Artikuj

169 – Marksizmi dhe Shqiptaret!

Posted by Genc Hoti

Loading

169 – Marksizmi dhe Shqiptaret!

Ne qofte se kishte nje lende ne arsimin e detyrueshem qe kerkohej me insistim te mesohej sa me pozitivisht dhe ne te gjitha shkallet e arsimimit nga i detyrueshmi deri ne pas universitar dhe ne fitimin e titujve Doktor-Profesor, por dhe lenda me e pakuptimte ne arsenalin arsimor shqiptar, pa dyshim qe ka qene MARKSIZMI. Eshte nje nga dy lendet qe shqiptaret e kane mesuar teresisht permendesh pa e kuptuar ne asnje germe dhe pa e marre vesh te verteten se cfare kerkonin te mbulonin me permbajtjen e tyre (lenda tjeter ka qene historia e PPSH).

Sot kam rast t’u mesoj bashkeatdhetareve te mi fallsitetin e marksizmit ne menyren me koncize te mundeshme vetem me nje argument, sa i thjeshte aq dhe vendimtar, por teresisht manipulator qe vetem i ka coroditur shqiptaret, te pakten pas moshes 15-16 vjecare. Kam pasur fatin ta bej kete lende 4 here ne jeten time, por ai i viteve 1975-1976 ne shkollen e Zbulimit, ka qene vendimtari jo vetem per metoden liberale te studimit te marksizmit (ka qene rastesi qe kisha pedagog te kesaj lende Profesor Neptun Bajkon, trajnerin e famshem te ekipit te futbollit te Partizanit, per shume e shume aresye ndihmese), por dhe per faktin e gjetjes te nje materiali qe nuk gjendej ne librarite e Shqiperise. Ndoshta dhe per aresyen se kerkujt nuk i shkonte ndermend se mund te ekzistonte kjo broshure si argument qe sherbente per ta permbysur marksizmin, gje qe nuk ma merr mendja te ekzikstonin si individ ne Shqiperi ne asnje kohe.

Fjala behet per nje broshure te F. Engelsit te botuar ne Shqiperi per here te pare me 1972, Parimet e Komunizmit (foto 1, 2), por qe une mesova per ekzistencen e saj vetem ne maj 1975, kur mora ne dorezim biblioteken e shkolles te zbulimit (1975). Kjo broshure NUK ka qene pjese e arsenalit marksist neper shkolla edhe pse pranohej qe ka qene pararendesja metodike e Manifestit Komunist (shenimi 1, fq. 35 – foto 2/1), ku kjo e fundit konsiderohej si thelbi i marksizmit. Kjo me pati detyruar ta lexoj me interes per te pare se cfare kishte ndryshe nga ato qe mesonim neper leksionet e marksizmit.

C:\Users\User\Desktop\125___09\IMG_9011.JPG

foto 1

Gjeja qe me ra ne sy fillimisht ishte qe broshura ishte botuar ne kundershtim me te gjitha rregullat e bibliotekes, pa numer ISBN, por me nr. Stazh: 2204-65 dhe ne 10.000 kopje. Permbajtja e saj perbehej nga 25 pyetje-pergjigje ku pese pyetje (e 16-ta, e 17-ta, e 21-ta, e 23-ta dhe e 25-ta) nuk perputheshin kerkund me te gjithe leksionet e marra se bashku (ne pamundesi te gjetjes, pasi ndodhej brenda inventarit te bibliotekes, i rregjistrova ne kujtesen time dhe i lashe deri ketu me mendimin se do ta gjeja dikur, pa e ditur ne kishte dale ndonjehere ne shitje te lire).

