Kishës së krishterë në shek. XI-të dhe jo vetëm kontradiktat midis dy krahëve të ishperandorisë romake (këto të fundit duhet ta kenë favorizuar këtë ndarje duke qënë në themel të shkakut fillestar sipas parimit ligjor të fillimit të lëvizjes). Që në momentin kur kisha e Krishterë u nda në dy pjesë, konform perandorisë romake ajo u transformua në një institucion politik duke sunduar të gjithë Europën Perëndimore çka do të thotë se Lindja nuk ka pasur gisht të drejtëpërdrejtë në ndarjen e saj. Pastaj çfarë fsheh kisha unite në territorin shqiptar në ato vite dhe a ka pasur ndonjë rol të mëtejshëm? Përse arena arbërore u bë faktori primar i lindjes së kishës unite kur dihet që popullata vëndase nuk ishte prodhuesja e krishterimit doktrinar? Por me sa kemi kuptuar, në vazhdim, ky fakt i duhej autorit për të justifikuar karakterin mbrojtës të krishterimit nga ana e Kastriotit për të argumentuar mbështetjen suksesive të kryengritjes së tij jashtë interesave arbërore. Dmth do të vijë momenti, duke filluar nga kjo pikë, që kryengritja e Kastriotit të konsiderohet e lavdishme në sajë të elementit europian dhe larg karakterit arbëror. Me sa kemi kuptuar kjo është metoda e punës së autorit dhe mënyra se si ai përgatit situatat historike duke konkluduar politikisht.
Faqe 74-Ndodhitë e katër viteve të para të kryengritjes së Skëndërbeut njihen veç në konture të vagullta e janë mbështjellë në mjegullën e legjendave, që filluan të thurreshin qysh në shekullin e 16, për tu rritur nga historianët e lëvizjes kombëtare shqiptare pas vitit 1900 në një sixhade ngjyrashumë, me një larmi verbuese, por që më shumë pasqyron dëshirat e shekullit të 20 sesa realitetin e shekullit të 15….Pas kësaj ai shkoi në Dibër të poshtme te Moisi Golemi, zoti i atyshëm.
+++Këtu ka tre probleme të rëndësishme për historinë e Kastriotit
Së pari: përse politikanët shqiptarë të fillim shekullit të XX-të muarën për bazë propagandistike Gjergj Kastriotin dhe jo Pirron e Epirit, perandorët romakë me prejardhje ilire, perandorët bizantinë me prejardhje ilire dhe arbërore, kryeministrat shqiptarë që drejtuan Turqinë Osmane, të ashtëquajturit feudalë shqiptarë si Bushatllinjtë apo Ali Pashë Tepelenën? Mos vallë dëshira e shekullit të XX-të bëhet promotor i argumentimit të prejardhjes së Kastriotëve?
Së dyti: përse dëshira e shek. të XX-të ishin të lidhura me figurën e Gjergj Kastriotit? Pyetja nuk shtrohet në planin individual, por në atë shoqëror? Çfarë kishte realizuar veprimtaria çerek shekullore e Gjergj Kastriotit në dinamikën e popullsisë arbërore dhe çfarë kishte penguar ajo? Përse me Gjergj Kastriotin nuk u bashkuan të gjithë sllavët e jugut, por vetëm pjesa e shqiptarizuar, ose pjesa arbërore e sllavizuar për të mos e kundërshtuar autorin në çdo qelizë? Këto pyetje nuk marrin përgjigje tek ky libër çka duhet të tregojë se ky nuk është thjeshtë një libër historik, por është shkruajtur për qëllime politike të caktuara. Per here te pare ne historine miliona vjecare te ketij vendi popullata vendase ndodhej jashte influences se drejteperdrejte politike te komshinjve dhe per here te pare, dhe te fundit deri ne fillim te shekullit te XX-te, vendasit ishin krejt me vete ne folene e tyre autoktone.
Së treti:Përse pranohet që Moisi Golemi ishte sundimtar i Dibrës së Poshtme dhe jo i Dy Dibrave? Vini re trukaturën e autorit: sipas Barletit “Moisiu, i cili është quajtur “i Dibrës”, për shkak se banonte në Dibërb) ku Skëndërbeu i kishte dhuruar shumë prona dhe një pjesë të madhe të vëndit” dhe shënimi b) thotë: “Në të dy rastet origjinali thotë “në Dibrat”, dmth në të dy Dibrat, të Sipërmen dhe të Poshtëmen” (bot. I-re, f. 305). Përse i është dashur autorit ndarja e dy Dibrave, gjatë analizës së tij, kur autori më i preferuar i tij mbi historinë e Skëndërbeut e quan Moisiun me prapashtesën “i Dibrës” në shumë rast (edhe f. 264) dhe jep një panoramë të plotë se si Dibra ishte futur nën zotërimin e Kastriotëve. Sipas Barletit: “Nuk shkoi shumë kohë dhe Murati i mori vesh këto ngjarje (plaçkitjet e Skëndërbeut, GH): lajmëtarë njëri pas tjetrit nga Alhria dhe nga anë të tjera të Maqedhonisë po mbushnin tanimë oborrin e tij, duke uluritur se ishte rrëmbyer e shkatërruar gjithëçka, se nuk shihej më kundi asgjë veç se vdekje e robëri, se Epiroti, i pakënaqur me rifitimin e mbretërisë atërore, po dëmtonte çdo ditë me ushtri agresore banorët e tjerë të mbretit e po ripte vëndin, se ia kishte arritur tanimë të bëhej zot i shumë gjërave dhe të mos e pushonte për asnjë çast egërsinë dhe furinë e tij të zakonshme, se kishte futur në mbretërinë e tij me dëshirën e tyre të dy Dibrat, pasi ato vranë me dorë të vet rojet turke apo ia dorëzuan të lidhura prijësit të ri. Këto vënde i ishin shtruar dikur babës Gjon (nënvizimi i imi, GH); por ky, siç e kemi thënë, u shtyp nga Murati dhe për të pasur paqen e kërkuar, i dorëzoi atij, bashkë me të bijtë peng, edhe të dy Dibrat, në bazë të kushteve të marrëveshjes (f. 89-90). Sipas këtij përshkrimi rezulton se Dy Dibrat nuk kanë qenë pronë e Gjon Kastriotit, por të pushtuara nga ai. Dhe për ta ndryshuar këtë autori ynë i ndan Dibrat në dy pjesë duke ja dhënë njërën Skëndërbeut dhe tjetrën Moisi Golemit, pas kësaj e emërton Skëndërbeun dhe babain e tij sllav. E gjitha kjo sepse Dibra e Sipërme ishte pushtuar nga sllavët dhe nuk kishte asnjë mënyrë tjetër për të bërë kalimin e Gjergj Kastriotit nga arbër në sllav. Pa dyshim që kjo pikë ka rëndësi vendimtare për autorin tonë, por ai nuk ka se si ta dijë që kjo praktikisht është e pamundur. Kujtojmë pikën 5 të raportit kohor-hapsinor ku thuhet se: dy hapësira, me ndryshueshmëri sasiore midis tyre, me kohë të tejskajshme kohore në lindjen e tyre, nuk mund të relatohen dot në mënyrë të barasvlefshme; dhe është pikërisht ky fakt që e rrëzon pretendimin e autorit tonë pasi banorët e atyre zonave në ato kohëra nuk mund të emërtohen dot thjeshtë sllavë, por ato në rastin më të keq mund të konsiderohen sllavë të ilirizuar e më vonë arbërizuar meqënëse afër Peshkopisë dikur ka qënë një “manastir”, në lindje të Bellovës në majën e kodrës prej gipsi. Kam pasur rastin ta vizitoj disa herë atë vënd, duke bërë studime gjeofizike mbi të, dhe pa frikë them se ai manastir ishte një ishull grabitqar në territorin e banuar nga arbërit ku proçeset gjeologjike gjatë 700-800 vjetëve ja kanë fshirë gjurmët e “lavdisë” të dikurshme oliveriane. Ai “manastir” vetëm në letër mund të quhet i tillë pasi në realitet rezulton të ketë qënë një bashkësi gropash me mbulesa tjegullash, të cilat dallohen akoma edhe sot dhe që propoganda sllave kërkon t’i zgjerojë në manastir. Me sa kemi kuptuar shtrirja e ortodoksisë sllave ka qënë një metodë pushtimi dhe justifikimin që kjo shtrirje presupozon autoktoninë relative (shprehje e shkollës komuniste) të tyre në planin politik.
Problemi ka lidhje edhe me te sotmen politike, pasi shtrirja e sotme e rrethit te Dibres perputhet me pershkrimin e autorit tone, por qe dje nuk ka qene keshtu duke vertetuar mashtrimin e perdorur. Ne veri rrethi i Dibres kufizohet me rrethin e Kukësit (Lumën) nga ana e lumit Veleshicë duke ja lënë Sllovën dhe Sllatinën Dibrës; marrëdhëniet e Sllovës me Kalanë e Dodës, dmth Lumën, jane kaq te ngushta sa banorët pretendojnë edhe sot që Sllova e Sllatina është e Kalasë së Dodes, pra banoret e ketyre fshatrave e quajne veten lumjane, por komunistet ja muaren dhe ja dhanë Dibrës; kështë ka ndodhur edhe me perëndimin ku fshati Çidhën ka qenë nën juridiksionin e Lurës (vete Lura ka qene nen juridiksionin e Mirdites), por që pas 1944 kaloi në rrethin e Dibrës e gjithe krahina ku fshati i sipërm nuk diferencohet dot sot; po kështu ka ndodhur edhe me fshatrat e Matit ku Sina ju kalua Dibrës (pra rrethi im sotëm i Dibrës nuk është një njësi etnografike me histori të njëjtë me pjesën tjetër të Dibrës që gjëndet jashtë kufijve shtetërorë; ai është krijuar për qëllime politike) dhe në këtë mënyrë përputhën përshkrimin e Barletit me pretendimin që Gjergj Kastrioti Skëndërbeu është dibran, por me këtë i dhanë mundësi Oliver Jens Schmitt ta emërtonte Gjergj Kastriotin sllav. Nuk është pa domethënie edhe emërtimi i Dibrës sot ku nga ndarje e Sipërme dhe e Poshtme është kaluar në emërtimin Dibra e Madhe, Dibra e Vogël ku të dyja bëjnë pjesë në Dibrën e Sipërme të kohës së Gjergj katriotit duke u ndarë dysh: ajo e perëndimit quhet e Vogël dhe ajo e lindjes Dibra e Madhe. Është e pamundur që dinamika e nënkrahinave të ndryshojë përgjate shekujve dhe në dy ekstreme kohore të marra në konsideratë të përputhet. Dmth nuk është puna vetem e autorit të mësipërm, por këtu ka gisht edhe historiografia komuniste. Për rastin konkret libri mbi Skënderbeun është shkrojtur si një bashkëpunim i autorit me produktin intelektual te komunizmit shqiptar. Kjo nuk është e vështirë të zbulohet tek ky autor.
Faqe 76-E pra thjesht arbër ky kuvend nuk ishte; shumë nga zotërinjtë kishin nën sundim krahina të përziera etnikisht, sidomos përreth liqenit të Shkodrës, pranë Drinit të Zi, por edhe në rajonet arbëre-greke-vllehe të jugut. Edhe Barleti e nënvizon këtë aspekt kur flet për “princër e mbretër të vegjël (reguli) fqinjë, me prejardhje si epirote (d.m.th.arbëre, O.S.) ashtu dhe ilire (d.m.th. sllave, O.S.)195.
+++Trajtimi ilireve si sllave mbeshtetet ne nje shenim te Barletit sipas te cilit në shek. 15 e më vonë me emërin “ilirikë” quheshin popullsitë sllave, veçanërisht te Ballkanit Perëndimor (f. 77). Te pakten Dibra nuk perfshihet ne Ballkanin Perendimor, por fjala eshte per Dalmatet te cilet edhe ne fillim te shekullit te XIX-te emertoheshin me kete emer (dokumentacionet e Bonopartit) ne menyre abuzive. Te pakten kjo duket nga zhvillimi i sotem qe ato vende kane, duke treguar se mbartin nje shpejtesi zhvillimi shume me te madhe se shqiptaret e sotem. Analiza mbi kete baze, e autorit tonë, ka karakter spekullimi politik per te justifikuar pozicionin ne raport me gjenezen. Por ne kemi një mundësi analitike per te vertetuar pamundësinë e realizimit të Lidhjes së Lezhës në këtë përmasë, dmth është e pamundur të lidheshin arbërit autoktone me sllavët, qofte edhe te ilirizuar. E verteta duhet te jete krejt ndryshe: ne ate mbledhje duhet te jene bashkuar vetem fiset dhe fisnikët, qe drejtonin keto fise, me bosht shoqeror arber ku fiset arberore te lidhur ne relata me sllavet paraqesin pamjen qe kerkon t’i jape autori yne. Historia nuk mund te gaboje ne relacionet e ekstremeve: ato ose zhdukin njeri-tjetrin duke lene ne histori supremacine hapsinore ose ate kohore; –mesatarizim dhe bashkeekzistence nuk mund te kete, shëmbëll të cilin e kanë dhene Dy Amerikat. Por kjo përmasë i duhet autorit tone per të argumentuar më vonë karakterin sllav të Skenderbeut dhe pasuesve të tij.
Faqe 81-Lidhjes së fisnikëve të Lezhës i duhej t’i bënte vend vetes në një botë politike, e cila nuk ishte vetëm ballkanike por europiane….Pak kohë më pas, d.m.th. veç pak javë mbas kuvendit të Lezhës, Stefan dhe Gojçin Crnojeviqi, dy nga zotërinjtë më të fuqishëm të aleancës hynë në bisedime me Venedikun dhe i vunë këtij kërkesa të forta, sidomos për të marrë fshatra dhe toka bujqësore anë Adriatikut dhe përreth liqenit të Shkodrës; sërish vepronte rregulli që prijësit e barinjve duhej të ushqente pasuesit e tyre. Në korrik të viti 1444 dy Crnojeviqët morën qytetarinë venedike207. Kësisoj Venediku i kundërpërgjigjej lëvizjes së Alfonsit V.
+++Autori ynë ndjek një taktikë filozofike për të ndërtuar ngjarjet e ardhëshme që lidhen me emrin e Skëndërbeut dhe konkretisht kërkon të krijojë konflikte midis principatave italiane dhe këto të fundit si shkaktare të ngjarjeve në Arbërinë e asaj kohe. Nga një anë ai ka një farë të drejte përderisa shoqëria arbërore ka qënë e prapambetur në planin feudal dhe këtë rend e ka pasur të imponuar nga ambienti rrethues, por është pak si e sforcuar që të përputhësh pikë për pikë planet e feudalëve italianë, planet e feudalëve sllavë, të atyre osmanë dhe të gjithë së bashku të përbashkohen sipas interesave të Gjergj Kastriotit. Problemi është shumë i thjeshtë dhe kot mundohet të na mbushë mëndjen me arenën europiane. Popullata vëndase, në sajë të relacioneve dhe imponimit parahelen, helen, romak dhe bizantin kishte arritur, më së fundi, në momentin e një bashkimi me emërtimin arbër dhe pikërisht kjo duhet konsideruar merita më e madhe e Skëndërbeut. Bashkimi i arbërve në Lezhë më 1443 duhet parë në funksion të asaj që ishte realizuar përgjatë 2000 vjetëve në sajë të botës së relacioneve edhe pse mund të konsiderohet si një rastësi e lidhur vetëm me emrin e Gjergj Kastriotit. Problemi mund të duket i parëndësishëm, por në këtë pikë fillon historia e vërtetë e shqiptarëve të mëvonshëm të cilët herë pas here bashkoheshin kundra një armiku të përbashkët siç ishte 1878 në Prizren, 1912 në Vlorë dhe 1942 në Pezë (por gjithmonë me anë të një katalizatori politik të jashtëm –kjo duhet zbuluar për të përcaktuar arësyet e ngjarjeve të ndodhura). Problemet arbërore dhe ato shqiptare nuk mund të kuptohen dot larg shpejtësisë së zhvillimit shoqëror dhe ndryshimit të tyre në sajë të relacioneve herë të rastësishme e herë të domosdoshme, por që në fund të fundit përgatitën popullatën arbërore për dramën e madhe të mesjetës europiane ku ato për herë të parë dhe të fundit mundën të luanin rol determinues. Këtë gjë autori i ynë mundohet ta fshehë duke ja dedikuar individit. Pa dyshim që kjo tregon një keqdashje të tij dhe të atyre që e shtynë për të marrë këtë hap. Nuk është pa domethënie heshtja e Dilemës së Arbërit përgjatë periudhës së Gjergj Kastriotit ku kalohet nga “Albania graeca”: përmasat dhe pasojat e Migrimeve shqiptare në Greqi në shek. XIV direkt tek Dionis Filozofi dhe kryengritja e Shqipërisë së Poshtme e vitit 1611. Është kjo periudhë që ka përcaktuar thelbin e dilemës së Arbërit dhe tendencën për t’u krijuar si popull (kemi parasysh veprën e Pëllumb Xhufit: Dilemat e Arbërit) për herë të parë në historinë milionavjeçare të fillesës së racës së bardhë.
