Artikuj

57- Përsëritja është babai i mërzitjes zoti Butka! 26.01.2012

Posted by Genc Hoti

Loading

57 – Perseritja eshte babai i merzitjes z. Butka!

 

Mosaktivizimi perfundimtar i Komisionit hetimor parlamentar per problemin e Masakres se Tivarit dhe dalja ne drite e nje libri te “ri” per kete masaker tregon qe politika kerkon te beje shkencen e histories jashte cdo realiteti dhe ta shtremberoje ate. Aq me teper perforcohet ky perfundim po te kihet parasysh paralajmerimi  qe mori ky komision mbi ekzistencen e dhjetra deshmitareve okulare te kesaj ngjarjeje midis Kukesit dhe Shkodres te permbledhura ne studimin se cfare mundohet të zhduke ne realitet Masakra e Tivarit (per kete shih artikullin me kete titull ne adresat albanovaonline.com, logoreci.com, www.hotig.info) dhe cfare kerkon te fshehe ajo ne kete fillim mijevjecari. Zoti Butka merr persiper te perserise nje mashtrim mbi 65 vjecar dhe ta paraqese ate te lidhur me shtetin shqiptar. Pikerisht kjo perben thelbin e te gjithe mashtrimit te perdorura ne ato kohera, por dhe pikepyetjet perse zoti Butka merr parasysh dokumentat serbe, strudiuesit jashte territorit shteteror shqiptar, deklaratat e deshmitareve te pretenduar si pjesmarres te kesaj masakre dhe nuk pyet nje popull te tere, deshmitare reale te kalimit te nje kollone me shqiptare te Kosoves neper territorin shteteror shqiptar qe nuk i kaloi kurre kufijte e Shqiperise drejt Tivarit.

Fillimisht duhet te themi se idete e z. Butka jane teper te vjetra dhe ai nuk ka bere gje tjeter vecse ka perseritur ate qe gatuan kriminelet e Beogradit dhe te Tiranes ne zyrat perkatese pas vitit 1946. Qe te pranohen idete e z. Butka me perpara i duhet mbushur mendja popullit te Shqiperise së Veriut, dhe sidomos banoreve te qytetit te Shkodres, se ne vitin 1945 ne territorin e Shqiperise Veriore  kane ndodhur keto ngjarje:

  • Kane kaluar 3 grupe me shqiptaret e Kosoves me nga tre kollona seicila (sipas z. Butka kane kaluar dy grupe me nga tre kollona: ato te 25, 26, 27 marsit dhe ato te 19, 20, 24 prillit duke mos i pranuar kollonat teorike te janarit dhe shkurtit) te cilat duhet te kishin kaluar neper ure te Bunes. Kjo ka rendesi te madhe pasi i gjithe populli i Shkodres, deshmitare i asaj ngjarje, ben fjale vetem per nje kollone me 3500-4000 njerez ne gjendje te mjeruar, ndersa banoret e Pukes bejne fjale perseri per nje kollone me gjatesi rreth 4,5 kilometra te gjate dhe ata te Shen Merise, Kolshit, dhe Morinit per nje kollone me gjatesi 8 deri 9 kilometra te gjate, e saktesuar nga qafe Shllaku deri ne qafe te Malit.
  • Keto kollona shoqeroheshin nga trupa serbomalazeze (sipas dokumentave te perdorura nga z. Butka rezulton se kollona e pare eshte shoqeruar nga 30 udheheqes te brigadave dalmatine dhe nje batalion i brigades 27 serbe, kollona e dyte nga shtabi i brigades 27 serbe dhe nje batalion, ndersa kollona e trete nga nje batalion e brigades 27 serbe; te tre keto kollona i perkasin grupimit te marsit 1945; kurse kolonat e prillit shoqeroheshin: kolona e pare nga batalioni III i brigades 26 serbe, kolona e dyte nga batalioni i pare i brigades 25 dhe nje ekipi te shtabit te divizionit te 46 serb dhe kolona e trete nga batalioni i pare i brigades te 26 serbe) dhe jo nga njerez shqip foles. Te pakten banoret e Shkodres dhe Pukes, te mbetur gjalle, deshmojne se shoqeruesit e asaj kollone flisnin një shqipe te paster. Por dhe deshmija e Pader Zef Pllumbit nuk thote se eshte folur serbisht pergjate kalimit te kollones neper Shkoder, bile as shqipe gjysmake.
  • Keto kollona kane kaluar te gjitha neper territorin e Shqiperi, drejt Malit te Zi, duke pasur nje humbje prej vetem 1180 njerëzish grupi i marsit me tre kollona dhe 188 njerez grupi i prillit me tre kollona dhe jo te masakruar te gjithe në tre varre masive: ne qafe te Malit te Fushe Arrezit; buze Drinit, pasi kalon uren e Gomsiqes afer fshatit te Vau te Dejes te vjeter, ku uji ka pasur ngjyren e kuqe per rreth dy jave dhe ne rrugen Ure e Bunes drejt Murriqanit me nje pjesmarrje totale prej rreth 12000 shqiptaresh te Kosoves.