C:\Users\User\Desktop\125___09\IMG_9012.JPG

foto 2

C:\Users\User\Desktop\shenimi\IMG_9024.JPG

foto 2/1

Edhe pse kjo broshure ishte ribotuar per here te dyte me 1989, si permbledhje veprash Marks-Engels – foto 3, 4, 5, 6, çuditerisht me numer ISBN 300.11+300.4/.5 M 34 ne 1000 kopje me format 56×84/16 Stazh 2204-31 (kete permbledhje veprash e pata gjetur ne Kukes me 1990 kur institucionet po pastronin inventaret e tyre), ajo nuk eshte permendur asnjehere ne asnje leksion filozofie (kur kam qene ne shkollen e zbulimit pedagoget e maksizmit ne vitin 1975 kishin ardhur ne shkollen tone direkt nga shkolla e partise V.I.Lenin, qe ndodhej perballe stadiumit te lodrave me dore Partizani [sot Asllan Rusi] ne rrugen e Durresit, ku kishin qene pedagoget me te pare dhe me te mire te asaj shkolle dhe studimet i kishin mbaruar ne Bashkimin Sovietik). Te pakten nje argument te rendesise qe pati kjo shkolle e zbulimit nder ato vite per propaganden mbi politiken e diktatures se proletariatit ne Shqiperine komuniste.

C:\Users\User\Desktop\125___09\IMG_9014.JPG

foto 3

C:\Users\User\Desktop\125___09\IMG_9015.JPG

foto 4

C:\Users\User\Desktop\125___09\IMG_9016.JPG

foto 5 foto 5

C:\Users\User\Desktop\125___09\IMG_9017.JPG

foto 6

Kjo me pati vene ne nje dyshim, qe atehere, se prapa ketyre fakteve propoganduese duhet te fshihet dicka qe shkolla komuniste e filozofise nuk kishte qejf t’ua tregonte shqiptareve. Cfare ishte kjo e fshehte dhe pse ajo ka mbetur e tille? Kjo me pati detyruar ne veren e 1988-tes, kur ndodhesha ne Librazhd per nje dreke, t’ua kerkoja disa miqve qe kisha atje ta merrnin ne biblioteken e qytetit. Leximi i vepres me nje vemendje te vecante me coi ne zbulimin e asaj qe jo vetem fshihej, por kishte nje permbajtje qe ishte fallsifikuar me shume kembengulje politike nga diktatura komuniste shqiptare, duke i detyruar shqiptaret te besonin nje genjeshter te jashtezakonshme (nuk ka asnje rendesi ne ishte e sakte apo e pasakte hipoteza marksiste, rendesi kishte cfare kishte thene F. Engelsi dhe si e kishin propoganduar “filozofet” dhe “politikanet” shqiptare kete problem).

Ishte nje broshure e vogel me permasa 16,5 x 12 prej 36 faqesh me gjithe hapsirat boshe. Ishte shkruar nga F. Engelsi ne tetor-nentor 1847 dhe shtypur e botuar per here te pare me 1914. Botimi shqip ishte marre nga botimet ne Bashkimi Sovietik sipas veprave te Marks-Engels, botimi 2 rusisht, vell. 4, fq. 322-339 (shenimi fq. 33 – foto 6/1).

Kur e lexon kete broshure me lehtesi dallon mosperputhjen midis asaj qe shkruhet ketu dhe praktikave ne emer te Marksit, por edhe dicka tjeter qe une e kam konsideruar te rendesise me te vecante: mungojne pyetjet per subjektet me te rendesishem te Shoqerise Njerezore, dmth roli i Ideve dhe Institucioneve Fetare, por dhe i Gjinise Femerore (me te pakten 50% te ngarkeses sociale te zbatuar ne Toke ne menyren empirike te analizes, pasi ne realitet kjo ngarkese eshte 99,99% te gjithe asaj qe ka ndodhur ne Toke me Shoqerine Njerezore prej 10 milion vjetesh ne favor te Institucioneve Fetare dhe Gjinise Femerore).

C:\Users\User\Desktop\IMG_9025.JPG

foto 6/1

Permbajtja e broshures sipas pyetjeve eshte:

Pyetja 1: Ç’eshte komunizmi?

Pyetja 2: Ç’eshte proletariati?

Pyetja 3:…..Proletare nuk ka pasur gjithmone?

Pyetja 4: Si lindi proletariati?

Pyetja 5: Ne ç’kushte behet kjo shitje e punes se proletareve borgjezeve?

Pyetja 6: Cilat klasa punonjese kane ekzistuar perpara revolucionit industrial?