Kjo do të thotë se kryengritja e Kastriotit ishte një interes mbarë arbëror ku pjesamarrësit në të shikonin tek turqit osmanllinj të vetmin armik. Bashkimi i sllavëve me të duhet parë me një sy tjetër edhe në qoftë se do t’i konsideronim të mirëfilltë të tillë. Ata e kishin bërë Arbërinë e asaj kohe qëllimin e tyre final dhe invazioni osman me sa duket ja preu hovin në mes. Janë një tërësi ngjarjesh për të cilat historiografia shqiptare e kohës së komunizmit ka heshtur me paramendim, pasi krahas rrezikut otoman mbi Arbërinë e asaj kohe kryesorja paska qënë rreziku sllav të cilin autori ynë mundohet ta paraqesë si të pajtuar me Kastriotin. Duhet të jetë kjo arësyeja përse mundohet me të gjithë mënyrat ta lidhë epokën e Gjergj Kastriotit me sllavizmin pa i përcaktuar identitetin politik.
Faqe 82-Më në jug Komino Araniti i kish drejtuar sytë nga Napoli. Gjëndja e tij nuk mund të quhej e lehtë. Sado që kish filluar kryengritjen në fundverë të viti 1443, udhëheqjen e luftës fisnikët ia kishin kaluar Skëndërbeut.
+++Kjo e dhënë e ka një farë vlere pasi argumenton domosdoshmërinë e organizimit të popullatës arbërore dhe nivelin intelektual e politik të Gjergj Kastriotit në atë kohë dhe përse e vunë rrufeshëm në krye të kryengritjes. Kjo duhet të tregojë, nga ana tjetër, dhe nivelin shoqëror e ekonomik të të ashtëquajturës fisnikëri arbërore e cila duhet të shikonte tek Kastrioti forcën e vetme udhëheqëse dhe inferioritetin e vet. Edhe këtë gjë autori ynë mundohet ta anashkalojë me marifet.
Faqe 85-Qytetthi-kështjellë i Danjës kishte vlerë të madhe: dikur kështjellë mbretërore serbe për mbikqyrje rrugësh,…
+++Kjo e dhënë ka vlera për të argumentuar rrezikun e vërtetë që paraqisnin serbët me politikat e tyre pushtuese dhe asimiluese duke aplikuar të njëjtat politika ekonomike si dhe otomanët, prandaj kot mundohet autori t’i çveshë ata nga rrezikshmëria që paraqisnin ata për arbërit, çka do të thotë se nuk ka asnjë mundësi që ata të kenë bashkëpunuar së bashku kundra otomanëve. Për mua kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet kundërshtuar në historinë e Gjergj Kastriotit, duke lexuar këtë libër, pasi kam arritur në përfundimin se autori kërkon të pajtojë sllavët me shqiptarët sot duke u vënë një emërues të përbashkët me lavdi europiane, siç ishte Gjergj Kastrioti.
Faqe 87-Drishti nuk mund të quhej më i vogël se Shkodra; ai sundohej nga një fisnikëri krenare, e cila e njihte prejardhjen e saj nga një popullatë romake e provincës në lashtësinë e vonë dhe kishte të vetin, në kufi me botën ortodokse, një identitet katolik fort të spikatur..
+++Autori mundohet të paraqesë afinitetin tokësor të katolikëve me sllavët, por ka bërë një mashtrim të vogël, të paktën me anë të fotografisë. Mundohet ta paraqesë Drishtin sa më afër Liqenit të Shkodrës kur rrethinat e tij ishin të pushtuara nga serbët. Fotografia midis faqeve 272-273 me diçiturën: Drisht, pamje mbi Liqenin e Shkodrës, është një iluzion optik pasi Drishti është tepër larg këtij Liqeni, afro 7 kilometra në vijë të drejtë dhe ndahet nga fshati Mes me anë të lumit Kir duke pasur një sërë fshatrash midis tij dhe liqenit.
Faqe 92-Porse rëndësia e tij për Skëndërbeun nuk mund të vihej në dyshim. Sfetigradi komandohej nga Pjetër Perlati, një klerik ortodoks (Protosynkellos) nga krahina e Matit; trupa mbrojtëse përbëhej kryesisht prej të krishterësh sllavë jugorë prej Dibre, që plotësoheshin me arbër ortodoksë.
+++Autori nuk ka të qartë lidhjen e fesë me identitetin fisnor. Ai herë përdor termat fetare, herë ato të grup fiseve, herë atë të popullatës dhe herë i bashkon së bashku për të krijuar një bashkësi sipas interesit të tij analitik duke qënë tepër – tepër larg realitetit. Është e pamundur të përbashkohen në planin hapsinor, sidomos në shekullin e XV-të, tokat arbërore, kleri ortodoks, komandantët ushtarakë, Mati, Dibra, të krishterët, sllavët, arbërit dhe ortodoksët. Jo vetëm për atë kohë, identiteti fetar për arbërit shqiptarë ka qënë një llustër pa domethënie, por në dy brinjët e trekëndëshit Mat-Mirditë-Dibër qëndron sekreti dhe misteri i shqiptarëve të ardhëshëm, pasi pikërisht në këtë trekëndësh ka lindur identiteti europian i shqiptarëve të ardhëshëm dhe qeliza që lidh arbërit me shqiptarët, ose, e thënë me ndryshe, lidhjen e Gjergj Kastriotit me Shqiptarët: Në këtë trekëndësh ka lindur kultura europiane e shqiptarëve me promotor Klerin Katolik Shqiptar dhe pikërisht këtë trekëndësh godet autori duke treguar se libri i tij nuk është një libër historik, por kryesisht një libër politik me domethënie krejt tjetër për tjetër.
Faqe 111-Qysh në të gjallë të vet, Skëndërbeu mori lavdi të madhe në Ballkan dhe në Perëndim. Ai kishte sfiduar me sukses sulltanin si i vetmi fisnik ortodoks i Gadishullit.
+++Të 110 faqet e deritanishme të librit pikërisht në këtë pikë kanë tentuar të grumbullohen: për të vërtetuar identitetin ortodoks të Skëndërbeut me prapavijë politike. Gjergj Kastrioti ka qënë i vetmi katolik suksesiv i gadishullit ballkanik dhe qënia e tij ortodokse është një iluzion i autorit. Për të vërtetuar këtë ka shumë-shumë mënyra, të paktën duke u mbështetur edhe në ato që thotë autori ynë: kthimi disa herë i fesë katolik-ortodoks-musliman dhe prap katolik, karakteristikë të cilën e kanë pasur si ilirët, arbërit dhe shqiptarët. Po të kishte qënë ortodoks Gjergj Kastrioti do të ishte lidhur me bashkëfetarët e Ballkanit dhe jo me Papët e Romës. Diplomacia e individit i nënshtrohet instinktit biologjik dhe në këtë pikë truku që kërkon të bëjë autori tregon se ky libër nuk është vepër vetëm e tij
Faqe 122-Në trevën e sundimin të Skëndërbeut, prej Dibre, në Mat dhe malet prapa Krujës banorët deri në kohët më të reja kanë ndjekur të ashtëquajturin kanun të Skëndërbeut, një e drejtë gojore zakonore, e cila ka arritur të rregjistrohet me shkrim vetëm në shekullin 20 dhe e sjell traditën gojore të popullit në lidhje me emrin e Kastriotit të madh53.
+++Pa dyshim që këtu është pika që i përmbys të gjitha përfundimet e autorit. Ai mundohet të na imponohet me Kanunin e Skëndërbeut, por e djallos kur nuk përmënd Kanunin e Maleve të Dibrës dhe diferencat që ato kanë midis tyre. Eshte problemi me i rendesishem i historise se trojeve te banuara nga shqiptaret dhe ai qe diferencon arberit nga sllavet, katoliket nga ortodokset, arberit e sllavizuar nga sllavët e arbërizuar për efekt të botës së relacioneve. Këtë problem e prekëm në fillim, por dua të theksoj një fakt interesant: për autorin e Kanunit të Maleve të Dibrës (Xhafer Martini-n) kanuni i Lek Dukagjinit dhe ai i Skëndërbeut janë inekzistent jo vetëm në Dibër, por në tërësi, pasi ato janë shumë afër juridiksionit shtetëror. Është kjo arësyeja përse banorët e Dibrës themeluan të drejtën zakonore të 9 maleve sipas interesave të tyre dhe jo sipas Kanunit të Skëndërbeut. Problemi i të drejtës kanunore në krahinën e Dibrës është i aftë ta zhveshë historinë e Gjergj Kastriotit nga sllavizmi dhe ortodoksia që i imponon autori ynë. Unë mendoj se kjo është pika më e rëndësishme në historinë e pas Kastriotit që lidh fundin me fillimin të asaj historia çerek shekullore dhe arësyeja përse ne sot quhemi shqiptarë dhe jemi një popullsi krejt më vete në raport me popujt e tjerë ballkanikë. Gjëndja e sotme politike e Ballkanit është një problem kontradiktash e këtyre popujve dhe jo e shqiptarëve me ta apo me të tjerët. Politikanët e sotëm shqiptare akoma nuk e kanë kuptuar këtë pozicion komod të popullit tonë.
Faqe 125-Mbi natyrën e sundimit të Skëndërbeut mbretëron në historiografi mospërputhje e madhe. Shpesh flitet për shtet, me përfytyrimin e një sistemi të centralizuar pushteti e me territor të kufizuar qartë, me banorë të përcaktuar e me ngrehinë të qëndrueshme administrative58…..ai (Skëndërbeu, GH) nuk kishte ardhur për të krijuar diçka të re, por për të rimëkëmbur të vjetrën.
Shënimi 58 ka këtë përmbajtje:Shih biografitë e Biçokut dhe të K.Frashërit e sidomos punimet mbi historinë e pushtetit të K.Krisafi-Z.Ballanca-A.Luarasi-G.Gjika, Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri. Vëll. 1. Tiranë 1997, si dhe A.Luarasi, Shteti dhe e drejta shqiptare në epokën e Skëndërbeut, Tiranë 1998.
+++Është e vetmja pikë që ne i kemi dhënë të drejtë autorit tonë pa asnjë rezervë, por që historiografia e re shqiptare duhet të reflektojë. Thelbi i problemit është i thjeshtë sipas pyetjes: ka pasur shtet në kohën e Gjergj Kastriotit apo ka mbizotëruar organizimi fisnor? Në këtë pikë janë përplasur idetë e autorit tonë me ato të historiografisë shqiptare të sotme, por duhet thënë edhe të kohës së komunizmit. Barazia e këtyre refleksioneve antinoliste është rezultat i shkollës shqiptare dhe pika ku ajo ka mëkatet më të mëdha në përcaktimin e gjenezës së shqiptarëve të sotëm.
Analiza, sipas raportit kohor-hapsinor, e ideve të historiografisë shqiptare të këtyre 65 viteve tregon se shqiptarët e sotëm nuk janë vazhduesit e drejtëpërdrejtë të arbëreshëve (këtë ide e ka pasur edhe Kordiniano në vitet 1939-1940 me artikullin: “L’Albania nella Storia e nella Vita ossia Visione panoramica di un piccolo mondo primitivo” (Shqipëria në histori e në jetë ose shikim panoramik i një bote të vogël primitive) mbi të cilin shpërtheu një lëvizje antiitaliane; kujtojmë artikullin e Nikë Bërxollas, prapa këtij pseudonimi fshihet kleriku Nikollë Mazreku, artikullin e 20 profesorëve të gjimnazit të Shkodrës nën titullin “Cordiniano në gjyq përpara botës”) për faktin më të thjeshtë fare: në Shqipëri në shekullin e XX-të ekzistojnë elementët e shoqërisë fisnore si: familja patriarkale, e drejta zakonore e pashkruar, prona fisnore (karakteristikë edhe e bregdetarëve të Jonit çka tregon se ata janë shqiptarë të mirëfilltë), besimet pagane krahas monoteizmit të imponuar. Pra kemi të bëjmë me dy aplikime organizimesh shoqërore në një vënd të vetëm me dy popullata brënda 500 vjetëve e cila nuk ka asnjë mundësi praktike të realizohet historikisht. Kjo është arësyeja që në epokën e Gjergj Kastriotit popullata vëndase nuk ka qënë e organizuar në shtet, ose në të kundërtën Gjergj Kastrioti në gjenezën 200-300 vjeçare nuk është arbëresh dhe me të marrë në dorë frenat e shoqërisë arbëreshe realizoi organizimin e të parëve të tij, që mund të konsiderohet një shtet kalimtar kohor pa domethënie në zhvillimin e shoqërisë së mëvonshme shqiptare. Vetëm se këtë pikë ka shfrytëzuar autori ynë për ta kaluar Gjergj Kastriotin nga arbëresh në sllav (kam frikë se këtu duhet të ketë diçka të përafërt, vetëm se gjeneza e largët e Kastriotëve duhet të jetë nga Spanja dhe jo sllav; -kjo është një hipotezë që mund të vërtetohet me lehtësi, nëqoftë se në territorin spanjoll ekziston ndonjë kështjellë e Kastriotit e ndërtuar përpara kohës së kryqëzatave).
Gjithsesi të jetë puna, pranimi i shtetit të konsoliduar të Gjergj Kastiotit sjell në skenën e historiografisë shqiptare botën sllave, gjë që nuk duhet të jetë e vërtetë, dhe ndarjen e shqiptarëve nga arbërit në planin gjenetik.
Faqe128-Ai pruri si emblemë shqiponjën dykrenore në një sfond të kuq. Shqiponja dykrenore ishte simbol i Perandorisë bizantine dhe i kishës ortodokse, një shënjë të cilën mund ta lexonte dhe ta kuptonte çdo ortodoks në Ballkan…..Në pjesën më të madhe të jetës së tij Skëndërbeu ka shfaqur shprehitë e një zotërie rajonal ballkano-ortodoks, siç ishte mësuar prej kohësh në mjedisin e t’et.
+++Së pari shqiponja dy krenore nuk është simbol bizantin, por romak. Fakti që sllavët nuk u bashkuan masivisht me Gjergj Kastriotin tregon se këtë simbol nuk e kanë kuptuar ortodoksët, por autori ynë e sajon këtë për të argumentuar qënien ortodoks të Gjergj Kastriotit, gjë e cila për ne është absolutisht pa domethënie pikërisht pse ai ka qënë arbëresh të cilët e kanë parë fenë si gjë të dorës së fundit dhe e ndërronin sipas nevojës (këtë karakteristikë ortodoksët nuk e kanë pasur asnjëherë). E sa për shprehitë e një zotërie ballkano-ortodoks është pak e vështirë të kuptohet në shekullin e XX-të me metodat ekzistuese të analizës historike, pasi ballkanasit duhet të mallkojnë veten që erdhën në trojet e ilirëve dhe u mpleksën me ta. Kjo është tragjedia reale e tyre dhe jo turqit osmanllinj (mos të kujtojë lexuesi se dua t’i dal në krah invazionit historik osman); relacionet universale që ata popuj kanë pasur me ilirët i ka ndryshuar shpejtësinë e zhvillimit shoqëror në atë masë sa ato diferencohen nga gjeneza e tyre populiste.
Faqe 129-Njerëzit që pasonin Skëndërbeun ishin në të vërtetë barinj e fshatarë arbër, sllavë të jugut (maqedono-bullgarë e serbë) si dhe vllehë, djelmosha të rinj fisnikë, klerikë katolikë dhe një grup i vogël i përbërë shpesh prej shekullarësh sllavë të jugut. Ata bënin pjesë në shumicën dërmuese në besimin ortodoks; vetëm në skajin perëndimor, në Mat e anë të Adriatikut, luftëtarët duhet të kenë qënë në një shumicë të besimit katolik…. Skëndërbeu sundonte mbi një trevë të vogël që shtrihej kryesisht prej Adriatikut deri në Drinin e Zi e që përbëhej sidomos nga zona kodrinore e malore.
+++Nuk e di a i ka menduar mirë këto rreshta autori ynë kur është ulur dhe i ka shkruar. Është e pamundur të realizohet një shoqëri njerëzore me këto parametra pjesmarësish për rreth 25 vjet. Po të pranonim këtë përfshirje fisesh me prejardhje të ndryshme, sipas hapësirës që jep autori ynë, të jeni të sigurtë që nuk do të kishim luftë midis tyre dhe osmanëve, por vetëm midis tyre pasi nuk mund të pajtohen dot arbërit, maqedonasit, bullgarët, serbët dhe vllehët në një organizim të vetëm. Historia na jep shumë shembuj të tillë duke argumentuar zhdukje të popujve të tërë për efekt të këtyre akrobacirave relacionesh. Është tjetër punë që sllavët mund të bashkoheshin midis tyre, por është e pamundur që në këtë bashkësi të përfshish edhe shqiptarët arbereshë. Ideja e autorit tonë në këtë drejtim është thjeshtë një arbitraritet historik pa asnjë bazë realiteti.