Ne vazhdim, z. Butka duhet t’i tregoje shqiptareve disa sekrete qe mbulon Masakra e Tivarit sipas versionit te servirur nga propaganda serbe dhe ajo komunisto – shqiptare. Meqenese z. Butka pretendon te jete nje historian ne fushen e shkencave shoqerore duhet te tregonte:

  • Cila eshte permbajtja e marreveshjes midis Titos dhe Enver Hoxhes e dates 2 shtator 1944? Pranimi i dergimit te forcave komuniste shqiptare ne ndihme te politikes jugosllave per te carmatosur popullaten vendase dhe mobilizimi i trupave kosovare ne formacionet jugosllave per t’i asgjesuar ato plotesisht perben gjysmen e marreveshjes, ndersa gjysma tjeter ka mbetur e fshehur per popullin shqiptar dhe ne kete pike z. Butka eshte ne unison me propoganden enveriste.

2- Kur ka filluar ne realitet masakra kundra popullit shqiptar ne ato ane dhe kush kane qene autoret antishqiptare te krimit pergjate viteve 1944 – 1945 ne Token Shqiptare (ketu fillon realisht Masakra e Tivarit sipas te gjitha versioneve)?

3- Masakren reale te Tivarit me shkaqet dhe pasojat e veta. Perse Tito dergoi nje kollone me rreth 4.000 shqiptare  te Kosoves nga rruga e Pejes drejt Tivarit, perse e coptoi kollonen me tre faza masakrimi? Cfare fsheh ne realitet hakmarja ne emer te Masakres se Tivarit?

  • Cfare ka qene ajo kollone me rreth 12.000 djem nenash kosovare qe u futen ne territorin shteteror shqiptar dhe u masakrua ne tre varre masive ne vendin per te cilin kishin luftuar gjithe jeten baballaret dhe gjysherit e tyre, pa kaluar kurre kufirin shteteror shqiptar? Kush qe ajo bande kriminelesh qe i shoqeroi dhe masakroi pergjate territorit shqiptar?
  • Cila eshte rruga e kthimit te brigadave partizane nga Kosova drejt Shqiperise dhe perse Enver Hoxha dhe pjestaret e ketyre brigadave nuk thone te verteten per kete problem duke qene ne kundershtim me njeri – tjetrin? Ne kete pike fshihet bashkeshoqeruesja e kollones me shqiptaret e Kosoves dhe masakruesit e tyre ne territorin shteteror shqiptar (ajo duhet te jete nje nga brigadat e divizionit te V ose te VI e cila nuk ka kaluar nga rruga Diber-Shqiperi).