Pyetja 7: Nga se dallohet proletari prej skllavit?

Pyetja 8: Nga se dallohet proletari prej bujkrobit?

Pyetja 9: Nga se dallohet proletari prej zejtarit? Kjo pyetje ne liber eshte pa pergjigje (fq.9)

Pyetja 10: Nga se dallohet proletari prej punetorit te manifaktures?

Pyetja 11: Cilat qene pasojat imediate te revolucionit industrial dhe te ndarjes se shoqerise ne borgjeze dhe ne proletare?

Pyetja 12: Cilat qene pasojat e metejshme te revolucionit industrial?

Pyetja 13: Ç’del nga keto kriza tregetare qe perseriten rregullisht?

Pyetja 14: Si duhet te jete ky rend i ri shoqeror?

Pyetja 15: Domethene, zhdukja e prones private me perpara ishte e pamundur?

Pyetja 16: A eshte e mundur zhdukja e prones private me rruge paqesore?

Pyetja 17 (fq. 19 – foto 7, 7/1): A eshte e mundur te zhduket menjehere prona private?

Meqenese keto dy pyetje (16 dhe 17), sipas mendimit tim kritik, perbente thembren e Akilit te gjithe asaj qe ishte zbatuar ne Shqiperi, pergjate viteve 1945-1991 ne emer te marksizmit, po e jap te plote edhe pergjigjen e saj sipas F. Engelsit, por edhe komentin tim.

C:\Users\User\Desktop\125___09\IMG_9013.JPG

foto 7

C:\Users\User\Desktop\IMG_9026.JPG

foto 7/1

Pergjegje: Jo nuk eshte e mundur, po ashtu sikurse nuk eshte e mundur te shtohen menjehere forcat prodhuese ekzistuese ne masen qe nevojitet per krijimin e ekonomise shoqerore. Prandaj, revolucioni i proletariatit, qe sipas te gjitha shenjave po afrohet, do te mundet vetem graduelisht ta transformoje shoqerine e sotme dhe do ta zhduke pronen private vetem atehere, kur te jete krijuar masa e mjeteve te prodhimit qe nevojitet per kete (fq. 19-20).

Por cfare ka ndodhur ne Shqiperi, pas 1945? Shqiperia kaloi nga shtet me prone private individuale ne shtet me prone shteterore duke e konsideruar kete veprim nje zbatim te teorise marksiste, gje qe sipas ketij materiali rezulton te mos jete e vertete? Komunistet shqiptare grabiten te gjithe pasurine kombetare ne emer te marksizmit dhe kete e fshehen ne menyre teper te trashe dhe antishqiptare. Ne fakt komunistet shqiptare ishin, pervec dozes kriminale qe kishin, hajdute te mirefillte. Ata bene dy veprime krejt te kunderta me pretendimin marksist: e zhduken pronen private menjehere dhe ne menyre politike pa asnje konflikt social (edhe pse brenda ndergjegjes se cdo shqiptari ajo kundershtohej me koke ulur)

Pyetja 18: Cila do te jete rrjedha e ketij revolucioni?

Pyetja 19: A mund te te behet ky revolucion ne nje vend çfaredo?

Pyetja 20: Cilat do te jene pasojat e heqjes perfundimtare te prones private?

Pyetja 21: Çfare ndikimi do te ushtroje rendi shoqeror komunist mbi familjen?

Pyetja 22: Ç’qendrim do te mbaje organizimi komunist ndaj kombesive ekzistuese?

Pyetja 23: Ç’qendrim do te mbaje ajo ndaj feve ekzistuese?

– Mbetet.

Pyetja 24: Ç’i dallon komunistet nga socialistet?

Pyetja 25: Ç’qendrim mbajne komunistet ndaj partive te tjera politike te kohes sone?

Kater pyetjet “interesante” i kam nenvizuar edhe me bold per t’i treguar shqiptareve se ndryshe ka pretenduar marksizmi dhe ndryshe eshte zbatuar ne Shqiperi. Pyetja ne kete rast eshte: Cfare perfitimi ka pasur komunizmin shqiptar nga ky manipulim antimarksist kater permasor (Idete Fetare – Familje – Prona Private – Mendimi Filozofik shume planesh)?