Faqe 132-Kleri ortodoks nuk ka patur këtu një rol që mund të pritej. Kjo kishte një sërë arësyesh: një numër i madh peshkopatash ortodokse, qysh para se të fillonte kryengritja, ishin të ndërthurura fort në sistemin e pushtetit osman, kështu psh në Korçë, Berat, Kaninë, Çartalloz e edhe në Krujë86. Klerikët e lartë të këtyre krahinave nuk morën pjesë në kryengritje.
+++Autori ynë kërkon të bëjë realitet atë që nuk mund të realizohet dot duke përdorur metodën e pajtimit të dy të kundërtave. Fakti që krerët e ortodoksisë nuk u bashkuan me kryengritjen e Gjergj Kastriotit nuk duhet të tregojë lidhjen e tyre me otomanët (kjo po të jetë e vërtetë është pasojë), por planet e tyre për të pushtuar Arbërinë dhe ardhja e otomanëve e ka ndryshuar rrjedhën e historisë. Ngjarjet e ndodhura në territorin arbëror pas vdekjes së Heroit tonë kombëtar justifikojnë pikërisht këtë dhe jo atë që thotë autori ynë. Pra shkaku i bashkimit të klerit ortodoks me otomanët duhet kërkuar në botën fetare sllave dhe planet e fshehta të tyre. Mospajtimi i tyre me planet e Gjergj Kastriotit tregon për prishje planesh të tjera të cilat autori ynë nuk i merr parasysh dhe nuk mundohet t’i zbulojë. Ngjarjet e ardhëshme mbi territoret shqiptare tregon se këto plane kanë ekzistuar mirëfilli.
Faqe 142-Në shkurt 1455 u përpoq (Skëndërbeu,GH) më kot t’i bindte zotërinjtë e Këshillit për ndërtimin e një kështjelle në Kep të Rodonit, ku tregëtarët raguzianë kishin bërë tregti qysh në kohë të Ivan Kastriotit128 (shënimi 128 nuk na jep emrin e Ivanit, por kohën e funksionimit të kësaj tregëtie, që fillonte nga fundi i shek. XIV deri në vdekjen e Skëndërbeut,GH).
+++Kemi ardhur në pikën e dytë kritike të librit që lidhet me emrin e babait të Gjergj Kastriotit. Sipas autorit ky emër është Ivan dhe është e kuptueshme pse ai e quan me këtë emër: i duhej për të argumentuar qënien ortodokse të tij. Por si duhet ta kuptojë lexuesi këtë emër kur para shtatë viteve po ky autor shkruante: Gjergj Kastrioti e kishte kaluar rininë e vet si rob e njëkohësisht si shatër (içoglan) në oborrin osman. Aso kohe ka kaluar në fenë muslimane. Pas nënshtrimit përfundimtar të t’et, Joanit (nënvizimi i imi, GH), në luftën e vitit 1430….(Arbëria Venedike 1392-1479, f. 295, bot. shqip 2007, përkthyer nga bot. i vitit 2001). E bukura është se përkthyesi i veprës nguli këmbë në emisionin “Opinion” se ky emër (Gjon) ishte një shpikje, por pa na thënë se kush e kishte bërë këtë. Ne jemi të detyruar ta sqarojmë lexuesin sipas këtij materiali.
I pari që na ka shkruar për të jatin e Gjergj Kastriotit ka qënë Dhimitër Frangu, dhe përkthimi i bërë nga Lek Pervizi, prill 2005, e emërton Gjon të jatin e Skëndërbeut: Është po ky përkthyes që në po këtë libër jep një tekst origjinal italisht sipas autorit Paolo Giovio, botim i vitit 1531: “Scanderbeg Prencipe di Epiro fu figliuolo del S.Ivan Castrioth, che signoreggiava quellq parte di Albania..(Dhimitër Frangu, Veprat e lavdishme të Skëndërbeut, f. 26). Dmth përkthyesi e ka ditur që ekziston një variant italisht me emrin Ivan të babait të Gjergj Kastriotit, por në libër e ka vënë Gjon dhe këtë e di ai.
Edhe në veprën e Marin Barletit emri i babait është Gjon dhe unë nuk e besoj që humanistët dhe priftërinjtë arbëreshë të kenë shkruar me paramendim një shtrëmbërim kaq të rëndësishëm, sepse nuk kishin se çfarë të fitonin apo të humbisnin.
Me 16 shtator 1929 Papas Francesko Chetta-Schiro vë firmën mbi parathënien e broshurës : I Castriota Principi D’Albania (nell’ordina sovrano e militare di Malta) –origine della famiglia Castriota. Në këtë broshurë (f. 16) shkruhet: Nel 1442, morto il Principe Giovanni, l’Albania veniva incorporata ed annessa all’Impero Musulmano…. duke na treguar se varianti Johan italisht shkruhet Giovani siç e ka quajtur autori ynë në librin mbi Arbërinë Venedike. Atëhere përse në librin “Skëndërbeu” e quan Ivan? Çfarë paramendimi ka pasur autori kur i ka ndryshuar emrin babait të Gjergj Kastriotit nga Johan në Ivan?
Në vitin 1949 Fan Stilian Noli rishkruan të gjithë historinë e Skëndërbeut ku vë në dukje dhe konkluzionet e disa historianëve gjermanë, të cilët nga nënshkrimi i Branillo Kastriotit, Kapidan i Kaninës, më 1368 (të konsideruar si stërgjysh i Skëndërbeut) dhe nga një frazë e Spandugino Kantakuzenit, një shkrimtari të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, arrijnë në përfundimin që Kastrioti ishte me origjinë sllave. Ky mejtim, sipas Nolit, quhet i lajthitur nga dijetarë dhe historianë, si Fallmerayer, Pisani, Sufflay, Thalloczy, dhe Jireçek. Por më e rëndësishmja tek Noli është publikimi i dy dokumentave, për ne për herë të parë, sipas njërit prej të cilëve: “Më 1426 Gjon Kastrioti dhe të katër të bijtë, Stanishi, Reposhi, Kostandini, dhe Gjergji, ndodhen që të gjithë në Shqipëri, se këtë mot nënshkruajnë si bashkëpronarë një dokument me anën e të cilit i dhurojnë Manastirit Sërp të Hilandarit në Mal të Shenjtë dy fshatra të quajtura Radistina dhe Trebishta..(f. 16). Pra Noli e ka ditur emrin e vërtetë në babait të Gjergj Kastriotit dhe në libër e ka vënë Gjon, atëhere ku qëndron shpikja sipas përkthyesit Ardian Klosi: tek Noli që e ka ditur emrin sipas variantit serb, latinisht, italisht dhe arbëresh apo tek Oliver Jens Schmitt kur e quan me tendencë sipas variantit serb Ivan? Në qoftë se nuk do të marrim për bazë variantet e përkthimit, atëhere këtu dikush gënjen dhe me dashje. Nuk ka rëndësi në janë një dyshe apo një tek.
Faqe 146-Luftën e bënin fshatarët dhe barinjtë nga Dibra dhe Mati…..Veçse kryengritja nuk do të kishte zgjatur kurrë një çerek shekulli, po të mos ishte ndihmuar me të holla dhe armatime nga jashtë –kjo përbënte edhe dallimin kryesor nga kryengritja e Komino Aranitit në vitet 1430…..Kisha katolike ishte në Arbëri i vetmi institucion që e ndihmonte Skëndërbeun pa rezerva; nga radhët e tyre nuk doli asnjë tradhëtar, ndërkohë që pjestarët nga fisnikëria e madhe dhe e vogël, nga klerikët ortodoksë, fshatarët dhe barinjtë në mënyrë të përsëritur e braktisnin Gjergj Kastriotin.
+++Këto rreshta janë shkruar me një djallëzi shkencore, pasi sipas autorit tonë rezulton se barinjtë dhe fshatarët e Matit e të Dibrës na paskën qënë mercenarë të mirëfilltë gjë që nuk përkon me shkallën e zhvillimit të popullatës arbëreshe. E sa për të holla dhe armatime me jashtë, ato janë të pavlefshme pa karakterin e arbëreshëve. Të gjitha këto nuk kuptohet dot nëqoftëse nuk zbulon më përpara arësyet përse popullata arbëreshe e përkrahu Gjergj Kastriotin apo Gjergj Kastrioti shfrytëzoi ndërgjegjen e tjetërsuar të arbëreshëve nga bota 2000 vjeçare e relacioneve universale. Është pak e vështirë të pranohet ideja e autorit tonë sikur Gjergj Kastrioti ka qënë inisiatori i të gjithë kryengritjes 25 vjeçare dhe ndihma nga jashtë si vendimtare absolute e suksesit të saj. E sa për ndihmën qe Kleri Katolik arbëresh i ka dhënë kryengritjes së Gjergj Kastriotit nuk është thënë ndonjë gjë e re, pasi sot unë e di mirëfilli që Kleri Katolik Shqiptar është krijuesi i popullit shqiptar me sfond europian (Kleri Katolik Shqiptar është krijuesi i kulturës dhe politikës europiane shqiptare pikërisht në gjurmët e Gjergj Kastriotit –kjo është ajo që nuk di autori ynë dhe përkthyesi i tij dhe pikërisht këtë duhet të mësonte ai përpara se të ulej dhe të studionte historinë e Gjergj Kastriotit). E po të kishte qënë siç thotë autori ynë, ky sfond do të kishte qënë sllav dhe nuk dihet a do të ekzistonte ky popull në vazhdimësinë e kohës.
Faqe 147-Në vështrim politik, por edhe kulturor klerikët katolikë morën përsipër strategjinë e luftës së Skëndërbeut kundra turqve. Ndërsa barrën e luftës e mbajtën njerëzit midis bregdetit Adriatik dhe Dibrës
+++Të gjitha këto, po të merren të vërteta, e hedhin poshtë idenë e autorit tonë mbi karakterin sllav të popullatës bashkëluftëtare të Gjergj Kastriotit. Pastaj nuk e di a e ka me seriozitet superrelativen për Klerin Katolik arbëresh pasi nuk jep asnjë lidhje të mëvonshme me veprimtarinë e Klerit katolik në trojet shqiptare. Psh është Kleri Katolik, me anë të Shtjefën Gjeçovit, që mori përsipër strategjinë e luftës së Vlorës më 1920 duke përsëritur historinë e kaluar. Kjo tregon që veprimtaria çerek shekullore e Gjergj Kastriotit është e lidhur vetëm me arbëreshët dhe shqiptarët dhe aspak me sllavët. Në këtë pikë autori ynë gënjen me paramendim.
Faqe 153-Në botën e maleve paraja kishte një vlerë të veçantë. Kjo pasi në ndryshim nga qytetet bregdetare, deri në kohët e reja paraja ishte diçka e rallë, aty mbizotëronte ekonomija natyrore. “Aty nuk kishte monedha”, shkruante historiani oborrtar osman Kritobulos dhe vazhdonte se arbërit kishin paguar si haraç “djem të rinj e kope bagëtish”169.
+++E gjitha kjo tregon se shkalla e zhvillimit të arbëreshëve nuk kishte ndryshuar në male ku jetonte një popullatë autoktone e pa tjetërsuar në zhvillimin e vet, kur, poshtë në fushë dhe qytete, popullata vëndase kishte pësuar një tjetërsim serioz dhe që nuk duhet marrë për bazë kur flasim për arbërit – shqiptarë autoktonë. Këtu problemi është shumë serioz dhe kërkon një filtrim në zhvillimin e vëndasve përpara se të ulemi dhe të shkruajmë historinë e tyre. Këtë gjë autori ynë nuk ka pasur guximin ta bëjë çka na ka çuar në përfundimin se qëllimi i tij nuk ka realizuar atë që kishin parashikuar bashkëpunëtorët e tij shqiptarë.
Faqe 172-Kufijtë veriorë dhe jugorë të Skëndërbeut në viset bregdetare njihen me hollësi falë një dokumenti venedik. Drejt veriut ultësira bregdetare vjen e ngushtohet pranë Lezhës, mali konik i kështjellës mund të shihet prej së largu. Këtu kalonte edhe kufiri i përcaktuar i shtetit të Skëndërbeut në ultësirë.
+++Autori është shumë konfuz në këtë problem. Herë thotë se në kohën e Skëndërbeut popullata ndodhej në një fazë të prapambetur shoqërore (gjë që është e vërtetë), herë thotë se krahina e Skëndërbeut ishte si sfungjer duke u zmadhuar në dimër dhe duke e zvogëluar në verë, kur vinin otomanët, herë thotë se shteti i Skëndërbeut kishte kufij në ultësirë. Kjo tregon se autori ynë nuk e ka pasur të qartë këtë problem, por e zgjidh sipas interesit të tij për të ndërtuar një histori të Skëndërbeut sipas oreksit të tij.
Faqe 173–“ilirët (arbërit, O.S.) mbanin lartësitë, por nuk guxonin të zbrisnin poshtë në ultësira”, shkruante Kristobulosi i Imbrosit257.
+++Autori nuk ka të qartë dhe nuk di ta shpjegojë përse banorët e Dalmacisë quhen ilirë-sllavë dhe përse banorët e Arbërisë quhen ilirë-arbër. Vënd ndodhja nuk ka asnjë rëndësi përpara shkallës së zhvillimit shoqëror dhe këtu qëndron abuzimi me emërtimin e banorëve të Dalmacisë si ilir-sllav. Sllavët, edhe pse janë tjetërsuar në zhvillimin e tyre shoqëror në sajë të marrëdhënieve me ilirët (shek. VI-VIII) duke ndryshuar nga sllavët autoktonë, nuk e kanë arritur atë shkallë ndryshimi që të anojnë nga ilirët. Në këtë rast ka fituar supremaci hapësira duke e lënë kohëzhvillimin përkohësisht në avantazh. Me t’i shkëputur lidhjet me vendasit (pasi ilirët u çvendosën në jug), sllavët e jugut (kroatët dhe sllovenët) vazhduan rrugën e tyre të zhvillimit duke humbur nga koha e tyre fillestare, proçes i cili kuptohet vetëm po të krahasohen me sllavët e veriut, nga e kanë gjenezën (nuk përjashtohet mundësia e relacioneve me fiset dhe popujt gjermanë të atyre anëve në ato shekuj dhe më vonë –thelbi është që bota e relacioneve ka qënë ajo që i ka ndryshuar ato popuj në raport me paraardhësit dhe për këtë arësye nuk mund të konsiderohen ilirë). Është tjetër punë që ai vënd mund të quhet Iliri, sepse ajo tokë dikur ka qënë e tyre.
Faqe 175-Veçse deri më 1466 osmanëve u duhej t’ua linin këtë rrugë në vjeshtë dhe në dimër kryengritësve, që ishin fortifikuar në malësinë e Çermenikës, këtë qëndër të vllehëve në hapësirën arbëre.
+++Problemi ka tjeter nuance historike: ne ate kohe sllavet na paskan shkelur pothuajse ne te gjithe territorin lindor te Arberise dhe qenkan ngulur duke spostuar vendasit. Permendja e here pas hereshme e ketyre fakteve, ne qofte se jane te verteta, tregon ate qe autori nuk e thote hapur, por qe duhet nenkuptuar. Ne qofte se Lindja e Arberise na paska qene banuar nga sllavet, pas vdekjes se Heroit banoret e Perendimit te Arberise u larguan jashte kufijve (mendohet rreth 300 000) duke e lene vendin e tyre bosh, pa vendas. Atehere ne, shqiptaret e sotem, qenkemi sllave. Kjo nuk ka asgje te keqe, po pse jemi ndryshe nga ata dhe nuk behemi dot si ata eshte nje gje qe duhet shpjeguar perpara se te ulemi dhe te shpjegojme historine e Gjergj Kastriotit. Këtë gjë autori dhe përkthyesi i tij nuk dinë ta shpjegojnë dhe nuk kanë asnjë mundësi për të bërë këtë pa hedhur tej metodikën që përdorin ata për të sajuar një histori pa histori.
Faqe 183-Në këtë kep (bëhet fjalë për kepin e Rodonit, GH) u vendos pas kësaj një nga nipërit dezertorë të Skëndërbeut me 1300 ushtarë. Në korrik 1467, gjysmë viti para se të vdiste, Kastrioti e sulmoi atë, e mposhti dhe ia preu kokën të nipit me dorën e vet.
+++Kjo e dhënë nuk gjëndet as tek Barleti dhe as tek Noli, por tek Barleti gjejmë faktin se Gjergj Stresi ishte dënuar nga Kastrioti dhe kur Hamzai tradhëtoi xhaxhanë e tij e përmënd në fjalën përpara sulltan Mehmetit (f. 357). Në të vërtetë i gjithë libri, pas faqes 111 përshkruhet nga dezertorët dhe tradhëtarët e Gjergj Kastriotit, çka na duket pak dhe me qëllim. Pikërisht këtu duket keqdashja e autorit karshi Heroit.