Zberthimi i te gjitha ketyre pikepyetjeve perbejne thelbin e asaj qe fshihet pas Masakres se Tivarit dhe pikerisht zberthimi i ketij penteti tregon qe realisht Masakra e Tivarit nuk ka lidhje me shtetin shqiptar, por versioni i shpikur eshte publikuar per te fshehur nje krim, i cili lidhet vetem me shtetin komunist shqiptar persa i perket krimit, dhe per te realizuar nje qellim politik antishqiptar dhe pikerisht kete z.Butka nuk ka qene i afte te zbertheje, por ka tentuar te perserise ne menyre te perpikte mashtrimin komunist serbo – shqiptar duke e paraqitur si nje punim origjinal tij, pa i shkuar ndermend se me kete po tradhetonte bashkeatdhetaret e tij duke fshehur krimin komunist. Jam i detyruar te perseris ne menyre te permbledhur ate cka kam shkruar per Masakren e Tivarit pasi z.Butka nuk e paska kuptuar ne asnje resht (per kete shih artikullin: Cfare fsheh “Masakra e Tivarit”? publikuar ne albanovaonline.com, logoreci.com, www.hotig.info) dhe qe pershihet ne pergjigjet e pentetit ne fjale.

  • Historia, si shkence, ka nje sekret: ajo nuk mund te percaktoje kurre nje shkak pa ditur te pakten nje pasoje. Dhe kur behet fjale per historine e Masakres se Tivarit ne funksion te shkakut gjitheshka eshte e lidhur me marreveshjen e Titos me Enver Hoxhen dhe kjo perben aktin me te pare te tradhetise kombetare. Duke mos ditur permbajtjen e plote te kesaj mareveshjeje (per te qene te sakte shqiptaret e sotem as qe e dine permbajtjen e saj ne asnje pike) historianet shqiptare, te te gjithe niveleve, e dine shume gabim historine e Shqiperise pergjate periudhes 1944 – 1945, periudhen ku interesat kombetare shqiptare u shiten per here te pare, ne historine e tij, politikisht nga brenda popullit shqiptar (a nuk tregon kjo se komunistet shqiptare dhe udheheqesit e tyre jane tradhetaret me te medhenj dhe te pare te kombit shqiptar?). Eshte kjo marreveshje, qe pranohet nga Tito si akt, qe ka dy pasoja: masakrimin e popullates shqiptare ne Kosove dhe masakrimin e popullates shqiptare ne Shqiperine e Veriut. Ne qofte se e para eshte ditur vetem nga popullata shqiptare e Kosoves, pasi ne Shqiperi vajtja e divizioneve komuniste ne Kosove eshte paraqitur si ndihme internacionaliste ne luften kundra nazizmit gjerman edhe pse ne Kosove ne ato kohera nuk ka pasur kembe nazizmi, e dyta eshte ditur gjithmone vetem nga popullata shqiptare e Malesise se Madhe duke u mbajtur e fshehte dhe tjetersuar ne thelbin e saj (interesant eshte fakti qe banoret e atyre aneve i kane konsideruat gjithmone komunistet e Enver Hoxhes si pushtuesit reale dhe te vetem te atyre krahinave). Por pasoja e kesaj marreveshjeje ka qene prishja e unitetit te cetave patriotike te Kosoves me ato te Malesise se Madhe dhe pamundesia e bashkepunimit te tyre. Kjo gje ka qene ne interesin politik te Titos, prandaj dhe u derguan dy divizionet komuniste shqiptare ne Kosove, dhe ne interesin politik te Enver Hoxhes, prandaj dhe u derguan dy brigadat serbo-malazeze te bashkeveprojne me brigadat komuniste kundra cetave te patrioteve shqiptaroveriore. Nje analize e metejshme e marreveshjes Tito-Enver te con ne zbulimin e metodes qe e perdor per te arritur ne kete qellim dhe ne kemi mundesi ta zbulojme me ane te pasojes. Dhe kjo pasoje eshte pikerisht “Masakra e Tivarit” e propoganduar sipas versionit serbo-komunistoshqiptar dhe z. Butka ka kurajon civile ta paraqese pasojen e kesaj marreveshje te lidhur me shtetin shqiptar dhe “Masakren e Tivarit” si veper te bashkepunimit serbo-komunistoshqiptar. Jo! – dhe gjithmone Jo!  Masakra e Tivarit reale eshte tjeter, duke qene veper vetem e serbomalazezeve kundra popullit shqiptar te Kosoves te realizuar ne territorin malazez, dhe “Masakra e Tivarit”, sipas versionit te propoganduar prej 65 vjetesh, eshte veper vetem e komunisteve enveriste kundra popullates shqiptare te Kosoves te realizuar ne territorin shqiptar. Jane dy ngjarje te ndryshme me nje emerues te perbashket, por te bashkeshoqeruara me nje sere ngjarjes para dhe pas Masakres se Tivarit cka duhet te sherbeje per te zbuluar rolin real te komunizmit enverist ne funksion te jetes politike te Popullit Shqiptar, te pakten per peridhen 1944 – 1991.