Por ne kete pike ka edhe dicka tjeter interesante: Krahasimi i Kanuneve krahinore shqiptare (i Lumës, i Lurës, i Dibrës, i Bendës-Tiranës, i Labërisë, i Çermenikës) me Kanunet e Lek Dukagjinit (me te gjitha nenformat ekzistuese, dmth i Maleve, i Pukes, i Mirdites) dhe Skëndërbeut, pikerisht ne keto kater permasa ndryshojne midis tyre duke na treguar perse komunizmi i luftoi politikisht Kanunin e Lek Dukagjinit, me ze te larte, dhe te Skenderbeut, me ze te ulet, edhe pse nuk kishte asnje lidhje me to.

Çudia tjeter ishte se ekzistonte mungesa analitike e Ideve Fetare dhe analiza e Gjinise Femerore ne rolin praktik te zhvillimit te Shoqerise Njerezore sipas pyetjeve (duhet vene ne dukje qe problemi i Gjinise Femerore eshte pare, nga Marksi dhe Engelsi, vetem sipas kendveshtrimit te shfrytezimit te punes se Grave, per te cilin problem propoganda komuniste shqiptare pati botuar dhe nje liber me autoresine shtese edhe te Leninit e Stalinit: Mbi ceshtjen e gruas, Tirane 1977 – foto 8, 9, ku nga broshura Parimet e Komunizmit ishte marre shtjellimi i pyetjes 21, Cfare ndikimi do te ushtroje rendi shoqeror komunist mbi familjen, fq 119 – foto 10, pa treguar ne asnje rast rolin e Gjinise Femerore ne zhvillimin e Shoqerise Njerezore qe nga dita e pare e lindjes te Njeriut ne Toke):

C:\Users\User\Desktop\IMG_9018.JPG

foto 8

C:\Users\User\Desktop\IMG_9019.JPG

foto 9

C:\Users\User\Desktop\IMG_9020.JPG

foto 10

Te gjitha keto te detyrojne t’i vazhdosh pyetjet e F.Engelsit sipas nje qellimi krejt tjeter per tjeter, dmth per te zbuluar se cfare analize thelbesore mungon tek marksizmi:

Pyetja 26: A mund te zhvillohet Shoqeria Njeresore ne formen qe eshte sot pa Idete dhe Institucionet Fetare?

Pyetja 27: A mund te zhvillohet Shoqeria Njerezore sipas te gjitha formave hipotetike pa Gjinine Femerore?

Pyetja 28: A mund te zhvillohet Shoqeria Njerezore, sipas nje rasti (qe mund te jete nje e ardhme jo shume e larget), pa Gjinine Mashkullore?

Pergjigjet e ketyre tre pyetjeve (26, 27, 28) perbejne te rene ne mendimin filozofik te shkencave sociale, por dhe permbysjen e asaj qe ne Bote konsiderohet Marksizem teorik dhe Darwinizem.

Kemi arritur ne nje pike ku konstatojme heshtjen e qellimshme te marksizmit mbi dy problemet me kryesore ne zhvillimin e Shoqerise Njerezore, ne pjesen e padukshme te saj, dmth perpara se te shpikej shkrimi: FEJA dhe GRUAJA.

Heshtja nuk ka qene e paqellimte: Marksizmi nuk guxoi te sulmoje historine reale te Njerezimit, pasi ne kete rast do t’i duhej te sulmonte Biblen dhe Kuranin ne problemin e raportit te krijimit te Njeriut ne Toke sipas pyetjes: Kë ka krijuar ZOTI më përpara Burrin apo Gruan? Ku dy veprat me themelore te Njerezimit e kishin thene fjalen e Tyre sipas formules: ZOTI ka krijuar ne fillim Burrin pastaj Gruan! Por asnjehere nuk eshte thene qe keto Vepra u krijuan vetem pasi Burri i mori Gruas Institucionin e Fese duke realizuar skllaverimin e saj.