Faqe 184– Kështu Rodoni u bë arena e fitores së fundit të Skëndërbeut301.
+++Nuk e di se sa e sakte eshte kjo, por sipas Barletit dhe Nolit beteja e fundit e fituar nga ushtria e Gjergj Kastriotit ka ndodhur kur Heroi ishte i semure dhe Ai nuk pati marre pjesë ne krye te saj. Sipas Barletit fjala bëhet për betejën në afërsi të Shkodrës, buzë Kirit ku u ndesh ushtria e Gjergj Kastriotit pa Heroin me 15 mijë ushtarët e kapedan Ahmetit (f. 489); të njëjtën gjë thotë edhe Noli me të njëjtat parametra, f. 114-115.
Faqe 189-Pushteti i Skëndërbeut nuk mbështetej mbi një sundim të ngulët, me kufij të përcaktuar qartë në ultësirë ose mbi kështjella që mbaheshin për një kohë të gjatë, porse mbi njerëzit që lëviznin në malësitë pa qytete, në territore që shtriheshin ose tkurreshin sipas stinës së vitit. Ky pushtet i përshtatej ritmit jetësor të ekonomisë së kullotave që dallonte barinjtë e malësive. Vetëm kur e kuptuan këtë gjë osmanët dhe qëndruan në vënd edhe në dimër, ata u vërsulën mbi malet, duke i shuar aty pasuesit e Skëndërbeut e duke e shpërbërë kryengritjen.
+++Qe kjo eshte nje fantazi e autorit as mos e vini ne dyshim, por qe tentosh te manipulosh lexuesin me tezen e zbulimit te sekretit te kryengritjes se Gjergj Kastriotit nga ana e otomaneve pas 23 vjeteve dhe si shkaktaren e asgjesimit te saj, e cila perkon me vdekjen e Heroit, do te thote te mos jesh vetem joserioz, por dhe manipulator e historise. Nuk e di se ne cfare shkolle e ka mesuar ai kete, por te perplasesh dy struktura shoqerore, diametralisht te kunderta ne shkallen e zhvillimit, dhe t’ja lesh inisiativen intelektuale inferioreve kur fundi, sipas autorit tone, na paska qene nje zbulim i vogel do te thote ta besh historine sipas oreksit tend dhe ngjarjet t’i marresh ashtu sic ke qejf ti dhe jo si kane ndodhur me te vertete. A e kupton lexuesi qe ky lloj “pushteti” nuk mund te pajtohet dot me kete shkalle zhvillimi pasi jane jo vetem te kunderta ne permbajtjen e tyre, por mbi te gjitha jane te sfazuara ne kohe aplikim. Eshte pikerisht ky ligj i natyres njerezore qe e rrezon pretendimin e autorit tone, historian vetem ne leter.
Faqe 191-Ndaj edhe ishte përpjekur në pranverë të vitit 1444 t’i mblidhte zotërinjtë pas vetes në stilin tradicional të një kuvendi. Kësaj edhe ia arriti e zgjedhja e tij si kryekomandant do të thoshte një hap i parë drejt përbashkimit të pasuesve.
+++Ky është një veprim të cilin autori nuk e ka marrë në konsideratë me seriozitet. Por unë pretendoj se këtu gjëndet pikërisht pika që ka bashkuar Gjergj Kastriotin me popullatën arbëreshe: kjo popullatë për herë të parë dhe të fundit u gjënd e vetme në detin e pafund të zhvillimit të vet autokton dhe në sajë të Heroit të vet ekzistoi lavdishëm për 25 vjet, plus dhe 10 vjet inerci të tjera (1478 ra edhe Shkodra së fundmi). A nuk përbën kjo një rast pa preçedent në historinë e këtyre trojeve historikisht me bashkëekzistencë politike jashtëarbërore? Këtë pikë autori ynë e ka anashkaluar pa i dhënë asnjë rëndësi, por me sa duket kjo nuk i shërbeu për të kuptuar përse Gjergj Kastrioti –Skëndërbe u bë e vetmja legjendë udhëheqëse e popullit të mëvonshëm shqiptar.
Faqe 201-As te biografët Barleti dhe Franku as në kujtimet e Joan Muzakit nuk bëhet e qartë se krahas luftës kundër sulltanit, në malësitë e Arbërisë së Mesme zhvillohej edhe një konflikt midis Skëndërbeut dhe fisit të madh të Dukagjinëve. Për një kohë të gjatë ishte e paqartë urrejtja e thellë që ndante Skëndërbeun me këtë familje të madhe të Veriut…..Sipas kronistit Musachi këta zotërinj (Dukagjinasit, GH) mbanin me krenari në kujtesë këtë histori familjare: ata e nxirrnin prejardhjen e vet nga trojanët, rrëfenin se një nga të parët e tyre kishte shoqëruar mbretin frëng gjatë kryqëzatës në Jeruzalem.
+++Këtu ka dy probleme, për mua shumë të rëndësishme, njëra prej të cilave hedh poshtë idenë sllave të Kastriotëve. Konflikti midis Dukagjinasve dhe Kastriotëve ishte një konflikt midis dy të barabartëve në planin shoqëror (vetëm në qoftë se edhe Dukagjinasit do t’i konsiderojmë sllavë, si dhe Kastriotët), në të kundërtën ato do të kishin eleminuar njëri-tjetrin, por me sa duket konflikti nuk ka pasur ato përmasa, pasi interesat, nga njëri krah, na paskan qënë të lidhur me otomanët dhe rrjedhimisht armiqësia duhet konsideruar e imponuar ku roli i Venedikut nuk duhet lënë në harresë. Fakti që banorët e Dukagjinit janë katolikë sot nuk duhet anashkaluar në lidhje me këtë problem.
Por problemi i Dukagjinasve duhet të lidhet edhe me pretendimet e gjenezës së tyre, pasi pretendimi i Musachi-t mbi lidhjen e tyre me mbretin frëng gjatë kryqëzatës në Jeruzalem të çon në përfundimin se të parët e Dukagjinit (para 200-250 viteve) nuk duhet t’i përkasin trungur arbëresh. Kjo përforcohet edhe nga përmbajtja e kanunit, që mban emrin e tij, i cili është tepër afër të drejtës zakonore shtetërore dhe tepër larg të drejtës zakonore të Maleve të aplikuara në Dibër e Lurë. Kjo eshte nje pike qe ka shume rendesi per historiografine e sotme shqiptare pasi ketu u mbeshteten historianet komuniste kur konluduan mbi karakterin feudal te shoqerise arberore. Ata nuk e pranojne, por e verteta eshte krejt ndryshe dhe e lidhur me boten otomane. Eshte kjo e fundit qe ka krijuar pamjen feudale te shoqerise arbereshe, kur ne realitet marredheniet autoktone te tyre nuk e kane kaluar fazen fisnore te organizimit shoqeror; pranimi i kundert te con ne pretendimet e autorit tone dhe lidhjen e botes arbereshe me boten sllave, gje qe jo vetem nuk eshte e vertete ne asnje permase, por si zor te pranohet nga mendimi shkencor sllav, i kujtdo krahu qofte.
Faqe 202-Pali (Dukagjini, GH) nga linja më e re thuhej se ishte rritur së bashku me të anë e Skëndërbeut Ivanin359 (Musachi 300)
+++Përse nuk e citon artikullin dhe të përmëndet emri Ivan? A nuk do të ishte ky vërtetimi më i mirë i pretendimit të tij? Pikërisht këtu fjalën e thotë përkthyesi dhe varianti Ivan është i njëjtë me Johan, Giovan dhe Gjon.
Faqe 203-Më 1459 një Dukagjin u shërbente sulltanëve si zot timari në Polog362, veçse do të zgjaste ende edhe disa kohë deri sa Dukagjin-zadetë të bëheshin një nga familjet më të famshme osmane.
+++Kjo duhet lidhur me pretendimet në faqe 201, por mbetet pa shpjegim përse dukagjinasit e kohës shqiptare mbetën katolik të rrethuar nga muslimanët dhe ortodoksët.
Faqe 212-As Venediku e as Skëndërbeu nuk kishin arritur ta gjunjëzonin zotin brutal të maleve. Leka gëzonte lavdi dhe respekt ndër pasuesit e tij. Përmbledhja më e rëndësishme e së drejtës zakonore gojore, “Kanuni i lekë Dukagjinit”, në traditën popullore lidhet me emrin e tij400
Shënimi 400: Por është tepër interesant kundërshtimi i K.Biçokut, se “Kanuni i Lekës” duhet vënë në lidhje me kujtesën për Aleksandrin e Madh, tepër e gjallë kjo në hapësirën shqiptare, për çka Biçoku sjell një numër të madh dëshmishë….
+++Menyra se si eshte ndertuar kjo fraze eshte me te vertete skandaloze dhe nuk ma merr mendja qe eshte nje defekt perkthimi. Te permbledhesh ne nje fraze kontradiktat midis tre paleve, lidhjen e nje pale me boshtin e vet shoqeror dhe te gjitha keto me produktin juridik te drejtuesit te kesaj pale kur nuk di menyren se si eshte formuar e drejta zakonore tek arberit dhe perse ajo paraqet kontradiksione midis brendesise se vet ne funksion te shtrirjes gjeografike do te thote te shpikesh nje situate te paqene per qellime te paqena me konkluzione po te tilla dhe t’i imponosh lexuesit nje hapesire shoqerore artificiale. Pastaj, perse autori pranon nje mendim te paperputhshem hapsinor te nje studiuesi tjeter? Mos angazhimi kritik ne drejtim te studiuesve te tjere, paralele me temen e tij, perben defektin kryesor te metodikes qe ka ndertuar vepren e tij.
Thelbi i papajtueshmerise se vepres se L.Dukagjinit me shkallen e zhvillimit shoqeror te banoreve vendas dallohet ne tendencen lindese te formave kanunore me te prapambetura se permbajtja juridike e kanunit te Dukagjinit. Pastaj lidhja e saj me kujtesen e Aleksandrit te Madh eshte nje ilizion shkencor qe fsheh nje dukuri pa domethenie per maqedonasit e atehershem (ata vetem sa jane frenuar ne zhvillimin e tyre shoqeror dhe kjo perkohesisht). Gjendja shoqerore e tyre te con ne idene se ata fillimisht kane qene parahelene te ilirizuar, duke prodhuar produkte te peraferta shoqerore, por me tu nderprere lidhjet midis tyre parahelenet e ilirizuar u paraqiten perpara historise si maqedonas. Eshte antihistorike pranimi i tezes se te qenit ilire te maqedonasve te kohes se Aleksandrit te Madh dhe vazhdimin e vepres juridike te tij nga ana e Lek Dukagjinit. Kujtesa popullore duhet te kete pare endra me sy hapur kur ka formuar traditen e vet historike. Ligjet e natyres jane me kokeforta se fantazite e studiuesve te ndryshem, sado madheshtor te jene ata.
Faqe 220– Vetëm nga radhët e klerikëve katolikë nuk njihet ndonjë rast tradhëtie
+++Sepse Kleri Katolik arberesh dhe Gjergj Kastrioti jane sinonim i njeri-tjetrit dhe kane plotesuar mangesite e seiciles pale, por kjo gje ka prapa nje domethenie tjeter, te cilin autori yne e ka ndryshuar per qellimet e veta. Ky fakt do te ishte i mjaftueshem per te konkluduar mbi mungesen e karakterit sllav te Gjergj Kastriotit.
Faqe 224-225-megjithëatë pikërisht fakti që në luginë të Drinit midis Modriçit dhe Peshkopisë është dashur të vendoseshin një numër i madh timariotësh, në një pjesë të mirë aziatike prej Anadolli, të lejon ta përcaktosh këtë rajon, edhe më shumë se Dibrën e sipërme ose Matin, si zemrën e territoreve të Skëndërbeut462.
Shënimi 462: Këtë e konfirmon edhe pohimi i Barletit, që thotë se Skëndërbeu shumë herë qëndroi në Dibër; pa dyshim që biografi ka parasysh këtu pjesën e epërme (Barleti 204).
+++Vendosja e popullatave aziatike ne territorin e siperm te Dibres nuk ka asnje domethenie per gjenezen e Kastrioteve, por qe i ka sherbyer autorit tone per te ngritur hipotezen se Mati ose Dibra kane qene zemra e territoreve te Skenderbeut. Eshte tjeter pune pse keto territore kane qene mbeshtetja ushtarake e Kastriotit dhe perse i goditi otomani. Problemi perse e perdor autori kete argument eshte i lidhur me dy pikat e dyshimta dhe te pa vertetuara nga ana e tij dhe pikerisht me qenien sllave te Gjergj Kastriotit dhe te nje pjese te popullates arberore. Ose e thene me shkoqur ai e perdor kete argument per te shveshur popullin shqiptar nga i vetmi hero kombetar i tij dhe per t’i hapur rruge vendosjes se nje “heroi” te ri, i cili pa dyshim ka qene krimineli me i madh i ketij kombi. Lexuesi duhet te kuptoje lojen qe luhet me keto argumenta dhe cili eshte qellimi i botimit te ketij libri.
Faqe 228-229-Pushtuesi i Kostandinopojës për vite të tëra kishte ndjekur objektiva më të rëndësishme se sa shtypja e një kryengritjeje, e cila pas disfatës së Huniadit në Kosovë (1448) ishte vërtetë e bezdisur për osmanët, por asnjëherë një kërcënim serioz. Pushtimet e tij në Europën Juglindore dalëngadalë po e mbyllnin gjithmonë e më shumë lakun rreth territorit të rebelit: kur sulltani më në fund e sulmoi Skëndërbeun personalisht më 1466, krejt bota e shteteve ortodokse, me të cilën Gjergj Kastrioti ishte rritur, qe bërë copë e çikë: nga Moreja (1458-60), Serbia (1455-59), pjesa lindore e Maleve të Zeza (1460) e deri në Bosnjë (1463) viset osmane e kishin futur në kllapë sundimin e Kastriotit.
Kjo nuk do të thotë që në ndërkohë në kufijtë arbër sundonte paqja. Përkundrazi, tanimë të mëdhenjtë osmanë të Ballkanit po kryenin luftën kundër kryengritësve të krishterë nën Skëndërbeun. E bënë këtë me fuqi të mëdha, me trupa nga provincat e shumta osmane, por jo duke përdorur gjithë aparatin ushtarak të sulltanit. Konjukturat e fushatave të sulltanëve pasqyrojnë rrezikshmërinë përkatëse të Skëndërbeut. Një herë ai gati kërcënoi vetë ekzistencën e perandorisë (1444), dy herë e sfidoi seriozisht (14448, 1464). Midis viteve 1444 dhe 1448 Ballkani krejt ziente: Joan Huniadi po kryente ofensivën e tij më të fuqishme, në goditjen e tij merrte pjesë dhe Skëndërbeu. Murati II arriti ta përballë sulmin vetëm duke tendosur të gjithë forcat: në këtë mjedis duhen kuptuar sulmet ndaj Sfetigradit (1448) dhe Krujës (1450). I vetëm Skëndërbeu kurrë nuk do të kishte përbërë një rrezik të tillë; vetëm së bashku me zotërit e krishterë të Ballkanit ia arriti t’i godasë rëndë osmanët.