  • Pasoja e pare e marreveshjes Tito – Enver ishte dergimi i dy divizioneve komuniste per te carmatosur popullaten shqiptare te Kosoves dhe per ta mobilizuar ate ne formacione ushtarake duke ja dorezuar komandes se pergjitheshme te armates jugosllave, detyre e cila u realizua me nje perpikmeri te admirueshme komuniste me nje shifer prej 53.000 shqiptaresh (z. Butka pretendon per thuajse 50.000). Por asnjehere nuk u tha se keto divizione per te vajtur ne Kosove kishin ndjekur rrugen historike 1500 vjecare te bandave kriminale serbo-malazeze kur sulmonin trojet e ilireve dhe epiroteve. Asnjehere nuk u tha se brigadat partizane pergjate rruges drejt Kosoves kishin masakruar popullaten vendase duke dhene shembullin e antishqiptarizmit perpara se t’i versuleshin popullates shqiptare te Kosoves. Eshte pika ku fillon realisht lufta e komunizmit kundra popullit shqiptar dhe ngjarja qe ka percaktuar vazhdimesine e krimit antishqiptar drejt “Masakres se Tivarit”, por dhe te masakres se shqiptareve te Kosoves ne territorin shteteror shqiptar. Masakrimi i banoreve te Matit, Mirdites, Dibres, Kukesit, Malesise se Madhe dhe Shkodres pergjate viteve 1944 – 1945 perben aktet e fillimkrimit antishqiptar dhe shtratin se ku mbeshteten Masakra e Tivarit dhe Masakra Verishqiptare. Per keto gjera z. Butka ka heshtur plotesisht duke marre per baze mashtrimin komunist serbo – shqiptar. Eshte pika ku fillon antihistoria e ngjarjeve te atyre koherave dhe ajo qe historiani Butka ka tjetersuar ne gjurmet e perseritjes. Mos pranimi i masakrave antishqiptare te brigadave komuniste ne territorin shqiptar fsheh qellimin e marreveshjes Tito – Enver dhe qellimin perse u derguan dy divizionet komuniste ne Kosove ne fund te 1944-es sipas interesave jugosllave dhe perse u derguan dy brigada serbo-malazeze ne territorin shteteror shqiptar ne dimrin e 1944 dhe pranveren e 1945 sipas interesave komuniste duke perbere aktet e para te tradhetise komuniste ndaj ceshtjes shqiptare.
  • – Por Masakra e Tivarit e ka nje shtrat historik real te cilin z. Butka as qe ka denjuar ta zbuloje dhe kjo per aresyen me te thjeshte: do te rrezonte te gjitha pretendimet e asaj qe ishin thene per 65 vjet dhe daljen ne drite te mashtrimi komunist serbo – shqiptar. Shtrati historik i “Masakres se Tivarit” fillon ne fundin e 1943, atehere kur djallezia serbomalazeze mobilizoi shqiptaret e Tivarit ne brigaden “Boteli” dhe e nderseu kundra shqiptareve te Kosoves, konkretisht kundra folese legjendare te shqiptarizmit Drenices. Lufta ka qene e pabarabarte, pasi luftonin te mobilizuarit dhunshem me herojte e lirise historike, dhe brigades “Boteli” i mbeti vetem emri. Ne Tivar ra zia dhe kete shfrytezoi Tito pas nje viti, duke mobilizuar dhunshem rreth 4.000 shqiptare te Kosoves, flitet nga Gjakova, Prizreni, Ferizat, dhe i dergoi ne Tivar nga rruga e Pejes. Se si ka ndodhur ngjarja ne vazhdim te dhenat jane pak kontradiktore, por kjo kollone u asgjesua plotesisht ne tre faza dhe tre vende te ndryshme. Dikush thote ne breg te detit, dikush ne magazinat e nje fabrike duhani qe gjithsesi perbejne njerin grup me rreth 1500 – 2000 vete dhe fundin e asaj qe konsiderohet si “Masakra e Tivarit”. Flitet dhe per nje grup me rreth 1500 vete te masakruar perpara se kollona te arrinte ne Tivar duke perbere grupin e pare te te masakruarve. Ne vazhdim nje grup prej 400 – 500  vetesh u futen ne Tivar ku e gjithe popullata (interesant eshte fakti qe flitet per jurista, doktore, mesues, pastrues, karrocjere, police, zanatalinj) e armatosur deri ne gryke i priste duke derdhur mbi ta te gjithe urrejtjen e grumbulluar per humbjen e para nje viti. Pikerisht kete numer merr parasysh propoganda serbe kur pretendon se ne Tivar u vrane 430 shqiptare te Kosoves.