Ne kete rast vlen te permendet qe F. Engelsi ne vepren e tij Origjina e Familjes e Shtetit dhe e Prones Private ka percaktuar se sundimi i Burrit ne Shoqerine Njerezore, dmth mbi Gruan, fillon me Familjen, gje qe une e konsideroj te pasakte pasi me perpara ka qene Institucioni i Fese qe Burri i mori Gruas dhe pastaj Familja (kjo e fundit mund te kete qene ngjitur ne kohe, por me e mevonshme).

E keqja me e madhe e marksizmit ne kete problem ishte trajtimi i Femres si nje objekt seksi te lidhur me Burrin dhe asgje me shume. Vini re se cfare ka shkruar Engelsi ne kete drejtim (kete liber im ate ishte i detyruar ta blinte me 1954 si anetar i Insitutit te shkencave dhe ishte i palexuar si liber):

“ne teorine e moralit dhe ne perfytyrimin poetik nuk kishte asgje qe te ishte rrenjosur kaq thelle se sa imoraliteti i nje martese qe nuk bazohet mi dashurine seksuale te njeri-tjetrit dhe mi pelqimin me te vertete te lire te bashkeshorteve. Me nje fjale, martesa me dashuri u cpall si nje e drejte e njeriut, dhe jo vetem droit de l’homme (nje e drejte e burrit), po, si nje perjashtim, dhe droit de la femme (nje e drejte e gruas). – Frederik Engels, Origjina e familjes, prones private dhe shtetit, fq. 65, Tirane 1949 – foto 11, 12, 13.

C:\Users\User\Desktop\IMG_9027.JPG

foto 11

C:\Users\User\Desktop\IMG_9028.JPG

foto 12

C:\Users\User\Desktop\IMG_9029.JPG

foto 13

Por im ate kete botim te Engelsit e kishte blere edhe ne Kroaci me 1948 ne gjuhen italiane (Casa editrice “Giulia”, Trieste 1946 – foto 14, 15) ku tregohet e gjithe rruga e botimit italisht me perkthim nga gjermanishtja (Versione di Giuseppe Piemontese. Dalla 14 edizione – Stuttgart, Verlag von J. H. W. Dietz Nachf. O.m.b.H. 1913).

C:\Users\User\Desktop\IMG_9166.JPG

foto 14

C:\Users\User\Desktop\IMG_9167.JPG

foto 15

Krahasimi me i thjeshte qe ne titull tregon se botimi italisht eshte me korrekt se botimi shqip i 1949, pasi ky i fundit nuk ka treguar se kjo veper e Engelsit eshte mbeshtetur ne punimin e Lewis E. Morgan dhe bashkeshoqerohet nga shume pasaktesi, sidomos ne teorine e lindjes se dhunes.

Ky keqtrajtim teorik i Institucioneve Fetare dhe i Gjinise Femerore nga ana e marksizmit do te shfrytezohej nga bolshevizmi sovietik duke e devijuar kaq shume marksizmin teorik nga praktika sovietike sa e ben te pamundur bashkerendimin e tyre sipas propogandes formuluese marksizem-leninizem, qe eshte perdorur rendom ne Shqiperi pas 1945 per gjene me te thjeshte fare: jane te produkte sociale te kundert midis tyre.

Por pyetjen 28: A mund te zhvillohet Shoqeria Njerezore, sipas nje rasti (qe mund te jete nje e ardhme jo shume e larget), pa Gjinine Mashkullore? mos e parakaloni si nje shaka te mendimit filozofik. Dinamika lindese e Mendimit Fetar dhe e Mendimit Politik me Mjetet e Dhunes eshte e lidhur domosdoshmerisht me Gjinine Femerore dhe nuk eshte per t’u habitur qe kjo e fundit mund ta parakaloje Gjinine Mashkullore per paaftesi te eleminimit te Dhunes ne Nivel Boteror. Dhe kjo nuk do te jete nje rastesi sociale, por perputhje i dy ekstremeve dialektike. Ja perse Njerezimit i duhet Dialektika e Hegelit!

Tirane, Shtator 2026

Related Post