+++Ketu ka tre probleme per te interpretuar: E para eshte absurde te mendohet qe Gjergj Kastrioti perbente nje kercenim serioz per otomanet; realisht ai ka qene nje pengese per pushtimet e metejshme te tyre dhe konkretisht pengesa kryesore e shtrirjes se otomaneve drejt Apenineve. Perputhja kohore e ekzistences se Gjergj Kastriotit dhe e sulltanit me te madh otoman Mehmetit te II-te e perligj kete perfundim. Aq me teper pranohet kjo kur perputhet, nga ana kohore, vdekja e Heroit dhe shkaterrimi i Arberise. Kjo do te thote qe shkaterrimi i Morese, Serbise, pjesa lindore e Maleve te Zeza e deri i Bosnjes nuk kane lidhje te drejteperdrejte me perfundimin e epokes se Kastriotit. Kjo e fundit eshte e lidhur ne menyre te drejteperdrejte me vdekjen e Heroit dhe asnjeri nuk mund te percaktoje se cfare do te ndodhte po te kishte qene Heroi 45 vjec rreth viteve 1470. Nuk ndertohet historia me fantazira dhe aq me teper e trinomit ilir-arber-shqiptar. Se dyti te harrohet qe Gjergj Kastrioti ka qene nje kercenim serioz per perandorine otomane; ai u be i tille vetem ne territoret e banuara nga arberit kur otomanet kerkonin te kalonin mbi ta. Autori nuk ka qene i afte te parashikoje qellimin e otomaneve kur ata sulmonin Arberine dhe detyra e historianit, mbi bazen e ngjarjeve te ndodhura, duhet te percaktoje pasojen e vete ngjarjes. Kjo tregon se ky liber perpara se te jete liber historie, sic pretendon, eshte shkrojtur per qellime politike ne interes te te treteve. Se treti, Gjergj Kastrioti asnjehere nuk i ka goditur otomanet jashte territoreve arberore dhe sa per i vetem apo me shoke, ky eshte nje problem i diskutueshem; gjenialiteti ushtarak i Tij eshte nje problem krejt i vecente, por per kombin shqiptar sot ai perben lavdine e tij dhe pikerisht kete ka goditur ky autor me librin e tij
Faqe 234-Orvatja e Mehmetit II për të komprometuar në tratativa Skëndërbeun, asokohe kryekomandant i kryqëzatës, e për ta shkëputur atë, kundërshtarin më të rrezikshëm në Ballkan, nga kjo aleancë, dështuan para parimësisë së Kastriotit; edhe tre vjet më vonë, në dimër 1465/66 një tjetër manovër e ngjashme e sulltanit dështoi….Nga të gjitha këto hollësi krijohet një tabllo, e cila në të vërtetë nuk befason shumë: osmanët në mënyrë të përsëritur i kanë afruar Skëndërbeut të bëhet kreu i një principate vasale, një model që e kishte përdorur edhe tjetërkund, përderisa pushtimi i shpejtë e i plotë dukej i pamundur. Porse, ndërkohë që fqinji i Skëndërbeut Gjergj Brankoviqi e pat pranuar një propozim të tillë, Kastrioti refuzoi, edhe pse herë pas here ka paguar haraç……Në kulmin e pushtetit të tij –rreth vitit 1460- Mehmeti II e trajtoi Skëndërbeun me respekt: sulltanit pushtues i duhej ta pranonte atë si të vetmin të barabartë në Ballkan, së paku si strateg ushtarak dhe figurë princi;…
+++Autori, pa dashur, pranon nje qellim te fshehte te sulltanit otoman, perderisa paska kerkuar te anashkaloje pozicionin e Gjergj Kastriotit ne ato troje dhe kalimin mbi te. Kuptohet qe ai ndjek nje qellim inekzistent per te arrire ne finishin qe kerkon duke mos nxjerre ne pah qellimin e sulltanit me te fuqishem otoman. Pikerisht kjo e fshehta perben ndikimin e Gjergj Kastriotit mbi politken europiane te asaj kohe dhe pjesen jashteshqiptare te lavdise se Tij. Autori yne kete nuk e pranon me sa duket, por e tjerr problemin pa domethenie duke mos nxjerre ne pah shkakun Kastriot dhe pasojen otomane.
Faqe 252-Luftë Skëndërbeu bënte në fronte të ndryshme, kundër armiqsh të ndryshëm: kundër fisnikësh arbër si dukagjinët, kundër Venedikut, por sidomos kundra osmanëve. Nëse me dy kundërshtarët e parë forcat ishin pak a shumë aty-aty, luftën kundra sulltanit e dallonte një asimetri e madhe e mjeteve të forcës. Kaq i madh ishte disniveli midis burimeve të Skëndërbeut dhe atyre të kundërshtarit të tij osman, saqë bashkëkohësve mbijetesa e kryengritësve u dukej pothuajse si një mrekulli.
+++Nuk e di perse autori yne nuk nxjerr perfundime prej ketyre fakteve. Vetem raporti i forcave njerezore dhe i mjeteve te luftimit perballe shkalles se zhvillimit shoqeror te arberve dhe otomaneve eshte i afti per t’i dhene Gjergj Kastriotit nje vend te posacem ne dinamiken e races se bardhe, gje te cilen autori e pranon me gjysem zeri dhe si nje mrekulli. Harron se ketu rol te barabarte me Te ka luajtur popullata arberore, dinamiken e se ciles autori yne nuk e ka marre parasysh ne asnje aspekt duke mos nxjerre ne dukje thelbin e suksesit Kastriot dhe rolin qe ai ka luajtur ne historine mesjetare europiane. Eshte nje kerkese e shkences se historise, por qe autori yne terhiqet perpara te panjohures per efekt te edukacionit te tij shkollor (une nuk e di se cili eshte boshti filozofik i tij).
Faqe 276-277–Ashtu si dhe fshatarët ortodoksë të Vllahisë dhe Moldavisë, edhe luftëtarët e shpejtë fshatarë e barinj të Skëndërbeut arritën në rrethana të ngjashme fitoret e tyre më të mëdha. Nuk ishin ushtritë e mercenarëve, po të përjashtojmë këtu kryqtarët nga Perëndimi e mercenarë të veçantë, por fshtatarët e lirë677 që kishin interesin më të fortë vetjak për të mbrojtur besimin, lirinë, pronën e tyre e që luftonin nën urdhërat e prijësva karizmatikë, të cilët i respektonin dhe i adhuronin, duke e penguar kështu të paktën për një kohë të caktuar përparimin osman.
+++Ky perfundim eshte nje permbysje e boshtit historik te ndjekur deri me tani dhe eshte nje perfundim qe nuk perputhet me analizen e 110 faqeve te para. Por une kam frike se arberit nuk duhet ta kishin arritur kete shkalle zhvillimi dhe kjo ne saje te relacioneve. Une pretendoj se rruga historike e deriatehershme i ka cuar arberit ne perfundimin se duhet te bashkoheshin dhe kete rol mori persiper Kastrioti. Shkeputja nga otomanet me 1443 dhe kerkesa ne Lezhe per tu bashkuar duhet te coje ne perfundimin se per here te pare vendasve i jepej mundesia per te realizuar ate qe nuk ja lejonte shpejtesia e zhvillimit shoqeror neqofte se do te kishin jetuar te vecuar nga bota. Pikerisht ky ka qene roli i Gjergj Kastriotit dhe pikerisht per kete ai eshte Heroi Kombetar i popullit shqiptar. Tek libri i autorit tone kjo nuk shpaloset dhe kjo duhet te jete bere me paramendim. Perfundimi arrihet duke krahasuar shqiptaret e sotem me arberit e djeshem dhe do te shikohet se kane pika takimi qe na cojne ne kete perfundim.
Faqe 280-I vetmi sukses konkret që shënoi Skëndërbeu ishte ndërtimi i shpejtë i një kështjelle kufitare në zonën kodrinore në perëndim të Pologut, në hapësirën gjuhësore sllave, ku trajtat e emrave të njerëzve ishin serbë4; kalaja e Modriçit u ndërtua në pak muaj brënda stinës së ngrohtë dhe u përdor menjëherë si pikënisje për një inkursion grabitës; siç tregon Barleti, meqë mbrojtësit osmanë nuk ndodheshin në vënd, kjo goditje ia arriti suskesit pa mundim6.
+++Po ta shikojme me hollesi problemin do te shikojme ekzistencen e konfliktit midis otomaneve dhe serbeve, gjithashtu do te shikojme se cfare pune u prishi Gjergj Kastrioti otomaneve dhe cfare pune i rregulloi serbeve me metoden e tij te luftimit. Problemet rastesisht takohen per efekt te afersise gjeografike dhe eshte pa domethenie per boten e arberit dhe Heroin e tyre. Nga lidhja hipotetike e Gjergj Kastriotit me ngjarjet sllave nuk mund te nxirret perfundimi se Heroi na paska qene me origjine sllave; ndoshta ata qe ja percuan kete ide autorit tone mund ta kene kete fat.
Faqe 281-Marrëveshja e Lezhës nuk kishte më vlefshmëri. Stefan Crnojeviçi u ishte mirënjohës venedikasve, pasi ata kishin çliruar me të holla djalin e tij nga robëria e Stefan Vukçiç të Hercegovinës. Kur i mposhti pastaj serbët më 1452, fitoi dhe një respekt të madh si zoti më i fuqishëm i Kotorrit dhe Shkodrës11.
+++Te gjitha keto tregojne rrezikun qe i kanosej arberve nga pushtimi sllav dhe sherri qe politika otomane i ka shkaktuar pushtimeve sllave ne territorin arberesh. Por ato tregojne edhe nje dicka te fshehte, ne adrese te botes serbe. Relacionet qe ata kishin pasur fillimisht me iliret vendas kur pushtuan per here te pare vendin e tyre ka cuar ne nje tjetersim te karakterit sllav me permasa te tilla sa ata qe ne ate kohe perbenin rrezikun e pakuptimte per arbereshet. Pikerisht kete kerkon te fshehe autori yne , prandaj dhe analizon shoqerine sllave te tokave ilire-arbereshe dhe mundohet te anashkaloje konfliktet brenda per brenda botes se tyre duke ja adresuar botes arbereshe; dmth analiza e tij eshte e qellimshme dhe jo e plote (sepse e ka konsideruar Gjergj Kastriotin sllav).
Faqe 285-Është e paqartë se çfarë plani ndiqnin aragonasit dhe fisnikët kryengritës. Sido të ishte nuk qenë në gjëndje të bënin për vete popullsinë ortodokse të qytetit, që ishte më e shumta e gjuhës arbërishte, këta nuk donin kurrsesi ta pranonin Skëndërbeun brënda mureve të tyre, besnikërinë e tyre ua kishin falur osmanëve37.
+++Fjala eshte per Beratin dhe ai nuk mund te kete ditur se si do te transformohej popullata vendase pas largimit te voskopojareve dhe kalimin e tyre drejt Beratit. Besnikeria qe ata ja kishin falur otomanit eshte iluzore dhe pranimi i Gjergj Kastriotit apo jo perseri eshte nje iluzion i autorit tone. Deshtimi i Kastriotit ne ate beteje ishte larg karakterit te banoreve dhe ajo ka qene nje pune midis Heroit dhe otomaneve. Por autori, duke futur nocionin ortodoks, kerkon te nenkuptoje nje bote tjeter dhe ta paraqese heroin te papajtueshem me boten arberore. Pra kerkon te mohoje arritjen historike te vendasve dhe kjo perben antihistorizem real.
Faqe 289-Moisiu, zoti i Dibrës së poshtme u arratis nëpër Svetigrad te Mehmeti II51. Osmanët ngadhënjimtarë menjëherë pas betejës i çuan robërit e tyre në vargonj mespërmes Kostandinopojës52.
+++Kembengulja per ta paraqitur Moisi Golemin gjithmone si zotin e Dibres se Poshtme dhe jo te dy Dibrave tregon se ai kerkon ta lidhe Gjergj Kastriotin me Dibren dhe kjo eshte nje detyre qe ai e ka realizuar jo mire pasi me perpara duhet te hidhte poshte faktet dokumentare te Marin Barletit mbi lidhjen e Moisi Golemit me Dy Dibrat dhe pastaj te lidhte Heroin tone me Dibren. Ai me kete ka dashur te vriste shume zogj me nje te shtene, por ka harruar se plumbat ishin fallso (falsiteti i analizes duket te mos atakimi i Barletit).
Faqe 299-300-Por këtu ktheu fati; u mobilizuan ndihma të mëdha papnore në të holla e flotë, e sidomos Skëndërbeu arriti ndërkaq të mblidhte pasuesit e tij. Pranë “Ujërave të Bardha” (Albulenë) në malin Tushemisht pranë Krujës107, në zemër të territoreve të Kastriotit ndërroi shorti: Skëndërbeu, që pak më parë ishte vënë përpara nga tradhëtari – “ishte rrethuar e futur në darë nga ushtria e turqve”108, arriti ta mposhtë këtë mes një vape përvëluese dhe të korrë njërën prej fitoreve të veta më të rëndësishme (shtator 1457)109.
+++Në qoftë se zemra e territoreve të Kastriotit na paska qënë Kruja, atëhere si ka mundesi qe ai qënka prej Dibre? Pastaj a e dine autoret si Dibra e sotme nuk perputhet me Dibren e siperme te kohes se Kastriotit?
Pastaj eshte absurde te pranosh rolin vendimtar te bujqve dhe barinjve te lire ne kete kryengritje duke u imponuat atyre parate dhe floten e me te gjitha keto te arrish nje nder fitoret me te rendesishme te politikes me mjetet e dhunes. Nuk ka rendesi se si eshte e verteta, por ndertimi i analizes ne kete menyre tregon artificialitetin e konkluzioneve pasi mbi kete baze analitike autori yne arrin ne perfundime ekstreme.
Faqe 306-Udhëtimi nëpër Adriatik e bëri prijësin e maleve të Arbërisë një figurë të Italisë së Rilindjes. Shumë nga lavdia që mori më pas erdhi prej këtij udhëtimi, pasi veç ai i dha mundësinë elitës politike e shpirtërore të gadishullit Apenin të krijonte imazhin e vet për këtë burrë. Atë e vëzhguan me imtësi sidomos diplomatët milanezë në oborrin e Ferrantes. Kështu hapen dritare për kah karakteri i Skëndërbeut, por dalin në pah edhe ndryshimet në mendësi midis prijësit arbër dhe princave të Renaissance-s italiane.
+++E gjitha kjo do te kishte vlera ne qofte se lavdia e Kastriotit do te vinte nga gadishulli dhe nga autoret e Rilindjes Italiane. Por pse ajo i erdhi nga bashkekombasit e vet dhe nga vepra qe ai kreu, se bashku me ta, tregon qe lavdia e Kastriotit te Madh ka qene nje nder gjerat me te jashtezakonshme te races se bardhe dhe lavdia ekstreme e popullates arbereshe me nje organizim te vecante ne raport me bashkekontinentalet e vet. Te nderuar Histroriane, shkenca e historise prek ngjarjen objektivisht dhe jo anen subjektive, pasojen shpirterore te saj. Kjo e fundit i sherben politikes dhe nuk duhet marre per baze sa here qe shkollat shteterore prodhojne intelektuale ne fushen e studimit.
Faqe 309-Dhe kjo (veprimet e shpejta me kalorësi, GH) i shqetësonte së tepërmi Anzhutë. Ata u përpoqën ta ndalonin Skëndërbeun që të bënte veprime të tjera. Për këtë, me synime propogandistike, përdorën një letër të princit të Tarantos drejtuar prijësit arbër. Filloi një letërkëmbim që e vuri krejt Italinë në pritje e që dëshmoi se Skëndërbeu dinte të matej fort mirë me mjeshtërinë diplomatike të aristoktacisë së lartë italiane, në një mënyrë të veten origjinale.
+++Ky eshte thjeshte nje tregues i karakterit dhe pergatitjes intelektuale te Heroit arberesh, qe ka percaktuar, ne fund te fundit, suksesin e deshiruar, por pa zbuluar ate qe realizoi ai me vepren e vet ne favor te popujve te Europes Perendimore. Autori mundohet, sipas menyres se vet, te tregoje rrugen se nga i erdhi lavdia Gjergj Kastriotit duke e larguar sa me shume nga baza e vet populiste dhe duke tentuar ta lidhe perjetesisht me politikat jashte arberore. Ndoshta nuk eshte vendi, por Europa i ka bere vetem keq kesaj popullate, kur popullata arbereshe sakrifikoi dinjitetin e vet biologjik e shoqeror per kete Europe dhe popujt e saje; shkenca e sotme e historise nuk eshte e afte te tregoje dhe argumentoje rolin qe kane luajtur arbereshet, nen udheheqjen e Gjergj Kastriotit, per te shpetuat racen e bardhe nga tjetersimi i saje ne saje te relatave qe mund te realizoheshin me otomanet. E sotmja europiane eshte ngritur mbi te kaluaren historike te popujve te mesjetes ku roli i Gjergj Kastriotit ka qene goxha me peshe, per te mos thene vendimtar (mjafton te shikoni tjetersimin e popujve te Ballkanit).
Faqe 311-312–“E meqë thoni se nuk po e ndihmohkam sa ç’duhet atë (Ferranten) me arbërit e mi, se nuk po e mbrokam dhe nuk do t’i dëmtoj armiqtë e tij të fuqishëm, po ju përgjigjem se….nëse nuk gënjejnë kronikat tona, ne veten e quajmë epirotë. Dhe duhet ta mësoni këtu, se në kohë të ndryshme paraardhësit tanë kanë mbërritur në vëndin tuaj (Italinë e jugut), që tani e kanë nën sundim dhe kanë luftuar me romakët beteja të mëdha e ne mendojmë se aty kanë mbledhur shumë më tepër lavdi sesa turp”
+++ A nuk është kjo letër vërtetuesja më e mirë që Gjergj Kastrioti nuk është ortodoks sllav, por arbër katolik? Përse e ka përdorur këtë letër në qoftë se nuk është e saktë? Përse pranon emërtimin epirot për arbërit kur ky emërtim është i lidhur me relacionet me grekët përmbi 1000 vjet e tutje? Po të kishte qënë sllav nuk do ta përdorte këtë retorikë dhe nuk do ta quante veten epirot? Autori me këtë material del kundër vetvetes, duke permbysur te gjithe materialin dokumentar te perdorur ne te 110 faqet e para.