Te gjitha keto perbejne ate qe konsiderohet realisht si Masakra e Tivarit dhe qe historiani Butka as qe e ka marre mundimin ta zbuloje edhe pse te dhenat per kete mund te zbulohen nga nje udhetim  ne Tivarin e sotem.

4 – Kemi arritur ne piken e asaj qe konsiderohet si “Masakra e Tivarit” te cilin propoganda komuniste dhe te gjithe pjesmarresit ne te nuk kane lene gure pa levizur per ta fshehur dhe tjetersuar ate. Zanafilla e zbulimit te kesaj ngjarje fillon me Enver Hoxhen i cili pat deklaruar se divizionet shqiptare paten mobilizuar pergjate periudhes se luftes ne Kosove rreth 53.000 kosovare, te cilet u paten dorezuar ne duart e armates jugosllave; prej te cileve 35.000 vete u derguan ne frontin e Sremit, 4.000 vete u derguan dhe masakruan ne Tivar; pergjate skuadrimit te forcave shqiptare ne keto formacione flitet per rreth 2.000 te vrare per mos bindje. Keshtu qe mbetet ne erresire nje kontigjent prej 12.000 vetesh fati i te cileve ka mbetur i paditur qe nga viti 1945. Pikerisht keta 12.000 shqiptare te Kosoves mori persiper te rregullonte ushtria “heroike” nacional-clirimtare shqiptare qe shkoi ne “ndihme” te popullit te Kosoves ne fundin e vitit 1944. Kjo kollone ka kaluar neper fshatin Morine te Kukesit dhe kjo nuk diskutohet; ajo ka qene e shoqeruar nga nje brigade shqiptare dhe kjo eshte ajo qe nuk kane mesuar kurre shqiptaret.  Nga te gjitha brigadat partizane Heroina te Popullit eshte njera qe ka qene Armike e Popullit dhe per te mbuluar krimin antishqiptar te dimrit 1945 ka marre titullin e larte.  Mos eshte e III-ta, e V-ta, e VI-ta, e VII-ta, e XXII-ta apo XXV-ta; apo mos ka qene nje organizim special ushtarak nga te gjitha keto? Kjo eshte nje nga enigmat e shumta  qe shoqerojne kete krim dhe duhet te kete akoma gjalle “trima partizane” qe kane marre pjese ne kete aventure kriminale. Cila eshte hapesira reale e ketij krimi, te cilen popullata e Shqiperise Veriore e di me perafersi? Eshte nje problem i shtruar per zgjidhje prej kohesh, por akoma drejtesia shqiptare nuk e ka dhene verdiktin e saj. Ky vendim eshte i lidhur me te njejten aresye perse denohen ata qe kane kryer krime kundra njeriut, vetem se permasa e rastit te z. Butka eshte nje krim kundra njerezimit dhe realisht kundra Popullit Shqiptar. Perse heshti drejtesia komuniste per kete rast, apo pse ishte veper e subjektit te vet dhe per kete duhej heshtur? Akuza ne kete rast nuk ka lidhje me shtetin shqiptar, por me subjektin politik qe drejtonte kete shtet cka do te thote se faji eshte grupindividual dhe jo kolektiv, dmth piramidal. Kjo duhet percaktuar ne te gjithe permasen dhe do te zbulohet roli real i komunizmit enverist pergjate gjithe epokes se sundimit politik te tij dhe konkretisht kush eshte fajtori i masakres qe fshihet pas emertimit “Masakra e Tivarit”.