Faqe 314-Njerëzit habiteshin që prijësi arbër, me sa duket pa interes vetjak e pa qënë në nevojë të ngutshme, pa kërkuar ndonjë shpërblim të drejtëpërdrejtë e pa qënë lidhur me ndonjë betim pas Ferrantes, hynte në këtë luftë me shpenzimet e veta.
+++Ky eshte nje veprim qe mund ta bejne vetem shqiptaret e fillim shekullit të XX-të duke vertetuar lidhjen e tyre me arberit mbi baza subjektive. Karakteri i Kastriotit dhe i bashkeshokeve te tij eshte nje dukuri e pakuptimte per italianet mesjetare dhe kjo eshte e kuptueshme pas atij pozicioni te dyshimte ku ndodhej Italia Mesjetare e kohes se Kryqezatave dhe shperberjen sociale e ndërkrahinore ku jetonte populli me i lavdishem i epokes perandorake te Jul Qezarit.
Faqe 326-Kryengritja e Skëndërbeut filloi dhe mbaroi me një kryqëzatë. Ishte marshimi nganjëdhimtar i Johan Huniadit, që i kishte dhënë shkas për rebelim(1443). Sak 20 vjet më vonë, në vjeshtë 1463, Skëndërbeu u emërua kapiten i përgjithshëm i një kryqëzate tjetër, të fundmes në truallin ballkanik. Jeta dhe lufta e Skëndërbeut duhet kuptuar mbi sfondin e matjes shekullore të forcave midis botës së shteteve të krishtera në Europën jugore dhe juglindore dhe Perandorisë islamike të osmanëve. Kryengritja e tij nuk ka karakter etnik, pasi në radhët e tij luftonin njëherë të krishterë ballkanikë të gjuhëve të ndryshme – arbër, serbë, bullgarë, vllehë – pastaj europianë katolikë të Jugut dhe Perëndimit, me anë tjetër ishin arbër etnikë, qoftë muslimanë qoftë të krishterë,që bënin pjesë në armiqtë e të tij më të betuar.
Besimi dhe feja kanë përcaktuar deri në kohët e reja vendin e njerëzve në gadishullin Ballkanik, e për mesjetën kjo vlente në mënyrë të veçantë.
+++Ne keto pika, autori idete ne leter i konsideron fakte. Skenderbeu asnjehere nuk ka qene kapiten i ndonje kryqezate dhe pervec atyre kryqezatave qe njohim kundra Lindjes se Aferme (9) nuk ka gjasa te kemi pasur te tjera kundra atij vëndi. Nenkuptimi, ne kete rast, nuk eshte ne krahun e tij. Ta nenkuptosh historine e Kastriotit mbi bazen e shekullit te XV dhe kete te lidhur me Europen do te thote te marresh thelbin e shkences se historise dhe ta ballafaqosh me mashtrimin politik te perdorur nga historianet. Ketu fshihet ajo qe nuk di autori yne dhe shkenca e tij, qe ne kete rast eshte politika. Jeta dhe lufta e Gjergj Kastriotit duhet nenkuptuar me shkallen e zhvillimit social te vendesve arber dhe me rastesine e figures se tij karizmatike. Eshte pikerisht kjo rastesi qe shtrohet sot per diskutim per te percaktuar permasen e saj, gje te cilen autori yne nuk di ta beje, le ta zbertheje. Por me sa kemi kuptuar, nga leximi i librit, ai eshte viktime e nje mashtrimi alla komuniste ku gisht kane miqte e tij. C’lidhje ka karakteri etnik me ngjarjet e shekullit te XV ne trojet arberore dhe perse duhet vene ne dujkje? Artificializmi duket sheshit dhe kjo eshte bere vetem per nje qellim te thjeshte, per t’i hequr Gjergj Kastriotit qenien arberore te tij. Artificializmi shtohet edhe me shume kur i emerton arberit ortodokse, ose katolike, te kthyer ne muslimane, kurse Gjergj Kastriotin te kthyer ne katolik e emerton ortodoks, edhe ne qofte se do te pranojme qe te paret e tij na paskan qene te tille. Per autorin ka qene e pamundur argumentimi i qenies ortodoks sllav te Gjergj Kastriotit, prandaj ka tjerrur nje teresi ngjarjesh, pa domethenie, per te arrire ne finishin e deshiruar. Por duhet ditur se kjo teze ka qene teper e vjeter dhe ka qene Noli ai qe ka argumentuar te kunderten, prandaj dhe autori eshte kunder tij.
Faqe 327-Në treditën pasbizantine – meqë u krijua mbas vitit 1453 – të historiografëve Halkokondiles dhe Kritobulos, feja nuk përmëndet si motiv i kryengritjes; nuk janë vënë përballë njëri – tjetrit të krishterë ndaj muslimanëve, por malsorë liridashës kundër perandorit të ri osman të Kostandinopojës…….
Ndërsa nga Ballkani sllav prej asaj kohe nuk ka pothuajse fare dëshmi me vlerë; kronikat e shkurtra serbe, shënime anësore nëpër dorëshkrime, janë tepër fjalëpaka, ashtu si korresponduese e tyre bizantine, dhe nuk bëjnë kurrfarë vlerësimi. Prej tyre mund të kuptohet e shumta që lajmet depërtonin edhe në hapësirën kulturore serbe215
Krejt e ndryshme ishte gjëndja në botën katolike216. Sidomos Dubrovniku dhe Napoli, së bashku me papatin, ndihmuan qysh pak vjet pas fillimit të kryengritjes në himnizimin e Skëndërbeut si hero i krishterë.
+++Pa bere asnje vertetim te tezave te tij, autori krasit argumentat e studiuesve te tjere dhe vendos ne peidestal pikerisht ate qe realisht nuk mund te luaje asnje rol ne politiken arbereshe te asaj kohe, qofte dhe mesjetare. Per Arberine kjo eshte e padiskutueshme jo vetem pse instuticionet fetare nuk kane qene vendase, por dhe per natyre te popullates arbereshe. Eshte kjo e fundit qe mohon fene, si force levizese te ngjarjeve ne Arberine e asaj kohe, ku autori kerkon ta fuse artificialisht, si dhe shkakun perse filloi lufta e arberesheve kundra otomaneve nen drejtimin e Gjergj Kastriotit.
Venia ne dukje e ekzistences se Ballkanit sllav, mos pasjen e dokumentave nga ana e tyre, dhe ekzistencen e botes katolike, se bashku me nje larmi te pafund dokumentash dhe kronikash, i ka sherbyer autorit per te argumentuar, sipas menyres se tij, kalimin e Kastriotit nga sllav ne katolik edhe pse kjo teorikisht eshte e pamundur per tu realizuar ne thelbin e vet politik –ku autori kerkon me cdo kusht te filtrohet.
Pastaj lufta e Gjergj Kastriotit kundra otomaneve nuk eshte lufte e te krishtereve, nuk ka rendesi katolik apo ortodoks, kundra otomaneve; as malsoret liridashes kunder perandorit te ri osman te Kostandinopojes –ky eshte nje iluzion i autorit tone. Fakti qe ushtria e arberoreve e udhehequr nga Gjergj kastrioti nuk u hodh kundra otomaneve jashte kufijve te vet, por vetem atehere kur sulmohej nga sulltani duhet te tregoje dicka tjeter per tjeter te cilin autori yne dhe bashkepunetoret e vet nuk kane ditur ta zbulojne. Ketu fshihet misteri arberor kundra otomaneve dhe pse rastesisht ky mister lidhet me emrin e Gjergj Gjon Kastriotit.
Faqe 329-Kur u paraqit para Nikollës V në janar 1454 një i dërguar i prijësit arbër, përfaqësuesi milaneze përcaktoi atë si një “të pafe” (infidele), e pra musliman – e jo si të krishterë ortodoks, të cilin në rastin më të mirë do ta kishte quajtur “skizmatik”221. Kaluan disa javë para se të sqarohej keqkuptimi. Përfaqësuesi milanez pranë Kurisë i shpjegonte zotit të tij në shkurt 1454: “Ky Skëndërbeu, për të cilin i shkrova Zotërisë suaj pak më parë, nuk është turk, por arbër i krishterë. Ai quhet zoti Georgio Sanderbch”222.
+++ I pafe dhe musliman jane dy gjera krejt te ndryshme dhe kalimi analitik nga i pari tek i dyti eshte nje manover per te mohuar dicka dhe per te pohuar dicka krejt tjeter per tjeter. Problemi i paraqitjes se nje arbereshi ne portat e Selise se Shenjte nuk eshte vetem sipas pershtypjeve te deshmitareve, por edhe sipas menyres se te kuptuarit te situatave historike larg vendit te tyre. Kjo eshte nje panorame sociale qe ne sot nuk mund ta marrim me mend, por qe autori yne e sajon per te justifikuar idete e tij manipulatore, pasi dhe vete instrumenti qe perdor ai per te realizuar vepren e tij, jo vetem qe eshte i njohur ne Shqiperi, nuk i kalon caqet e imponimit duke treguar se ketu fjala nuk eshte per nje studiues, por per nje grup ku gisht kane bashkepunetoret shqiptare te tij. Nuk e di permasen e perputhjes se ideve reale te autorit me ato qe pershkruhen ne liber, por deri ketu kam krijuar bindjen se ato nuk duhet te barazohen. Eshte kjo aresyeja qe imponimi kulturor ne kete veper mungon, kur kerkohet te realizohet nje imponim me permasa krejt te tjera.
Faqe 334-Nuk kanë qënë shkruesit sllavë të dokumentave të tij në serbisht, por klerikët katolikë nga Drishti dhe Durrësi ata që ia kanë drejtuar penën. Rol kyç ka luajtur këtu arqipeshkvi i qytetit të mash port të Durrësit, Pal Ëngjëlli. Ai do menduar të ketë qënë autori i letrës drejtuar dukës së Tarantos, por edhe i udhëzimit për Martin Muzakin, përfaqësuesin pranë papës Piu II (1463).
+++Kjo e gjitha tregon se vepra dhe idete e Gjergj Kastriotit i perkasin kesaj kishe dhe jo sllavizmit, te cilin autori kerkon ta vendose ne krye te problemit Skenderbe. E verteta eshte krejt ndryshe: Arberia ilire dhe Gjergj Kastrioti –Skenderbe perbejne nje unitet historik dhe vendimtar per historine e ardheshme te popullit shqiptar. Elementi Kastriot perben qelizen me te pare te popullit tone dhe ketu duhet te mbeshtetemi per te zbuluar misterin dhe te panjohuren e kohes.
Faqe 336-Kthimi në besimin e krishterë dhe zgjedhja e shqiponjës dykrenore bizantine nuk ishin bartur nga jashtë në trevën kryengritëse. Kryengritësit e dallonin veten qartë nga kundërshtari i tyre, i cili nuk refuzohej vetëm se një perandori e re, por edhe në përmasën e vet fetare. Përqafimi i krishterimit përbënte lidhjen e vetme bashkuese të kryengritësve.
+++Elementet qe perdor autori, per te krijuar situaten e favorshme te idese se tij, jane teper fallso dhe te pa verteta. Ne menyre absolute kthimi ne besimin e krishtere atehere, para 1500 vjeteve per arbereshet, ka qene nje imponim dhe asnjehere arbereshet nuk e kane ezauruar problemin me permasa te brendeshme. E kunderta nuk eshte e vertete jo vetem ne Arberine e asaj kohe, por ne te gjithe globin, pasi qe te invertohet besimi fetar kerkon kushte shoqerore te cilat autori yne dhe bashkepunetoret e tij nuk i dine. Ky eshte nje problem filozofik i pazgjidhur dhe kerkush nuk ka te drejte te spekulloje. Aq me teper ta konsideroje si lidhjen e vetme bashkuese te ngjarjeve te atyre koherave. Problemi merr vertetesi kur te kesh zbuluar perse linde feja dhe format e saja evolutive ne lidhje me rendin shoqeror, hap te cilin nuk e ka marre kerkush deri me sot, te pakten te pa publikuara akoma. Fakti qe shume arbereshe braktisen krishterimin ortodoks dhe u hodhen ne krahet e Islamit duhet te argumentoje dhe kontradikten thelbesore qe ekzistonte midis invadoreve sllave dhe vendasve arbereshe. Pikerisht ketu qendron e fshehta e invertimit te fese tek arbereshet e kohes se Gjergj Kastriotit dhe jo tek fantazite e projektuesve te luftes nderfetare (nuk e kam direkt me Oliver Schmitt, ai ka rene ne kurthin e bijve te komunizmit).
Faqe 423-Vetëm katolikët e vendit, numuri i të cilëve në kohët e reja u rrudh së tepërmi, nuk u shkëputën nga heroi i tyre…..Vetëm vonë, në fund të shekullit 19 Skëndërbeu u kthye në atdheun e vet, që ndërkaq ishte bërë me një shumicë muslimane, ku në një shekull e gjysmë vijues e deri në ditët tona do të bëhej simboli kombëtar i padiskutueshëm i shqiptarëve.
+++Atehere kur qenka keshtu, perse kerkon dhe e ben sllav? Perse katoliket nuk u ndane asnjehere prej Tij, neqofte se Ai do te ishte me te vertete i tille? Duhet te kete ketu nje dualitet konceptimi nga ana e arberesheve, te cilin autori yne e anashkalon, por qe mund te behet promotor per te zbuluar perse u lidhen pazgjidhmerisht me Heroin e tyre arbereshet e shekullit te XV-te.
Faqe 434-Bie në sy që në mjedisin e tyre musliman bektashinjtë jo vetëm që bën një riinterpretim entonacional, por e ndërkallën Skëndërbeun edhe në konteksin e tyre fetar: Kruja, përpara Skëndërbeut një kështjellë muslimane e lidhur ngushtë me kultin e Sari Saltikut89, dhe njëkohësisht me simbolin e luftës së Skëndërbeut, ishte në thelb të këtij interpretimi bektashi: në teqe ruheshin kujtime për Skëndërbeun, edhe në shekullin 20 bektashinjtë theksonin se Skëndërbeu përpara se të kalonte në besimin katolik, nuk kishte qënë sunit por bektashi.
+++Ne qofte se bektashinjte kerkuan dhe e bene te tyre, autori yne perse kerkon dhe e ben sllav, edhe ne qofte se femije Kastrioti mund te kishte qene ortodoks? Te mirin e kerkojne te gjithe, por ketu nuk behet fjale per te pervetesuar nje Hero; ketu behet fjale per te zbuluar perse ne shekullin e XXI-te jemi keta qe jemi dhe kujt duhet t’ja dime per nder. Per historianin shqiptar eshte krejt e paqarte perse pozicioni i shqiptareve te sotem eshte ky dhe cila eshte lidhja midis ketij pozicioni dhe Gjergj Kastriotit. Misteri ka lindur nga padija dhe jo nga zhvillimi dhe me sa duket shkenca e sotme shqiptare ndodhet ne kete pozicion per faj te politikes.
Faqe 440-441-Impuls të ri do të merrte imazhi i Skëndërbeut nëpërmjet biografisë së parë me pretendim shkencor, e cila u paraqit prej një shqiptari: autori i saj, Stilian Fan Noli, bën pjesë në figurat më të spikatura të historisë së re shqiptare; si bashkëthemelues i kishës autoqefale ortodokse të Shqipërisë, socialist (për këtë i njohur edhe si “peshkopi i kuq”), kryetar i qeverisë në vitin 1924, viktimë e një puçi të Ahmet Zogut të kryer me ndihmë të shtetit të jugosllavëve…..Noli e glorifikon Skëndërbeun si një figurë që është “i shenjtë si Ludwigu i shenjtë, diplomat si Talleyrandi, hero si Aleksandri i madh”110
Shënimi110: Historia e Skëndërbeut (Gjerq Kastriotit) Mbretit të Shqipërisë 1412-1468 prej Peshkopit Theofan (Fan S. Noli). Boston 1921, 286
+++Nuk dua ta ofendoj autorin, por ne keto pika ate e kane detyruar te genjeje, ose nuk e ka shkruar vete kete kapitull. Eshte e palejueshme per te te marre per baze botimin e Nolit te vitit 1921, kur botimi i vitit 1949 e thote hapur se historia e re e Gjergj Kastriotit eshte e revizionuar. Atehere duhet pare se ku qendrojne ndryshimet dhe pastaj te ndertosh kritiken kundra tij, gje e cila mungon tek autori yne duke treguar per ekzistencen e nje tendence dhe nje plan te fshehte te qellimit te botimit te ketij libri.
Së pari vepra e Nolit është e para vepër shkencore mbi historinë e Gjergj Kastriotit, pamvarësisht pse autori flet me ironi. Është e para veper shkencore që argumenton se shoqëria e kohes se Gjergj Kastriotit nuk ka qënë e organizuar në shtet dhe pikërisht në këtë pikë u përplasën idetë e Nolit me poshtërsinë komuniste, të cilën autori ynë jo rrallë herë e merr si fakt për të interpretuar idetë e tij antihistorike.
Së dyti ai nuk ka qënë socialist, sepse në këtë fushë ka qënë i paditur.
Së treti Ahmet Zogu nuk ka kryer asnjë puç dhe aq më tepër me ndihmën e jugosllavëve. Këto të gjitha janë idetë e shkollës komuniste shqiptare të cilat ja kanë dhuruar autorit tonë mbi çbazë është krijuar kapitulli: Kujtimi, harresa, rikujtimi.
Të gjitha këto pika janë të mjaftueshme për të argumentuar se vepra e autorit tonë është pikësëpari një vepër politike me qëllime të caktuara, ku ai mund të jetë edhe viktimë pasi jo pak gjëra në librin e tij janë me vlera dhe që ndryshojnë nga pjesa në pjesë.
Faqe 452-Kjo retorikë nacionaliste (mohimi maqedonas e Skëndërbeut, GH) e gjakut duhet vështruar mbi sfondin e konflikteve në Maqedoni, të ngjashme me ato të luftës civile, por në thelb përfaqëson një produkt mendimi të interpretimit shqiptar të Skëndërbeut të nisur nga Fan Noli e të vazhduar më tej nga historiografia shqiptare e epokës së Hoxhës.
+++Në qoftë se Noli nuk bën, sepse ai ka qënë i pari që ka argumentuar karakterin arbëror të Gjergj Kastriotit, atëhere autori ynë nuk bën dy herë, sepse ai duke qënë i dyti në tërësinë e autorëve që pretendojnë se Gjergj Kastrioti është sllav nuk ka qënë i aftë të argumentojë fazën e zhvillimit të këtyre sllavëve dhe në çfarë raportet kanë qënë me arberit; dmth kanë qënë arbër të sllavizuar, apo sllavë të arbërizuar në sajë të botës së relacioneve meqënëase jetesa e tyre na paska qënë ngjitur. Kjo është detyra e historianit: të përcaktojë pasojën e botës së relacioneve mbi baza shkencore dhe jo të mohojë gjenitë e popujve. Këtë detyrë autori ynë nuk e ka kryer as me përafërsi, prandaj dhe është bërë i pabesueshëm për lexuesin shqiptar.
Faqe 453-Fjala është për dy teza: në njërën anë që shqiptarët përpara pushtimit osman ishin një popull europian si gjithë të tjerët, i cili nëpërmjet pushtimit osman u shkëput nga një zhvillim organik dhe nga një kontekst kristian-europian. Këtu Skëndërbeu interpetohet përkitazi perspektivës, si një luftëtar pararendës i Europës së bashkuar të krishterë – është vajtur madje aq larg, sa kryekryqtari i Piut II të shihet si pararendës i NATO-s146. Teza e përkundërt shikon në pranimin e Islamit një hap pozitiv, i cili i ka shpëtuar shqiptarët prej serbizmit, përkatësisht greqizimit të bartur prej kishës ortodokse147.
+++Këto dy teza nuk janë të kërkujt tjetër, por të autorit tonë. Edhe në qoftë se ndokush ka pasur të tilla pretendime, ato nuk mund të përfshihen në teza. Ne shqiptarët kemi një fjalë të urtë: në qoftë se një i çmendur hedh një gur në lumë, duhet shtatë të mënçur për ta nxjerrë. Kështu që teza që thotë se shqiptarët përpara pushtimit osman ishin një popull europian si gjithë të tjerët, i cili nëpërmjet pushtimit osman u shkëput nga një zhvillim organik dhe nga një kontekst kristian-europian ja fut kot nga fillimi në fund. Kjo tezë, po të quhet e tillë, bëhet gati të hidhet në sulm dhe të “vërtetojë” qe shqiptarët nuk janë vazhduesit e arbërve. Kam parasysh zhvillimin universal të popullatës së sotme shqiptare që ngjan si dy pika uji me atë të arbereshëve, por tepër-tepër larg rrugëzhvillimit të popujve të tjerë ballkanike e europianë. Këtu qëndron misteri, por që autori ynë nuk ka ditur ta zbërthejë dhe kjo jo për faj të tij. Është gjëja më negative të kesh shokë të këqij dhe me sa kemi kuptuar autori unë është viktimë e këtyre shokëve. Ndërsa teza që thotë se shikon në pranimin e Islamit një hap pozitiv, i cili i ka shpëtuar shqiptarët prej serbizmit, përkatësisht greqizimit të bartur prej kishës ortodokse147 nuk është tamam kështu. As që duhet shtruar problemi i pranimit të islamit, por duhet zbuluar qëllimi e politikave skllave në atë kohë dhe çfarë i shkaktoi dyndja otomane ne Ballkan në fillim të shekullit të XV-të. Pozicioni i sotëm i shqiptarëve, nuk ka rëndësi i mirë apo i keq, i dedikohet pikërisht pengimit të këtyre planeve sllave nga ana e politikave otomane dhe këtu nuk ka as teza dhe as kundrateza. Politika otomane, nga shekulli XVI deri në fillim të XIX-tit, është baza shoqërore e krijimit të popullit të sotëm shqiptar dhe ne nuk duhet të diskutojmë kush e bëri këtë dhe pse e bëri, por rëndësi ka të kuptohet se çfarë bëri mbi popullin arbëresho-shqiptar bota e relacioneve me otomanët dhe si duhet të veprojmë për të hecur përpara në zhvillimin tonë. Historiografia shqiptare nuk e ka kuptuar kurrë se relacionet me boton otomane e kane çuar përpara popullin shqiptar në një masë të tilla sa kanë eleminuar një prapambetje disa mijëravjeçare për vetëm katër shekuj. Ky është paradoksi i kohës, i cili ekziston në racën njerëzore të paktën prej 2500 vjetësh dhe që mund të zbulohet vetëm në dinamikën e popullit shqiptar në relacione me turqit otomanë. Ngjarjet e ndodhura në ato katër shekuj kanë qënë një eksperiment natyror që është zhvilluar jashtë dëshirës së individit, por që nuk i ma shërbyer as shkencës dhe as politikës.
Faqe 457-Nga ana tjetër figura e vetë Skëndërbeut, pasi kujtimi i tij mbijetoi shekujt, personi i tij njohu nderim në Ballkan e në Perëndim, edhe shumë kohë pas vdekjes. Kryengritja nuk mund të ndahet nga prijësi i saj.
+++Autori duhet të na shpjegojë se çfarë kupton ai me mos ndarje të prijësit nga kryengritja dhe çfarë përfitimi do të kishim prej kësaj kur dihet që kryengritja u krye në toka arbërore, nga një popull arbëror dhe një udhëheqësi po të tillë. Atëhere kush përfiton prej kësaj? Është një kostatim pa domethënie për autorin tonë, por që na shërben për të arrirë në përfundimin që ajo ka qënë një kompleks arberor me tre përmasa: vëndi – popullata – udhëheqësi; dhe të vetmit që mund të përfitojnë nga kjo janë shqiptarët e sotëm, si vazhdues të arbërshëve të djeshëm.
Faqe 458-Del në pah këtu ligji i malit dhe i fushës, kundërshtia shoqërore ekonomike dhe kulturore midis qytetit dhe provincës, një model që megjithëatë ka nevojë për shkoqitje të mëtejshme, ngaqë siç u tha, Skëndërbeu nuk i kishte lidhur pas vetes as krejt botën e malësisë e as krejt shoqërinë fshatare.
+++Problemi nuk është kështu për shqiptarët dhe rrjedhimisht as për arbereshët. E gjitha kjo sepse qytetet në trojet e banuara nga ilirët dhe arbereshët nuk kanë qënë rezultat i zhvillimit autokton të banorëve, por ato kanë qënë rrjedhojë e imponimit politik që relatorët e fuqishëm (parahelenët, helenët, romakët, bizantinët, sllavët dhe otomanët) kanë realizuar në trojet e tyre dhe detyrimisht kontradiktat e çfaqura midis qyteteve dhe provincave kanë qënë artificiale. Është ky artificialitet detyra kryesore e shkencës së historisë për të zgjidhur në mënyrë që të zbulohet se në ç’pikë është realizuar përshpejtimi apo ngadalësimi i shpejtësisë së zhvillimit shoqëror të vëndasve. Në këtë pikë bota qytetare vendase, dmth ilire dhe arbërore, është totalisht e nënshtruar këtij imponimi. Për këtë mjafton të shikohet qyteti iliro-grek-romak Bylis për të kuptuar se si ka ndryshuar kjo shpejtësi zhvillimi dhe se si kanë mundur të jetojnë bashkarisht përkohësisht tre kultura të ndryshme duke mohuar njëra-tjetrën në planin kohor. Në realitet është pothuajse e pamundur të filtrosh nga bota arbëreshe këto ndikime pasi politika bizantine duke sikur e ka përmbylluar proçesin drejt domosdoshmërisë së bashkimit të tyre nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit, për herë të parë. Unë mendoj se kjo përbën meritën kryesore të Kastriotit dhe jo lufta e drejtëpërdrejtë kundra otomanëve. Kjo e fundit i ka shërbyer për të realizuar bashkimin të cilin autori ynë e mohon në mënyrë të tërthortë. Është punë tjetër që politikat otomane e devijuan këtë proçes duke e thelluar edhe më tepër ndasinë midis krahinave në në masë të tillë sa vetëm mbretëria zogiste realizoi bashkimin e tyre nën një politikë të vetme ku Jugu, më në fund, e njohu Veriun dhe anasjelltas. Politika otomane ka vepruar në të kundërt të këtij proçesi dhe kjo përbën anën negative të asaj periudhe.
Faqe 468-Ndaj kthimi i Skëndërbeut për kah Perëndimi ka qënë zhvillim i një rëndësie të madhe. Ai e shkëputi atë prej ndërvarësisë në Ballkanin ortodoks dhe e bëri të aftë për aleanca në oborret europiane: kjo pasi me ndryshimin politik lidhej dhe një ndryshim fetar. Prej të krishterit ortodoks u bë një i krishterë katolik, edhe ky një hap tepër i veçantë.
+++Po të ishte kështu atëhere kisha katolike nuk do të ndodhej në territoret e banuara nga arbëreshët, ku kleri katolik shumë shpejt, brënda një shekulli, do të shtrihej në të gjithë veriun e Arbërisë së asaj kohe duke formuar kulturën europiane të shqiptarëve të mëvonshëm. Gjëndja kulturore e shqiptarëve, të paktën deri në mesin e shekullit të XX-të, është rezultat i punës titanike të këtij kleri duke filluar nga shekulli i XVI-të deri në të XX-tin. Është pika ku dallohet progresi i shoqërisë shqiptare nga ana e relacioneve me otomanët, dhe fillesa e relacioneve të reja me një politikë tipikisht europiane dhe largimin nga politika otomane deri në atë pike sa në fund të shekullit të XIX-të u kërkua largimi prej saj. Janë momente historike të para me tendencë antirealiste duke i fshehur popullit shqiptar bamirësin e vet. Edhe marrëdhëniet me Turqinë Otomane nuk i kanë shpëtuar kësaj tendence në një masë të tillë sa thuhet që pushtimi otoman e ka lënë popullin shqiptar prapa zhvillimit të vet natyror, gjë që nuk përkon me të vërtetën. Otomanët e çuan popullin shqiptar të paktën 2 milion vjet përpara duke e lënë të gjallë dhe duke bërë një kapërcim në kohë më të madhe se mosha absolute e vetë otomanëve. Ajo që ka ndodhur me sllavët, kur pushtuan Ballkanin në shekullin e VI, kur u lidhën me ilirët duke humbur nga shpejtësia e zhvillimit të vet shoqëror, dhe e rimorën veten kur u shkëputën prej tyre, do të ndodhte edhe me arbërit-shqiptarë vetëm se në kah të kundërt. Dmth shkëputja nga politika bizantine do ta çonte popullin arbëresh në fillesën e vet të trashëguar nga ilirët duke qënë një kafshatë tepër e lehtë për sllavët dhe në këtë mënyrë do të ishin zhdukur nga historia. Ka qënë bota e relacioneve me otomanët atë që e shpëtuan popullin arbëresho-shqiptar nga katastrofa historike. Pikërisht kjo nuk kuptohet dot për efekt të metodikës së kuptimit të historisë reale të njerëzimit.
Faqe 471-I rritur si i krishterë ortodoks, i kthyer në fe nga dervishët, së jashtmi ai duhet të jetë paraqitur si musliman sunit. Ndërsa më 1443 u rikthye botërisht në krishterim. Vetëm se mbetet e paqartë nëse përqafoi krishterimin e drejtimit ortodoks, çka është më afër mëndsh, apo nëse kishte filluar t’i afrohej besimit katolik.
+++I rritur si i krishterë katolik, i kthyer disa herë nga njëra fe në tjetrën, sipas interesave politike të të jatit, Gjergj Kastrioti më 1443 vendosi ta braktisë taktikën e të jatit dhe të vazhdojë rrugën e Krishtit katolik mbret përfundimisht deri në vdekje. Kjo është përmbledhja konkluzive e idesë së autorit dhe jo mashtrimi politik që kërkon të na imponojë
Faqe 478-Kështu jeta dhe kryengritja e Skëndërbeut u bë dhe tragjedia e trevës së tij të prejardhjes, e cila si asnjë rajon tjetër i Ballkanit u shkretua e u shpopullua nga osmanët. Është gati emblematike vetmia e Skëndërbeut në ditët e tij të fundit: hakmarrësi i t’et, kundërshtari i dy sulltanëve, atleti i Krishtit, Aleksandri i Ri u ndodh i vetëm mbi rrënojat e veprës së tij. Përreth tij ishte ulur në varr një botë e tërë, papët dhe sundimtarët, të cilët i kishin premtuar dhe dërguar ndihmë, fqinjët e tij të krishterë në Ballkanin sllav dhe grek, fisnikët e tjerë të Arbërisë, por sidomos shpura e tij e vogël e besnike e pasuesve. Vetëm se bota pas tij nuk deshi të dinta për këtë fat tragjik, ajo dëshiroi një hero ngadhënjimtar në luftën për mbijetesë kundër Perandorisë osmane. Kështu vazhdoi të jetojë Kastrioti i madh vezullues në kujtesën e të krishterëve në Ballkan dhe në Perëndim, ndërkohë që u harrua se ai në të vërtetë ishte figura tragjike e një periudhe kur po ndryshoheshin kohët.
+++Të gjitha këto janë fantazira të autorit tonë. Tragjedia e ndodhur në trojet e arbereshëve pas vdekjes së Kastriotit mund të ishin eleminuar në qoftë se do të ishte bërë një lidhje me sllavët, gjë e pamundur dhe tregues përse Kastrioti dhe popullata që ai udhëhoqi ishin vetëm arbër – shqiptarë dhe jo ndryshe. Pastaj këtu ka një problem që metodika e sotme e historisë nuk di ta shpjegojë. Dhuna e aplikuar mbi banorët vëndas duhet parë në kompleks, pasi sot ne jemi gjallë dhe të vetmit trashëgimntarë biologjikë e shoqërore të arbereshëve të kohës së Heroit dhe kundërshtarët tanë politikë nuk janë pasardhësit e otomanëve të djeshëm, por stërnipërit e sllavëve të pardjeshëm e të djeshëm. Rotacioni politik nuk mund të merret në konsideratë mbi bazën e mohimit absolut; kjo duhet të merret parasysh kur flasim për Gjergj Kastriotin dhe botën otomane, kundra të cilit ai luftoi. Formula magjike që çdo e keqe e ka edhe një të mirë, dhe anasjelltas, ka vlera për botën tonë shqiptare dhe relacionet me botën otomane. Duhet pare rezultati dhe jo fantazite e njerezve pa fantazi. Pikerisht mbi kete baze filozofie nuk studiohet.
E sa për kohët që po ndryshonin ajo ka qënë me vlera për botën sllave, por jo për botën arbëreshe sipas këtij konteksi, ku ata ishin thjeshtë vetëm spektatorë pa asnjë ndikim konkret jo vetëm mbi ambientin rrethues, por as mbi veten e tyre. Është e vështirë për shkencën e sotme të historisë të konkludojë mbi këtë proçes me metodikën ekzistuese; duhet ndryshuar ajo në thelbin e vet për të kuptuar epokën e Kastriotit dhe çfarë realizoi ajo në realitet. Por e gjitha kjo jashtë kohës së autorit tonë, sepse kohët nuk mund të përputhen dot pa u përputhur hapësira domosdoshmërisht. Kjo është deviza e raportit kohor – hapsinor.
Faqe 485-Megjithëatë pyetjet kryesore rreth jetës së Skëndërbeut mund të qartësohen vetëm në bazë të materialit dokumentar, e cila është mjaft e pasur dhe e njëanshme. Me përjashtim të disa pak dokumentave që ndodhen në Dubrovnik, nuk ka mbetur gjë tjetër nga kancelaria e Skëndërbeut166. Kjo të shtrëngon ta vështrosh Kastriotin së jashtmi, pasi një vështrim së brëndëshme është thuajse i pamundur.