5 – Gjitheshka zbulohet edhe vetem me nje element: zbulimi i rrugekthimit te brigadave partizane ne Shqiperi, teme e cila permban shume te panjohura te realizuara nga mashtrimi shumepermasor i autoreve te ndryshem qe kane tentuar ta publikojne kete fakt edhe pse ato nuk jane te barabarta midis tyre ne asnje element, ku perfshihet Enver Hoxha, komandantet dhe komisaret e divizioneve, brigadave, etj. Variantet e kesaj rruge kane qene te shumta, por ne thelb asnje nga variantet nuk ka pranuar rrugekthimin e brigadave shqiptare nga rruga e fillim aventures kosovare dhe sidomos nga rruga Morine – Kukes. Fakti qe Enver Hoxha ka pretenduar se brigadat u kthyen nga rruga e Prespes drejt Korces (e shkruajtur rreth 1982), ndersa komandantet dhe komisaret e brigadave nga rruga e Shen Naumit drejt Volorekes ose e Qafe Thanes (te shkruajtura rreth 1975) tregon se ky problem duhet te fshehe te gjithe sekretin e aventures kosovare te divizioneve shqiptare ne Kosove. Po t’i shtosh ketij problemi dhe kohen e qendrimit te ketyre divizioneve ne territorin shteteror jugosllav (nga vjeshta e 1944 deri ne fillim dimrin e 1945) rezulton se rruga e kthimit te formacioneve ushtarake, e propoganduar per 65 vjet, fsheh pikerisht krimin makaber kundra popullates shqiptare te Kosoves te cilin komunistet e Enver Hoxhes kerkojne ta fshehin me cdo cmim. Kjo perforcohet edhe me faktin qe formacionet shqiptare komuniste nuk kishin qendruar asnje dite ne Maqedonine Jugore dhe gjitheshka ishte sajuar per te fshehur krimin e realizuar ne territorin shteteror shqiptar dhe te fshehur pas “Masakres se Tivarit”

Perfundime

Perfundimi i te gjithe ketij problemi eshte i lidhur me kompetencen qe disa gazetare, studiues apo historiane kerkojne t’i adoptojne vetes duke akuzuar te paqenen si fakt. Fjala behet per akuzat qe i behen Ramiz Alise per kete problem. Qellimi nuk eshte per te mbrojtur figuren e perfaqesuesit te fundit te komunizmit shqiptar, por akuzat qe i behen Ramiz Alise jane te lidhura me tjetersimin e kohes pasi duke e lidhur me Ramiz Aline kete ngjarje nenkuptohet se gjitheshka lidhet me 1-2 prillin e 1945, kur krimi antishqiptar kundra shqiptareve te Kosoves duhet te kete ndodhur e shumta deri ne fillim te dhjetorit 1945, kohe e cila perkon me kohen e kthimit te brigadave komuniste ne Shqiperi.

 

Tirane 26 janar 2012

Related Post