+++Për të po, por për trashëgimtarët e tij jo dhe kjo është e vetmja mënyrë për të analizuar atë epokë me shkaqet dhe pasojat e veta duke qënë tepër larg pretendimit të autorit tonë. Ne, shqiptarëve të sotëm, nuk na intereson bota e jashtme, që rrethonte Heroi, por bota e brëndëshme e Tij, qëllimi dhe realizimi i veprës së Tij, ndikimi që Ai ka realizuar mbi popullin tonë përgjatë shekujve të mëpastajmë.
.
. .
Mbasi mbaron së lexuari këtë libër ndjehesh i befasuar jo vetëm me konkluzionet e tij, por edhe me menyrën se si autori arrin tek këto konkluzione. Mjafton vetëm pyetje:përse shërben kjo lloj historie?, për të kuptuar se sa larg psikologjisë reale të shqiptarëve është autori ynë. Përpara se të lexojnë këtë libër, shqiptarët kanë lexuar Marin Barletin, Fan S.Nolin, Dhimitër Frangun, Frang Bardhin, studiuesit shqiptarë të komunizmit dhe është afër mëndsh që duhej një përkujdesje me materialin përpara se të publikohej libri, gjë të cilën autori nuk e ka realizuar në asnjë përmasë. Mohimi i Nolit dhe paraqitja e situatës pikë për pikë sipas ideve të tij përbën lojën e autorit tonë dhe shokëve të tij.
Shumë pika të reja (gjithmonë sipas meje) na ka sjellë autori ynë me këtë libër, ku veçoj:
1-Një pjesë e arbërve, dhe Heroi i tyre, janë sllavë.
2-I ati e Gjergj Kastriotit quhej Ivan
3-E gjithe lufta e arbëreshëve përgjatë shekullit të XV-të nën udhëheqjen e Kastriotit do të kishte qënë një hiç pa mbështetjen shumë përmasore të komshinjve sllavë, hungarezë, italianë etj.
4-Ajo luftë ka qënë një luftë ndërballkanike dhe paralele me luftën në brëndësi të shoqërisë arbërore.
Duke bashkuar permbajtjen kritike mbi kete liber me zberthimin filozofiko-historik qe i beme gjenezes se trinomit ilir-arber-shqiptar arrijme ne perfundimet e meposhtme:
- Marredheniet e vendasve me te ardhurit pergjate 2500 vjeteve kane qene te percaktuara gjithmone nga te ardhurit. Rezultantja ne kete rast ka qene e perkoheshme, pasi me nderprerjen e marredhenieve, per shkak te zhvillimit me te shpejte, gjerat kane shkuar ne vendin e vet dhe te ardhurit trashegimine e imprenjuar te vendasve e kane thjeshte si nje kujtim te larget duke lene gjurme vetem ne parametrin: shpejtesi zhvillimi. Eshte kjo e fundit qe na tregon se parahelenet, helenet, romaket, sllavet, otomanet, etj nuk kane marre asgje nga ky vend pervec ndryshimit ne zhvillimin e tyre shoqeror. Emertimet e mevonshme me emrin e ilireve dhe arberve jane spekullime propagandistike me qellime politike.
Problemi i perbashkimit te komunave, grupkomunave, fiseve, popujve, kombeve dhe racave nuk eshte thjeshte politik, ne e kemi konsideruar problemin me te rendesishmin dhe te veshtirin shkencor ne te gjithe hapesiren materiale te gjithesise, dhe kur shohim sot interpretimet mbi pasojen e relacioneve midis te permendurve me lart na vjen per te qeshur me bllofin qe studiuesit realizojne me punimet e tyre. Kjo duket kaq qarte sa duhet te jesh qorr per te mos kuptuar faktin qe sllavet dhe arberit-shqiptare nuk mund te jetojne dot ne nje cati, le pastaj te kene luftuar sebashku dhe aq me teper arberit te jene udhehequr nga nje sllav. Eshte njesoj sikur te pranosh nje kope dhensh te udhehequr nga nje ujk. Menyra se si perplasen dy shpejtesi zhvillimi pergjate botes se relacioneve nuk eshte nje mesatarizim i thjeshte, por eshte nje ndikim i drejteperdrejte mbi kohezhvillimin dhe hapesirat perkatese; eshte nje kapercim hapsinor ne kohe qe mendja nuk ta merr dot dhe shkenca hesht per paaftesi. Asnjeri nuk eshte i afte te shpjegoje perse mesjeta europiane eshte krejt e ndryshme nga mesjeta e Azise Lindore duke pasur pamjen e nje kopshti zoologjik (mos harroni popujt europiane, perveç helenëve dhe romakëve, nuk e kanë njohur botën e organizimin skllavopronar). Cfare ndikimi kane pasur mbi popullaten arberore otomanet dhe perse Kastrioti u doli kunder? Perse Europa Katolike e perkrahu dhe pastaj heshti? Perse perandoria Austro-Hungareze i zuri vendin otomaneve ne mprojtjen e popullit shqiptar? Si u be ky zevendesim dhe ne cfare pikash mbizoteroi? Per te gjitha keto historiografia shqiptare komuniste heshti duke sulmuar Nolin per idete e tij edhe pse ato perfaqesonin realitetin shoqeror te arberesheve te kohes se Kastriotit. Faji nuk eshte i kerkujt tjeter vecse i joni, i shkences socialiste shqiptare e cila i ka krijuar terrenin e deshiruar antishqiptarizmes. Janë gjera te thena e sterthena, por qe asnjeri nuk i ka marre parasysh duke vazhduar rrugen e mashtrimit politik. Masmedia te mos sulmoje Oliver Jens Schmitt, por historiografine shqiptare te kohes se komunizmit e cila sajoi nje histori te genjeshtert per popullit tone ku edhe periudha e Gjergj Kastriotit nuk i shpetoi mashtrimit filozofik duke i hapur rruge konkluzioneve mashtruese.
- Emertimi i babait te Skenderbeut me emrin Ivan nuk ka qellim tjeter vecse te argumentoje qenien sllave te Kastrioteve dhe perkrahesve te tyre. Fakti qe ata qe i dinin emrin e emertuan me emrin Gjon shqip, Giovani italisht, Johan latinisht dhe Ivan serbisht nuk duhet te tregoje thjeshte emrin e drejteperdrejte te babait te Skenderbeut, por qenien arber te tij dhe bashkepunetoreve te Kastriotit. Eshte pikerisht ky autor qe ne librin mbi Arberine e Venedikut te jatin e Gjergj Kastriotit e quan Johan dhe jo Ivan. Perse? Apo ne ate liber e zbuloi Ardian Klosi piken e dobet me ane te cilit do te sulmonte shkencen historike shqiptare? Ne materialin shqip, i pari qe e ka ditur kete ka qene Noli me zbulimin e dy dokumentave mbi veprimtarine e Gjon Kastriotit me 1426 ne lidhje me manastirin serb te Hilanderit. Atehere perse autori yne nuk e ka sulmuar Nolin ne kete pike por ka sajuar nje kritike fallse? Ku e ka gjetur datelindjes e Gjergj Kastrioti me 1405, sepse i pari, me sa dime ne, ka qene Noli kur revizionoi historine e Gjergj Kastriotit? Perse nuk mori per baze datelindjen e Gjergjit 1412, sipa Barletit? Pse mos te ngreme ne hipotezen qe autori yne me qellim e sulmon Nolin duke marre prej tij ekstratin mbi Kastriotin dhe nga ana tjeter e akuzon per mbeshtetje tek Biemmi. Menyra se si e sulmon Nolin, duke i permendur emrin e plote si me ironi, tregon karakterit shqiptar te formes se sulmit. Noli ka qene ai qe ka vene ne dukje idete e studiuesve te tjere mbi karakterin sllav te Kastrioteve dhe po Noli i ka sulmuar pretenduesit. Atehere cfare ka me Nolin autori yne? Edhe bufi e kupton lojen ne kete rast dhe kush eshte ngaterruar me kete autor nga ana e pales shqiptare dhe perse keta te fundit kane perdorur te huajt per te sulmuar historine e popullit shqiptar. Mos valle me kete sulm duan te mbulojne mashtrimin historik qe ka realizuar Akademia e Shkencave te RPSSh pergjate 20 viteve te para te jetes se saj?
- Permasa e luftes se Kastriotit nuk mund te kuptohet pa forcat pjesmarrese ne te dhe ne kete drejtim autori mund te kete bere nje zbulim konkret, por kjo nuk te con kurrsesi ne perfundimin se lufta e Kastriotit do te ishte asfiksuar pa kete ndihme. Ne kete drejtim imponimi dallohet me lehtesi, pasi cdo gje mori fund me vdekjen e Heroit dhe largimin e arberesheve. Por kjo e fundit tregon se ngjarjet nuk kane qene tamam sipas kohes dhe hapesires qe jep autori yne, sepse te larguarit tipikisht kane qene nga bregdeti i Jonit ku analiza e autorit tone nuk arrin asnjehere. Dmth veprimtaria e Kastriotit e ka permbledhur edhe ate zone qe nuk ishte sllave mirefilli, ose ishte teper larg saj. Perse autori nuk e permend kete zone ne librin e tij? Ku qendron tendenca? Ne qofte se forcat njerezore na paskan qene nga Ballkani dhe Europa duke perbere thelbin njerezor te luftes se Kastriotit, por forcat arbereshe ne c’raport kane qene me forcat jashte shqiptare ne gjatesine 25 vjecare te kohes? Perse autori merr vetem shembujt pikante te luftimit (ne kete rast nuk kemi pse te mos e pranojme idene e autorit tone) dhe anashkalon te gjithe koheekzistencen? Perse nuk mori per baze te dhenat e Barletit te cilat Noli i ndryshoi kryekeput?
4-Ekzistenca e njekoheshme e luftes kundra otomaneve dhe midis arberve jo vetem qe duhet konsideruar nje rastesi pa asnje domethenie (domethenia e vetme duhet te jete peraferia e zhvillimit shoqeror te pjesmarresve ne te), por dhe pershpejtimin qe shoqeria arbereshe kishte marre ne saje te relacioneve pergjate periudhes bizantine duke krijuar konflikte ne brendesi te saj), por ato ne rastin me te mire e kane dobesuar forcen goditese te Gjergj Kastriotit kundra otomaneve ku bie ne sy loja me shume fytyra e Republikes Venedikase. Kjo gje tek Noli duket bindshem, por qe autori yne e shumezon me zero.
E sa per luften nderballkanike, kjo duhet konsideruar nje rastesi ekstreme dhe pamundesine per rakordimin e forcave ne nje pike te vetme. Bashkepunimi i Gjergj Kastriotit me Janosh Huniadin asnjehere nuk mund te konsiderohet eficent ne menyre te drejteperdrejte dhe me pasoja per lavdine e Kastriotit. Merita e asaj kryengritje eshte vetem e Gjergj Kastriotit, te mbiquajtur Skenderbe, dhe e popullit arberesh, paraardhesi i drejteperdrejte i popullit te sotshem shqiptar.
Nga te gjitha keto qe thame deri me tani shtrojme pyetjen:
Pse shkruhet dhe botohet ky liber pikerisht sot (per here te pare botohet nje liber nga nje joshqiptar ne gjuhen shqipe pa u botuar ne gjuhen e autorit)? Kush jane fajtoret intelektuale qe e shtyne Oliver Jens Schmitt te shkruante kete liber sipas kesaj forme dhe permbajtje? Cfare mendoi Juda kur tradhetoi Krishtin? A e kupton lexuesi shqiptar se ne cfare pozicioni ndodhet produkti intelektual i komunizmit shqiptar dhe cfare duhet te presim prej tyre?
Duke e parë me këtë sy librin “Skëndërbeu” dhe duke e krahasuar me prodhimtarinë postkomuniste konkludoj:
1- Në fushën e shkencave historike:
-Kërkohet të rikrijohet një histori e Shqipërisë me personazhe një-dy shekullore të cilët janë me prejardhje nga vendet e autorëve duke mohuar rolin themelor të aktorëve realë të historisë së popullit shqiptar. E thënë me fjalë të tjera kërkohet t’i krijohet histori krahinave dhe vëndeve pa histori, ose vëndeve që rastësisht, për arësye gjeografike, janë përfshirë në ngjarjet madhore të historisë së popullit shqiptar.
-Kërkohet të zbritet nga podiumi personazhet historike që i dhanë emër popullit shqiptar ndër shekuj dhe të ngrihen figura të dyshimta të përfshira në veprimtaritë atdhetare për efekt kompesimi për të mos e lënë historinë e Shqipërisë sakate. Rastësia e përfshirjes së shumë personazheve në historinë e popullit shqiptar nuk është bërë për efekt të domosdoshmerisë së zhvillimit, por për efekt të zbatimit të politikave. Ka shumë emra përgjatë shekullit të XX-te që nderohen si heroj të kombit për vrasje e krime duke marrë emra rrugësh, shkollash, sheshesh, stadiumesh, fabrikash, uzinash, kooperativash, etj.
-Kërkohet të anashkalohet tërësia e aktorëve që luftuan për pavarësinë e Popullit Shqiptar duke fshehur ngjarje të tëra që përcaktuan 28 nëndorin 1912. Ajo pavarësi ka qënë një halë në syte e disa superfuqive europiane pikërisht pse atë akt e kryen superfuqi të tjera me të cilat ato ishin në antagonizëm. Historiografia shqiptare duhet ta thotë fjalën e saj siç kanë ndodhur ngjarjet dhe jo siç thotë produkti intelektual i komunizmit.
-Kërkohet të mohohet roli absolut e një grushti shqiptarësh që formuan kulturën europiane të popullit shqiptar, të cilët duke jetuar me zhgunin e françeskanit i dhuruan gjakun njerëzor popullit shqiptar duke e vënë atë në të njëjtin rrafsh me popujt e tjerë europiane. Mohimi i tyre, nga ana e diktaturës komuniste, ka qënë në të njëjtën kohë mohim i karakterit europian të popullit shqiptar kur në të njëjtën kohë ka qënë pohim i shtresës intelektuale komuniste që kërkon të bëjë shkencën historike të popullit shqiptar. Ulja e historicizmit shqiptar ka qënë në të njëjtën kohë ngritja e antihistoricizmit dhe shkatërrim i dinjitetit njerëzor të shqiptarëve të sotëm. Shkenca e sotme shqiptare ecën midis kësaj ulje dhe ngritje. I takon popullit shqiptar të bëjë zgjedhjen me moton: Populli e meriton qeverinë!
2-Në fushën politike:
-Kërkohet të aplikohet një luftë civile me pamje fetare, gjë e pandodhur ndonjëherë në Shqipëri, duke vënë në dukje supremacira sllave apo islamike edhe pse të gjitha fetë monoteiste janë të imponuara në Shqipëri dhe populli shqiptar nuk ka prodhuar asnjërën prej tyre. Komunizmi shqiptar e ka pasur në plan këtë veprim kur mohoi instirucionet fetare më 1967 dhe idete provokuese që hidhen sot kanë për qëllim të vënë në jetë atë plan makaber. Është tentuar disa herë për ta realizuar këtë formulë pas 1992-shit, por me sa duket largëpamësia e popullit shqiptar ka qënë në lartësinë e duhur.
-Në Shqipëri ka filluar prej gati 20 vjetësh një luftë intelektuale midis Veriut dhe Jugut ku studiuesit e vëndeve përkatese mundohen të vënë në pah meritat e herojve të tyre pamvarësisht nga përmasa reale. Është një formulë komuniste që u zbatua për 45 vjet dhe dha si rezultante keqarsimimin e popullit shqiptar në një masë të tillë sa ne, shqiptarët e sotëm, nuk dimë kë kemi miq e kë kemi armiq realë. Por në këtë kontekst ka një të vërtetë reale të cilën njëra palë mundohet ta mbulojë, ndërsa pala tjetër nuk di ta zbuloje dhe e ndjen instiktivisht që ajo ekziston.
3-Në fushën ekonomike:
-Kërkohet të mbulohet vjedhja shumë përmasore që komunizmi i bëri popullit shqiptar në favor të palëve të treta dhe diferencimin ekonomik të krahinave të Shqipërisë duke favolizuar një palë dhe duke shfrytëzuar palën tjetër në mënyrë ekstreme mbi çbazë është krijuar klasa e intelektualëve të sotëm politik e shkencor.
-Është krijuar bindja mashtruese që partia fituese në zgjedhjet parlamentare favorizon polin përkatës gjeografik duke e thelluar ndarjen midis krahinave të vëndit tonë, pasi dhe partitë fillimisht u krijuan mbi këtë ndarje. Propaganda politike e fshehtë dhe masmedia nxorën teorinë se partitë favorizojnë herë veriun dhe herë jugun sipas maxhorancës fituese. Kjo tregon se e keqja vjen nga brënda dhe bota e shfrytëzon për hesapet e saj.
17.01.2009
Botuar në: albanovaonline.info 21.01.2009
logoreci.com 17.01.2009